Drejt nje inteligjencie siperore

atman

Forumium maestatis
Drejt nje inteligjencie siperore

David Jay Brown: - Cilat, beson, se janë potencialitetet e teknolgjive të reja, si impiantet neurale, ne gjendje të rritin zotësitë e mendjes njerëzore?

Ray Kurzweil: - Nëse pyesim se ç’farë është një qenie njerëzore, besoj se përgjigjja qëndron në tiparin themelore të njeriut: të kërkosh të zgjerosh horizontet. Evolucioni biologjik, që përcaktohet si një fole’ e veçantë, jo vetëm që është i kufizuar, por pikërisht s’është në gjendje të shpjegojë se kush janë qeniet njerëzore. Evolucioni ndjek rrugë të tërthorta. Shfaqen potencialitete të reja, që nga ana e tyre lejojnë kalime të mëtejëshme. Në një farë mënyre, evolucioni biologjik ka krijuar një lloj (specie) teknologjik, e që atëhere faktori kyç është zhvillimi kulturor e teknologjik. Nuk kemi mbetur me këmbët në tokë. Nuk kemi mbetur mbi planet. Nuk do të ndalojmë brenda kufijve të biologjisë tonë, dhe, mbi bazën e aftësive tona teknologjike, i kemi shtrirë shumë mundësitë e trupit dhe të mendjes.
Koha e impianteve neurale, një teknologji vërtet revolucionare, ka filluar. Ka qenie që në realitet, jane cyborg. Neuronet biologjike të trurit janë lidhur me kompiuterin dhe një sistem i tillë elektronik, funksionin përsosmërisht përkrah qarqeve elektro-biologjikë. Kemi filluar të shfrytëzojmë këto shartime për të përmirësuar kushtet patologjike dhe lehtësuar disa mangësi. Psh, kemi kryqëzime cocleare (coclea është ajo pjesë e veshit, elikoidale që shërben për të ruajtur ekuilibrin – shënimi im) për shurdhët dhe sisteme nxitës cerebralë në nivel të thellë për të sëmurët me Parkinson. Në rastin e Parkinsonit formacionet e fundit mundësojnë shkarkimin e softwar-ëve për ta përdituar sistemin. Këta kompiutera të vegjël ndërveprojnë me neuronet biologjike dhe zëvendësojnë në funksione, grupin e qelizave të shkatërruara nga Parkinsoni. Hetimet e para me të të sëmurët, doktor Alim Benebid i filloi me aparatet e mbyllur. Mund t’i ndizte ose shuante pa ia bërë të ditur pacientit. Bëhej fjalë për persona në gjendje të përparuar të Parkinsonit, me mundësi motorike tashmë mjaft të ngurtësuara. Kur Bendebid ndizte aparatin(udhëzuesin), dukej se riaftësoheshin; përkundrazi lëviznin dhe silleshin në mënyrë normale. Aparati u njoh nga Food and Drug Administration dhe tashmë është objekt studimi për të kuruar probleme të tjera neurologjike.
Kryqëzimet me retinën janë në fazë përgatitore dhe ekzistojnë instalime eksperimentale për një hapësirë më të gjerë rastesh. Në gjendjen e tanishme, kryqëzimet neurale kanë dy kufizime. Njëra prej tyre është se duhet të mbillen kirurgjikisht. Kështu na shërbejnë për raste të rënda, si, pikërisht, Parkinsoni i përparuar. E dyta është se mund të kenë vend vetëm në pak pika, në fakt vetëm një.
Megjithatë këto kufizime do të kapërcehen kur të përdorim në shkallë të gjerë nanoteknologjinë dhe veçanërisht kur të kemi nano- robot të mëdhenj sa një qelizë hematike, në gjendje të futet në kapilarë dhe në tru në mënyrë jo dhunëse. Nuk është kaq futuristike sa ngjan. Ka katër iniziativa të rëndësishme mbi të kështuquajturit Bio-Mems(Biological Micro-Electronik Mechanical Systems) të organizuara për të zhvilluar brezin e parë të aparateve në gjendje të hyjnë në qarkullimin e gjakut me qëllim diagnostik dhe terapeutik.
Psh, diçka vërtet e përdorëshme është një sistem me pore që kanë diametër 7 nanometër. Flitet për një kapsulë të vogël që lëshon insulinë dhe bllokon antikorpet. Është përdorur për të mjekuar disa raste diabeti të tipit 1 në minjtë. Meqënëse mekanizmi i diabetit të tipit 1 është i njëjti si te minjtë dhe te njeriu, është e logjikëshme të mendosh që aparati, sapo të jetë përsosur, mund të funksionoje edhe tek njeriu.
Jemi vetëm në brezninë e parë. Besoj se është e rëndësishme të kuptohet – dhe, duket se pak janë në gjendje – që këto teknologji po rriten në mënyrë jo lineare, përkundrazi të jashtëzakonëshme. Jo vetëm fuqia e tyre dyfishohet nga një vit në tjetrin, por po përshpejtojmë edhe hapat e përparimit, nga një dhjetëvjeçar në tjertrin. Flitet për një veçanti që s’duhet nënvleftësuar...
Ka një rritje të jashtëzakonëshme edhe në zbërthimin e trurit njerëzor, të cilin po ia nënështrojmë një procesi revers – engineering për të kuptuar si funksionon. Marrim lajme gjithmonë e më të hollësishme, nga viti në vit po e shumfishojmë njohjen. Brenda njëzetvjeçarit do të kemi një pamje të detajuar mbi punën e trurit njerëzor. Do të kemi në shërbim aparate të mëdhenj sa një qelizë hematike, të pajisur me një zgjuarsi të tillë njerëzore në gjendje të komunikojnë me njëri tjetrin dhe me neuronet tona biologjike.
Do të jemi në gjendje të futim miliona, ose miliarda, nanorobot në qarkullimin e gjakut, duke i injektuar ose gëlltitur dhe këta do të mbrrijnë trurin nëpërmjet kapilarëve, pa qënë e nevojëshme ndërhyrja kirurgjikale. Meqënëse kapilarët prekin çdo qoshe të trurit, nanorobotët do të shpërndahen gjithandej dhe kufizimi që përmenda më sipër, vendosja në një pikë të vetme, do të jetë kapërcyer. Duke kumtuar midis tyre, të lidhur me një rrjet pa fill, që, nga ana tjetër do të komunikojë me Internetin, dhe ky nga ana e tij do të ndërlidhet në mënyrë jo vërshuese (përmbytëse) me neuronet tona. Gjithë këto mundësi janë treguar në shkallë vogël. S’jemi në gjendje akoma të ndërtojmë aparate kaq të vegjël, sa të mundim të dërgojmë miliarda në brendësi të sistemit të qarkullimit të gjakut. Por ky është një sistem i parashikuar të cilin e quaj “ritmi i rikthimeve të përshpejtuara”, dua të them zvogëlimi i shpejtë i përmasave të këtyre tekonlogjive përballë rritjes së jashtëzakonëshme të aftësive informatike që përmbajnë e përcjellin.
Hapen kështu mjaft skenarë. Psh, mund të kemi njëmendësi (realitet) virtuale në shkallë të përgjithëshme, në të cilën nanorobotët do të jenë në gjendje të ndërpresin sinjalet e prejardhura nga ndiesitë tona dhe t’i zëvendësojnë me të tjera. Truri do të ndodhej vërtet në një mjedis virtual, kushtet e të cilit do të jenë kaq bindës sa edhe ato të një mjedisi real. Do të jetë e mundur të futesh në mjedise të tilla virtuale, vetëm ose me të tjerë, dhe të jetosh çdo lloj përvoje. Do të kemi riprodhime realiste të mjediseve tokësore, e do të mundemi, psh, të bëjmë një shëtitje në shoqërinë e dikujt në ndonjë nga plazhet e mesdheut. Por do të projektohen edhe mjedise fantastike e imagjinare që nuk ekzistojnë dhe as që mund të ekzistojnë mbi Dhe’, ndoshta duke i bishtnuar ligjeve të fizikës. Të ndërtuarit e ambienteve të reja, sikundër bëjmë me videolojrat, do të shndërohet një formë e re e shprehjes artistike. Do të mundësohet përfshirja e të pesë shqisave, kështuqë do të kemi përkatësi neurologjike të emocioneve tona.
Një aplikim, më përmbajtës, do të rishikojë shtrirjen e aftësive njohëse të trurit tonë. Truri tonë edhe pse riorganizohet në vazhdimësi dhe ndërton gjithmonë lidhje të reja, ka një ndërtim fiks. Ky riorganizim është themelor në mënyrën tonë për të nxënë dhe përdorur trurin, është mënyra më e mirë për ta mbajtur të shëndetshëm. Mgjt, jemi gjithmonë të kufizuar nga një ndërtim i ngurtësuar, nga një urdhër i një qindësheje trilion lidhjesh. Duket një jashtëzakonësi: në realitet, gjatësia e valës së trurit njerëzor është mjaft e kufizuar. Për më tepër, këto lidhje janë të ngadalta. Transmetimet elektrokimike janë lehtësisht të ndryshme nga operacionet digitale. Flitet në fakt për një përçim analogjik mbi bazë digjitale, me një shpejtësi mbi dyqind operacione në sekondë, rreth njëqind milion herë më i ngadaltë se sistemet elektronike moderne, ose pothuaj njëmiliard herë më i lehtë në krahasim me atë që do të kishim në një qark nanoteknologjik. Dy centimetro kubik e gjysëm qarku i këtij lloji, do të qe njëmilion herë më i fuqishëm nga qindra trilionë lidhjesh të trurit njerëzor.
Pra, do të jemi në gjendje të shumfishojmë zotësitë e trurit njerëzor duke e bashkuar me sisteme informatikë nanoteknologjikë. Do të kemi një numër më të lartë lidhjesh të cilat do të bëjmë të funksionojnë me shpejtësi. Do të lidhemi me forma inteligjente jo biologjike, mund të marrim e japim kumtime ndërcerebrale e të “shkarkojmë” njohuri. Është çfarë kompiuterat e bëjnë thjesht duke ndarë kujtesën e tyre, ndërsa unë nuk mund të përcjell drejt teje njohjen time lidhur me gjuhën franceze ose të romanit “Lufta dhe Paqja”. Mund të komunikojmë, sigurisht, e ndarë informacione nëpërmjet gjuhës që është tepër e ngadaltë, por s’mund të bashkojmë strukturat neuropërcjellëse e të lidhjeve ndërneurale, sikurse, bëjnë pikërisht kompiuterat.
Janë këto skenarët që mund të realizohen brenda njëzetvjeçarit. Besoj se para vitit 2029, kompiuterat do të jenë në gjendje të kapërcejnë testin Turing dhe do të mbrrijnë nivele nivelin e inteligjencies njerëzore...

DAVID: - Sa do të duhet që kompiuterat të kalojnë inteligjencien njerëzore, e si beson se do të ndryshojë jeta tonë kur të kemi kompiutera më të mençur se ne?
RAY – Për të patur kompiutera të barabartë me nivelin e inteligjencies njerëzore duhen vlerësuar dy përbërës: hardwar-in dhe softwar-in. Në librin tim The Age of Spiritual Machines kam shkruajtur që do të kemi mbrritur në një rendiment të tillë të hardware brenda 2019, në një personal kompiuter ose sidoqoftë në një aparat me vlerë disa mijë dollarësh. Pati nga ata që thanë se Kurzweil përkrah mendimin se kur të kemi kompiutera me karakteristika hardwar të njëjta me ato të trurit njerëzor, do të kemi automatikisht inteligjencë të nivelit njerëzor.Unë nuk kam thënë asgjë të tillë. Flitet vetëm për një gjymtyrë të ekuacionit. Nga ana tjetër edhe ky element, l’hardwar – i, është objekt diskutimesh prej vitesh... Opinioni më i përhapur është se, sigurisht do të kemi një hardwar të tillë. Afërmenç. Në katër vitet e fundit pamë një rritje të madhe në përpunimin tre përmasor të molekulave, e janë të gjitha parakushtet që të kemi qarqe molekularë me tre përmasa para se ligjet e Bohrit, në lidhje me qarqet dy dimensionalë, të hidhen posht. Debati është spostuar rreth çështjes së softwar-it. Këta kompiutera të fuqishëm do të jenë vetëm llogaritës jashtëzakonisht të shpejtë, apo do të jenë inteligjentë? Inteligjencia njerëzore nuk është bërë vetëm nga njëqind trilion lidhje neuronesh në gjendje të punojnë njëkohësisht. Është mjaft e rëndësishme edhe mënyra si janë organizuar, madje e tërë skema funksionale e tyre.
Ka mjaft mënyra për të patur një softwar inteligjent. Njëra parashikon vazhdimësinë eksperimentale dhe zhvillimin, veçanërisht, të algoritmeve njohës të strukturës dhe në fakt janë duke u përsosur. Por projekti më i madh është vëzhgimi i trurit njerëzor dhe riprodhimi i parimeve mbi të cilat funksionon... Teknikat e skansioneve(në shqip fjala skansion mund të përkthehet si rrokjezim, ose këpujim, thyesim, ose zbërthim – shën im) po përmirësohen në mënyrë të paparë... Janë realizuar modele matematike të rreth dy dyzinave të zonave të trurit, pastaj janë përsëritur në softwar. Këta sisteme softwar u janë nënështruar një sërë testesh psikoakustikë – meqënëse flitet për riprodhim të zonave të trurit që kanë të bëjnë me informacionet akustike – dhe janë përgjigjur në mënyrë të njëjtë me qarqet cerebralë realë. Kemi treguar se është e mundur përpunimi i këtyre modeleve matematikë. Disa shkencëtarë, si Doug Hofstadter, psh, prej vitesh kanë vënë në epiqendër pyetjet: jemi aq të mençur sa të kuptojmë mençurinë tonë? Është e mundur që mençuria tonë të jetë nën tabanin e nevojshëm për tu vetkuptuar? Mënyra se si punon mençuria tonë, është kaq e thellë dhe e ndërlikuar sa nuk mund ta kuptojmë? Çfarë kemi kuptuar është se truri nuk mbetet i vetmi organ në gjendje të kapë dhe përpunojë informacione...Nëse duhet të kuptojmë si funksionon trupi, duhet ta hapim dhe ndarë në zemër, mëlçi, mushkri, pastaj të studiohet çdo organ më vete. Truri përbëhet nga qindra zona, secila sillet ndryshe...e mgjt, kemi kuptuar se është e mundur riprodhimi me një farë saktësie.
Ende nuk ia kemi dalë mbanë për të gjitha zonat cerebrale, por kemi provuar që është e mundur...Çfarë bie në sy, kur fillojmë të kuptojmë si funksionojnë sistemet natyrale, është që shpesh janë të paaftë. E kam theksuar që lidhjet tona të brendëshme, ndërneuronale, ndjekin dyqint operazione në sekondë, të bazuar mbi një sistem elektrokimik të ngadaltë dhe të ndërlikuar në skaj. Kemi në dispozicion qarqe që mund të përpunojnë me një shpejtësi sipërore miliona herë...Thashë se 2029 është data e hamendëshme brenda të cilës kompiuterat do të mbrrijnë inteligjencën njerëzore. Dhe sapo ta mbrrijnë këtë prag, makinat, padyshim do ta kalojnë sepse do të kryqëzojnë mprehtësinë dhe epshmërinë e zgjuarsisë njerëzore me të tilla karakteristika të kompiuterit që janë më superiore: ndarja e informacioneve, shpejtësia, fakti që punojnë gjithmonë në maksimum dhe drejtojnë me saktësi miliarda e miliarda të dhëna. Do të padronizojnë në thelb gjithë njohjen e qytetërimit njeri-makinë.
Mendoj se nuk do të jenë makina të çuditëshme me qëllim që të bëjnë garë me ne. Do të përzjehemi dhe do të bashkohemi. Nuk do të ketë më një ndarje të prerë midis njeriut dhe makinës. Çështja është përballë para ndërthurjeve neurale dhe besoj se do të na shoqërojë kudo. Nuk flitet të ndërkallësh një kompiuter në ndonjë qoshe të trurit, se sa për ndërveprim midis një kompiuterizimi të shpërndarë dhe trurit biologjik. Kur do të flasim me një person në vitin 2035, do të kemi përballë një hibrid të vërtetë të zgjuarsisë biologjike dhe jo biologjike. Do të rritim mençurinë tonë. Do të jemi në gjendje të mendojmë më shpejt dhe më thellë, të zhvillojmë zotësi superiore në çdo lëmë të njohjes, të muzikës dhe shkencës. Në thelb do të bëhemi më të mençur në sajë të teknologjisë sonë. Çfarë duhet të kuptojmë është se, sapo inteligjencia jo biologjike do të gjejë vend në trurin tonë, do të rritet në mënyrë të jashtëzakonëshme, sepse kjo është natyra e saj. Është provuar. Në fakt është më e shpejtë.
Përkundrazi, inteligjencia jonë biologjike nuk rritet, edhe pse evolucioni është gjithmonë në akt. Evolucioni vijon kaq lehtë sa është thuajse zero. Sot, kemi një tërësi prej 10 në fuqi 26 operacione në sekondë në trurin bilogjik të 6 miliard njerzve të pranishëm në botë. Pas 50 vjetësh shifra do të jetë po ajo. Inteligjencia jo bilogjike sot është larg miliona herë nga kjo vlerë. Por, meqënëse çdo vit dyfishohet(edhe më shumë), brenda 20 vjetësh do ta ketë kaluar. Në qytetërimin njeri-makinë, në dekadat e ardhëshme, inteligjencia do të jetë jo biologjike.

David: - Beson se një kompiuter, ose një formë inteligjencie jo biologjike, mund të zhvillojë një ndërgjegje?...



Intervista është tepër e gjatë dhe me pyetje të cilat u janë drejtuar disa prej njerzve më të shquar të planetit në kohën e tashme. Në material kam bërë pak shkurtime, thuajse të pandjeshme, pa cënuar përmbajtjen.
Ray Kurweil është një shkencëtar informatik, projektues softwar-ësh, sipërmarrës, filozof. Një nga ekspertët më të mëdhenj të sistemit pattern recognition dhe ka ideuar e vënë në jetë mjaft shpikje të mrekullueshme dispozitivësh informatikë. Ishte një nga zhvilluesit kryesorë të njërit prej sistemeve të para për njohjen zanore dhe të karaktereve, autor i të parit dispozitiv (udhëzues) i leximit print-to-speech për të verbrit, i të parit scaner të sheshtë CCD, i të parit sintetizator zanor, i të parit sintetizator zanor në gjendje të riprodhojë pianoforten dhe vegla të tjera orkestrale. Ka themeluar dhe çuar drejt suksesit nëntë ndërmarrje. Nga 2002 bën pjesë në National Inventors Hall of Fame. Ka marrë çmimin Lemelson-MIT, më autoritari në SHBA për shpikje dhe rinovime nga National Medal of Technology, dorëzuar nga presidenti Klinton në shtëpinë e bardhë. 12 laure honoris causa. Ka shkruajtur libra mbi inteligjencien njerëzore. Etj etj.
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Drejt nje inteligjencie siperore

Ketu flitet per parashikime.

Dakort me nanoteknologji (makineri te shkalles nanometer) dhe aparate qe japin hormone (si te ben gjilpere doktori) qe i kuptoj konceptualisht. Por kur flitet per inteligjenca dhe ndergjegje keto jane me shume terma filozofikisht spekulative mbi kuptimin dhe jo shkencore empirike. Nja dy pyetje, ca kuptohet me 'inteligjence' dhe 'ndergjegje' ne kete bisedim?

Trupat biologjike dhe kompjuterik nuk jane shume te ndryshem ne zberthimet empirike. Megjithe se ne biologji shumica e trupave dhe operimeve nuk jane zbuluar akoma, jane ne studim e siper. Neuronet punojne me elektricitet dhe kemi shume nanoteknologji ne trupat tona. Ndonese kimikati i pare eshte karboni, ka shume kemikate metalesh qe bejne trasportin e elektronave.

Te thuash se arrihet riprodhimi i nje njeriu bazuar ne material te ri hekuri dhe jo karbon eshte te supozosh se e ke mesuar ne themelin me te vogel njeriun dhe kjo nuk duket se eshte arritur dot deri tani apo se do arrihet ne aq ato pak vite (me filozofike eshte pyetja se mund te arrihet kuptimi i ketij kompleksiteti dhe a do mbetet gjithmone dicka qe na shpeton ne llogaritje e ketij simulimi teorik) dhe ka cik spekulim mbi "evolimin" ndonese kjo eshte dicka me filozofike: se si makineria do i evaluoje ndryshimet e vogla mbeshtetur ne standarte e vjetra. Pra si evolohet dicka nepermjet standardeve te panjohura? Duket pak si paradoks nqs nuk dihet njehere cili eshte standard me i avancuar inteligjisht dhe pastaj te zhvillohet ne ate inteligjence. Si behet kjo zgjedhja sipas standardeve qe zbulohen paradoksisht pas berjes se zgjedhjes? Me duket si thyerje e ligjit universal te shkakut dhe pasojes, ne te cilen pasoja (ne kete rast gjetja e standardeve te reja te evaluimit) vjen para shkakut (berja e zgjedhjes e standardeve).

Pra me nje fjali: Standarded gjenden para se te gjenden.

E kuptoj se nuk eshte intervista jote, por nqs ke ndonje pergjigje e mirepres.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Drejt nje inteligjencie siperore

O i dashur, e di qe ti duhet t'i çosh te gjitha temat tek nje teme e vetme te quajtur "Perçartje" diku me posht.
Po mire, mo, po kaq shume i le vend imagjinates ti. Po ku thote i intervistuari se do te krijojme njeri me "material te ri" hekuri e jo karbon? (edhe pse me habit padituria tende tashme klasike, ngaqe duhet te kesh te eqarte se ne kete planet ka qenie me baze squfuri, serish po te sqaroj qe te jesh me i kujdesshem.
***
Duket pak si paradoks nqs nuk dihet njehere cili eshte standard me i avancuar inteligjisht dhe pastaj te zhvillohet ne ate inteligjence. Si behet kjo zgjedhja sipas standardeve qe zbulohen paradoksisht pas berjes se zgjedhjes? Me duket si thyerje e ligjit universal te shkakut dhe pasojes, ne te cilen pasoja (ne kete rast gjetja e standardeve te reja te evaluimit) vjen para shkakut (berja e zgjedhjes e standardeve).

***
Kjo fraze ose keto fraza jane kampion i ç'rregullimit kur ky tenton te shitet per te kuptuar.
Sipas teje ne duhej te prisnim te na dilnin krahe, pastaj te ndertonim avionet per te fluturouar??? I dashur, ndoshta ke dashur te thuash se pastaj duhej te loznim me ate lojen: fluturon fluturon.....(heshtje) Gomari!!! e ngrite gishtin lart e, re brenda.
Oh, sa me ke bere per te qeshur. Dahlia edhe njehere ka te drejte.
Seriozosht? Po! Autori flet per nanoteknologji dhe futja e tyre ne trupin e njeriut,(per rastesi, ne lajmet qe pashe sot per ne fiera, ishte diçka e habiteshme, mjaft teknologji qe po shkon pikerisht ne kete drejtim. Kjo teknologji e quajtur nano per shkak te permasave nuk eshte prej hekuri dhe autori nuk thote gje te tille. Ajo do te bashkeveproje me njeriun duke pleksur vetite e teknologjise ose te intelektit artificial me ato te njeriut. Sado i zoti te jesh ti, qe te shumezosh 23451976 me 1423678... do te te duhet kohe, ndersa kompiuteri e ben ne sekonde. Kuptove kaploqe! Do te kombinohet shpejtesia e makines me mendjen e njeriut, do te hyjne ne lidhje me njera tjetren dhe keshtu do te pershpejtohet evolucioni vete sepse makinat do te na japin dhe do te marrin nga ne. Nuk do te ndertohen njerez prej hekuri jo, mos u tremb. Ne nuk kemi nanoteknologji ne trup.
Te gjitha nderlidhjet, ose shkarkimet elektrike qe ndodhin ne tru dhe trasmesionet kimike, proceset, do te hyjne ne lidhje me nanoteknologjine e cila do te jape e marre me shpejt, e njekohesisht duke u lidhur me gjithe boten, do te zoteroje shume shume kulture e kjo do te ngreje njerezimin ne nje shkalle me te larte. Cdo ide e lindur do te jete ne pragun e realizimit pikerisht ne çastin e lindjes, ose me shpejt akoma, ne kohen e imagjinuar. Asemblatoret,. qe do te ndertohen brenda ketij shekulli do te jene ne gjendje qe te realizojne ne sekonde kerkesen tende: 40 virgjeresha!
 

studenti100

Forumium praecox
Re: Drejt nje inteligjencie siperore

Shpesh vete ne disa seminare shkencore, dhe ndonjehere shkencetaret mundoheshin te imitonin natyren per te lloj lloj gjerash ne krijime sintetiku. Nje ishte si te imitosh lekuren e peshkaqenit qe te mbroje nga infektimi i aparateve nga mikrobet.
Nje profesori im i mikrobiologjise, biologji molekulare po shpjegonte se si gjenden se prodhimi i ernergjise ne nje skice ishte vizatuar sikur te ishte mullinj me ere qe po veshohej uji nga larte dhe prodhohej energjitikisht, dhe me poshte lexohej 'kjo eshte vetem skice, nuk ka ndonje gje te tille mekanike ne qeliza'. Pastaj filloi e qeshi dhe tha se dikush qe s'e mbaj mire a kishte mare Noble Prize apo ndonje medalje tjeter e kishte gjetur se ne te vertete ishte rrotullame mekanike.
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Drejt nje inteligjencie siperore

me shum kerkohet inteligjenca-perfeksjoni aq me shum largohet njeriu vetvetes. do semurni njeriun nga paaftesia e tij ta perballoj.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Drejt nje inteligjencie siperore

Edhe une i te njejtit mendim jam. Me gjithe keto "lehtesira" ulet (mendoj une) aftesia individuale e njeriut. Dhe jo vetem kaq po krijohet edhe varesia.
Po ajo qe mua me duket me problematike eshte "A mund t`i menaxhoje njeriu keto njohuri dhe fuqi te paimagjinueshme per te ne te miren e vet apo do demtoje vetveten?".

Ne fakt edhe kur bota ka qene shume me pak e zhvilluar njeriu qe fitonte shume pushtet nuk dinte t`a perballonte. Dhe nuk eshte thjesht ceshtja qe "abuzonte me pushtetin per perfitim personal" (se egoizmi fundja eshte ne thelb te njeriut) por shperfytyrohej sa demtonte edhe vetveten. Prandaj une per vete s`jam shume "optimist" nga shpikjet e tilla. Por qe jam i sigurte qe keto shpikje nuk do ndalen gjersa njerezimi te shkaterrohet apo te veje perseri ne shkallen 0.
 
Top