DREISER Theodore

oneo

Forumium praecox
DREISER Theodore

Ma ha mendja qe shume prej jush duhet ta kene lexuar nje nder librat me te famshem te Theodore Dreiser "Nje tragjedi Amerikane". E kam lexuar kete liber te pakten para 7 vjetesh dhe ende i kam nder mend te gjithe karakteret e librit. Eshte nje histori e vertete e hedhur ne leter ne menyre krejt perfekte nga ky shkrimtar.

Doja te dija se cfare pershtypjesh keni per te dhe librat e tij. Kush ka lexuar ndonje liber tjeter te tij????

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: DREISER Theodore

Gjeniu-nje nga librat e mi te preferuar.

Juxhini-Mungesa eshte dhoma e erret, ku dashnoret zhvillojne negativet.

Juxhini-...Martesa eshte nje kurth i natyres, me te cilen te detyron te kryesh qellimin e saj te ekzistences dhe te vazhdimit te rraces njerezore; dashuria- nje gracke dhe pasion i krijuar per kete qellim.Natyra dhe ligji i saj per vazhdimin e rraces e detyron njeriun te ece ne nje rruge te caktuar, ashtu sikurse ky e detyron kalin te mbaje nje ngarkese.Ngarkesa, ne kete rast, eshte shtimi i rraces njerezore dhe njeriu, viktima......
 

oneo

Forumium praecox
Re: DREISER Theodore

Nje triologji qe ende nuk e kam mbaruar se lexuari

Financieri - Jeta e Frank Algernon Coperwood. Duke filluar nga mosha e tij e vogel deri sa u bashkua me gruan e tij te dyte.

Titani - Jeta e Frank Algernon Coperwood. Pas bashkimit me dashnoren (Aileen) deri tek bashkimi me te dashuren e fundit. Ky ishte 55 vjec ndersa ajo 20.

Ka dhe nje liber te trete Lo Stoico (nuk e di ne italisht), qe ende nuk e kam lexuar.

Eshte marre nga historia e vertete e nje financieri te Cikagos. Dreiser per te shkruar kete liber e ka ndjekur nga afer jeten e ketij financieri dhe me gjithe mend ka bere nje pune te shkelqyer ne radhitjen e ngjarjeve ne keto libra. Dy librat e pare i kam mbaruar sa hap e mbyll syte ndersa kete te tretin nuk e gjej neper biblioteka.

Jua keshilloj...
 

edda

Primus registratum
Re: DREISER Theodore

Fillimisht postuar nga try_again:
[qb]Ma ha mendja qe shume prej jush duhet ta kene lexuar nje nder librat me te famshem te Theodore Dreiser "Nje tragjedi Amerikane". E kam lexuar kete liber te pakten para 7 vjetesh dhe ende i kam nder mend te gjithe karakteret e librit. Eshte nje histori e vertete e hedhur ne leter ne menyre krejt perfekte nga ky shkrimtar.

Doja te dija se cfare pershtypjesh keni per te dhe librat e tij. Kush ka lexuar ndonje liber tjeter te tij????

/pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Eshte i mrekullueshem..e kam lexuar 3 here deri tashti dhe akoma mbush syte me lot kur lexoj ate pjese kur i shkon e ema ne burg Klajdit
 

oneo

Forumium praecox
Re: DREISER Theodore

La chiami pure coscienza, ma per me la coscienza è Dio, o quell'unica cosa che noi conosciamo come Dio, la nostra guida. E quando agiamo contro di lei, in realtà agiamo contro di Lui.
E così sia, dissi. Chissà poi che entrambi non stiamo parlando di un unico, identico potere.
Credo proprio di sì, disse lui.
 

Rambla

Primus registratum
Re: DREISER Theodore

Nga Theodor Dreiser kam lexuar te gjithe librat qe di qe ai i ka shkruar duke filluar nga "Nje tragjedi amerikane", tek "Krimet e nje gruaje", "Sister Kerry", "Gjeniu" (kuptohet qe ka shkruar edhe te tjere por si kam degjuar. mund te me ndihmoni duke me thene ndonje titull te ketij autori?). Dreiser eshte i mrekullueshem, pak autor arrin te pershkruajne realitetin me aq origjinalitet dhe dramatizem siç ben ai.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: DREISER Theodore

Citime nga romani "Nje Tragjedi Amerikane"

Njerezit fillojne te te bejne ndere kur shohin se ti qendron pak me lart se ta.

Kuptova me dhimbje qe me theri ne zemer se cdo te thote te lakmosh ate qe nuk e arrin dot.

C'brenge te ngjall ne shpirt kur sheh se te gjithe flasin e qeshin, ndersa ti rron fill i vetem.

Kjo histori e jona qe nje vegim i mrekullueshem qe doli befas nga hici, nje pjelle e fantazise se ndezur qe ka marre trajten e nje te vertete te gjalle.

Ata i ndante nje mur i pakapercyeshem, qe ai e kish ngritur me duart e veta...

Ishte e para here ne jete qe realiteti i ashper e i pameshirshem po i jepte endrrave te asaj nje grusht kaq te eger.

Qofshi i kulluar si engjell apo i zi si djalli vete, gjeja me e keqe qe mund te besh eshte te qash ne sy te ndokujt.

Mos gjykoni qe te mos ju gjykojne dhe me masen qe te matni me ate do t'ju matin.


Sa ngadale vinte mbremja, sa ngadale gdhihej mengjesi! Sa e gjate ishte nata! C'psheretima dhe renkime! C'torture nate e dite pa ty...

Ai i qe nenshtruar fatit me gjithe mend e me gjithe zemer. I'u zhduk edhe shpresa e fundit e endrres se tij. Mbaroi gjithcka! Keshtu ndodh kur nata e shuan vezullimin e fundit te muzgut ne horizont.

Njerezit me ndjeshmeri te semure dhe me imagjinate te acaruar, ne rast se mendja e tyre has ne ndonje problem te koklavitur, kane nga caste te tilla: tronditen dhe ndergjegjia e tyre dehat aq sa te pakten perkohesisht marrezija ose lajthitja merr frerin ne dore. Ne te tilla raste vullneti e guximi ikin me nxitim per te ja lene vendin panikut dhe cmendurise se perkohshme.
 

ForbiddenDoors

Primus registratum
Re: DREISER Theodore

Eshte vertet per te ardhur keq me faktin se sa pak amerikan e njohin Theodore Dreiser, edhe pse ai eshte nje nga koloset e literatures amerikane/boterore.
 

bellissima

Primus registratum
Re: DREISER Theodore

Drajzeri vertet shkruan shum bukur dhe Tragjedia Amerikane sidomos me ka pelqyer shume, madje nuk te lodhte fare megjithese kishte nja 1000 faqe, po...fundi me duket pak i papershtateshem!Te pakten te ishin shfaqur ca personazhe te tjere apo Klajdi te kishte shpetuar, ose Sondra te kish levizur nje gisht per te, si thoni?Nejse, Drajzeri e di ate pune apo jo?
 
Top