Re: E dyta prishje me kinen
Ujgurët, drejt largimit nga Shqipëria?
Avokatët: Ata rrezikojnë dhe jetojnë në kushte të vështira
--------------------------------------------------------------------------------
Darina Tanushi
redaksia@gazetashqiptare.com
Avokatët e 5 azilantëve ujgurë me shtetësi kinezë në Shqipëri kanë lënë të kuptohet se të 5 të strehuarit në Shqipëri ka shumë gjasa që të largohen prej këndej. Arsyeja zyrtare janë kushtet në të cilat jetojnë, ndërsa realisht duket se është konflikti diplomatik që është krijuar mes Shqipërisë së Kinës që i kërkon 5 ujgurët nën akuzën e terrorizimit.
“Pesë kinezët myslimanë, të liruar kohët e fundit nga burgu i Guantanamos, janë duke jetuar në kushte gjithmonë e më të rrezikshme në Shqipëri. Ky është i vetmi vend që i strehoi ata, pasi SHBA-ja vendosi që kinezët të mos i quajë “luftëtarë armiq”, sipas avokatit të tyre”. Kështu shkroi dje, Charlie Savage i “Globe Staff”,kompania mediatike “The Boston Globe”. Avokati Sabin Willett nga Bostoni, ka shënuar në dosjen e 5 kinezëve, se administrata e Bushit i solli ata në Shqipëri për shkak të sigurisë këtu. Burrat, të cilat janë anëtarë të një grupi etnik të njohur si ujgurë, u arrestuan në Afganistan 4 vjet më parë. Më vonë, Gjykata Ushtarake vendosi, që burrat nuk kanë qenë asnjëherë armiq të SHBA-së dhe ka urdhëruar lirimin e tyre. “Por, për shkak se qeveria kinezë ka një histori persekutimi të ujgurëve, të cilët kanë kërkuar pavarësi të plotë, burrat nuk mund të kthehen në Kinë”, thuhet në këtë shkrim të publikuar dje, në “The Boston Blobe”. Dy javë më parë, në prag të dëgjimit të fatit të tyre nga Gjykata ushtarake bëri të ditur se 5 kinezët janë lënë në Shqipëri, një vend me më shumë myslimanë në Evropën juglindore. Avokati Willett, i cili është përballuar me një betejë të madhe me Gjykatën për t’i sjellë ujgurët në SHBA si refugjatë, fluturoi për në Shqipëri. Në një garanci me shkrim të futur dje në dosje, së bashku me dokumentet e Gjykatës së Apelit të SHBA-së për Distriktin e Kolumbias, Willett përshkroi një udhëtim tepër shqetësues në një lagje të keqe, ku 5 burrat jetonin si refugjatë në një qendër përpunimi. “Sipas shkrimit të publikuar dje, mbërritja e 5 kinezëve shkaktoi një ndjeshmëri në Shqipëri”, - tha avokati. Qeveria kineze i kërkoi qeverisë shqiptare të ekstradojë burrat, të cilët janë quajtur terroristë. Anëtarë të Parlamentit shqiptar, janë betuar t’i çojnë ata në Kinë. “Edhe nëse ata janë lejuar të qëndrojnë në Shqipëri, - thotë Willett, - ata mund të përballen me një të ardhme jo mikpritëse. “Vendi më i varfër, ku ata janë lënë pa komunitet, gjuhë të njëjtë, familje apo perspektivë, është i papërgatitur të durojë kërkesat e larta të bëra prej diktaturave komuniste më të fuqishme në tokë”, - thotë avokati Willett, sipas këtij shkrimi të publikuar. “Këta burra nuk janë gabuar kurrë me SHBA-në në asnjë mënyrë. Ajo që ka ndodhur është e turpshme”. Administrata e Bushit ka kërkuar nga Gjykata, që të mos pranojë rastin në pikat ku ai është i diskutueshëm. Një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë nuk e ktheu thirrjen dje. Po dje, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, lajmëroi se 16 të burgosur që mbahen në arrest në kampin e Gjirit të Guantanamos, mund të transferohen në burgjet saudite në ditët e ardhshme. “Ky është transferimi i parë i një shkalle të lartë nga kampi burg, në këtë ishull të izoluar në më shumë se një vit”. Kështu përfundon shkrimi i Charlie Savage i “Globe Staff”.
Marrë nga Gazeta Shqiptare Online.