Ditari i ndjenjave..................

Sweety el

Locus omnem
Ditari i ndjenjave


Parashikimi i Gjendjes Shpirterore

Megjithe luhatjet e shumta te temperatures do te jete nje kohe e mrekullueshme.
Era do vazhdoje ledhatimin e saj ne drejtimin tuaj.
Cicerimat e zogjve, gurgullimat e perrenjve, feshferimat e pyjeve, perplasjet e dallgeve, jehona e maleve, renia e yjeve... do ju tingellojne me prane dhe me fuqishem.
Sot petale lulesh do te mbushin qiellin, kini kujdes te mos merrni çader dhe te udhetoni me shpirtin lakuriq. Lerini petalet t’ju lajne shpirtin...
Ende verë!
Kujdes! shpirti juaj ecen nje stine para ose mbeti tre stina pas...
 

Sweety el

Locus omnem
Ditet kalojne nje nga nje.Po behet nje muaj qe zerin tend se degjoj.E di qe faji ishte i imi.E di qe nuk duhet te merresha me gjera kot.Te degjosh zerin e zemres,fjalet e saj plot ankth e dashuri.Malli me venit per zerin tend kur dielli nis te perendoje.Dikur ne nje kohe te tille te degjoja kur flisje.E qete shume e kulturuar dhe shume shume e embel.Mos kujto se do te harroj.Pamvaresisht se si erdhen punet.Lere fajin te shkrihet me kohen.Harroji disa fjale boshe qe te thashe i nxehur.Beso ne boshesine e zemres time kur s'ndjen per ty.Un zemren kurre nuk do ta lej bosh.Gjaku do te me levroje nder vena.Zemra do te rrahe vetem per ty.Syte e zeza,fytyra e qete dhe floket e bukura me shuan nje zjarr te dikurshem dhe me ndezen nje tjeter qe me djeg vetem per ty.Une nuk besoja qe te dua.Por zemra me thote te kunderten.Sahere qe te shoh ne foto ndjej rrahjet e saj.Hidherimin me veten time.Te qenit fajtor ne lidhje me ty.Ndoshta dhe nuk kam faj,ndoshta nuk je dhe aq e bukur,ndoshta dhe nuk je aq e mire...por per MUA ti je me e bukura ,me e mira nga te gjitha.Te me jepnin gjithcka ne bote nuk do ta nderroja per nje buzeqeshje nga ti.Me beso?
E di qe keto fjale per ty tashme nuk kane vlere.Rrjedha e ngjarjeve ka marre drejtim tjeter per te dy neve.Por vetem dicka kerkoj nga ti.Mos mendo qe nuk te doja dhe te dua.Te kam dashur dhe do te dua gjithnje.E ndjej qe jam shume i interesuar per ty.Nuk mund ta kapercej lehte kete realitet te hidhur qe krijuam per gjera kot.Gjithsesi ti vazhdo,edhe nese ke ndjere qofte dhe dicka te vogel per mua...mohoje.Beme qe te urrej(nuk do te ndodhi kurre),te shemb statujen ideale qe krijova per ty ne zemer....shpirt
icon_smile.gif
 

Sweety el

Locus omnem
Another day, another dollar...
Ditë e qetë, bie shi. Jam e angazhuar me një përkthim, teksti i të cilit më shkakton nervozë, ka një sintaksë të tmershme.

Hera-herës hedh sytë nga dritarja, kot, sa për ti pushuar. Vështroj njerëzit që kalojnë poshtë dritares në rrugicën e ngushtë, kush shpejtohet, kush me ngadal ec në drejtim të caktuar, apo të pacaktuar. Vështroj ndërtesën përballë dhe pyetem: vallë ç'ndodh në apartamentet afër të cilëve e kaloj një kohë të ditës? kush jeton aty? Një grua del në ballkon dhe ndez cigaren, duket e shqetësuar, sikur mban në supe peshën e kësaj bote. Çfarë i ka ndodhur? E ka rahur burri? e ka tradhëtuar? i ka vdekur? ndoshta është i sëmurë, apo ndoshta ka problem me fëmijët... Çfarë mban në shpirt që i jep atë pamje të dhimbshme? Çfarë fshehin këto mure brenda të cilave jeton?
Çfarë fsheh çdo shpirt njeriu?
Sa shpirtëra kaluan nëpër këtë botë, për të marrë me vete fshehtësitë e shpirtit, që i mba mend vetëm koha që iku me ta? Me se e mat kohën? Me minutat e orës, apo me kohëzgjatjen e vetmisë? Me rrahjet e zemrës? ...
"E përktheve tekstin"?- më ktheu në realitet zëri i këtij përbindshit që ulet përballë meje, është françez.
Jo- thashë dhe po i rikthehem punës. Pa ndjenja, kot ashtu... another day another dollar.
 
Top