Do te doja t'i takoja te gjithe, pa perjashtim. Gurax, Universal, Al-Punk, Seyfert, Abs dhe Dullie per rrjedhshmeri mendimi, deshire per debat dhe deshire per te ndihmuar shqiptaret te kene nje vend takimi serioz dhe argetues ne te njejten kohe. Nje cift terheqes qe eshte duke iu sjell verdalle njeri-tjetrit aq bukur, do te doja te kisha prezent. Gjithe gocat, nuk po ju permend me emer (te gjitha) per shume momente emocionale, here te trishtuara, here te gezuara qe me kane dhuruar ne momente kur vetmia po me mbyste. Gjithe djemte e tjere, ne vecanti Dreamer, nje perkthim i te cilit ia kalonte origjinalit me la me nje mbrese te pashlyeshme. Dhe po le ne fund joetist-in i cili edhe pse me detyron nje kerkim ndjese, zbulova qe eshte fierak, dhe si patriot qe e kam do t'i kushtoja nje moment brenda grupit, por ulur afer njeri-tjetrit (me premtimin te mos me kafshoje

) per t'i treguar se nuk duhet t'i nxjerre te kater ngjyrat e avatarit te tij ne te njejten kohe, por nje e nga nje, ne kohen e duhur, me njeriun e duhur dhe ne vendin e duhur.
Une nuk kam patur asnje problem me asnje njeri ketu. Por nese midis jush armiqesira (te pafalshme) jane krijuar dhe prezenca e njeres pale nuk do te lejonte ate te pales tjeter, personalisht do te preferoja te kisha prezent preferencen time.
Dite te kendshme Forumi!
Eléonoré