Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???
<font color="brown"> /pf/images/graemlins/eek.gif Ouuuuuuu? /pf/images/graemlins/eek.gif Keshtu paska ndodhur me ty e? Cudi pra, se une e di qe druri shkakton agresivitet tek femijet. Po marr pak rastin e mesiperm, qe nje nene e paska rrahur fort femijen e vet, sepse ka kaluar rrugen pa kujdes. Reagimi duhet te kete qene instiktiv nga ana e nenes, por jo per te edukuar femijen. Trembja e madhe e ka bere te reagoje ne nje menyre te tille, duke shkarkuar ngarkesen e papritur negative qe eshte mbledhur tek ajo. Megjithate, ketij nuk mund t'i themi trajtim i drejte. Femija, nga ana tjeter, eshte trembur po aq shume dhe, per me teper, shikon nje reagim te kundert nga ai qe pret me llogjiken e tij. Femijet presin qe nje i madh t'i ngushelloje dhe mbeshtese, kur ata tremben apo kane frike. Nuk dua te gjykoj ate nenen qe u soll keshtu, ka qene reagim i momentit, per te cilin mund te jete penduar me pas. Personalisht jam kunder te venit dore te femijet. Autoriteti mund te vendoset ne menyra te ndryshme. Nuk perjashtoj reagimet instiktive, por kundershtoj faktin se ato duhet te quhen te nevojshme dhe element per forcimin e karakterit. Ai femije qe eshte ndeshur me kete reagim nga prinderit, do te reagoje neser ne te njejten menyre, sepse nuk i eshte dhene nje model tjeter. Dikush nga miqte e mi thote se femija i vogel eshte nje kasete e paregjistruar. Jemi ne qe e mbushim dhe, me pas, do degjojme ate qe vete kemi regjistruar. E kuptoj qe pergjithesisht kjo mund te duket teori e degjuar shume here, por, si cdo teori, mund te gjeje zbatime edhe ne praktike.</font>