Dy muratorë rrahin pronarin se s'u dha lekët

Dy muratorë rrahin pronarin se s'u dha lekët

Dy muratorë rrahin pronarin se s'u dha lekët


Nuk u ka dhënë "hakën e punës" dhe dy ustallarët e kanë masakruar me grushte dhe sende të forta pronarin një banese në rrugë "Sadik Petrela". Dy vëllezërit, Ylber dhe Fatmir Rajta, respektivisht, 25 dhe 29 vjeç, kishte shkuar për të kryer punime në banesën e Maksim Marës, por siç duket këtij të fundit nuk i kishte pëlqyer puna e tyre. Mara ka refuzuar t'u shlyejë hakën e punës, kurse dy vëllezërit rreth orës 11.30 të mesditës së enjtes, kishin shkuar t'i merrnin me dhunë ato. Dy vëllezërit muratorë janë grindur sërish me të zotin e shtëpisë, por këtë herë ata e kanë qëlluar me grushte dhe veglat e punës. Mara ka përfunduar në spital si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga goditjet e rënda në trup dhe në kokë. Pas ndihmës së parë mjekësore, gjendja e tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, vetëgjyqësia u ka kushtuar prangat dy vëllezërve Rajta. Ata janë shoqëruar nga shërbimet e Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës dhe ndodhen të siguruar në ambientet e izolimit me akuzat vrasjes së mbetur në tentativë, heqjes së ligjshme të lirisë së tjetrit dhe vetëgjyqësisë. ge.xha.


Po mire qe akuzohen, po hetuesi i çeshtjes apo policia nuk e njef akoma ligjin shqiptar /pf/images/graemlins/laugh.gif

Keta bandillat per punesim ne te zeze nuk akuzohen /pf/images/graemlins/laugh.gif se kthu thuhet qarte qe per punen e tyre te dobet nuk u jane dhen paret! Po pronari i apratamentit qe ka mar ne pune dy persona te padeklaruar perse nuk duhet te akuzohet per kete veper?!
Flitet gjithe diten parlamentit per ekonomi informale dhe nuk ka asnje lloj mase apo ligji per te ndeshkuar autoret!

Ps. Jam dakort me faktin se ka peshq shume me te medhenj te cilet duhen ndeshkuar perpara njerezve te varfer qe punojne per buken e gojes, problemi eshte se ishte shembull tipik i mosfunksionimit te ligjit, ndaj dhe e solla kete artikull.
 

zog

Primus registratum
Re: Dy muratorë rrahin pronarin se s'u dha lekët

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Fjala nuk ishte me u mor me putoret e partizanit te panjohur

[/ QUOTE ]

"punetoret e kinema partizanit" eshte figure letrare e perdorur per qellim ESTETIK ne tekst nga une.
me shkoqur "punetaret e kinema partizanit" = t'gjithe punetoret ne te zeze te shqiperise.
kinema partizanin ma kujtove biles ti, se e kisha harru. pra figuren qe perdora e gjeta tek argumenti yt. siç skenderbeu forcen me luftu turkun. /pf/images/graemlins/laugh.gif

ps: po ta fus edhe une nje kaptine te dhembezuar per shoqerim.
 
Top