Re: Djalli- iluzion apo?...
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Triny</div><div class="ubbcode-body">Une e perfytyroj qenien e djallit dhe jashte kornizez fetare. Thjesht huazoj termin "djall" per te nenkuptuar ligesine brenda qenjeve njerezore. Meqenese punoj me njerez qe kane mbijetuar shume fatkeqesi ne duar te qenieve te tjera njerezore duhet te pranoj se eshte shume e frikshme se deri ku arrin mizoria e njeriut.
Panevaresisht perse(cfare i shtyn) qeniet njerezore jane mizore ajo qe mbetet pas jane viktimat e tyre, jetet e shkaterruara, dinjitetet e shkelura me kembe. Njerezit jane te afte dhe munded me qellim te shkelin e dhunojne ato te drejta njerezore qe i takojne cdo kujt qe ne momentin kur jane formuar. </div></div>
Te kundrosh nga ane te ndryshme te njejten kornize, nuk do te thote se po sodit diçka te ndryshme. Mbetet i njejti kuader, i pare ne nje aspekt tjeter.
Perse nuk huazon diçka tjeter, po djallin? Pikerisht kjo verteton ate qe mohon, se ti e perdor djallin brenda kornizes fetare. Ishte feja ajo qe e sajoi si sinonim i sekeqes, madje me keq, e pasoi ne hapesiren e eufemizmit.
Nese do te ndjekim rrjedhen e nje arsyetimi fetar; vetvete djalli ishte kryengjelli me i bukur, ai qe zoteronte diturine dhe ne kete pikpamje ishte shume me i fuqishem se zoti. Perseriti veprimin e Prometeut, e pasoi diturine tek njeriu dhe per kete u ndeshkua. Tani, a eshte gje e keqe kjo? Do te ishte me mire te rronim ne nje jete te kalbur nga notia dhe ne nje plogeshti pa fund, njeri tjetrin pa dalluar dhe me kafshet barazuar apo syzgjuar?
A mendoni se do te shkruheshin nga Shekspiri vargjet:
Dhe le te qaje i plagosur dreri/dhe le te loze e pangare dhia/ se njeri fle dhe tjetrin e ha vreri/ keshtu na qenka bota njerezia...
Hamlet - perkthimi i Nolit.