Diskutim.

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
discussion.jpg



Po zgjedh të shkruaj një teme për tu disktuar sëbashku
dhe për të mundësuar përfshirjen e anëtareve ku gjithësecili të shkruajë mendimin e tij , argumentat pro edhe kundër!

Në disa kultura nepotizmi , domethëne , mbështetja, favorizimi ose përfshirja në pushtet e të afermëve vlerësohet si detyrë morale , kurse nga kultura të tjera vlerësohet si shfaqje e korrupsionit.

Po në vendin tonë , si mendoni!Cili është qëndrimi juaj? Sepse duket sikur e denojmë, por e pamundur për tu hequr dore prej tij me vepra!
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Mendoj qe si ne vendin tone ne cdo vend tjeter hyjne keto faktor mbase me pak e jo kaq te theksuar sa ne vendin tone sepse ne jemi nje vend shume i vogel krahasuar me 'vendet apo shtetet e BOTES'.Nese bejme nje krahasim per qytet e vogla me te gjithe do dalesh kusherinj krushqi miq..etj etj..Dmth sado qe ne te mundohemi ti evitojme keto raste ne kaq jemi /keto jemi sillemi rrethe boshtit tone..:)
Pastaj ne ditet e sotme ka te beje jo vetem miqesia e shoqeria e lidhjet e gjakut,sot mjafton te kesh nje tester PARTIE e je OK ska rendesi je i zoti i punes apo jo...ska rendesi a ke blere lire apo shtrenjte diplomen...!Dmth te mbeshtesh ty tek pjesa qe NEPOTIZMI perben faktore dhe korrupsioni !
Detyre morale?Mbase do jete dhe keshtu...se ketu behen ndere me FJALE te medha dhe cdokush qe ka nje vend pune ka nje DEPUTET MIK!":D
 

odeon

Forumium maestatis
Nepotizmi do kishte kuptim ne antikitet, vetem atehere ai shfaqej paster. Sot nepotizmi eshte ne nje forme tjeter dhe i tjetersueshem sipas rastit
 

joetisti_

Locus omnem
Nepotizmi ka vleren e manget sepse vetem per meriten e njohjes fiton privilegjin, kurse nga ana e pergatitjes se personit s'ka ndonje merite. Pra ta besh drejtor kur ai eshte pa shkolle fare, ketu calon puna.

Por ka raste kur dikush eshte vertete shume i afte por sulmohet sepse eshte i afermi i dikujt dhe kjo perben nepotizem. Lemsh puna!
 

Hektor12

Locus omnem
Sipas Wikipedia, fjala NEPOTIZËM rrjedh nga italishtja “nepote” që do të thotë, nip, e cila ka hyrë në përdorim nga praktika e papatit të dhënies favore të veçanta nipërve ose të afërmve të tyre. Pra, favorizimi i të afërmve mbi bazën e lidhjeve familjare, që thënë më saktë nepotizëm, nënkupton punësimin e të afërmve apo miqve të ngushtë, pa marrë parasysh meritat dhe aftësitë e tyre. Nepotizmi zakonisht merr formën e punësimit te të afërmve apo emërtimin e tyre në poste të larta shtetërore. Ky do të ishte përkufizimi i thjeshtë i nepotizmit, i cili siç dihet, pas mbarimit të luftës në Kosovë më shpejtësi marramendëse u bë “kriteri” kryesor dhe favorizues për punësimin e njerëzve sipas lidhjeve familjare, kudo dhe në çdo mjedis në Kosovë. Këtë dukuri të shëmtuar udhëheqësja e Forumit për Marrëdhënie më Publikun dhe Menaxhim Ujor me seli në Tiranë, znj. Edlira Gjoni, e quan “Nepotizëm gjenetik” te shqiptarët, i cili në Kosovë do të fillon në organet dhe administratën shtetërore, ku siç dihet gjatë punësimit të stafeve drejtuese nëpër ministri, departamente, organe të rendit dhe sigurisë, nëpër agjenci dhe korporata ekonomike, në këshilla drejtues dhe medie publike, nuk janë respektuar fare aktet ligjore dhe as rregullat normative për punësim, veçse shpejt e shpejt u uzurpuan të gjitha vendet e punës kryesisht mbi bazat e afërsive familjare dhe farefisnore.

Dikush mund të thotë, se e gjithë kjo zallamahi ka ndodhur për shkakun se Kosova kishte dalë nga një gjendje e vështirë e luftës, dhe as që kishte kohë ta bënte miratimin e ligjeve dhe akteve të nevojshme juridike me të cilat do të përcaktoheshin kriteret dhe kushtet për themelimin e marrëdhënieve të punës, ku pa plotësimin e të cilave këtyre kritereve nuk do duhej të bëhej asnjë pranim në punë, verifikim ky i cili nuk ka ndodhur pothuajse në raste të rralla. Dhe, pikërisht këtu qëndron gabimi fatal që e ka bërë UNMIK-u bashkë më qeverinë e Kosovës, sepse në vend se të nxirreshin aktet e përkohshme normative si dhe kushtet ligjore për punësim, duke filluar nga detyra e referentit më të thjesht e deri te posti i presidentit të vendit, duke e bërë seleksionimin profesional të konkurruesve për t’u pranuar në punë, siç dihet, ndodhi ajo që sot e kësaj dite po vazhdon, pra punësimi dhe emërimi i njerëzve, jo sipas normave juridike dhe profesionale, por mbi baza të nepotizmit familjar. Kështu që, më “kritere” të nepotizmit dhe jo profesionalizmit ka qenë e pamundur të konstituohen organet dhe resorët e mirëfilltë shtetërorë si dhe administrata e Kuvendit të Kosovës. Ngase, vetëm një administratë e fortë dhe profesionale e udhëhequr nga njerëz më përvojë të duhur mund ta ndërtonte më sukses shtetin e ri të Kosovës në çdo fushë zhvillimore ekonomike si dhe në çdo lëmi jetësore.

Mbase, nuk na ka rastisur të hasim askund në Evropë, që në organet shtetërore dhe qeveritare punësimin dhe emërtimin e funksionarëve në pozita udhëheqëse politike dhe ekonomike ta bëjnë pa konkurse publike, përmes të cilave bëhet favorizimi real i kuadrove sipas përvojës dhe aftësive të tyre profesionale, dhe jo sipas lidhjeve familjare, siç ka ndodhur dhe ende po ndodh në institucionet e Kosovës, nisur nga emërimet në postet më të larta shtetërore dhe deri në nivelet më të ulëta pranë administratave komunale në mbarë Kosovën.

Ta marrim vetëm shembullin e emërimit të ministrave, zv/ministrave, të ambasadorëve, konsujve e pse jo edhe të këshilltarëve të emëruar, do të gjejmë se gati asnjëri nuk është emërtuar në bazë të plotësimit të kushteve të parapara më ligj, përkatësisht më konkurs, që për t’u emëruar ose zgjedhur në këto poste, minimumi i përvojës së punës do duhej të ishte mbi 15 vite e më shumë në lëmitë ku kanë qenë të dominuar, sepse siç dihet në këto lëmi janë zgjedhur njerëz të cilët kurrë nuk kanë punuar në fushat gjegjëse. Kjo anomali ka ndodhur edhe në përfaqësitë tona diplomatike. Prandaj, duke marrë parasysh shkeljet ligjore që janë bërë në aspektin e punësimit të njerëzve pa merita dhe pa përmbushjen e kritereve konkurruese, nuk duhet të çuditemi pse sot e kemi një Kosovë shumë të prapambetur ekonomikisht, me popullsi të varfër deri në ekstrem, rini të papunësuar, pse sot kemi përfaqësi të dobëta diplomatike, pse sot kemi një administratë të dobët shtetërore dhe komunale, pse sot në të gjitha organet dhe institucionet tona e kemi prezent në përmasa rrënuese dukurinë e nepotizmit, korrupsionit, hajnisë, keqpërdorimin e mjeteve dhe të mirave materiale të Kosovës.

Më këtë rast dua të theksoj posaçërisht edhe dukurinë e nepotizmit politik, i cili po ashtu ka zënë rrënjë të thella në mentalitetin provincial dhe krahinor në shoqërinë tonë, i cili madje nuk ishte hiç më pak i dëmshëm se nepotizmi familjar. Ky lloj nepotizmi, ku lideri ka qenë dhe mbeti strumbullari kryesor rreth të cilit janë ngritur mite dhe programe politike kryekëput mbi bazat e nepotizmit dhe ideologjisë politike sipas përkatësisë rajonale dhe farefisnore të liderit. Ky lloj nepotizmi ishte pa dyshim, thelbi i dështimit te shumë subjekte politike, të cilat vazhdojnë të identifikohen më liderin dhe udhëheqësin partiak. Natyrisht, se politikanëve tanë duhet t’ua japim votat dhe mbështetjen sipas meritave dhe përvojave që kanë në jetën politike, e jo sipas nepotizmit politik, sepse një “kriter” dhe logjikë të këtillë lokaliste në politikë nuk e praktikon asnjë shtet ligjor dhe demokratik në Evropë. Dhe, ky fenomen përveç se në mendësinë politike shqiptare është instaluar në stilin “alla-shqiptarçe”, ka bërë pa dyshim që politika kombëtare dhe ajo nacionale e shtetit të Kosovës të gjendet ende në fazën embrionale të saj, sepse 15 vite pas arritjes së lirisë, asnjë qeveri e deritanishme nuk ka përpiluar dhe miratuar deri sot asnjë program dhe platformë politike dhe kombëtare për ndërtimin, gjegjësisht për konstituimin e plotë shtetëror dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Ndonëse, kjo flet shumë qartë për nivelin tragjikomik dhe shumë të ulët arsimor dhe profesional te të gjithë udhëheqësve politikë të deritanishëm, më përjashtime shumë të vogla. Prandaj, pa gjetjen dhe krijimin e një lideri të mirëfilltë politik dhe kombëtar, shteti i Kosovës do vazhdon të sorollatet nga njëri te poli tjetër magnetik-apokaliptik, duke sharruar gjithnjë e më shumë në kaosin e nepotizmit dhe të prapambetjes ekonomike, politike dhe sociale.
 

Hektor12

Locus omnem
Meritokracia, nepotizmi dhe …

Aleksander Meksi.


Ne nje shtet demokratik ne administraten shteterore ka poste qe sigurohen nepermjet vullnetit politik te zgjedhësave, apo te forumeve partiake dhe keta quhen njerez te zgjedhur politikisht dhe perbejne nje pakice te vogel ne numur, dhe ka poste te cilat sigurohen sipas aftesive profesionale, manaxheriale, pervoja etj. Keto sigurohen nepermjet rregullave mjafte te qarta e strikte qe permbahen ne akte ligjore e nenligjore, qe lidhen me sherbimin civil. Edhe ne fusha te tilla si arsimi, shendetesia duhet te kete rregulla te qarta per karrieren, transferimet ( ne sensin pozitiv ) pagen etj., dhe eshte Kodi i Punes ai qe rregullon marredheniet ne kete lëmë. Nepunesit shteterore marrin pjese ne ushtrimin e pushtetit administrativ perkundrejt pergjegjesive te posaçme ligjore dhe me detyrime ndaj vendit, pa perfillur interesat e tyre personale, sepse detyra e Qeverise dhe nepunesve te shtetit eshte te nxisin mireqenien publike. Per kete kerkohen njerez me aftesi profesionale, dije dhe pervoje. Per te siguruar dhe rregulluar te gjitha keto aspekte ka norma ligjore lidhur me etiken e nepunesit(konflikti i interesit, dhuratat, dypunesimi dhe paspunesimi e tj.) Administrata shteterore ne nje shtet demokratik ka per detyre te vere ne jete vullnetin e Qeverise ne kuadrin e pergjithshem te pergjegjesise se saj dhe gjithnje ne respekt te ligjeve dhe Kushtetutes. Per kete administrata publike kerkon nje baze ligjore te mbeshtetur ne nje sistem demokratik te qeverisjes e ne nje parlament te zgjedhur realisht nga populli me vote te lire dhe te ndershme. Eshte legjislativi qe kontrollon ekzekutivin, dhe qe kontrollon nder te tjera dhe perdorimin e administrates publike, ne radhe te pare ne dobi te nje politike te ekzekutivit, mendimi ndaj se ciles rregullohet me ligje.Nepunesi i sherbimit publik, ne nje vend demokratik eshte nje nepunes per gjithe jeten, i kufizuar nga mosha dhe aftesia per pune, si e vetmja menyre per te patur nje administrate te qendrueshme, qe bazohet ne aftesine, pervojen profesionale dhe plotesimin me perkushtim te detyrave. Duhet thenense teresia e normave ligjore qe lidhen me nepunesin civil, madje dhe per te tjeret,, duhenpare nga fillimi ne baze te pervojes perendimore, perderisa dukurit negative kane lulezuar nen hunden e shtetit dhe pse jo dhe me heshtjen e tij. Per interesa dhe perfitime te disave ne dem te shumices. Nder dukurite negative qe shoqerojne çdo qeverisje eshte dhe nepotizmi. Nepotizem do te thote te punesosh njerezit e tu, te afermit e tu, ne pune te privilegjuara relativisht fitimprurese apo me perfitime materiale e financiare te paligjshme. Ne pune te mira prane teje, qe varen prej teje, qe te punojne per ty. Dhe ne keto raste, ne kuptimin mesjetar, autoret e ketyre veprimeve per fatin e keq te tyre, mendojne se sigurojne ambient te favorshem, "klientele" apo “perkrahesa” qe do tu siguroje mbijetesen. Ata s'kane kuptuar se kemi hyre ne nje epoke te re ate te demokracise, kur eshte vota e lire e popullit ajo qe te vlereson e te siguron vazhdimesine relative, e nenvizoj relative apo te perkoheshme ne post. Ne nje shtet demokratik vendet e punes sigurohen, sic nenvizuam me larte, per nga aftesite profesionale dmth, arsimi, pergatitjet speciale, pervoja ne profesion apo dhe ajo jetesore dhe rezultatet, apo nga shkalla e pergjegjesise politike te postit dhe garancite apo besimi politik qe kandidati ofron. Te vendosesh njerezit e tu ne cilindo rast nga te dy kategorite e mesiperme ne poste te preferuara do te thote te jesh me mentalitet feudal dhe aspak demokrat, do te thote te shkelesh rregullat e shtetit ligjor dhe te demtosh ate indirekt apo direkt, te jesh i demshem per demokracine e Shqiperise. Kjo eshte dhe arsyeja qe ithtaret e ketyre metodave gjejne strehe tek bolshevizma. Lufta kunder dukurise si fenomen, dhe te dy aneve te tij eshte detyre e perhershme e shtetit ligjor. Por mbi te gjitha ajo duhet konsideruar detyre imediate per PD. Ata qe kane vepruar ne menyre te tille ( per cilen do arsye qofte) kane shperdoruar besimin e dhene dhe kane demtuar demokracine e PD-ne. Duhet luftuar ne cdo strukture te PD dhe te shtetit tone nepotizmi si dukuri dhe bartesit e ideve te tilla, justifikimi i tyre se ka kerkuar njerez te besuar, qe i njihja etj, veçse rendon bartesit e veprimeve te tilla dhe deshmon shkallen e rrezikshmerise shoqerore te tyre, qe shtetin e identifikojne me çiflikun, interesat e kombit me interesat e tyre dhe qe mendojne se do jene te perjetshem ne pushtet. Postin administrative ta jep zotesia, ndersa postin politik vota e lire. Mendoj se per kedo eshte e pamjaftueshme vota e kuneterve e baxhanakeve, vellezerve e motrave, nipave e dhenderrave e kushurinjve te tyre per te patur te drejta per te drejtuar nje institucion shteteror. Cdo padrejtesi ka nje fund. Ti jepet fund padrejtesise se individeve te veçante qe nuk jane te shumte ne numur qe te mos paguajme te gjithe bashke per te. Mendoj se grupe te vecanta duhet te ngrihen ne te gjitha strukturat e PD per ta shqyrtuar dhe menjanuar kete dukuri, rregulla duhet te vendosen per te ardhmen. Dhe rregullat duhet te jene pjese perberese e ligjeve dhe akteve nenligjore per konkurimin dhe emerimin e nepunesve, per shmangjen e konflikteve eventuale te interesave nga prania e njerezve apo me keq akoma e njerezve me lidhje fisnore apo krahinore ne organet e vecanta te shtetit ligjor. Por, edhe ne Parti duhet te kete rregulla te tilla, norma te detyrueshme, nje strukture te posaçme kontrolli ne kete drejtim Janë të shumta rastet që vërehen dhe në rradhët e demokratëve, kur me pseudokrenari shprehen tendenca supremacie për nga përkatësia krahinore e fetare, madje dhe parapëlqejnë jo vetëm miqtë e tyre të tillë, por bëjnë dhe politika pune mbi të tilla konsiderata që dhe si politika personale, janë të kritikueshme. Kjo më detyron që ta shoh të arsyeshme jo vetëm të veproj, por dhe të shprehem publikisht se demokracia dhe atdhetarizmi nuk kanë asgjë të përbashkët me krahinalizmin dhe përkatësinë fetare.Jam thellësisht i bindur se gabohet thellësisht kushdo që mundohet të përligj apo të justifikojë në veprimtarinë apo zgjedhjet e tij shtetërore apo politike marrjen parasysh të përkatësisë fetare. Ai nuk është as demokrat e as përparimtar. Është së pakut 300 vjet prapa qytetërimit të sotëm Evropian dhe me mendimet dhe veprimet e tij është kundërshtar i përparimit të Shqipërisë dhe i çështjes shqiptare. Të tillë fondamentalistë fetarë apo lokalistë do të ketë gjithnjë, siç ka dhe do të ketë dhe fondamentalistë në politikë. Ne demokratët nuk kemi asgjë të përbashkët me ta, sepse ata mendojnë dhe i bëjnë atentat barazisë së njerëzve, vlerësimit të tyre sipas meritave. Këto pseudopolitika të individëve ose dhe të grupimeve të veçanta politike ose jo politike nuk janë në shërbim të vendit tonë dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë. Ndaj tyre ne si demokratë duhet të jemi tolerant për aq kohë sa nuk shkaktojnë dasi dhe armiqësi ndërmjet vëllezërve të një gjaku. Në të kundërt, ata duhen izoluar nga lëvizja për demokraci dhe nëse janë të dëmshme për unitetin kombëtar dhe qënien e shtetit demokratik shqiptar, me ta duhet të merren organet që kanë këtë detyrë. Ne së pari jemi shqiptarë, pastaj i takojmë një besimi fetar. Kjo është arsyeja që shqiptarët janë tolerant në çështje të fesë dhe traditën shumëshekullore nuk duhet t’ia lëmë askujt të na e prishi. Pasojat do të jenë mjaft të mëdha për vetë qënien e kombit. Prandaj, kushdo që të lidh të qënit shqiptar (identitetin-termi qe perdoret sot) me përkatësinë fetare, do t’i rekomandoja të lexonte rilindasit e mëdhenj të më se një shekulli më parë. Cilido prej nesh, ne se beson, ka të drejtë të konfesojë fenë që i pëlqen, madje dhe ta ndryshojë, por në asnjë rast nuk e do Shqipërinë më shumë se të tjerët apo se për këtë rrezikon të ç’shqiptarizohet. Shqiptarët dhe pasardhësit e tyre, si kundër është në gjithë popujt, i janë nënshtruar lëvizjeve, dyndjeve e deri të shkuarit në vend të huaj. Por asnjëherë shqiptari nuk e ka konsideruar të huaj të ardhurin, madje në mjaft raste kur nuk ka ardhur si pushtues apo nuk e ka dhunuar, edhe kur i takonte tjetër gjaku. Prandaj, është antishqiptare dhe antihumane çdo dallim apo përbuzje për të ardhurit, të cilëve si gjithnjë gjatë historisë u kërkohet respektimi i rregullave dhe zakoneve të vendit, i ligjeve të pranuara nga të gjithë, i sendeve dhe njerëzve. Po kaq absurde janë dhe pretendimet për shqiptarësi më të madhe të disa krahinave e më pak të të tjerave, kur është sheshit se fjala është për tendenca mbylljeje apo hapjeje, rezultat i traditave migratore të krahinave të veçanta. Madje dhe vetë koncepti i atdhetarisë është jo i njëjtë në kohë, ndërkohë që shqiptari mbetet i tillë përherë. Një nënvizim desha të shtoja për faktin që nuk ndërron lehtë fara shqiptare. Kanë mbetur të tillë pas qindra vjetësh arbëreshët e arvanitasit në dh? të huaj e vende mbase më të qytetëruara. Mos i lejoni vehtes përbuzje për shqiptarët e tjerë e të ndryshohem nga ju duke patur bindjen se vetëm ju jeni shqiptarë të kulluar. Kam kundërshtuar çdo herë propozime me karakter tendencioz të përkatësisë fetare apo krahinore, kur kanë qënë të përsëritura. Mendoj se ka ardhur koha të punojmë duke bërë analiza që të jenë zyrat shqiptare zyra të të gjithë shqiptarëve, pa pyetur çfarë besimi i përkasin e nga e kanë prejardhjen, por a i plotësojnë kushtet për të zënë e mbajtur këtë vend dhe me kohë të vlerësojmë vetëm për nga puna dhe jo të mbajmë për nga besimi apo prejardhja. Shkelja e këtyre rregullave elementare për një vend demokratik cënon rëndë Shqipërinë. Nga dallimet apo privilegjet nuk mund të ketë përparim. Prandaj mendoj se, nëse ka tendenciozitet në raste të veçanta, ato duhet të korrigjohen për të mirën e Shqipërisë. Pavarësisht nga dialektet apo zakonet, ne merremi vesh mjaft mirë me njëri-tjetrin. Nuk ka pse sektorë të veçantë të paraqesin teprime në këtë drejtim. Kjo është dhe arsyeja për të cilën ngul këmbë në këto probleme, nga që jam i bindur se veprime të tilla përbëjnë një kontribut të domosdoshëm për demokracinë.
 

Hektor12

Locus omnem
Nadie Ahmeti
04.05.2015

Lidhjet familjare, ryshfeti dhe lidhjet partiake, janë faktorët më të rëndësishëm për të siguruar një vend pune në sektorin publik në Kosovë. Kështu thuhet në hulumtimin e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP).
Se këta faktorë janë përcaktues në punësim në sektorin publik, pohojnë edhe përfaqësues të punëtorëve dhe të shoqërisë civile.
Ndue Kalaj, kryetar i Sindikatës se Administratës Publike, sindikatë kjo që funksion në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), thotë se punësimi në sektorin publik është politizuar.
Për fat të keq thotë ai, "çdo parti apo koalicion qeverisës punëson vetëm përkrahësit partiak, pa marrë parasysh kualifikimet dhe aftësitë profesionale".
Këtë situatë, Kalaj e quan alarmante dhe nuk sheh ndonjë përmirësim edhe në të ardhmen.
“Për fat të keq, shumica e njerëzve që janë punësuar në administratën publike të Kosovës kanë ardhur përmes lidhjeve partiake, familjare dhe lidhjeve tjera. Shumë pak kanë ardhur përmes bazës meritore apo zbatimit të ligjit në fuqi. Ky është fakt i keq”, thekson Kalaj.
"Që nga viti 2002 kur Kosova ka formuar institucionet qendrore, çdo parti që ka fituar zgjedhjet dhe ka marrë pushtetin, ka punësuar militantët e partive të tyre dhe anëtaret e familjes", thotë edhe Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv në Lëvizjen “Fol”.
Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se gjatë fushatave elektorale të gjitha partitë politike premtojnë vende të reja të punës dhe me marrjen e pushtetit në shumicën e rasteve duhet të përmbushin premtimet për militantët e tyre.
“Partitë politike në momentin që marrin pushtet, e marrin duke premtuar edhe vende pune dhe pastaj ka apo nuk ka standarde të punësimit , ata duhet të punësojnë militantët e tyre .Në këtë mënyrë, punësimi i militantëve degradon komplet administratën publike”, tha Zogaj.
Ndryshe, në anketën e publikuar javën e kaluar, rezulton se 81 për qind e qytetarëve besojnë se nepotizmi dhe bazat tjera jo meritore, janë faktorët më të rëndësishëm për tu punësuar në sektorin publik.
Vetëm 15 për qind e qytetarëve besojnë se arsimimi, përvoja profesionale, ndihmojnë në gjetjen e një vendi pune.
Por, Ndue Kalaj nga BSPK-ja thotë se punësimi i personave pa kualifikime dhe përvojë profesionale ka sjellë jo profesionalizëm në sektorin publik.
“Në çdo institucion si në nivel qendror apo lokal, vërehet se në pozitat më të larta, duke filluar nga shefat, zakonisht janë militantë partiak të partisë se caktuar. Pra, është një gjendje alarmante, pasi këta militantë nuk kanë kualifikime profesionale".
"Në administratën publike në nivelin qendror, një pjesë dërmuese e tyre, nuk e kanë përvojën për të cilën e kryejnë punën“,
thekson Kalaj.
Sidoqoftë, kriteret për punësim janë të përcaktuara në Ligjin për Shërbimin Civil.
Në bazë të këtij ligji, pranimi në Shërbimin Civil mbështetet në parimet e meritës, me shpallje publike të pozitave të lira, me transparencë të procesit, me objektivitet dhe paanësi të komisionit testues, mos diskriminim të kandidatëve dhe me të drejtën për t’u ankuar në fund të procesit, ndërsa në rast të mos zbatimit të tyre merren masa disiplinore.
 

Universal

AnonymouS
Nepotizmi shndërrohet në korrupsion kur të vjetrit nuk punësojnë të afërmit e tyre me kujdes. Por, nepotizmi i përgjegjshëm mund të jetë plotësisht legjitim për një kompani
në ambientin adekuat kulturor.
Në këtë situatë, korrupsioni është shumë evident. Por, kur shikon se si bëhet biznesi në botë, shpesh nuk është e qartë se çka është korrupsion, e çka jo. Ne zakonisht identifikojmë korrupsionin me pagime pas dore, me lidhjet miqësore dhe nepotizëm, por të gjitha këto aktivitete mund të jenë plotësisht legjitime kur praktikohen me përgjegjësi në kontekst të duhur kulturor.
Korrupsioni është aktivitet që korrupton (prish, blen). Ai rrezikon sistemin në të cilin shfaqet. Për shkak se sistemet e biznesit mund të funksionojnë në mënyra shumë të ndryshme, aktivitete të llojeve të ndryshme mund ti korruptojnë ato.
Dallimet e tilla kulturore vijnë nga fakti që kulturat perëndimore janë të ndërtuara në rregulla dhe transparencë, derisa pjesa më e madhe e kulturave të tjera janë të bazuara në lidhje (raporte) njerëzore. Perëndimorët u besojnë institucioneve të bazuara në rregulla; të tjerët u besojnë familjarëve dhe miqve të tyre shumë më shumë, prandaj janë
të prirë që të kultivojnë raporte të fuqishme.
 

Aki

Paint It Black
Sa diskutonim diku se si forumi eshte me obejktiv se facebook, e perseri shikoj cfare, favorizime, ose ate qe quajne anglezet 'bullying', lexoni nje kritike diku e pastaj fjala mori dhene e perdorin te gjithe, @Hope dhe nese ben copy paste ai pune e tij, nese dikush dikujt i pengon ka dhe ignore ketu, po s'kemi pse te bejme epitete per njeri tjetrin, se nese shohim aq thelle te gjithe gabojme, dikush ne te shprehur dikush ne gramatike, dikush ne te menduar, po jemi kjo qe jemi,keshtu qe pak me shume tolerance e mirekuptim s'do ishte keq ketej :)
 

Universal

AnonymouS
Mos dilni jasht diskutimit se do fshihet cdo postimi per sa i perket copy paste na jepni versonin origjinal nese qendron kjo gje.
 

joetisti_

Locus omnem
discussion.jpg



Po zgjedh të shkruaj një teme për tu disktuar sëbashku
dhe për të mundësuar përfshirjen e anëtareve ku gjithësecili të shkruajë mendimin e tij , argumentat pro edhe kundër!

Në disa kultura nepotizmi , domethëne , mbështetja, favorizimi ose përfshirja në pushtet e të afermëve vlerësohet si detyrë morale , kurse nga kultura të tjera vlerësohet si shfaqje e korrupsionit.

Po në vendin tonë , si mendoni!Cili është qëndrimi juaj? Sepse duket sikur e denojmë, por e pamundur për tu hequr dore prej tij me vepra!
mire deri aty kur i afermi eshte ne lartesine e deryres, por te jete, fjala bie, murator edhe ta besh drejtor arsimi apo ku ta di, atehere eshte shko te vesh vetulla e nxjerr syte.
 
Top