Re: Du nuse!!! Du burre!!!
Nuk kam fol un per takimin,
qe e pata me lab trimin,
lab pergjys,se gjysa tjeter,
na i vjen prej Leshit t'vjeter(Lezha)
Nuk lam kend na pa kerku,
forumista burr a gru,
kamunista a ballista,
legalista socialista,
vec te ishin kta te forumit,
bijt e Dranes a t'Mazllumit,
qika t'Mrijes a t'Sanijes,
me qylaf apo me burka,
n'minifund apo me t'shkurta,
me shkoll t'nalt a me bagti,
n'mosh i vjeter a i ri,
nuk po kishte hiq randsi.
Kshu i thash un labit trim,
ka s'po kisha vet guxim,
me jau lyp ne mnyr shqiptare,
(harru krejt un ashiqare)._mnyren
Prej batakut m'nxjerr lab trimi,
s'i mungonte hiq guximi,
as ka goja per me fole,
(si dikur cigani Tole)
"ma kadal bre Orosh burri,
se nuk jemi maje curri,
ne Tiran duhet taktik,
me ba punen e me ik,
me fol shum e me than hiq,
se knej gocat jan pak bitch,
n'aparenc jan kombullore,
e ne fund t'lan "mikun"n'dore.
Kshu m'tha labi,u habita,
mu fik shpresa porsi drita,
gjys u kuqa gjys u zverdha,
tuj nam vedin "un pse erdha",
i drejtohem labit tem:
"ktu per mu nuk paska ven
kshu si tip un pak i heshtun,
e me u pa pak i ngerdheshun,
intelekt un me than hiq,
msu tan jeten me vjel fiq,
msu tan jeten neper male,
nxan tak_tuk ndonji sorkadhe,
(n'pergjithsi ishin budalle)"
Kshu i thash un lab malcorit,
skuq prej hallit e prej zorit,
fillon labi deg e m'deg:
"cke Orosh,je skuq si sheg,
ka ca koh,njof tre kercuna,
me pahir a me perdhuna,
m'shaj nga nenua po s'ti pruna".
Telefonin,nje as dy,
me lun labi vesh e sy,
"alo,Vera,jam Shefkiu,
malli per ty mua me nxiu,
s'me ze gjumi nat as dite,
kam len lope e kam len dhite,
kam len shoket n'Itali,
e per ty kam ardh n'Shqipri,
por sjam vetem fillikat,
kam Oroshin djal bajrak,
po c'te them un,Vere moj,
eshte cun e nuk esht loj,
gjej noj shoqe,eja knej,
n'kafe West ta bej me shej,
vishu mire moj kercune,
se perzotin t'rraf me dhune".
.....vijon.....