divorcin duhet ta shikojme si problem apo zgjidhje?

Narkomane

Valoris scriptorum
Kur nje cift nuk shkon mire,dhe ka probleme martesore apo shfaqje te xhelozise,une shoh te arsyeshme qe te kerkojne divorcin.Vertet eshte nje problem qe e shqeteson shoqerine shqiptare,por ne kete rast eshte zgjidhje.Te arrijne nje marreveshje sesa te jetosh me frike nen ndikimin e presioneve,te diktatures.Nese kane femije te kalohet nga ana e nenes,dhe babai ka per detyre ti paguaje femijes,per c'do muaj pagen qe ia vendos gjykata.
 
SNAP

Papirus rex
Eh perderisa shkon puna ke divorci do te thote se ka humbur gjithcka mirkuptimi,dashuria,familja etj.
Ne fund ajo eshte zgjidhja divorci.......................> VARET SE PER CFAR PO DIVORCOHESH <.......................!! Ne fund fare "DIVORCI" eshte nje ndarje qe te kushton shume ne jete.
 
Last edited:

joetisti_

Locus omnem
eshte te dyja, mendoj. Bashke dhe vec e vec. Rastis te perfundoje si problem i zgjidhur. Investon shume ne nje lidhje dhe te kushton kur vjen radha ta "shkaterrosh" apo ta shohesh te shkaterrohet. Sidoqofte duhet pare si zgjidhje.
 
joetisti_

Locus omnem
para se te kesh arritur, mendohet se gjerat shkojne disi mire, eshte 'problem'. Kur ke arritur... eshte patjeter zgjidhja !
 
TinkerBell

Papirus rex
Në rastet, si ato të dhunës fizike, tradhëtisë, një familje të ndërtuar me gënjeshtra, gjithmonë është si zgjidhje :) pa marr parasysh a ka ose jo fëmijë në mes.
 
joetisti_

Locus omnem
Në rastet, si ato të dhunës fizike, tradhëtisë, një familje të ndërtuar me gënjeshtra, gjithmonë është si zgjidhje :) pa marr parasysh a ka ose jo fëmijë në mes.
Per mua je shume e sakte. Por s'jane arsyet e veteme. Mund dhe ka te tjera qe duken si gjera koti, por te cojne ne divorc gjithsesi. Le pastaj qe tani eshte bere pak si mode. Te mos divorcohesh te duket vetja... si teper.
 
Jam dakord. Është shumë e vërtetë, që sot edhe një debat a zënkë më e vogël, qoftë edhe për një qen a mace, mund të çoj në divorc!
Por unë po flisja për probleme madhore, se për gjëra të tjera kur ka dashuri dhe respekt në mes, unë mendoj që tejkalohen :)
 
Sigurisht ! Dhe perpjekja behet maksimale nga te dy. Sepse perderisa u zgjodhen dicka hyjnore ka ne mes. Vetem se kete pohim e ul ne perqindje realiteti i sotem qe se c'ka fituar nje epersi ndaj edhe ligjeve te natyres... !

Sido qe ta shohim, i njejte mbetet.
 
Moonlight85

Forumium maestatis
Si mund ta perkufizojme divorcin "zgjidhje" kur flasim per fundin e nje dashurie,pa permendur pasojat familjare te femijet.

@hector12

Mendo cfare pasojash do kishin ata Femije nese do riteshin ne nje Familie ku gjithmon prinderit zihen dhe ka raste ku eskalon situationi ku ngritet dora....mendoj se nga ana psikologjike eshte me mire per femijet me prinder te divorcuar se sa duke u griceru per dite. Fmijet bejn ate qe shohin. flas nga eksperienca.
 
MysteriousMan

Kjo varet nga mentaliteti dhe kultura e qytetit ku jeton, imagjino ne nje vend te mbyllur te kesh prinderit e divorcuar!
Menjanim nga shoqeria, ofendim, diskriminim... vuajtje e shume te tjera...
Ne nje vend tjeter reagojne me ndryshe
 
joetisti_

Locus omnem
Me lind pyetja, sikur cifti mos te jete i mvarur ekonomikisht nga njeri tjetri, si do ishte?
shume me rehat. Madje thelle-thelle, ekonomia sjell percarje duke ritur kerkesat qe kane lidhje me dyshime tradhtie. Ne dy raste te ngjashme, per nje episod, te themi, nje vonese te se dashures (fejuares, nuses apo ku ta di), ne nje ekonomi te mire mendja e justifikon per pozitivisht. Ne nje te dobet, sikur dukshem te jete sic 'ajo' pretendon, pra me asnje "te keqe" brenda, mendja fillon te dyshoje dreqshem !

Deri sa pastaj, zgjidhje ose problem, kerkojne divorcin...
 
  • Like
Reactions: abs

Moonlight85

Forumium maestatis
@MysteriousMan, reagimet edhe ne vendet moderne jan te njejta por me "diplomatike" dhe te fshehta :)
jeta eshte shume e gjate, nuk jetohet ne nje atmosfer te helmosur duke shpresuar te iki dita, java, muaji....viti sa me shpejt. nje fjale e urte thot cdo cudi zgjat 3 Dite....deri sa te ndodhi dicka tjeter edhe ato qe shqyejn Gojen prap do ta bejn edhe Goja e Njerzve nuk ndalet. Fundja ai/ajo duet te jetoj me nje njeri te till edhe gjithmon eshte shume lehte per te folur per kto gjera ndersa ti perjetosh jam e bindur se asnjeri nga ne qe komentojm ketu nuk do donim te ishim ne lekuren e atyre njerzve. Me mire do durosh llafet e njerzve mirpo do flesh rehat ne krevatin tend!
 
Mirmengjes

Asnje nga ne sdo donte te ishte ne asnje nga rastet qe quhen negative...

Gjithsesi spo them qe seshtr e vertete por qe ne Al apo vende si AL dicka e tille jetohet me rende, per ne divorcet kane qene tabu dhe si shenje e prishjes se familjes, madje shpesh here quhen dhe fatekeqesi (per femren me teper) dhe dicka te tille femijet ketej e vuajne me teper.
Ka 100 arsye qe mund te them por mbase here tjeter :)
 
Eléonoré

Valoris scriptorum
Pse mbi 50 % e cifteve jane divorcuar ose jane ne divorcim e siper? Sa i dhembshem eshte divorci? A eshte dhimbja e madhe shprehje e nje lidhje te vertete midis ciftit? Pse atij qe merr «the longer side of the stick» i dhemb me pak? Cfare kuptimi ka shtepia bashkshortore dhe cfare ndodh me te pas divorcit? Cfare do te thote te ndertosh shtepi te re? Cfare do te thote te marresh shtepi me qera?

Kur propozohet per martese perse mashkulli ulet ne gjunje dhe thote «Marry me»? Pas kesaj «marrjeje» ku vete dhendri? Ne qiellin e shtate? Ne Hava?

Pse ne Shqiperi eshte dhendrri AI qe vete merr nusen me nje lukuni makinash dhe renie borie? Pse nuset shqiptare qanin si te luajtura nga mendte e kokes kur ndaheshin nga «BASHKESIA FAMILJARE» ? Pse duhet t'u dhimbte aq shume?

Nese kjo dhembje eshte aq e madhe a nuk do te ishte e llogjikshme qe kjo dhimbje e padurueshme te vritet me nje lloj dhimbje e cila e ben dhimbjen e pare me te durueshme? A kind of distraction!

Pse ciftet me paerpara kercenin dyshe dhe rolin drejtues te dansit e kishte mashkulli?

Cfare kuptimi kane diskotekat dhe kercimi tek e tek?

Pse me pare dasma fillonte me aheng tre dite para marrjes se nuses?

Pse beheshin dy dasma per nje cift? Nje tek familja e nuses dhe tjetra tek familja e dhendrrit.

Nese nje nuse qan a nuk do te ishte e llogjikshe te mendonim se ajo ishte duke «u ndare» nga nje shpirt i madh kolektiv? Kujt do t'i dhimbte me teper shpirtit te madh qe ndahet apo pjeses se ndare te shpirtit?

Pse nusja vishet me te bardha?

A vete dhendrri deri ne HAVA per t'a marre ate?

Pyetjet jane shume te lehta. Pergjigja eshte aty.

Eleonore
 
Top