Dua më shumë qenin se djalin

Mystique

Larg
qeni-djali.jpg


Dashuria për qentë është e madhe për shumë persona, por të jetë më e madhe edhe se dashuria për fëmijët kjo duket e ekzagjeruar.

Por Kelly Rose e thotë me bindje të plotë se ajo adhuron më shumë qenushen e saj 4-vjeçare Matilda se djalin e saj 11-vjeçar.

“Sa herë e shoh Matilda-n, qoftë edhe në foto, zemra ime mbushet me dashuri pa fund dhe më shtohet dëshira për të qëndruar afër saj. E pranoj se dua më shumë atë sesa djalin tim. Djali im shpesh bën rrëmujë në shtëpi, duhet ta kujtosh për detyrat dhe shpesh të kundërshton pa vend, ndërsa Matlilda është e dashur dhe gjithmonë e bindur”, shprehet Kelly Rose.

Duket se dashuria e ‘tepruar’ e Kelly-t për qenin e saj është justifikuar nga një studim i fundit, sipas të cilit qentë shkaktojnë të njëjtat instikte prindërore që ekzistojnë edhe për fëmijët.
/ Top Channel
 

Mystique

Larg
E po cti thuash kesaj? Si mund ta duash qenin me shume se femijen tende ?! Kjo eshte absurde !
Kjo sikur ka lind qenin edhe jo femijen e saj :mad:
 

-Zana-

e...Thjeshte
E ka shpjeguar ne fund te artikullit pak a shume pse ...gjithsesi artikulli I perkthyer ne Shqip eshte me I shkurter dhe Jo I qarte ...ne lidhje me ate ne English . Ne artikullin english e sqaron me gjere dhe qarte ... Dhe I gjithe thelbi eshte pothuajse perkudesja 1 lloj dashurie per arsye qe Qente fizikisht nuk shkojne ne shkolle/Pune .. Nuk largohen, s'kane goje te kerkojne gjera , nuk Flasin te tregojne mos respekt etj etj .. Dmth e ka lidhur me arsye te tilla ...Por jo qe hudh djalin e saj Poshte .
 
Top