E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

cent

Forumium praecox
E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

E doja si i çmendur, por me pas mbaroi gjithçka


Ishte vetem 16 vjeçe kur u dashurua me mua. E njoha ne gjimnaz. Une isha viti i katert kurse ajo ishte viti i pare. U mundova shume derisa ja vitova zemeren, por nuk e dija qe ajo do ma thyente zemren

Lidhja vazhdonte per mrekulli. Ne fund te shkolles filluan sherret


Donte dhe nje jave te mbaronte viti shkollor. Ajo po mbaronte vitin e pare kurse une po largohesha nga shkolla. Pasi mora pergjigjen e shkolles per ne itali, ajo me kerkoi te takoja vellain e saj, gje qe une nuk e prisja. Nuk e kundershtova. E prita vellain e saj sa doli nga shtepia. E thirra dhe e ftova per kafe. Ai u trega shume i mire me mua. U ulem dhe i tregova si ishte muhabeti. Ai e dinte qe une per 1 muaj do largohesha nga Berati. Mbasi i tregova gjithçka ai nuk u tregua shume i keq me mua. Me tha vetem "Te gjithe jemi çuna, dhe te gjithe duam ne jete". Une u qetesova nga fjalet e tij.

Ne darke fola ne telefon dhe ajo ishte shume e gezuar qe une mora nje inisiative qe nuk me takonte tani per tani se isha vetem 19 vjeç.


Shkolla mbaroi.
Mbas mbarimit te shkolles filluan xhelozite
Ajo vendosi te kalonte pushimet ne Kavaje te halla e saj. Mua nuk me pelqeu qe ajo te ikte ne Kavaje sidomos qe ajo do te qendronte 2 muaj. Une nuk doja per faktin se nuk rrija dot pa e pare ose pa e takuar. Me ne fund ajo iku pa me thene gje. Mbas 1 jave me mer ne telefon nga Kavaja dhe me thote se do rri 2 muaj. Une u nxeva shume dhe i bertita ne telefon. Mbas nje debati ja mbylla telefonin.Nuk komunikova me te per 1 muaj rresht. Mbasi erdhi nga Kavaja une isha ne Tirane te njerezit e mi. Qendrova 1 jave ne Tirane per te harruar ate histori qe vertet me vrau. U ktheva nga Tirana 1 jave me vone pasi ajo kishte ardhur, nuk dija gje per ardhjen e saj. Me mori ne telefon dhe me tha: Stiljano dua te takoj. Ti harrojme ato qe u bene...........................?

Vendosa ti harroj te gjitha. Por prap mbaja inat ne vetvete se si mundi te ikte pa me thene.

Ndarja ndodhi per faktin se;
Pasi kjo erdhi nga Kavaja ndenji 3 dite dhe kerkonte te ikte prape ne kavaj. Une u merzota aq shume sa i thashe;
Po ike dhe nje here ne Kavaj kur te vish ti nuk do jesh me mua i lidhur. E thashe vetem per faktin se doja qe ti jepja pak frike (ne kuptimin qe ajo te mos ikte). Kurse ajo ma mori sikur une nuk e doja me. Filloi dhe me thoshte se ti nuk me do, do te me mbash mbyllur ne shtepi etj........

Ndenji rreth 2 dite dhe me mori ne telefon dhe me tha; Stiljano une dua te ndahem nga ty per faktin se ti je shume xheloz. Une i thash une jam xheloz por jo deri ne ndarje. Por ajo ashtu donte ashtu beri. Nuk reagova keq thjesht mevinte inat se me thoshte qe vdekja do na ndaja ne te dy asnje tjeter.Nejse. U ndame.
Rri dy dite kjo dhe me mer ne telefon. Me thote qe Stiljano u be ti harrojme.
Kjo gje mua me ishte bere........
Une i thashe jo ne u ndame dhe nuk kemi per tu lidhur me. Nga ana ime mos prit qe une te mar ne telefon dhe te them ????? une te dua, Ate mos e prit nga mua. Ajo filloi te qaje ne telefon. Une e mbylla telefonin. Per faktin se ishte hera e trete qe me thoshte do ndahemi dhe rrinte 2 dite me thoshte u bene ca u bene ti harrojme.!
Nuk foli dhe e mbylli telefonin duke qare. E mora kete vendim per faktin se ishte hera e katert qe ma thoshte "do ndahemi".


Une edhe sot e kesaj dite jam ndare me të per faktin se ;
DASHURIA TE LIDH, XHELOZIA TE NDAN
 

cent

Forumium praecox
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

Me Thoni C'Mendoni??????
 

@d@

Primus registratum
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

Stiljano, mos u merzit se do kaloj!sa vjec eshte ajo cupa ihere? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> Ne ate moshe gocat kan qejf te luajme me ndjenjat dhe meshkujt si me kukullat.
Tani une do te keshilloja qe ti te beheshe i rrituri biles te ndihmoje edhe ate te rritej,ose lere ta rrisi ndonje tjeter pastaj :tipsy:


Ps: Pse nuk e pyet nje here ate ,se cfare don ajo?(kam frik se as ajo vete se di ca do po nejse)Pastaj cik me shume durim xhan. Lere ti ate te shkoj ne kavaj qe ta marri malli per ty. Sa me shume te lire ta lesh nje femer me teper ka per tu lidhur mbas teje n.q.se te do sigurisht.
Une dikur srrija dot pa njerin, po asnjehere nuk ja thash se mvinte inat <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> Ti ske ndonje cik inat? lol


Mendimi yn ky <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Trista

Primus registratum
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

Kurse un them qe e kam lexuar edhe nje here tjeter kete historine e Kavajes.
Tjetra qe them un eshte qe, leviz cik se do te te zere ...kallo Stiljano.
 

arun

Primus registratum
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

Fillimisht postuar nga stiljano:
[qb] Me Thoni C'Mendoni?????? [/qb]
stiliano

femres nje, dhe autobusit dy ,mos i shko kurre mbrapa , femrat jane si autobusi sa iken njera vjen tjetra...................

Vajzat jane si autobuzat" u tha (pse tingellon kaq ashper ne shqip fjala "autobuz"). Hmmm.

Autobuzat ne gjithe boten jane te ndryshem si
rrjedhim edhe vajzat duhet te jene ndryshe.

Amerikane = Pulman: te gjate, te bollshem, zene gjysmen e rruges, nuk i pelqejne vonesat, ne rruge te gjata duan me shume se nje shofer.

Gjermane = Elektrike: pa zhurme, gjithmone ne orar, ne kthesa manovrojne me veshtiresi, borine pothaj se nuk e perdorin fare.

Franceze = Elegante: gjithmone te zbukuruar me rreklamat e modes me te fundit, nuk bien ne sy por jane gjithmone aty.

Angleze = Tradicionale: nuk ndryshojne megjithese duken te dale mode, gjithmone mendojne se jane mbi te tjeret(dykatesh), krahun e drejtimit e kane te kundert me ata te vendeve te tjera.

Japoneze = MIX: tradicionale dhe moderne ne te njejten kohe. Pamja e jashtme eshte e vecante por jane te pajisur me fjalen e fundit te teknikes.

Italiane = Zhurmemedhenj: boria eshte e vetmja gje qe u punon normalisht, ka raste qe funksionojne mire por vetem kur u teket.

Shqiptare = Pa emertim: Vijne gjithmone me vonese, shpesh here nuk ta varin dhe shkojne atje ku ka me shume pasagjere, thuhet se kontrollohen rrepte nga dispecerat(vjehrrat e ardhshme) por shpesh here i gjen duke bere rruge bosh neper bulevard.

Mund te shtoni apo hiqni po te doni.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

Ky postimi me siper mbetet aktual per cdo teme dileme ke dashuria <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
Femra shqiptare spaska emertim qenka me e komplikuara nga te tjerat
rolleyes.gif

Cfare femre <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> , ktu behet fjale per nje vajze 16 vjecare qe akoma ska filluar ti marr shijen jetes ...
 

Arjola

Primus registratum
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

nje pervoje e keq kjo ne moshen tende lal. Megjithate njeriu pa pesuar, nuk meson.

Ajo vajza eshte shume e re, dhe ne kete moshe sidomos largesa me partnerin ndikon shume negativisht, se puna eshte nje fjale ti thote dikush,pastaj kjo e ben qimen tra. Nga ana tjeter, ngaqe eshte akoma a papjekur, i duket te shkretes qe po behesh shume tip xhelox, po prit i her ti merre me me avash kete muhabet...me vjen keq qe po e them kete po nese kjo vajze do te donte ty tamam, ne rradhe te pare nuk iken dot 2 muaj aq larg teje pa pike komunikimi, se o lal, jane ndjenjat qe nuk e lene ne rradhe te pare e pastaj intuita e njeriut.

Keshtu qe si perfundim, mesa e lexova shkrimin tend, une mendoj qe ke bere shume mire qe i ke dhene fund ketij muhabeti. E di qe do jete shume e vershtire si fillim, po me kalimin e kohes do te kaloje dhimbja ne forrce, do behesh me me shume ekperience, konfidence, dhe jam e sigurt si cun i mire qe dukesh do gjesh nje prtnere qe te vlereson tamam ashtu sic je dhe te shperblen sic e meriton. Pastaj, ore, e di sa vajza ka atje ...plot...keshtu qe hiqe mendjen nga kjo dhe vazhdo jeten...se kur ti vijne mendte asaj plotesisht ti do jesh me nje yll tjeter.

<img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> xxx
 

Florus

Forumium maestatis
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

Fillimisht postuar nga Nevee:
[qb]
Tani une do te keshilloja qe ti te beheshe i rrituri biles te ndihmoje edhe ate te rritej,ose lere ta rrisi ndonje tjeter pastaj :tipsy:
[/qb]
Sa pak opsione kemi ne cunat
rolleyes.gif
qe ajo ta vrasi cik trunin as qe behet llaf ee <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
varianti dyte eshte i papranueshem
smash.gif


Lale, per mu mos e le kte pune. Fakti qe akoma te merr ne tel tregon dicka dhe aq me teper qe kerkon te rregulloje gjerat. Edhe mu me kane marre ne tel me pas po per te me pyt se si i kam ato nga shpija <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
Largesia eshte problemi kryesor. Ju perket juve qe ta zgjidhni problemin dhe te vendosni per te ardhmen tuaj pa harxhuar kohe kot.
Kshu pra. Pac fat!
 

cent

Forumium praecox
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

Ajo Vazje u Fejua Ne kavaj.Mbas Ndarjes Sone. U Fejua Dhe As 3 Muaj u Nda ME Ate Djalin E Kavajes. Une Edhe Sot e Kesaj Dite Kam Folur Ne Telefon dhe E Ndjen Mungesen Time Por Une NUk Dua Te Lidhem Me Te. Ju Pershendes Tung <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Arjola

Primus registratum
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

e shikon qe doli ajo e imja....kur ti vijne mende do ti ikin dhente

as mos te shkoje mendja te lidhesh me me te...le te mesoje pak edhe ajo, jo per noj gje por ta kete per baze heren tjeter, megjithese me vjen edhe pak keq per te se eshte e re shejtanja.

p.s. me pelqen emri Stiljano
 

zecovina

Primus registratum
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

MBASE NUK JAM UNE SHUME E PERSHTATSHME PER TE TE DHENE NJE PERGJIGJE..OSE TE TE NDIHMOJ NE KETE TEME...RENDESI PER TY DUHET TE KETE FAKTI QE TI U DASHUROVE..NJEVE ..JETOVE...DHE SHUME HERE MEGJITHESE NDIHEMI TE VRARE NUK ESHTE KAQ KEQ...SEPSE UDHETIMI ESHTE QE KA RENDESI...DHE TI ME TE UDHETOVE...MESIM ESHTE EDHE KY..APO E KAM GABIM??
 

JoNiDa1

Primus registratum
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

Fillimisht postuar nga arun:
[qb]
femres nje, dhe autobusit dy ,mos i shko kurre mbrapa , femrat jane si autobusi sa iken njera vjen tjetra...................
[/qb]
ku i ke keto autobusa qe shkojne e vijne kaq shpesh!!!
epo dhe ta krahasoje nje femer me nje autobus se kisha degjuar ndonjehere <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

do vdes per ty

Primus registratum
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

hmmmmmmmm tani meqenese ajo sikur vika anes edhe ti po shume tema hapke ketu <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> futini nje te takuar thjesht fol me te balle per balle lere te flasi ajo ti vetem degjoje , pastaj ndahuni si shoke edhe mendohu mire, nqs zemra thote po zemra nuk gabon ...
une kete rruge do ndiqja, sdo te thote qe u takuat edhe do lidheni thjesht degjoje njehere ndoshta e ke vetem fixim .......
pac fat
na njofto ca ndodh
 

TEO

Primus registratum
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

kundra parafoleses.

As mos i fol me fare, viji vizen. Per sa kohe vazhdon ti flasesh do jesh perhere pishman, jo sikur te lidhem jo mos lidhem.

Viji vizen fare, gjej ndonje tjeter, bej qejf me shoqerine, c'do gje rregullohet ashtu.
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

ohh sa ke per te mesuar nga dashurickat o hapesi temes... ky eshte fillimi ... vitin tjeter do na shkruash ndonje histori tjeter ... por mendoj se ajo qenka ne adoleshence edhe mosha ben te veten... <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
sidoqofte ... te uroj gjithe te mirat... u never know ...
shrug.gif
 

Florus

Forumium maestatis
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

Fillimisht postuar nga stiljano:
[qb] DASHURIA TE LIDH, XHELOZIA TE NDAN[/qb]
Stiljan,
atehere temes duhej t'i vije kete titull meqe me postimin e fundit tregove se gjerat mes teje dhe asaj jane te qarta dhe ne nje fare menyre nuk priten me zhvillime, jo?
Mendon qe xhelozia jote te ndau?
 

cent

Forumium praecox
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

Jo Une Nuk Isha Xheloz per te. Une behesha kur ishte per tu bere, Kurse ajo kot fare. Me Pelqen Fjala e TEO Ka te drejte, TEO Jam Me nick cent ne chat ose ^MonTanA^. Tung
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

Jam shume dakort me beben... historia ne kete teme mbaron qe kur ti stiljano thua: Ajo ishte 16 vjece kur u dashurua me mua...

Nje njeri kushdo qofte ne moshen 16 vjecare nuk eshte i afte te percaktoje me saktesi ate gje apo person qe do, keshtu qe ndodh shpesh qe mbaron gjithcka
wave.gif
 

gerta_84

Primus registratum
Re: E Doja Si I Cmendur Por Me Pas Mbaroi Gjithçka

Mua personalisht me vjen keq per kete qe te ka ndodhur.Pasi e shoh qe e ke dashur,por nese do tregoheshe pak me takt asgje nuk do te ndodhte,problemi eshte se ti e ke merzitur ate deri ne ate pike sa e ke detyruar te te kerkoje ndarjen pavaresisht asaj qe ka ndjere.Tashme duhet te mesosh qe me cilen do femer qe te lidhesh te mos e konsiderosh "prone" tenden, duhet te kuptosh qe gjith secili pra cdo njeri nga partneret e organizon ditn sipas menyres qe ai do.Pse duhet ti imponosh tjetrit ate qe ti kerkon cdo fitosh???
Duhet te perpiqesh te jesh sa me pak xheloz nese nuk e arrin atehere mos e shfaq ate xhelozi qe mund te ndiesh pasi ajo ne cdo rast eshte shkateruese.Ne nje mardhenie duhet te egzistoje besimi ,respekti dhe mirkuptimi nese keto gjera nuk arrihen eshte me e mire ndarja.Here tjeter mundohu ti besh gjerat me maturi dhe do e shohesh qe do fitosh me teper.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Une mendoj se asnje njeri nuk duhet te bjere ne dashuri me nje njeri te cmendur!

Por kjo eshte zgjidhja me e mire kur te dy jane te cmendur!

Nje i cmendur dhe nje i mendur nuk funksionon.

Nje njeri i cili kercenon per ndarje nuk duhet te beje nje gje te tille ne qofe se ai nuk eshte i sigurte.

Ne kete rast ky kercenim quhet shantazh.

Nje njeri i mendur ndryshe nga nje i cmendur e mat shtate here copen para se t'a prese.

Ne qofte se nuk je i sigurte kujdes per ato qe thua sepse mund te perfundosh me valixhe ne dore me shpresen se dikush do te te lutet te qendrosh.

Kur fjala del nga goja ajo duhet te respektohet.

Ne qofte se dikush te thote "hajde udha e mbare" atehere e mbare te qofte. Kujdes me valixhen.


El_pushka
 
Top