Do të kthehem nënë

Do të kthehem nënë

Ka kohë që më mundon vetmia o nënë
E votër braktisa një ditë
N’vendlindjen e di është vjeshtë vonë
Të presin t’korrura e brenga

N’mendime m’ke tretur tani o nënë
Për birin që të la n’vetmi
Shikimi përhera kah dera t’përgjon
Trokitje të lehta dëshiron

Ref. 2x
Kthehu shpejtë m’ke pas thënë
Se brengat më kanë molisur
Të presin shokët një vorr nën bli
Porositë e babait tënd

Kaluan pranvera e vjeshta o nënë
Që kur ti e ndjell veç një kthim
Nëse vetë nuk do të mundem
Do i them birit tim
Në vendlindje le t’shtrojë çdo gëzim

Të lutem jeto me shpresa o nënë
Se dikush një ditë do t’trokojë
N’atë vatër ku së pari zëri im jehoi
Andej nipat le t’ngrejnë shtëpinë

Ref. 2x
Kthehu shpejtë m’ke pas thënë
Se brengat më kanë molisur
Të presin shokët një vorr nën bli
Porositë e babait tënd

Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4811. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4811

Top