Re: Dokumentarë invazivë apo Politikë Propagandues
Nejse, per mu anuk ka shume rendesi se kush e transmeton nje emision. Sigurisht qe nese ky emision eshte i papranueshme dhe jashte etikes se medias, eshte e natyrshme qe te jete me e rende kur shfaqet ne televizionin publik, por gjithsesi, edhe televizionet private jane te detyruara te respektojne nje kod etik gazetaresk, si dhe mbajne pergjegjesi per ate qe publikojne. Kjo sepse sfera e publikes i perket te gjitheve si ne rastin kur kemi te bejme me nje organ shteteror ashtu edhe ne rastin e organit privat te komunikimit masiv. Tek e fundit hapesira publike nuk mund te jete kurre private.
Ne rastin konkret, fakti qe televizioni eshte publik dhe i perket nje steti laik (natyrisht qe rrjedhimisht nuk mund te jete fetar), nuk do te thote se nuk duhet te transmetoje asgje lidhur me fene. Sigurisht, feja eshte nje pjese e rendesishme e kultures, dhe nuk mund ta krasisesh nga jeta kulturore, publike, shoqerore etj. Qellimi ne kete rast, ashtu si edhe me alicitetin e shtetit ka te beje, ne rradhe te pare me pavaresine legjislative dhe ideore nga dogmat fetare, dhe ne rradhe te dyte me ruajtjen e nje balance, si dhe mosanimit nga ndonjera prej feve qe ben pjese ne jeten shoqerore.
Me sa e kam ndjekur une TVSH-ne, deri diku e ka arritur kete. Nuk mund te thuash se TVSH-ja ka bere propagande te ndonje feje te caktuar ne kurriz te ndonje tjetre, pavaresisht se ne pergjithesi ka nje fare mugese balance, por e cila, besoj qe vjen me teper per ceshtje parash se sa per interesa fetare.
P.sh. televizioni publik, si ne rastin e asnje feje tjeter ka transmetuar per vite me rradhe nje emision periodik javor, teresisht propagandistik dhe teologjik. Emisioni bente thirrje per te pranuar protestantizmin duke shpjeguar argumentet e kesaj feje. Po keshtu TVSH-ja ka transmetuar per njefare kohe edhe filma vizatimore fetare per historite e profeteve biblike, etj. Megjithate, une kete nuk e kam marre si tendencioze, por thjesht si favor ndaj atyre qe paguajne.
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk po tenton njeri te viktimizoje islamin. Kjo eshte nje ceshtje tjeter. Por fakti se disa prej jush e kthyen temen ne ate drejtim tregon se jeni te ndjeshem ndaj cdo gjeje qe flitet mbi islamin dhe kjo, per mendimin tim, nuk eshte nje gje e mire...
[/ QUOTE ]
Ti ndoshta nuk po tenton te viktimizosh Islamin, por menyra se si u paraqit ne kete teme problemi, ku raste sporadike merren si premise per te krijuar ide sikur ketu po organizohen aksione islamike propagandistike per te turbulluar mendjet e njerezve(madje dikush ketu perdori edhe fjalen kryqezate), eshte jokorrekte dhe tenton te krijoje realitete te paqena, nderkohe qe e kunderta eshte e vertete, islami eshte sot feja me e diskriminuar ne vend. Dhe per kete te fundit ka argumente pa fund.
Ne kete teme, une te pakten vetem kam paraqitur menyren se si une e shoh problemin e ngritur, dhe jam perpjekur te korrigjoj ate qe me duket joreale. Por edhe nese dikush prej nesh shfaq se eshte i ndjeshem ndaj cdo gjeje qe flitet per Islamin, ketu nuk ka asgje te keqe. Perkundrazi.
Por, nga ana tjeter, ajo qe mund te verehet nga menyra se si nje pjese e mire prej jush i shikon gjerat, ku megjithese thuhet se nuk e kane qellimin ekskluzivisht per Islamin perseri shembujt qe u vrasin syte kane te bejne gjithmone me kete fe, eshte njefare ndjeshmeri po kaq e forte (vetem se negative) ndaj Islamit. Kjo po qe nuk eshte gje e mire.