Dua të blej një foshnjë Shqiptare

Blendi

Primus registratum
Dua të blej një foshnjë Shqiptare

Ne fakt nuk dua te blej nje foshnje, por titulli revoltues eshte bere tashme nje kerkese normale ne trafikun nderkombetar te femijeve.
Shqiptaret po shesin ciliminjte - Italianet, Anglezet, Zvicerianet po i blejne.


Artikulli qe vijon eshte nga revista Klan. Komentet Tuaja jane te mirpritura.

KESHTU E SHITA DJALIN TIM
kortezi nga revista KLAN

Durres: nje femije i shitet nje italiani nepermjet nje ndermjetesi. Ne kembim, nena e tij merr nje televizor. Trafikanti 10 milione lireta. Por ky nuk eshte nje rast i vetem. Sic po e verteton edhe nje hetim ne Itali, rreth 100 femije shqiptare jane derguar jashte vendit te pashoqeruar nga prindrit. Rreth 40 te zhdukur.

Ja prova. Ne timbrin e zerit te nenes se nje femije shqiptar te blere kater vjet me pare, ne vitin 1999, nga nje pronar i moshuar tokash ne Kalabri: "Ishte gusht, erdhen e moren ne shtepi dhe e cuan larg me anijen e darkes". Firma ne nje cek prej 10 milione liretash ishte cmimi i paguar per te derguar ne Itali te voglin, "te shoqeruar" ne kete udhetim pa kthim nga nje trafikant qeniesh njerezore, i cili e mbante ne krah sikur te ishte i biri.

Hetimi qe policia dhe gjykata e qytetit Italian Peskara po kryejne prej kohesh me objekt tregun e te miturve, treg ky i cili renditet nder me fitimpruresit per kriminalitetin nderkombetar.

Sipas statistikave te ministrise se Rendit jane rreth 6075 femijet shqiptare te derguar neper bote. 3971 prej tyre ne Itali. 1730 ne Greqi dhe te tjeret te shperndare ne vende te ndryshme.

Rrefimi i nenes se Arbenit te vogel (nuk mund te jepen me shume hollesi per arsye hetimi), perben te paren prove dramatike te ketij biznesi qe u zhvillua nga njeri breg i Adriatikut ne tjetrin. Ai hedh nje drite ogurzeze mbi nje shqetesim dhe lind dyshimin se femijet me te varfer dhe me te ligeshtuar te Shqiperise, tashme jane shnderruar ne nje mall, i cili blihet ne tregun e zi dhe me pas rishitet ne bursen e adoptimeve te paligjshme, te lypjes, te pedofilise dhe ne disa raste, edhe te trafikut te organeve.

Prova e pare, pra ajo e deshmise se nenes se Arbenit, ze fill pas udhetimit te nje inspektori policie te Peskares ne Shqiperi. Gruaja u zbulua nga Xhovani di Persio, i derguar me mision te posacem per te rindertuar intrigen e kalimit te paligjshem te femijeve mes Barit, Durresit dhe Ankones. Gjithcka filloi ne vitin 2002 pas arrestimit, mes te tjereve, edhe te Ramiz dhe Xhuljeta Petallit. Te dy bashkeshortet elbasanas kishin vajtur emigrante ne kryeqendren abruceze, ai per te punuar si punetor ne nje ndermarrje funebre, ndersa ajo si pastruese. Por qe, sic e pohuan pas dhjete muajsh burg, per te plotesuar fitimet e tyre ata benin pjese, megjithese ne rangjet me te uleta, ne nje organizate te specializuar ne trafikun e qenieve njerezore.

"Nje dite, ishte maji i vitit 1999, erdhi ne shtepine time Besnik Xhafa dhe tha se donte te fliste me burrin tim" tregoi per policine Fatmira, nena e vogelushit Arben, i cili ishte emri i pare i nje serie te tere, qe me 25 qershor te ketij viti, bene qe te perfundojne ne burg pikerisht Besnik Xhafa, se bashku me Gjergji Shkembin 54 vjec dhe te atin e Arbenit, Kujtimin 56 vjecar. Arbeni, fati i te cilit nuk dihet ende, ishte me i vogli i shtate femijeve, te cilet prinderit mezi i mbajne me ate grusht lekesh qe fitojne cdo muaj duke pastruar rruget e pluhurta te Durresit.

"Besnikun e dergoi tek ne Gjergji Shkembi, i cili e kishte njohur tim shoq ne burg nga viti 1978 deri ne 1983 dhe e dinte qe nje italian donte te merrte nje prej femijeve te mi" vazhdojne fjalet e nenes se Arbenit. "Une u pergjigja se do te isha dakort vetem nese Arbeni adoptohej, perndryshe nuk behej fjale. Dhe i thashe se nese italiani e donte femijen, ai duhet te na ndihmonte ekonomikisht".

Bisedimet vazhduan per rreth nje muaj dhe per shkak te kembenguljes se pacipe, nje dite gruaja arriti e nxori Gjergjin edhe nga shtepia. "Ai eshte nje njeri qe merret me pislleqe" i uleriti Fatmira te shoqit, i cili ne nje nga castet e shpeshta kur ishte i pire, arrin e bindet qe ta jape femijen. Ne kete pike, per te mbyllur rrethin hyn ne skene Besim Metani, i quajtur "Besi', bosi i frikshem, i cili kontrollonte te gjitha levizjet ne tregun e qenieve njerezore. I pasuruar duke endur fillin e ketij trafiku te mbushur me frike dhe mjerim, ai drejtonte perndarjen e kerkeses dhe ofertes se femijeve te cilet do te hynin ne Itali. Ai kishte ngritur edhe nje fabrike dokumentash identifikimi te rreme dhe leje-qendrimesh, e cila i kishte bere te mundur shnderrimin nga nje ish murator emigrant ne Brindizi ne nje "pasanik' me vile jo larg bregdetit te Durresit. Ne mengjesin e 4 prillit te shkuar, policia italiane dhe ajo shqiptare rrethoi me 120 vete te forcave speciale vilen e bosit "Besi".

Me te perfunduar ne burg Besim Metani, hetimi i ndermarre nga hetuesi i Peskares Xhampiero Di Florio, njohu nje pershpejtim te dukshem. Heshtja, te cilen bosi e perdorte per te terrorizuar kedo qe fliste me te, tashme u shkri. Nena e Arbenit, e cila e meson lajmin e arrestimit te "Besit" ne televizor, tani ndihet me e forte edhe perballe burrit te saj dhe vendos te flase.

Ishte "Besi" ai qe i siguroi dokumentat e rreme per ta cuar Arbenin ne Kalabri. Kostoja e operacionit: 5 milione lireta. Ishte viti 1999 dhe Besim Metani, i cili tani eshte 43 vjec, e kishte ngritur aktivitetin e tij te eksportit te qenieve njerezore. Por organizata u shtri edhe me tej duke i persosur mjetet e saj. Kete here, per ta cuar deri ne fund shitjen e Arbenit, "Besi" u ndihmua edhe nga gruaja e tij Teuta: ishte ajo qe zevendesoi ne lejen e qendrimit fotografine e djalit te saj me ate te Arbenit dhe me pas u nis me te me tragetin Palladio per t'ia dorezuar me pas bleresit ne Itali.

Njeriu, te cilin Fatmira e njeh si bleresin e djalit te saj (per te cilin nuk jepen elemente te tjere per te mos penguar hetimet) e pagoi vogelushin me nje cek prej 10 milione liretash. "Por une nuk mora asgje, pasi i mbajti te gjitha Gjergji" betohet Fatmira, e cila ne kembim te krijeses se saj, mori vetem nje televizor me ngjyra dhe disa rroba, te cilat i moshuari kalabrez ia paskesh dhene familjes se saj. Keshtu te pakten deklaroi ne polici i ati i Arbenit, Kujtimi, i cili tregoi gjithashtu se si u bind nga ish shoku i tij i qelise, Gjergji: "Me tha se meqenese kisha shume femije, ai kishte menduar se mund t'ia dhuroja njerin prej tyre nje mikut italian, i cili nuk kishte femije. Kjo do te ishte ne te miren time dhe te familjes time".

"Dhuroj". Vertet e shqiptoi kete fjale i ati i Arbenit? Do te ishte me mire qe te behej fjale per nje gabim perkthimi, per nje pakujdesi ne hartimin e verbalit te deklaratave te ketij burri, te cilit alkoli dhe varferia ia kane c'orientuar jo vetem kodin rregullator te gjuhes, por edhe ate te ndjenjave paresore. Kush e di se ku ndodhet tani djali i tij. Nese do te kishte thirrur "mami, mami", te gjithe do e kishin kuptuar se ajo qe e mbante per dore nuk ishte nena e tij. Atij, qe ishte vetem 4 vjec, nuk mund t'i shpjegohej qe kurren e kurres nuk duhet ta tradhetonte vehten, te thoshte emrin e tij te vertete, nuk mund t'i thuhej se po nisej ne nje udhetim, te cilit nuk i diheshin as arsyet dhe as ndalesa e fundit.

Keto jane udhezime qe i jepen te medhenjve, atyre qe hipin ne traget nen nje emer te rreme dhe me dokumenta te sajuara. Dikush per t'i shpetuar varferise, dikush per tu vene nen mbrojtjen e krimit te organizuar dhe dikush tjeter per tu takuar me ndonje te aferm ne menyre te paligjshme ne Itali.

"Kur erdhi casti per tu nisur" i tregon Panorames, Sofija (ne fotografine ketu poshte) "me thane qe te mesoja permendesh nje emer. Qe nga ai cast, kujtdo qe te me pyeste, une duhej t'i thosha emrin tim te ri".

Hetimi i Peskares, qe per momentin ka perfshire edhe pjesen italiane te rrjetit qe trafikonte femijet, po heton edhe nje avokat te kryeqytetit abrucez dhe nje hetues privat te Teramos. Ata sebashku kane deshmuar se kane kaluar neper duar me shume se njeqind te mitur te cileve u eshte dashur te mesojne nje identitet te ri per te perballur kalimin nga Shqiperia per ne Itali. Per rreth 60 prej tyre, udhetimi, edhe pse i frikshem, ka sherbyer per te fituar shpresen e nje jete me te mire. Por per 40 te tjeret, shumica e te cileve jane marre ne dorezim nga te panjohur ne portin e Ankones, ekziston dyshimi se kane patur te njejtin fat me Arbenin. Pa dyshim, po si ai, ata nuk i jane dhuruar askujt. Sepse kjo tregti, me e ndyra qe mund te behet, nuk i parashikon aspak dhuratat.

Une, vajza ne duart e trafikanteve

Pervoja e tmerrshme e Sofijes, e derguar ne Itali nga klanet kriminale

"Me lyen floket dhe me thane qe te mesoja nje emer: Arjola. Kujdes, fute mire ne koke. Mos hap goje dhe sidoqe te shkoje puna, mos thuaj asnjehere qe une nuk jam nena jote e vertete". Ky eshte rrefimi i Sofijes (vajza ne fotografi, kurse emri i saj eshte i rreme), nje nder te miturit shqiptare qe trajtohen nga organizata e zbuluar nga skuadra e levizshme e Peskaras, tani nen autoritetin e Pierpaolo Marrafias.

Ne gusht te vitit 2001, Sofija hipi ne tragetin Durres-Ankona. Ajo ishte 16 vjec dhe per ta sjelle ne Itali ne menyre te paligjshme, nena e saj, prej kohesh e ndare nga i ati, pagoi barazvleren e 4 milione liretave. "Nuk e njihja gruan qe me shoqeronte dhe gjithe kohen ndenja e mbyllur ne kabine. Nuk fola asnjehere me ate grua dhe frika, e perzjere edhe me nje ndjenje te madhe turpi, me pushtoi te teren kur arritem ne Ankona. Cfare do te mendonin per mua gjithe ata njerez qe ishin ne traget nese kur te behej kontrolli i dokumentave do te zbulonin te verteten? Qe vija per tu bere prostitute. Ndersa une i kisha bere qejfin nenes, pasi ishte ajo qe vendosi ardhjen time ketu".

Udhetime dhe fate

Te pajisur me dokumenta te rreme, te miturit largohen nga Shqiperoa per te shkuar ne Itali ku bashkohen me familjen e ardhur ne menyre te jashteligjshme ose detyrohen te punojne per krimin e organizuar.

Pa meshire

Ne fotografi, emigrante te vegjel. Nje hetimi i Prokurorise se Peskares po hedh drite mbi nje trafik te perhapur te shitblerjeve te femijeve shqiptare, i cili administrohet nga ndermjetes mizore.

Puna e dyte e Ramizit

Bashkeshortet Petalli flasin me Panoramen pas arrestimit

Ramiz dhe Xhuljeta Petalli jane kthyer ne shtepine e tyre ne Peskara. Por nuk mund te dalin sepse, pas dhjete muajsh burg, ata tani gjenden ne arrest shtepiak. Revista italiane Panorama shkoi te takonte me ta ne gjashte gusht. Hetimi mbi tregtine e femijeve, tashme ka marre emrin e tyre, edhe pse dy bashkeshortet jane vetem ushtare te ketij trafiku. Atehere ata se bashku me Nexhip Kacurrin, akuzoheshin se kishin trafikuar rreth 56 femije, fati i te cileve nuk dihet ende.

Agjentet e skuadres italiane te drejtuar nga Enriko Di Simone, ishin te sigurte se se paku ne dy raste, qe te tre kishin kaluar drejt Italise femije midis moshave 8 dhe gjashtembedhjete vjec.

Petalli ne fakt eshte ndaluar nje here te vetme ne rrugen midis Fierrit dhe Durresit kur ne 26 korrik te nje viti me pare e akuzuar si kkorriere e trafikut te femijve. Ate kohe prindrit fierake deklaruan se nuk kishin para per ti mbajtur ndaj i kishin dhene femijet e tyre. Por megjitheate policia e liroi Xhulieten duke e lene te udhetonte drejt Peskares.

"Me kane thene qe fotografia ime ka mberritur deri ne Amerike" ngre zerin Xhuljeta, 34 vjec, flokezeze dhe me nje byzylyk prej kuarci te kuq ne doren e majte. "Ne burg nje arixheshe me kapi per gryke. Dhe me tha: cfare u ke bere femijeve?".

Xhuljeta mbrohet. Thote se ka sjelle ne Itali vetem kater te mitur per t'i bashkuar me prinderit e tyre. Nderkohe qe bashkeshorti i saj Ramizi 40 vjecar "ka trafikuar" tridhjete femije. Kjo ishte nje pune e dyte per te: "I hipja trenit per ne Bari te premten, nisesha per ne Shqiperi dhe pasi merrja femijen ne Durres, i hipja tragetit per ne Ankona dhe te dielen isha perseri ne Peskara".
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

Fatekeqesisht kohet e fundit eshte rritur shume kalimi i te miturve shqiptar ne Evrope. Ne Itali ne menyre me te theksuar.Edhe pse ne shume raste keto kalime klandestine te miturish behen per te bashkuar ata me familjet e tyre qe ndodhen ne Itali, por ka edhe raste per fat te keq kur keta femije u shiten familjeve te huaja dhe ne hipotezat me te keqija perdoren per trafik organesh.
 

Anana

Primus registratum
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

Jane bere njerezit pa pike pergjegjesie.

Po perktheja per nje Shkodrane nje dite qe e kishin mbyllur ne Spital psikiatrik ne Dublin. Thoshte qe kishte vajtuar aty per te pare gjinekologun se kishte abortuar, dhe pastaj e kishin futur ne psikiatri. Ne fakt policia e kishte kapur ne shtepi dhe nga aty e kishin cuar ne spital. Qe e martuar dhe s'i kishte mbetur asnje kontakt nga burri por sipas saj ishin nje cift me marredhenie te mira. Kur e pyeta pse abortoi tha: Se s'me hynte ne pune, pa ia bere syri terr hic fare.

Do thoni, c'hynte kjo ketu...Nuk e di, ndoshta hynte ngaqe nje grua afer 40ave pa femije aborton rrugeve te botes dhe as nuk ulet te mendoje nje moment per cfare ka bere.
 

migena

Primus registratum
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

Fillimisht postuar nga Blendi:
[QB] Ne fakt nuk dua te blej nje foshnje, por titulli revoltues eshte bere tashme nje kerkese normale ne trafikun nderkombetar te femijeve.
Shqiptaret po shesin ciliminjte - Italianet, Anglezet, Zvicerianet po i blejne.



Pupupuuppu,dhe kete nuk e kisha degjuar qe shiten aq shume femijet jashtetit,dhe sa per Anglezet nuk mund ti blejne kurre femijet te botes sepse shteti Anglez nuk mund ti pranoj femijet shqiptar nga trafikanet,per mendimin tim kjo nuk ka ndodhur akoma ne Angli sepse shteti Anglez te kerkon llogari shume sodomos per femijet dhe Anglezet kurre nuk mund te marrin femije te adoptuar pa leje te shtetit,(nuk lejohet),sa per shtetet e tjera nuk e di cfare te them.
Por kjo eshte shume absurde se cfare behet ne shqiperi,mire femrat filluan duke i shitur por dhe femijet tani.(pupupuppupupupu).
Skandal fare!
 

TONY

Primus registratum
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

kjo eshte nje nder gjerat me te trishtuara qe kam degjuar,po si mund ti tjoje vetes nene ose baba ne rradhe te pare ai qe shet femijen e vet ose si ky rasti ketu (me nje tv)e dyta ata trafikante duhet te varen ne shesh si i thone e ti pershtyjne te gjithe ne surrat,e treta eshte se shteti i jone eshte me i diskriminuari ne bote qe nga i pari e deri tek i fundit,jam shume i zemeruar se kemi
kaq kohe qe vuajme per shtet.............
 

migena

Primus registratum
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

Fillimisht postuar nga ALBERTI:
[qb] kjo eshte nje nder gjerat me te trishtuara qe kam degjuar,po si mund ti tjoje vetes nene ose baba ne rradhe te pare ai qe shet femijen e vet ose si ky rasti ketu (me nje tv)e dyta ata trafikante duhet te varen ne shesh si i thone e ti pershtyjne te gjithe ne surrat,e treta eshte se shteti i jone eshte me i diskriminuari ne bote qe nga i pari e deri tek i fundit,jam shume i zemeruar se kemi
kaq kohe qe vuajme per shtet............. [/qb]
Ke shume te drejte Alberto,jena te injoruar ne tere boten,nuk po lejne gure pa levizur duke bere pislliqe,shteti jone keshtu eshte (skandal)dhe keshtu do ngeli pergjithmone,pike muhabeti jena te keqit e vetes. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

XXL

Primus registratum
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

Eshte nje tmerr i vertete, i shkaktuar nga varferie dhe injoranca. Po per shume gjera e kemi fajin vete. Une shpresoj vetem se keta femije bejne jashte shtetit nje jete me te mire se ajo qe u ishte reservuar ne Shqiperi, por kam frike se keto " shitje" behen per t'u marre organet.
O Zot, trajtohen njerzit si mall! :eek: /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

une_une

Primus registratum
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

Fillimisht postuar nga XXL:
Eshte nje tmerr i vertete, i shkaktuar nga varferie dhe injoranca. Po per shume gjera e kemi fajin vete. Une shpresoj vetem se keta femije bejne jashte shtetit nje jete me te mire se ajo qe u ishte reservuar ne Shqiperi, por kam frike se keto " shitje" behen per t'u marre organet.
O Zot, trajtohen njerzit si mall! :eek: /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
JO VARFERIA por INJORANCA
Varferia e ben njeriun me fisnik!

Shqiptaret jane shumica myslymane (kjo ska te beje) por a duhet shqiptaret te marrin shembullin psh. e hebrenjve?

Po te jesh i/e zgjuar do e kuptosh se eshte fisnikeri (me dhjetra shekuj e provuar!) qe ska femije hebre as per te u adoptuar ne bote dhe ska asnje jetimore ne Izrael (fjale e rralle ne hebraisht) as ne bote (qe te kete femije hebre).

Sa miliarda raste doni ju te ju sjell une juve per ndihmen nje hebre i jep nje hebreu tjeter?

Sa miliarda raste doni ju te ju sjell une qe nje shqiptar gjithmone punon kunder nje shqiptari.

Perse nuk merr shembull populli shqiptar nga populli hebre? Apo se shkruhet ne Biblen e King James (nje mbreti homoseksual!) qe hebrenjte vrane Jezusin dhe duhen vrare (me kete llogjike Hitleri shkruajti Mein Kampf) dhe ne Kur'Anin e famshem (Burri i urte, i mencur Winston Churchill e krahason Muhamed me nje vrases dhe nje Hitler) se hebrenjte jane armiqte e perheshem te myslymaneve?

Ja ku po ju sjell ajo krenari "kristiane" dhe "myslymane" botes! Po shesin femijet e tyre!

Merrni shembull o te mjere nga Hebrenjte! Behuni si Hebrenjte! Do perbuzeni nga te tjeret por do ndiheni te lumtur per virtytet qe do keni!
 

skobali

Primus registratum
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

Leni more hebrejt rehat kush done te jete si ata pse shqipetaret sjan me te mire se hebrejet larg asaj,100% jemi me te mire se ata ,po fatkeqsishte tani ata qe done te hyne ne europ perdorin kete turpsi qe ska uje i botes qe e lan .Populli i yne nijfet si popull fisnik,krenar,me moral te laret,me besen e burrerin na njifte gjithe bota,e tani ku mbeten te gjitha ato krenarit shqipetare a thua bota ndryshoj apo ndryshum ne.?Jo bota nuk ndyshon por ne prej dashuris se madhe qe te hyjem ne Europ,kjo eshte Europa qe te turpenon ,vajzat shqiptare te shkaperderdhura ane e mbane botes tuj pozu porno pa ju tremb syri ,tuj prostitu neper rruget e botes, e pse mos te ndodhe edhe kjo me femijet tane,ata qe nuk kan turp ,as gjynaf e bejen ket gje me te shumetuet e qe te kesh turp apo te ruheshprej mekati duhet se pari te kesh morale, si e dini morali ka ra nen 0 pra zotu na ndihemofte paqe.
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

...ahhh t'm kishe thon me perpara, se kisha i shqiptar t'cmenem n'Louisville qe e kishte kap policia n'downtown duke u munu me shit gocen 2 vjecare.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

ALBANIA e vogel por injorante e MADHE.

E pa besueshmja ndodh
dhe sot per sot vendi me me shume ndodhi te degjeneruara eshte Shqiperia jone e dashur me Shqiptaret e saj te pameshirshem qe maskarallekut i japin doren dhe urgjentisht dashurohen me te.
Ne shtetin shqiperi njerezit jane aq te MIRE saqe te 'FALIN FOSHNJEN' por per dhuraten iu afrohet ne menyre simbolike nje TELEVIZION me te cilin shikon LAJMET dhe ndoshta ke nderin te jesh edhe personazh kryesor ne to.
E ZEZA nuk ka fund :
Ne SHQIPTAREVE duhet te na pranohen disa gjera dhe mos te keqkuptohen bota nese jemi turpi me i madh i saj.
Si te tille mund te shesim komshiun , bashkefshatarin apo bashkekombasin por ate qe e kemi krijuar , lindur vete i cili eshte direkt GJAKU yt!!.
Ti kerko ferrin o ndyresire SE NGANJEHERE ZOTI apo DJALLI nuk te adreson , por ti kerko ndeshkimin e vetvetes se kurre nuk do te kesh nje sekond te bukur ne jeten gjakpirese tenden.
Me ato leke qe merr NGA TREGU I ENGJUJVE FATKEQ paguaj punetoret e varrezave te te hapin ate grope e cila jam i siguret se te kthen vetedijen qe kishe humbur.
Rri aty si nje hije e erret dhe degjo RENKIMET E BIRIT - BIJES TEND-E kur thika e DOKTORIT VAMPIR te ngulet ne ENGJUJT E PAFAJSHEM te tokes tej te pergjakur SHQIPERI gezohu sepse t'u krijua mundesia te RINOVOSH nje te moshuar me mushkerite apo me pjese tjera te trupit te krijeses tende.
TI QE SHET FEMIJEN TEND si e mendon jeten pas kesaj tragjedie : parajse apo FERR ??
Ti qe ben krime te tilla nuk e meriton te te varin ne litar sic thote njeri me siper sepse vdekja do te jete e shpejte por te zhvillojne me ty , pra me trupin tend eksperimentet me HORRORE qe ka pare njerezimi deri me sot duke filluar te gishtat e kembes duke i nxjerre thonjte , duke i kriposur pastaj duke i keputur por ne menyre te kujdesshme ne menyre qe mos te vdesesh te pakten per 20 vite.
Dhe mbas asaj kohe SPEKTAKEL ku ne trupin tend te mungojne pjese te konsiderueshme dhe gjithcka te kete marre ngjyren e vdekjes te groposesh por dhe kete here duke marre fryme.
Ne ate moment do te kujtohet cdo gje qe te perket ty ne kete bote te ndyre.

ATEHERE FONEBRA DO TE SHOQEROJE NE KENGEN QE DO KENDOSH 'NINA - NANA'
 

XXL

Primus registratum
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

Shadow of self, edhe pse per shume gjera nuk jam dakort me çifutet (kete fjale nuk po e them me kuptimin e keq), mendoj se ke te drejte: kemi shume per te mesuar nga ata, sidomos per sa i perket marrdhenieve me njeri-tjetrin.
 

eM

Paper Moon
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

Kjo eshte verte e temerrshme... /pf/images/graemlins/frown.gif

Pse pranojne prinderit te bejne nje gje te tille? Mbase eshte varferia, ose mbase eshte thjesht injoranca e theksuar neper zonat rurale, por fakti eshte se dicka e tille nuk mund ti falet kurre keture njerezve. Nje gje nuk mar vesh, cfare ben shteti shqipetar? Hic, asgje fare. Te pasurit vetem behen me te pasur dhe ne varferit me te varfer.... arr keto gjera nuk durohen, kur do te behemi ne njerez?! /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Guest
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

ore po po qe se e mbajne mire le ta marrin po qe se ska siguri mos uu shiten ketyre njerezve ...
 

hot

Hotgirl
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb]
KESHTU E SHITA DJALIN TIM
kortezi nga revista KLAN

Durres: nje femije i shitet nje italiani nepermjet nje ndermjetesi. Ne kembim, nena e tij merr nje televizor. Trafikanti 10 milione lireta. [/qb]
kjo esht e tmerrshme!! nje femije ne kembim te nje televizori??!
edhe me e forta,akuzonte te atin..se vete skishte bere gje..vetem kishte pranuar gjithca..edhe si kompensim televizorin!! :eek: :eek:
turp!!!
gjynah per ata kalamaj qe bien pre e te tilla trafiqeve.. /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
e tmerrshme!!
 

Kollarja

Primus registratum
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

To kete qene çuni Dalipit, ai nuk e din sa kalamoj ka bo, a i ka te gjithe te vetet a, atje rrijne gjithe lagja, 200 kalamoj.
Tashi paska hap bisnes, dhe po i shet. :lol: :lol:
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

A dihet ndonje numur se sa eshte perqindja e ketyre femijeve qe perdoret nga trafikantet dhe sa jane adoptuar nga familje normale?

Me keto prinder qe kane qe shesin femijen per nje televizor, me mire te adoptohen.
 

vlera

Primus registratum
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb]
Fillimisht postuar nga XXL:
Eshte nje tmerr i vertete, i shkaktuar nga varferie dhe injoranca. Po per shume gjera e kemi fajin vete. Une shpresoj vetem se keta femije bejne jashte shtetit nje jete me te mire se ajo qe u ishte reservuar ne Shqiperi, por kam frike se keto " shitje" behen per t'u marre organet.
O Zot, trajtohen njerzit si mall! :eek: /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
JO VARFERIA por INJORANCA
Varferia e ben njeriun me fisnik!

Shqiptaret jane shumica myslymane (kjo ska te beje) por a duhet shqiptaret te marrin shembullin psh. e hebrenjve?

Po te jesh i/e zgjuar do e kuptosh se eshte fisnikeri (me dhjetra shekuj e provuar!) qe ska femije hebre as per te u adoptuar ne bote dhe ska asnje jetimore ne Izrael (fjale e rralle ne hebraisht) as ne bote (qe te kete femije hebre).

Sa miliarda raste doni ju te ju sjell une juve per ndihmen nje hebre i jep nje hebreu tjeter?

Sa miliarda raste doni ju te ju sjell une qe nje shqiptar gjithmone punon kunder nje shqiptari.

Perse nuk merr shembull populli shqiptar nga populli hebre? Apo se shkruhet ne Biblen e King James (nje mbreti homoseksual!) qe hebrenjte vrane Jezusin dhe duhen vrare (me kete llogjike Hitleri shkruajti Mein Kampf) dhe ne Kur'Anin e famshem (Burri i urte, i mencur Winston Churchill e krahason Muhamed me nje vrases dhe nje Hitler) se hebrenjte jane armiqte e perheshem te myslymaneve?

Ja ku po ju sjell ajo krenari "kristiane" dhe "myslymane" botes! Po shesin femijet e tyre!

Merrni shembull o te mjere nga Hebrenjte! Behuni si Hebrenjte! Do perbuzeni nga te tjeret por do ndiheni te lumtur per virtytet qe do keni! [/qb]
Më duhet të them se nuk i kam lakmi dhe as që duhet të marrim shembull nga një popull që cdo dite zhyt duart e tij me gjakun e vllezerve te tij, sic eshte populli hebrej. Ja nje rast konkret qe ndoshta edhe ju te gjithe e keni pa ne ekrane kur nga ushtria izraelite vritet barbarisht femija palestinez e leshohet babai. Humanitet eshte kjo.por athua cfare ndodhe prapa syve te kamerave. Me sa kuptojë une kjo eshte nje kopraci e si te tille hebrejte jane te njohur. Te jesh i mire vetem per veten tende nuk quhet humanitet.
Prandaj nuk ul vlerat e kombit tim sepse shqiptaret tashme e kane dhene provimin si nje popull humanitar. Dhe pra kemi ku te marrim shembull nga te paret tane dhe nga ata humanitar qe jetojn edhe sot.
Dhe tjetra eshte mekat qe per nje popull te ipen vlersime duke u baruar ne disa individ kriminel. Sepse cdo vend ka te tille. Dhe me pak fjale Shqiperia trafikimin e njerezve e ka peshqesh nga ajo bote qe shitet si humanitare dhe e civilizuar dhe qe si e tille shitet qe lufton krimin.
Pra, ne duhet te jemi ata qe duhet te luftojm keto tragjedi, kudo qe te jemi.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Dua të blej një foshnjë Shqiptare

Perpara disa ditesh restisa te shikoja nje emisjon qe bente fjale per prostitucionin dhe organizimin e tij!!
Nje familje Moldave shiste nje prej vajzave kundrejt nje shume qesharake,!
Babai i vajzes per ta bere pazarin sa me te ndershem i drejtohet personit qe luante rrolin e bleresit-
provoje ne se dyshon
__________________________________________________
Nuk ma kishte marre mendja se ne kete bote ndodhin edhe te tilla gjera,edhe pse ne kete bote ndyresia eshte nje profesion ose biznes i ushtruar ne permasa marramendese!!
Nuk behet fjale vetem per nje foshnje Shqipetare!!
Nuk behet fjale per nje fat te keq
Behet fjale per nje foshnje,femije apo nje femer qe per shkak te injorances,varferise dhe kanibalizmit familjar,jane ndeshkuar qe te paguajne kete cmim !!
Shume thjesht mund te pyesesh!
-a eshte e drejte kjo?kush eshte ai pronar i ketij biznesi?kush jane konsumatoret?
Pergjigja!
...
 
Top