Re: Dita e pare e Ramazanit
Hmmm, une nuk jam autoritet per te dhene vendime, por me sa di une nuk lejohet te prishet pervec arsyeve te udhetimit, shendetit, e ndonje arsye tjeter qe lidhet me punen apo ku ta di une.
Ndersa per urine, agjerimi prandaj eshte. Qe te ndjesh uri dhe t'i rezistosh ngasjes per te ngrene. Kjo eshte tek e fundit sakrifica me e drejteperdrejte qe kerkon Zoti kete muaj.
Evidence tani, me duhet te kerkoj disi per te gjetur. Nuk e di nese te intereson me teper evidenca, por po qe keshut edhe mund te kerkoj ndonje gje.
Me sa e kam une idene ne keto gjera, nuk duhet te kete evidence direkte nga burimet e jurisprudences islame (Kurani dhe tradita profetike). Por argumente te tilla duhet te nxirren me ane te interpretimit te evidencave baze. P.sh. duke pare rastet se kur Profeit a.s. e ka ndaluar apo lejuar prishjen e agjerimit, per ta krahasuar me rastin konkret, ku duhet te dallohet se ku ben pjese ky rast.
Megjithate, per mua nuk mund te prishet ne kete rast. Megjithate, nese te qellon ta prishesh, te pakten zevendesoi me pas ditet e mosagjeruara.
Zoti ta befte te lehte dhe te bukur agjerimin!