Meritokracia, nepotizmi dhe …
Aleksander Meksi.
Ne nje shtet demokratik ne administraten shteterore ka poste qe sigurohen nepermjet vullnetit politik te zgjedhësave, apo te forumeve partiake dhe keta quhen njerez te zgjedhur politikisht dhe perbejne nje pakice te vogel ne numur, dhe ka poste te cilat sigurohen sipas aftesive profesionale, manaxheriale, pervoja etj. Keto sigurohen nepermjet rregullave mjafte te qarta e strikte qe permbahen ne akte ligjore e nenligjore, qe lidhen me sherbimin civil. Edhe ne fusha te tilla si arsimi, shendetesia duhet te kete rregulla te qarta per karrieren, transferimet ( ne sensin pozitiv ) pagen etj., dhe eshte Kodi i Punes ai qe rregullon marredheniet ne kete lëmë. Nepunesit shteterore marrin pjese ne ushtrimin e pushtetit administrativ perkundrejt pergjegjesive te posaçme ligjore dhe me detyrime ndaj vendit, pa perfillur interesat e tyre personale, sepse detyra e Qeverise dhe nepunesve te shtetit eshte te nxisin mireqenien publike. Per kete kerkohen njerez me aftesi profesionale, dije dhe pervoje. Per te siguruar dhe rregulluar te gjitha keto aspekte ka norma ligjore lidhur me etiken e nepunesit(konflikti i interesit, dhuratat, dypunesimi dhe paspunesimi e tj.) Administrata shteterore ne nje shtet demokratik ka per detyre te vere ne jete vullnetin e Qeverise ne kuadrin e pergjithshem te pergjegjesise se saj dhe gjithnje ne respekt te ligjeve dhe Kushtetutes. Per kete administrata publike kerkon nje baze ligjore te mbeshtetur ne nje sistem demokratik te qeverisjes e ne nje parlament te zgjedhur realisht nga populli me vote te lire dhe te ndershme. Eshte legjislativi qe kontrollon ekzekutivin, dhe qe kontrollon nder te tjera dhe perdorimin e administrates publike, ne radhe te pare ne dobi te nje politike te ekzekutivit, mendimi ndaj se ciles rregullohet me ligje.Nepunesi i sherbimit publik, ne nje vend demokratik eshte nje nepunes per gjithe jeten, i kufizuar nga mosha dhe aftesia per pune, si e vetmja menyre per te patur nje administrate te qendrueshme, qe bazohet ne aftesine, pervojen profesionale dhe plotesimin me perkushtim te detyrave. Duhet thenense teresia e normave ligjore qe lidhen me nepunesin civil, madje dhe per te tjeret,, duhenpare nga fillimi ne baze te pervojes perendimore, perderisa dukurit negative kane lulezuar nen hunden e shtetit dhe pse jo dhe me heshtjen e tij. Per interesa dhe perfitime te disave ne dem te shumices. Nder dukurite negative qe shoqerojne çdo qeverisje eshte dhe nepotizmi. Nepotizem do te thote te punesosh njerezit e tu, te afermit e tu, ne pune te privilegjuara relativisht fitimprurese apo me perfitime materiale e financiare te paligjshme. Ne pune te mira prane teje, qe varen prej teje, qe te punojne per ty. Dhe ne keto raste, ne kuptimin mesjetar, autoret e ketyre veprimeve per fatin e keq te tyre, mendojne se sigurojne ambient te favorshem, "klientele" apo “perkrahesa” qe do tu siguroje mbijetesen. Ata s'kane kuptuar se kemi hyre ne nje epoke te re ate te demokracise, kur eshte vota e lire e popullit ajo qe te vlereson e te siguron vazhdimesine relative, e nenvizoj relative apo te perkoheshme ne post. Ne nje shtet demokratik vendet e punes sigurohen, sic nenvizuam me larte, per nga aftesite profesionale dmth, arsimi, pergatitjet speciale, pervoja ne profesion apo dhe ajo jetesore dhe rezultatet, apo nga shkalla e pergjegjesise politike te postit dhe garancite apo besimi politik qe kandidati ofron. Te vendosesh njerezit e tu ne cilindo rast nga te dy kategorite e mesiperme ne poste te preferuara do te thote te jesh me mentalitet feudal dhe aspak demokrat, do te thote te shkelesh rregullat e shtetit ligjor dhe te demtosh ate indirekt apo direkt, te jesh i demshem per demokracine e Shqiperise. Kjo eshte dhe arsyeja qe ithtaret e ketyre metodave gjejne strehe tek bolshevizma. Lufta kunder dukurise si fenomen, dhe te dy aneve te tij eshte detyre e perhershme e shtetit ligjor. Por mbi te gjitha ajo duhet konsideruar detyre imediate per PD. Ata qe kane vepruar ne menyre te tille ( per cilen do arsye qofte) kane shperdoruar besimin e dhene dhe kane demtuar demokracine e PD-ne. Duhet luftuar ne cdo strukture te PD dhe te shtetit tone nepotizmi si dukuri dhe bartesit e ideve te tilla, justifikimi i tyre se ka kerkuar njerez te besuar, qe i njihja etj, veçse rendon bartesit e veprimeve te tilla dhe deshmon shkallen e rrezikshmerise shoqerore te tyre, qe shtetin e identifikojne me çiflikun, interesat e kombit me interesat e tyre dhe qe mendojne se do jene te perjetshem ne pushtet. Postin administrative ta jep zotesia, ndersa postin politik vota e lire. Mendoj se per kedo eshte e pamjaftueshme vota e kuneterve e baxhanakeve, vellezerve e motrave, nipave e dhenderrave e kushurinjve te tyre per te patur te drejta per te drejtuar nje institucion shteteror. Cdo padrejtesi ka nje fund. Ti jepet fund padrejtesise se individeve te veçante qe nuk jane te shumte ne numur qe te mos paguajme te gjithe bashke per te. Mendoj se grupe te vecanta duhet te ngrihen ne te gjitha strukturat e PD per ta shqyrtuar dhe menjanuar kete dukuri, rregulla duhet te vendosen per te ardhmen. Dhe rregullat duhet te jene pjese perberese e ligjeve dhe akteve nenligjore per konkurimin dhe emerimin e nepunesve, per shmangjen e konflikteve eventuale te interesave nga prania e njerezve apo me keq akoma e njerezve me lidhje fisnore apo krahinore ne organet e vecanta te shtetit ligjor. Por, edhe ne Parti duhet te kete rregulla te tilla, norma te detyrueshme, nje strukture te posaçme kontrolli ne kete drejtim Janë të shumta rastet që vërehen dhe në rradhët e demokratëve, kur me pseudokrenari shprehen tendenca supremacie për nga përkatësia krahinore e fetare, madje dhe parapëlqejnë jo vetëm miqtë e tyre të tillë, por bëjnë dhe politika pune mbi të tilla konsiderata që dhe si politika personale, janë të kritikueshme. Kjo më detyron që ta shoh të arsyeshme jo vetëm të veproj, por dhe të shprehem publikisht se demokracia dhe atdhetarizmi nuk kanë asgjë të përbashkët me krahinalizmin dhe përkatësinë fetare.Jam thellësisht i bindur se gabohet thellësisht kushdo që mundohet të përligj apo të justifikojë në veprimtarinë apo zgjedhjet e tij shtetërore apo politike marrjen parasysh të përkatësisë fetare. Ai nuk është as demokrat e as përparimtar. Është së pakut 300 vjet prapa qytetërimit të sotëm Evropian dhe me mendimet dhe veprimet e tij është kundërshtar i përparimit të Shqipërisë dhe i çështjes shqiptare. Të tillë fondamentalistë fetarë apo lokalistë do të ketë gjithnjë, siç ka dhe do të ketë dhe fondamentalistë në politikë. Ne demokratët nuk kemi asgjë të përbashkët me ta, sepse ata mendojnë dhe i bëjnë atentat barazisë së njerëzve, vlerësimit të tyre sipas meritave. Këto pseudopolitika të individëve ose dhe të grupimeve të veçanta politike ose jo politike nuk janë në shërbim të vendit tonë dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë. Ndaj tyre ne si demokratë duhet të jemi tolerant për aq kohë sa nuk shkaktojnë dasi dhe armiqësi ndërmjet vëllezërve të një gjaku. Në të kundërt, ata duhen izoluar nga lëvizja për demokraci dhe nëse janë të dëmshme për unitetin kombëtar dhe qënien e shtetit demokratik shqiptar, me ta duhet të merren organet që kanë këtë detyrë. Ne së pari jemi shqiptarë, pastaj i takojmë një besimi fetar. Kjo është arsyeja që shqiptarët janë tolerant në çështje të fesë dhe traditën shumëshekullore nuk duhet t’ia lëmë askujt të na e prishi. Pasojat do të jenë mjaft të mëdha për vetë qënien e kombit. Prandaj, kushdo që të lidh të qënit shqiptar (identitetin-termi qe perdoret sot) me përkatësinë fetare, do t’i rekomandoja të lexonte rilindasit e mëdhenj të më se një shekulli më parë. Cilido prej nesh, ne se beson, ka të drejtë të konfesojë fenë që i pëlqen, madje dhe ta ndryshojë, por në asnjë rast nuk e do Shqipërinë më shumë se të tjerët apo se për këtë rrezikon të ç’shqiptarizohet. Shqiptarët dhe pasardhësit e tyre, si kundër është në gjithë popujt, i janë nënshtruar lëvizjeve, dyndjeve e deri të shkuarit në vend të huaj. Por asnjëherë shqiptari nuk e ka konsideruar të huaj të ardhurin, madje në mjaft raste kur nuk ka ardhur si pushtues apo nuk e ka dhunuar, edhe kur i takonte tjetër gjaku. Prandaj, është antishqiptare dhe antihumane çdo dallim apo përbuzje për të ardhurit, të cilëve si gjithnjë gjatë historisë u kërkohet respektimi i rregullave dhe zakoneve të vendit, i ligjeve të pranuara nga të gjithë, i sendeve dhe njerëzve. Po kaq absurde janë dhe pretendimet për shqiptarësi më të madhe të disa krahinave e më pak të të tjerave, kur është sheshit se fjala është për tendenca mbylljeje apo hapjeje, rezultat i traditave migratore të krahinave të veçanta. Madje dhe vetë koncepti i atdhetarisë është jo i njëjtë në kohë, ndërkohë që shqiptari mbetet i tillë përherë. Një nënvizim desha të shtoja për faktin që nuk ndërron lehtë fara shqiptare. Kanë mbetur të tillë pas qindra vjetësh arbëreshët e arvanitasit në dh? të huaj e vende mbase më të qytetëruara. Mos i lejoni vehtes përbuzje për shqiptarët e tjerë e të ndryshohem nga ju duke patur bindjen se vetëm ju jeni shqiptarë të kulluar. Kam kundërshtuar çdo herë propozime me karakter tendencioz të përkatësisë fetare apo krahinore, kur kanë qënë të përsëritura. Mendoj se ka ardhur koha të punojmë duke bërë analiza që të jenë zyrat shqiptare zyra të të gjithë shqiptarëve, pa pyetur çfarë besimi i përkasin e nga e kanë prejardhjen, por a i plotësojnë kushtet për të zënë e mbajtur këtë vend dhe me kohë të vlerësojmë vetëm për nga puna dhe jo të mbajmë për nga besimi apo prejardhja. Shkelja e këtyre rregullave elementare për një vend demokratik cënon rëndë Shqipërinë. Nga dallimet apo privilegjet nuk mund të ketë përparim. Prandaj mendoj se, nëse ka tendenciozitet në raste të veçanta, ato duhet të korrigjohen për të mirën e Shqipërisë. Pavarësisht nga dialektet apo zakonet, ne merremi vesh mjaft mirë me njëri-tjetrin. Nuk ka pse sektorë të veçantë të paraqesin teprime në këtë drejtim. Kjo është dhe arsyeja për të cilën ngul këmbë në këto probleme, nga që jam i bindur se veprime të tilla përbëjnë një kontribut të domosdoshëm për demokracinë.