DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

bellissima

Primus registratum
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

Tani mbase po ec i heshtur neper dhome dhe po i afrohesh krevatit per gjume, mbase s'po te kujtohem, po un jam ajo qe kurr s'te heq nga mendja...Pse?Sepse te dua!Dhe tani te mendoj dhe te dua si me pare po mbase edhe me shume!
 

Kollarja

Primus registratum
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

Une prush e ti debore,
une dru e ti kembore.
pra s'piqemi kerkun,
dhe kjo pune mori fun.
wave.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

Hajde lloqe qe u bekan ketu hajde, bukur shume.

Do editoheni pa perjashtim edhe pse mund te kini pretendime qe e shprehni dashurine ne menyren "tuaj".

Nuk ju lajmeroj me, mesazhet per dalje nga tema dhe vulgaritet te rrafinuar do fshihen qysh sot e tutje.

Faleminderit per mirekuptimin.
 

lover boy

Primus registratum
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

rreth viteve 1987-89 ne gjimnazin me te vjeter te Tiranes...

Atehere doja me tere ndjeshmerine e shpirtit nje vajze qe e kisha ne klase. Ndjenja ime e asaj kohe me ka ngelur ne mendje, se ishte shume e forte, krejtesisht e paster, por edhe shume e ndrydhur sepse nuk arrita t'ia shpreh asnjehere. Ishin te pakte ose s'kishte pothuajse fare nga ata qe kishin guximin ti shprehnin dashurine hapur dikujt. Edhe kur e shprehnin, menyra ishte disi e eger, teper "copë" dhe une nuk doja ta shprehja ashtu (kam qene ca perfeksionist ne ekstrem atehere).

Ajo vajza ishte e bukur (duhet thene qe trupin e kishte yll), por jo me e bukura qe kisha ne klase. Ngjante ca me Madonnen, por floket i kishte geshtenje. Ishin edhe dy vajza te tjera qe ishin me te bukura (nga ato qe perkufizoheshin si "derr seksi") dhe me ato mbase do me kishte ecur me teper, njera nga ato, qe ishte dhe me e shkathet dhe me pak nam, nje here me beri nje goxha kompliment delikat, por e kuptova me vonese qe komplimenta te tilla beheshin vetem kur e kishe vertet qejf dike.
Ate qe e doja, e doja sepse ishte me e qete se te tjerat, nga kjo me dukej dhe me e zgjuar. Kishte nje dicka te cuditshme qe me bente ta admiroja shume, nje si shtrese qetesie dhe harmonie qe e mbulonte. Te them te drejten nuk e kam shume te qarte se cfare ndjenje ishte ajo qe kisha atehere. Nuk e perfytyroja veten duke bere seks me te (ndryshe nga perfytyrimi me ato dy te tjerat), kjo gje me dukej se do prishte harmonine e saj dhe ndjenjen time. Do te me kishte pelqyer shume te rrija vetem me te, te bisedoja e ta degjoja te me thoshte ndonje gje te bukur si psh "te dua", vetem jo kaq shkurt.
Mund te them se ishim shoke te mire. Ishim pese shoke dhe anetare byroje te klases, dy vajza e tre djem. Nganjehere beheshim 6 kur shkonim ne teater ose ne ndonje koncert (aktivitete ku ne duhet te jepnim shembull si anetare byroje). Vinte dhe nje vajze tjeter, qe mesa kisha kuptuar, me kishte qejf, se kur ktheheshim, fatkeqesisht me binte ta shoqeroja dhe ne shtepi, por ajo nuk me pelqente fare. Fatkeqesisht, qe gjashta me kishte qejf e kishin kuptuar edhe dy vajzat e tjera, dmth ajo "imja" dhe tjetra, qe ishte shoqe e saj e ngushte. Po nje dite u dhashe te kuptonin qe une nuk e kisha qejf, jo duke ua thene direkt por bera dicka te goditur qe ua la ta kuptonin, te pakten keshtu shpresoj.

Momentet me te bukura kane qene ditelindjet kur kercenim sic kercehej shpesh atehere, kavalier-dame, ose dy duart, ajo ne shpatulla, ai ne bel. Nje moment tjeter shume i bukur ishte nje dite kur ne kishim nje ore pushim pas nje ore fiskulture, ishim ulur jashte deres se klases ne korridor prane dritares, une, ajo dhe shoqja e saj e ngushte dhe te lodhura sic ishin, me kerkuan tu tregoja ndonje gje te bukur dhe une u tregova nje perralle pak te gjate, por fatkeqesisht pa dashuri.
Une nderrova shkollen pas vitit te dyte kurse ajo pas vitit te trete u zhvendos me familjen jashte shtetit, pasi kishte nje origjine jo te zakonshme, gje te cilen nuk na e kishte treguar ndonjehere, por une e kisha nuhatur disi qe atehere.

Do isha shume kurioz ta takoja nje here tani, ashtu sa per te folur e per ta pyetur se si po ia kalon dhe a i mban mend dy vitet e gjimnazit qe ishim ne shkolle bashke. Jam kurioz te di edhe nese i pelqeja ndopak ne pergjithesi ose ne momente te caktuara, po tani jemi shume larg dhe mbase ne nje kohe kur keto gjera nuk thuhen, ose nuk duhen thene.

Kam patur shume momente te lumtura. Keto lart nuk ishin me te lumturat, por pa dyshim ishin me te vecantat e interesantet.

...kisha ca kohe dhe shkruajta gjate.
 

ildina

Primus registratum
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

url]

Mendimet e mia fluturojen drejt teje si nje pellumb i bardhe!
 

hot

Hotgirl
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

sa gjera te lezetshme qe shkruajti ky ketu lart!! me te vertet dicka shume e kendshme per tu lexuar!
thumbsup.gif
wave.gif
 

hot

Hotgirl
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

jo dott.essa <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

assassino26

Primus registratum
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

Duke menduar per ty,mendoj 1 femer grifshe qe s'ka ca ben gjithe diten e rrompe gjetiu...
E di vete ajo qe po mendoj per te
 

ildina

Primus registratum
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

Po mendoj se cfare po ben? nese ze ndonje vend ne mendimet e tua?
mendoj cngjyre kane syte e tu nen drietne e henes...mendoj ty dhe kjo gje me ben te ndihem keq e mire ne te njejten kohe....
 

genci#2

Primus registratum
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

shume e bukur ajo qe shkruan ti, LoveBoy! besoj qe vuan per ate rast e raste te tjera te pashfrytezuara. keshtu ishte ne ato kohe. e besoj qe tere ai brez i atehershem, e edhe ato te meparshem kane kete ndjenje. rrijne duke kafshuar buzen. e njejta gje ndodh edhe me mua, per nje fqinje. eshte edhe turp te tregohen ca skena zori, por ja qe ndodhin. si rezultat ajo, pas kaq vitesh me ka pushtuar nje cep te trurit. kur thojne: "ç' o menja". <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> Kurajo Boy!
 

lover boy

Primus registratum
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

Me behet qejfi qe ju ka pelqyer ajo qe kam shkruar.

Hotgirl, ai avatari yt ma heq trurin! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

genc2, une nuk kam shume pishmane dashurie. Ajo qe kam shkruar me lart eshte nje gje e vecante per ndjenjen e forte qe kisha atehere dhe ndrydhjen per te mos bere gje, me teper nje cudi me veten, se pak me vone nuk kishte marrezi qe te me shkonte ne mendje dhe te mos e beja.
 

MICHELLE

Primus registratum
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

Sjan shkrime te mija, po i kam per zemer dhe sa here i lezoj, me ngjallin kujtime.
kushtuar dikujt.....

*******************************************

Te dua...

Te dua aq sa toka don shiun
kur e permalluar shuan etjen e zjarrte
Te dua aq sa heneza don liqenin
mbi pasqyren romantike luan lozonjar' e arte
Te dua sa poeti penen
clirim gjen kur mjeshter derdh mllefin ne gji
Te dua qa sa detari detin
mbrekulli e shpirtit, jete ne kaltersi
Te dua sa mosha thinjen
simbol i njeriut te mire, justifikim fisnikerie
Te dua aq sa natyra eren
heshtjen thyen, shushuritje gjethesh, nota melodie
Te dua aq sa zemra fjalen
kuptim ti fale ndjenjes, te mos e ler jetime
Te dua...ndoshta me shume se dashuria
Te dua se je pjese e vet qenies sime.

******************************************
Ne Leksion

Shi ne rruge bie pa pushim
C'po mendon atje ti shpirti im?
Ne ate kend, e vetme, c'te mundon?
S'mban shenime, vija vizaton.

Tetembedhjete vjece nuk eshte shpejt
qe menduar xhamat t'i veresh
duhemi por zemra sec te ndjell
Syte e bukur trembur pse mi hedh?

Koha iken klasen do kujtosh
do te gdhihet befas nje mengjes
syte rreth do hedhesh te shikosh
se si derdhet shiu ne mes resh

Por ne banken prane s'do ta gjesh
djalin qe e desh dhe te desh.

I. KADARE

******************************************
MALL

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi, sa rralle.
Edhe m'u duk pak e cuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Me qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.
Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane vec".
Ne c'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty sec ndjeva mall.

Ismail Kadare

****************************************

Ketu s'do jem (Dritero Agolli)

Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret
Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate
Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale
Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.

***************************************

Kristal

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndjej
si te harroj une dalngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin floket dhe gjithcka.

Tani kerkojme poshte e larte
nje vend ku ty te te leshoj
nje strofe a note, a nje brilant
ku te te le, te puth, te shkoj.
Ne ste pranofte asnje varr
asnje mermer, a morg kristal
mos duhet valle prape te te mbart
gjysem te vdekur, gjysem te gjalle.

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
do gjej nje fushe a nje lulnaje
ku butesisht porsi polen
gjithkund, gjithkund te te shperndaje.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
dhe te te puth te ik pa kthim
dhe nuk do dime as ne, askush
harim ish ky a s'ish harim.

***********************************

KESHTJELLA

Zakoni i vjeter na ka ndare,
Tani te huaj ne u beme;
Si guret, qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por naten, kur i lodhur truri fle
E portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj si ne rrugica parqesh
Shetit mes cirkovolucionesh,
Hyn neper enderra edhe shkujdesur
Fanitesh, qesh, ma ban me dore.

Po kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti,
Dhe heshturazi del perjashta,
Nga shtegu qe vec ti e di.

E dita vjen; rrjedh prape jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.
Ismail Kadare

************************************
PA TY...

Ti ike udhes se pafundme,
Ku zverdhen druret gjetherenes.
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.

Lejleket iken fill pas teje,
Si stof i keq u zbeh blerimi,
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Dhe ca mullare te pergjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.

-C'te bej? -thashe me veten time,
-Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltrave ben shkrime
Te lashta sa te Gjon Buzukut.

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
Ismail Kadare
 

MICHELLE

Primus registratum
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

ok tani nga melankonia po kaloj te nje gjendje tjeter shpirterore lol

************************************
Leter zemre

Jom tu nejt ke mullar't e Kurtit t'Zymes tem. Jom tu dredh i cinare dahon. Tina dro je tu bo koqen e gjumit ene s'je hiç n'hall per mu t'shkretin ** jom tu mshi lotet me monget e xhymlekut. Tina s'ke as dinë, as imonë, ** i gjeç pri dushmonit ishallah!

Una t'çova per shkesë Lemen e Cufit ene tina i kishe thone asajta per mu ** u' qekshem plak. E ku qekshëm plak u' mri lavire! U' hala s'i kom mush pesdhet vjeç! Kur hy hona Mevludit i mush. Kshu ka thone ene Laja Bonit, ** ka pjellë per i here me ijen teme.

Tina i kishe thone asajta per mu ** Xhemoli s'ka i derhem shkolle. Una kom bo dy sene mejtep e i gjys' medresje per i here me Cufin e Hekës, mi!

U' e di taljonçen flur. E kom msu kur kon' ardhe 'taljont ke kanoqet e mija. Po nuk zune bese, m'nigjo si kom per t'fol:

Per il tuo amore io sono tutto hazër me bo i duel me i asllon t'eger, me e kap per la qafa e me e perplas si qen per la terra. Ah, mio cuore, se m'u kon kput komçat e xhymlekut e non c'e njeri me m'i njit. La mia shpina e tutto zhul e non c'e njeri me ma fërku. Le lëvere m'i ka la vllai ** mi dice perhere: 'Perche non martohesh, signor Xhemole? Martohu me signora Kumrijen! Ajo ka molto kulture, parla taljonçe flur.

Tirone, me 13 Kallnur 1935"


I hope youz like it
******************************************

tani disa thenje te famshme mbi dashurine

"Dashuria e vertete siq dihet eshte e pameshirshme!" (BALZAKU)

"Ka te ngjare se dashuria s'eshte tjeter por mirenjohje e kenaqesise!!!" (BALZAKU)

"Edhe OLIMPI eshte i zbrazer pa dashurine!!!" (FON KLAJSTI)

"Dashuria eshte lumturia e fundit e historise universale AMINI I UNIVERSIT!!!" (NOVALISTI)
*NJERIU KA SHUME DASHURI TE MEDHA E TE VOGLA NE JETE;POR KA VETEM NJE DASHURI TE PARE. DOSTOJEVSKI

*DASHURIA ESHTE ME E MENÇURA NDER MENÇURITE,NJE HELM QE TE MBYT,NJE EMBELSI QE TE SHERON. SHAKESPEARE

*DASHURIA ESHTE SI NJE LOJE SHAHU,NJE LEVIZJE E GABUAR DHE ZIHESH "MAT". ANONIM
 

hannah

Primus registratum
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

KUJDES VETEN I SHTREJTI IM.ME MENDJE JAM GJITHMONE ME TY.E.
 

hot

Hotgirl
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

Fillimisht postuar nga Lover Boy:
[qb] Me behet qejfi qe ju ka pelqyer ajo qe kam shkruar.

Hotgirl, ai avatari yt ma heq trurin! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

[/qb]
eeeee..kujt sja ka heq thuj
rolleyes.gif
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

<span style="font-weight: bold">HEY LOVERBOY</span>
kjo ndrydhja jone ne te shkuaren me ka lene mua dhe nje shokun tim (2 vjet me te madh se une, ne te njejtat kushte si ti me ate shoqen tende qe te pelqente kaq shume) larg njeri-tjetrit per 10 vjet, dhe tani qe une u martova, nuk me shkruan me, sepse s'ka me vend as per shoqeri, sidomos kur dikush te ka dashuruar platonikisht per nje kohe aq te gjate sa nuk do te te harroje kurre. une do kisha preferuar te ishim shoke, sepse ishte djale shume i mire, por vetem kaq. une nuk e kam dashuruar kurre dhe s'besoj se do me lindte ndonjehere dashuria per te, dhe sikur gjerat te kishin rrjedhur ndryshe.
anyway, s'ka me rendesi tani, por thjesht m'u zgjuan shume kujtime kur lexova shkrimin tend.
P.S.u sound very kind!
 

bellissima

Primus registratum
Re: DUKE MENDUAR PER TYYYYYYY

Fjalet qe mendoj cdo nate kur mbyll syte jane me mijera dhe te gjithave u buzeqesh vetem nje fytyre ne erresire:TI!Sepse ti je endrra ime, jeta ime, je arsyeja per te cilen Zoti me dergoi ne toke!E kur vjen dita dhe ti me shtrengon ne krahe s'me ngelen me mendime qe ti thurr, sepse hipnotizohem e tera prej teje, i mbyll syte qe mos verbohem nga drita jote dhe marr puthjen prej buzeve te tua mjalte si te ish ushqimi im pas 100 vitesh gjumi!E pra ky je ti o shpirti im, ky je ti gjithcka ti perfaqeson!Le te me thone njerezit qe jam e marre, e di, per ty kjo do te ishte pak, sepse ti meriton me shume, madje ti duhej te ishe nje pikture qe un te mundja te te adhuroja pa u trembur se dikush me vezhgon pas shpine!Dashuria ime s'ka kufij, sepse ajo ka vite perjetesia qe eshte larguar prej tyre, ajo ka prekur pafundesite e galaktikave me te pakonceptueshme sepse zemra ime eshte kaq e madhe, ndaj te fut ty te gjithin brenda, zemra ime madje sa nuk cahet prej teje, zemra ime te do ty si nje dhurate e cmuar, zemra ime te do vetem ty!Ja kush je ti, ja edhe un, ja kush eshte dashuria qe me lidh pas teje me zinxhire ndjenjash dhe vetemohimi!Le te thone qe jam e cmendur, do i le ta thone prape, gjithmone, sepse un e di qe e tille jam, e cmendur, pas teje e marrosur, sepse ti je frymezimi im, je gjithcka kam pasur dhe do te kem brenda trurit!Te dua dhe nuk pyes perse jetohet, sepse e di qe vetem per TY!Te dua!

P.S: Kjo esht gjeja me origjinale dhe spontane qe me sjell mendimi yt!
 
Top