Re: Du nuse!!! Du burre!!!
histori=politike
Kur lexoj do libra t'vjeter
nxihem,skuqem,bahem tjeter,
n'krahasim me ditet tona,
kem ndryshu na knej ka e vona,
kemi humb komplet traditen,
rrxu pertok e kem' mikpritjen,
t'japim besen(t'ngulim thiken),
n'spiunime jena t'paret,
emni qe na shkon="barbaret",
kena mbet me mend n'turqishte,
bajm be n'rren perdit ne Krishte,
n'Muhamed apo ne Buda,
ky ma futi,un ja futa,
emni jon gjithmon per keq,
albanesi puro dreq,
malavita si perdita,
prostituta mbush Belgjika,
"je n'aime pas les albanai"
hapu tok e t'futem n'dhe,
s'po dum ma as Kastriotin,
nan Terezen apo Topin,
po naltsojm Haxhiqamilin,
qe Shqipnis ja vu fitilin,
"gjyshi im ka qen Pasha
ka luftu per Padisha"?
Mor rac mutit(tham me men)
gjyshit tand mos ju xaft ven,
as ne vorr atje ku prehet,
vra e pre ai ka te vetet,
vra e pre ka ai shqiptarin,
n'bashkpunim me gospodarin,
n'interesa te Turqis,
ja ka q.....nanen Shqipnis.
Marr lexoj njat Montanellin,
Indro trimin e kam lehtin,
xhytem thell un ne Baldaçin,
qe te dy zemren ma knaqin,
fjalt ma t'mira thojn per shqipet,
"shqiptart jan si rreze dritet"
"bes,burrni e trimeni
s'gjen kurrkund si ne Shqipni".
Por kto jan fjal qindvjeqare,
ra na mohit ashiqare,
n'dit'e sodit,leht e shef,
si shqiptari ba telef,
ne tradita e zakone,
raca jon ba monotone,
tuj na sha edhe gabelet,
tuj na sha gjithkush kush t'ngelet,
skena Din skena Iman,
se per Krishtin nuk po tham,
mohit ra na ktij ma s'parit,
tuj ja dhan besen tartarit,
n'dit e sodit tuj u krenue,
per njat fe qe na kem ndrrue,
krejt evropa na kthen supet,
sot te ne sundojn halldupet,
nipa,mbesa t'pashallarve,
te bejlerve agallarve,
e kan ba Shqipnin saraj,
kurr ksaj zgjedha mos t'ju ndaj,
me menyra gjakatare,
dallkauke e tartare,
e kan zhyt Shqipnin n'errsin,
as nji fije barit s'mbin,
me qirinj e llamp vajgurit,
si n'koh t'Halilit e te Mujit,
me ju dhimt gurit e drunit.