E dyta prishje me kinen

ndricim

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

po.. çer deshi shqiperia me ato 5 kinez nuk e kuptoj!!! m'duket se amerikanet na i lan ne dore ato kinezet se ne skemi faj.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

e thjesht fare, si kryeminister anti Shqiptar qe kemi

acaron Kinezet qe te bojn ç'mos qe Kosova t'mos mori ate te shkret Pavarsi

thojn qe esht budall ky Sala, po s'ma ha menia, esht shum dinak.
 

eddantes

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

ky majmuni ketu qe na quan llum e qe i perket RPSSH ta dije se jam me universitet, me titull doktor dhe 5 gjuhe te huaja.....ke te drejte se dhe frymezuesi i jot xhaxhi Dulla llum i quajti ata qe kishin studjuar ne france , austri apo gjetke, ajka e kombit ishin komisaret e drites qe dhe fjaline e vetme qe dinin rrofte partia e shkruanin me gabime...
 

AIPR

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

5 Kineze per te kuptuar Shqiperine e sotme

Nga Alban Bala
Analistet e politikes paten rastin te marrin disa mesazhe nga kerkesa e SHBA ndaj Shqiperise per te strehuar perkohesisht 5 qytetare kineze muslimane, qe hetoheshin per lidhje te mundshme me grupe ekstremiste ne Afganistan.
Eshte krejt e qarte se reagimi i tepruar kinez ndaj qendrimit te Shqiperise perfaqeson nje motiv me te forte per te kuptuar se zgjedhja e Shqiperise me shume se ne favor te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, eshte nje shprehje respekti perballe historise se viktimave te se kaluares sone diktatoriale, nje perulje e re ndaj kujteses se dhimbshme te gjysmeshekullit te shkuar komunist qe vuajti vendi.
Ne rrafshin e politikes nderkombetare, kerkesa e SHBA beri te qarte se ne Washington:
- Shqiperia konsiderohet si nje vend me shkalle te vleresueshme te respektimit te te drejtave te njeriut, sidomos ne rrafshin e te drejtave fetare;
- Shqiperia konsiderohet si nje vend me shumice muslimane;
- Shqiperia vleresohet si nje shtet thellesisht i paster dhe i pa-infiltruar nga grupe me prirje ekstremiste apo prirje te tjera te rrezikshme, te çdo ngjyre;
- Shqiperia konsiderohet nga SHBA nje partner i sigurt bashkepunimi ne betejen boterore kunder terrorizmit, por edhe kunder çdo shkelje me themel ideologjik te te drejtave dhe lirive te njeriut;
Ky perceptim i fundit eshte shume i rendesishem sidomos ne perpjekjen shqiptare per integrim sa me te shpejte ne strukturat euro-atlantike: “Hapur dhe boterisht, Shqiperia u vleresua nga SHBA si nje vend aleat, ne perkrahje te nje teresie vlerash, qe kane ne themel te drejtat e njeriut. Asaj ju dha nje shans, te cilin e perqafoi”.
Perveç kesaj duhet kuptuar se Shqiperia si nje vend/treg i vogel nuk rrezikon te vuaje pasoja te rendesishme (apo te pariparueshme) ne rast te nje ngrirje te marredhenieve edhe tregetare me Republiken Popullore te Kines. Sigurisht edhe kjo eshte pasur parasysh ne perzgjedhjen e Shqiperise per realizimin e ketij operacioni humanitar nderkombetar.
Para disa vitesh ne mjediset e gazetareve ballkanas percillej me shqetesim lajmi se ne Beograd kishte disa dhjetra mijera kineze qe prisnin, sipas nje skeme (gati-shteterore) te trafikut njerezor, per t’u percjelle ne Europen Perendimore. Rritja e pranise se bizneseve kineze ne vendet kufitare me BE-ne eshte pare jo rralle nga agjensite kombetare dhe europiane te sigurise si nje premise e intensifikimit te trafikut te njerezve nga Azia per ne Europen Perendimore.
Brenda ketij vizioni, kerkesa amerikane per te transferuar ne Shqiperi 5 kinezet e mbajtur per disa kohe ne burgun e Guantanamos shperfaq gjithashtu edhe vleresimin se Shqiperia ka bere hapa perpara ne ndalimin e trafikut te qenieve njerezore. Ketij vleresimi i sherbeu edhe Moratoriumi i kontestuar per ndalimin 3 vjeçar te levizjes se skafeve.
Eshte per te ardhur keq qe ne disa analiza te botuara kete jave, koncepti i te drejtave te njeriut qe po mbikqyr Shqiperia me pranimin e 5 azil-kerkuesve kineze- trajtohej gati si nje fare alibie qe amerikanet po perdorin per te justifikuar kerkesen e tyre, pasi- sipas analisteve- qellimi amerikan ndaj Kines eshte bukur me i larget.

I gjithe artikulli gjendet ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=175
 

tntn

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

...ky tipi qe ka shkruar artikullin ben mire te shkoje te tregu i cameve ku te konstatoje se cmimi i pantoflave kineze prej llastiku eshte rritur me 300%. Bashke me cmimin e energjise per familjaret, do ishte mire qe qeveria te na rimbursoje pantoflat, madje qeveria ben akoma me mire te planifikoje ne kohe edhe rimbursimin e brekeve...
 

Daniel H

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

Ne qofte se ka perfunduar humanizmi i njeriut apo i nje kombi te krahasohet me çmimin e nje pale brekeve, qenkemi bere per gjynah shume.
Ne qofte se s'do i blesh kineze do i blesh turke, nuk ndryshon shume as cilesia as çmimi tntn.
 
H

harap

Guest
Re: E dyta prishje me kinen

ca na duhen kinezet aman se na lane pa pune /pf/images/graemlins/smile.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: E dyta prishje me kinen

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ne qofte se ka perfunduar humanizmi i njeriut apo i nje kombi te krahasohet me çmimin e nje pale brekeve, qenkemi bere per gjynah shume.
Ne qofte se s'do i blesh kineze do i blesh turke, nuk ndryshon shume as cilesia as çmimi tntn.

[/ QUOTE ]

Me mire akoma, i bleme shqipetare

Me kete rast, jemi qe jemi, i fusim dhe nje embargo kines.

E kam seriozisht (megjithese pak i tepruar)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: E dyta prishje me kinen

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Aaaaaa, po ti rrofsh ër mik që na sqarove.

Që s'kishim nevojë për këtë krizë as që diskutohet muhabeti por diskutimi kryhet pasi ka ndodhur kriza më duket /pf/images/graemlins/shrug.gif.

[/ QUOTE ]

Diskutimi, or mik, tek forumi politka behet: beri mire apo keq, ta votojme perseri apo jo ?????!!!!!!

Mos pretendon gje te zgjidhesh ne forum problemet e politikes se jashtme? E shumta mund te ndikosh tek shkrimet e gazetareve qe vizitojne forumin ne kerkim te argumentave.

Gjithsesi, kinezet jane akoma AZILKERKUES qe dmth se ka akoma shume mundesi veprimi.
 

preator

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

Cfare palacolleku! (artikuuli i Bales)......
Sipas kesaj llogjike Shqiperia duhet te sakrifikoje te gjitha interesat e saj ne tempullin e Atlanticizmit....
Pra qe te cojme ne ekstrem kete llogjike (sepse ekstreme eshte deshira e qeverive te Tiranes per tu dukur bukur para syve te padroneve amerikane), i bie qe te ftojme terrorristet cecene, oligarket cifute (Nevziin, Berezovski, Gusinski), kurdet, perfaqesuesit e ETA-s, IRA-s etj etj...
Pra (nderkohe qe qeveria nuk po e ve ujin ne zjarr per rimbursim brekesh) te hapim fronte konfliktesh me shumicen e shteteve me peshe ne arenen nderkombetare......
A kabere ndonje financier ndonje preventiv te demeve ekonomike (se ato politike jane tjeter gje edhe bile me serioze) nga kjo gafe e Berishes me ceshtjen e Xingjangut?
Pse gjate bisedimeve Berisha nuk ja faturoi kete humbje padroneve te vet amerikane? Bile edhe ne kete rast Shqiperia eprseri do dilte me humbje sepse nuk mund te rimbursohen demet ne fushen politike!
 

Leshatani

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

Po a prape u prishet me Kinen !??
Po tani qka do tju beni atyre parollave
"rrofte Kina"
"poshte imperializmi Amerikan"
"poshte DOLLARI Amerikan"....
 

preator

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

Ska problem! Ne edhe bar (mut ne fakt) do te hame po idealet EuroAtlantike nuk do i tradhetojme......
Ne atehere vertet benim gam-gam "Rrofte Rusia apo Kina", po te pakten ata te ndihmonin vertet. Kurse me keta padronet e rinj (USA), keta kane vetem "Fjale te bukura e gur ne traste"!
Kur URSS luftonte ne Afganistan nuk merrte mercenare te tipit "Koalicioni i Vullnetit", keta plehra amerikane as me 5 talebane te paarmatosur nuk ndeshen dot pa ndihmen e protektorateve te tipit Europe apo Arnautistan!
Kam frike se nga padroni i rradhes qe kemi gjetur qo kemi me shume qeder se sa qejf!
 

eddantes

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

mire e kishte xhaxhi Dulla qe u vuri drurin dhe inglizit dhe amerikanit dhe rusit dhe kinezit, atehere kishim ne shqiperi vetem 2-3 zezake nga kongo qe studionin te mjekesia kurse sot u hap thesi vella.......RROFTE VELLAI KINEZ DHE MIQTE KOSOVARE tha xhaxhi njehere
 

tntn

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po a prape u prishet me Kinen !??
Po tani qka do tju beni atyre parollave
"rrofte Kina"
"poshte imperializmi Amerikan"
"poshte DOLLARI Amerikan"....

[/ QUOTE ]

I dashur vella kosovar!

Dalte fjala jote dhe gjetshin pergjigje pyetjet e tua.
U permiresofte gramatika jote dhe ardhte ne terezi
drejtshkrimi yt ne jete te jeteve amin. /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

ados

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

Kina ???, cfare Kine mor vellezer..!!
..Si shqiptare qe jemi dhe jemi qeflinj femrash , nuk humbasim ndonje gje. Femrat i kane shume patetike..Politika eshte gjithmone lidhur si duet me femrat"..:D..
 

tntn

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

...po si qefli qe je duhet ta dish qe femrat njesh ne Kine jane pikerisht ato te races ujgure...
 
Top