Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

Si jeni,
nuk jam shqipetare jam polake por studiova ne Shqiperi nje vit (ne Tirane) dhe mesova gjuhen etj etj. nuk ka rendesi
Rendesi ka qe po studioj shkencat politike (ne Poloni) ne vitin qe vjen do studioj ne Itali por pastaj kam qejf per te ardhur ne Shqiperi per te mbrojtur diplome ne universitet te tiranes (mendoj se ne fakultetin e historise) por kam problem me temen dmdh se ne poloni do mbaroj shkencat politike dhe do mbroj master por dua te mbroj edhe diplomen ne Shqiperi. Desha te shkruajta dicka per shqiperin por nuk dua te bej monografii se nuk do te jete interesant. ndoshta dicka per mardhenje midis Shqiperine dhe Greqin por aq sa e di une ka shume datyrat te tilla. apo ndoshta dicka per Kanunin (se e lexova dhe Kanunin i Dukagjinit Kanunin i Skenderbeut etj etj ) por prape ka detyrat te tilla.
dhe prandaj po drejtohem te JU te gjthve....si mendoni ju...per cfare mund te shkruaj kete diplomen??
t`ju pershendes nga Poloni ku eshte shume vape tani!
 

MLK

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

Miresevjen, je vertete polake?
Kam patur ca shoqe polake ne France qe jane ne Lodz /pf/images/graemlins/smile.gif Amatore te vodtka e te diskove /pf/images/graemlins/laugh.gif Per sa i perket tezave qe ke per te mbrojtur per shkollen paske gjetur me te komplikuarat :rolleyes: Mos ka influencur qendrimi 1 vjeçar ne Tirane qe te behesh dhe ti pak si ne qe kemi qef te komplikojme çdo gje, dhe ato qe jane me te thjeshtat :lol:
 

trama

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

Per mendimin tim nuk po komplikoj gjerat , se te gjesh nje teme qe te intereson eshte me te rendensishme , se une do bej kete detyren per vete dhe pastaj per diplomen se vete kenaqesija eshte me e rendesishme dhe nuk me intereson gjerat te thjeshta, qe mund te gjej ne cdo liber historike.
 

MLK

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

Trama ishte humor shqiptar ndaj mos i mer te gjitha ne graden e pare /pf/images/graemlins/laugh.gif pergezime per temen e suksese atehere.
 

trama

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

jo moj! tani ti e keq kuptove mos u merzit gje ti me mua...dhe flm per urime gjthashtu per ty (nese do shkruash diplomen) /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

Trama
kur ishe ne Shqiperi si e mesove shqipen? Ishe rregjistruar ne universitet apo jo? Gjate periudhes qe ke qene ketu a ke qene ne kontakt me departamentin e historise? E di qe ka shkenca politike dhe Tirane?
A ke pyetur nese mund te marresh diplome ne Shqiperi duke qene se ke studiuar vetem nje vit kendej? Shqiperia edhe pse e ka firmosur karten e Bolonjes, do ta filloje procesin vitin qe vjen. Apo Shqiperia ka marreveshje te vecante me Polonine?

Tema mbi Kanunin eshte shume larg nga ajo midis marredhenieve greko-shqiptare. Vendos cilen prej tyre do te besh, dhe pastaj mund te te ndihmoj me ngushtimin apo zgjerimin e temes, si edhe me sugjerime mbi materialet qe mund te perdoresh.
Shpresoj qe te kem udhezuar sado pak :wave:
 

MLK

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

Se pari ne shqipen e mireshkruar mua me thone zkonisht "jo more" e "jo moj" /pf/images/graemlins/wink.gif se dyti nuk ka keqkuptime po fjale te thena keq /pf/images/graemlins/wink.gif dhe se treti nuk u merzita me ty trama se skam ndonje arsye per kete /pf/images/graemlins/laugh.gif Sa per shkrimin e tezes time une per vete nuk e kam per shkencat politike por per ekonomine e tregut dhe me ne veçanti per tregun e furnizueseve te kompanive te telekomit mobil /pf/images/graemlins/wink.gif e faleminderit gjithashtu per urimet /pf/images/graemlins/laugh.gif Megjithate nese do kesh nevoje per ndihme, nepermjet forumit do te ta jap dhe une me qellim qe te ndihmoj ne menyre modeste.
 

Princesha

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

po me cudit si e paska mesu shqipen per nji vjet si me ken shqiptare :confused:

nejse urime urime /pf/images/graemlins/wink.gif
 

trama

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

MLK ---- po bej gabime se kam ca kohe qe nuk perdor shqipen pothuajse fare por me behet qejfi qe me ke korregjuar se gjthmone eshte mesime per mua /pf/images/graemlins/smile.gif

alinos----isha ne vitin akademik 2003/2004, po isha regjsttuar ne universitet ne fakultetin e historise dhe gjhesise per gjuhen dhe kisha profesoreshen shume shume te mire kisha shume fat me ate se jam veper e saj qe u marova shqipen per 6 muaj, po e di qe ka shkencat politike ne tirane se studiova andej per nje vit dmdh bera dy fakultete per nje here (se skiha mundesi tjeter se morra bursen vetem per nje vit dhe nuk desha te marr per me shume se nuk do zhvilloj duke qene ne shqiperi). po edhe tani kam kontakt me departamentin e historise atehere ata e dine per mua dhe kane rrene dakort kjo nuk eshte problem. Fatkeqesisht midis Shqiperin dhe Polonin pothuajse nuk ka asnje marreveshje dmdh eshte por njeanshme atehere qe ne poloni vine studentet shqipetare por ana shqipetare nuk garanton asgje per studentet polake (e di kete se kisha shume problem kur erdha ne shqiperi dhe asnje ndihme nga ana qeverise). Por cfare te besh, kur ke qejf te zhvillosh ne kete profesjonin (balkanologji, albanologji) /pf/images/graemlins/tongue.gif
Per temen nuk vendosa se mendova akoma per lidhje diplomatike midis Shqiperine dhe Polonine por dua te perqendroj me shume ne regjonin e balkaneve atehere nuk e di :shrug:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

epo mire. Nese te ka thene Vali se mundesh, atehere mundesh.
Sidoqofte,
nese vjen ne Shqiperi vihu ne kontakt nepermjet mesazheve dhe mund te te ndihmojme me konkretisht qofte tek Shkencat politike, qofte tek Histori. Te pakten per burime /pf/images/graemlins/smile.gif
 

trama

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

mire faleminderit shume, po ti punon ne universitet apo je student ne fakultetin e historise?
 

emiljo

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

Fillimisht postuar nga trama:
[qb] Si jeni,
nuk jam shqipetare jam polake por studiova ne Shqiperi nje vit (ne Tirane) dhe mesova gjuhen etj etj. nuk ka rendesi
Rendesi ka qe po studioj shkencat politike (ne Poloni) ne vitin qe vjen do studioj ne Itali por pastaj kam qejf per te ardhur ne Shqiperi per te mbrojtur diplome ne universitet te tiranes (mendoj se ne fakultetin e historise) por kam problem me temen dmdh se ne poloni do mbaroj shkencat politike dhe do mbroj master por dua te mbroj edhe diplomen ne Shqiperi. Desha te shkruajta dicka per shqiperin por nuk dua te bej monografii se nuk do te jete interesant. ndoshta dicka per mardhenje midis Shqiperine dhe Greqin por aq sa e di une ka shume datyrat te tilla. apo ndoshta dicka per Kanunin (se e lexova dhe Kanunin i Dukagjinit Kanunin i Skenderbeut etj etj ) por prape ka detyrat te tilla.
dhe prandaj po drejtohem te JU te gjthve....si mendoni ju...per cfare mund te shkruaj kete diplomen??
t`ju pershendes nga Poloni ku eshte shume vape tani! [/qb]
Urime per shqipen trama. Nuk kam pare ndonje te huaj te shkruaje me kaq pak gabime shqip.
Une kam njohur nje polake kur kam qene ne Shqiperi(Shkoder) e per pak kohe i kam dhene gjuhe shqipe. Ajo pas pak muajsh filloi te fliste aq mire, sa u cudita. Me siguri per aftesite e saj!
Me te vertete bravo! /pf/images/graemlins/smile.gif
Persa i perket temes, une kam studiuar ne Fakultetin Ekonomik, por keto kohet e fundit jam interesuar e kam lexuar nje liber historie per Kosoven. Kosova ka nje histori te komplikuar (ashtu sic e deshiron edhe ti temen), pak te degjuar, por mjaft te lidhur me Shqiperine, p.sh. eshte interesant roli i luajtur gjate Rilindjes nga atdhetaret kosovare, si ne Lidhjen e Prizrenit, ashtu edhe gjate pavaresise. Nuk eshte krejt e qarte, per arsye te idelogjive politike, kjo pjese e historise shqiptare...prandaj do te mund te ishte nje ide.Aty pastaj gjen shume lidhje me Kanunin e Leke Dukagjinit (sidomos pjesa e malesise se Gjakoves ne Kosove).
Gjithe te mirat e suksese!
 

trama

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

faleminderit per komplimentin /pf/images/graemlins/smile.gif
une mesova gjuhen per disa muajsh se nuk kisha mundesi tjeter.
nese flasime per Kosoven ne kete aspektin, perpara disa muajsh shkrova nje artikull per kete por fatkeqesisht eshte ne polonisht. U botua ne nje reviste shkenctare te universitetit.
Por ne Poloni njohia per SHqiperine eshte shume e dobet dhe nese e dine dicka e dine keq, se gjate 97` ka qene nje gazetare polake qe ka ndenjur ne shqiperine dhe ka bere relacjonin shume te zhgenjyer se i ka bere shqiperine si poligon luftarak.


Prape lidhur me temen nuk dua te shkruaj vetem per Kosoven se eshte tema pak e ngusht, por faleminderit shume per vullnetin e ndihmese!
 

FUNLOVINCRIMINAL

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

Fillimisht postuar nga trama:
[qb] faleminderit per komplimentin /pf/images/graemlins/smile.gif
une mesova gjuhen per disa muajsh se nuk kisha mundesi tjeter.
nese flasime per Kosoven ne kete aspektin, perpara disa muajsh shkrova nje artikull per kete por fatkeqesisht eshte ne polonisht. U botua ne nje reviste shkenctare te universitetit.
Por ne Poloni njohia per SHqiperine eshte shume e dobet dhe nese e dine dicka e dine keq, se gjate 97` ka qene nje gazetare polake qe ka ndenjur ne shqiperine dhe ka bere relacjonin shume te zhgenjyer se i ka bere shqiperine si poligon luftarak. hajde **KOHAMCE** hajde..... :eek:


Prape lidhur me temen nuk dua te shkruaj vetem per Kosoven se eshte tema pak e ngusht, por faleminderit shume per vullnetin e ndihmese! [/qb]
 

kameleoni

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

Trama konktakto me mua per materiale shkencore qe i parkasin autoktonise se shqiptareve ne Kosove dhe Rrafshin e Dukagjinit (dmth plave guci dhe mali i zi juglindor).Jane studime nga akademia e shkencave se shqiperise.i kam ne shqip.
 

trama

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

ok
cfare mendoni ju per temen e lidhur me diplomacine dmdh Mardhenje diplomatike midis Shqiperine dhe Polonine - se e di qe midis vendet tona ka shume mardhenje ka qene dhe pata qene heh ka materialet per kete ne Vatikan se me perpara kontaktoheshime nepermjet e vatikanit por mendoj se do kem shume probleme per te gjetur kete materialet etj ose ndoshta do marr materialet nga ministri punes se jashtme nga dy ana por nuk do te jete te mjaftueshem hmmm
Tani ne poloni ambasada shqipetare bashke me shoqaten e miqesise polako-shqipetare do organizon piknik per ata te gjthe qe kane te bej me shqiperin (keto aktivitet eshte cdo vit) por nuk me pelqen aq shume se studentet shqipetare vine dhe rrine vetem bashke kurse te tjeret jane pak si moshuarit dhe ne te vertet nuk kane shume njohuri per shqiperine vetem vine atje per te ngrene dhe per te pire ....shpresoj qe kete vit do te jete ndryshe :wave:
 

psejo

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

Cześć
Nqs eshte ashtu sic thua edhe un si te tjeret te peruroj per nismen. Po prap ajo ndjenja shqiptare (qe kushedi e ke njohur) me ben te mendoj 2 here. Shqipja ne nje vit eshte si te mesoj nje shqiptar kinezce per nje vit. Duke pas njohuri me 3 gjuhe te tejra them qe shqiptaret e mesojne lehte italishten se kemi shume fjale latine po ashtu greqishten si "fqinje te mire". me struktura dhe shprehje te ngjashme. po prap shqipja nuk ka te boje me ato. ti e ke mesuar per nje vit shqipen qe per mua eshte nder gjuhet me te veshtira per vete vjetersine dhe format e parregullta qe ti i perdor perbukuri. Kom njoft dhe te tjeter qe mesojne shqip. po deri tashi nuk kam degjuar asnje fjali te rregullt.
Me fal nqs e kam gabim. nqs eshte e kunderta do te sygjeroja pikerisht gjuhen shqipe. pyet te vjetrit e forumit se kane dhe materiale interesante.
Powodzenia!
 

ngerti

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

trama me pelqeu shume qe je e interesuar per marredheniet e shqiperise me vendet fqinje ne te kaluaren por a nuk do ishte me mire per temen e diplomes tende se si jane marredheniet e sotme midis shqiperise dhe vendeve te tjera fqinje sic mund te jete shteti grek. mund te thuash se sa marredhenie te mire ne kemi me kete vend qe me nje zhargon te shqipes mund te themi se nuk na ka lene gje pa bere dhe mund dhe te thuash se sa mire vazhdon ti mbaje lidhjet shteti jone!! ka plot raste qe te shumta kane qene reagimet nga ana e pales greke dhe te pakta kane qene reagimet nga ana jone.??? pse??? apo se shteti grek vazhdon te kete nje dokument ku tregohet se ky shtet kaq dashamires me ne vazhdon te kete nje ligj lufte.persa i perket camerise>>>> Ceshtja Came lindi me vendimin e Konferences se Londres me 1913 e cila shkeputi treven shqiptare te Camerine dhe ia aneksoi ate Greqise.
Shteti grek qe ne fillim ndoqi nje politike sistematike per c`kombetarizimin treves se Camerise.
Ajo ndoqi politiken e asimilimit per camet orthodoks dhe politiken e pastrimit etnik per popullsine shqiptare muslimane te Camerise.
Per realizimin e kesaj politike u perdoren te gjitha mjetet dhe menyrat si: tatimet e renda, grabitjet e tokes, ndalimi i dhunshem i arsimimit gjuhen shqipe, vrasjet, burgimet deri ne masakren e pergjakshme c`njerezore te debimit me dhune te popullsise muslimane came nga trojet etnike ne vitin 1944-1945.

Ne vitin 1913 bandat e Deli Janaqit te organizuara dhe te perkrahura nga qeveria greke masakruan dhe vrane te Prroi i Selanit ne Paramithi 72 burra nga kreret e kesaj krahine.
Ky ka qene fillimi i shfarosjes se shqiptareve musliman te Camerise.
Ne perfundim te Luftes te Pare Boterore ne vitin 1918 u aplikua vetem ne krahinen e Camerise ligji i ashtuquajtur Reforme Agrare i cili u mori shqiptareve musliman te Camerise me mijera hektar toke bujqesore, kullota , mijera rrenje ullinj , siperfaqe te medha me agrume dhe vreshta, te cilat padrejtesisht u bene prone e grekeve .
U vendosen sanksione ekonomike shume te renda per te realizuar braktisjen e popullesise shqiptare muslimane te Camerise nga trojet e saj etnike duke imponuar me force dhe dhune c`njerezore emigrimin e jashte vullnetshem te kesaj popullsie ne Turqi , Shqiperi , Amerike etj.
Ne vitet 1914-1921 nen pretekstin e carmatimit te popullsise shqiptare te Camerise , nga qeveritaret grek u kryen ndjekje, persekutime, tortura dhe grabitje ndaj kesaj popullsie.
Ne 30 Janar te vitit 1923 u nenshkrua ne Lozan konventa Turko -Greke mbi shkembimin e popullsise , e cila perjashtonte c`do shkembim te popullsise shqiptare te Camerise dhe ndryshe nga konventa, qeveria greke deboi ne Turqi rreth 20.000 came musliman, duke i cilesuar si turq , ne kembim te grekeve te ardhur nga Azia e Vogel.
Ne fjalimin qe kryeministri grek Pangallos mbajti ne Lidhjen e Kombeve ne Gjeneve me 8 Mars te vitit 1926 midis te tjerave tha :``Republika Greke njeh minoritetin shqiptar qe jeton ne territorin e saj dhe nuk i konsideron me shqipetaret si Turq ``.
Teza qe eshte mbrojtur deri me sot nga ne se orthodokset shqiptare jane greke eshte e gabuar dhe e shkelmuar nga te gjithe .( ``The Times `` 09/03/1926 )
Kryeministri grek Pangallos arriti deri aty sa shperndan edhe te gjitha organizatat ``Vorio-Epiriote``qe vepronin ne Greqi.
Ne kete kohe behet hapja e shkollave shqipe ne Cameri pas presionit te ushtruar nga Ahmet Zogu, fillimisht kryeminister dhe me pas Mbret i Shqipetareve.
Ne vitin 1926 u be marreveshja midis Shqiperise dhe Greqise ku u mundesua hapja e shkollave per pakicat ne te dy anet e kufirit .
Mirepo shkelja e njeaneshme e kesaj marreveshje nga Greqia beri qe edhe Shqiperia ti mbylle per reciprocitet shkollat greke ne Shqiperi ne vitin 1927.
Veprimi i Kryeministrit grek Pangallos qe njohu qenien e pakices shqiptare ne Greqi, ngeli nje rast i vecante ne politiken greke .
Ne gusht te vitit 1936 Joan Metaksai vendosi diktaturen fashiste ne Greqi .
Greqia u be nje nder shtetet e para ne Ballkan ku triumfoi fashizmi .
Viktima e pare e fashizmit ne Greqi ishte popullata shqiptare came e besimit musliman. Fashistet Greke filluan goditjet sistematike per persekutimin e realizimin e detyrave te programuara per largimin dhe zhdukjen e cameve ne nje kohe sa me te pershtatshme per ta.
Qeveria e Metaksait ndaloi me force perdorimin e e gjuhes shqipe , perdori te gjitha mjetet dhe format qe te percante popullsine came duke u perpjekur te kunder veje te krishteret ndaj muslimaneve , duke shfrytezuar faktin qe popullesia e kesaj treve ishte lene qellimisht e pa arsimuar.
Kjo beri qe ndaj popullates muslimane shqiptare te Camerise te kryhen veprime te papara te dhunes dhe grabitje teresore te pasurive te cameve.
Shkrimtari grek I.Sarras ne vepren e tij e pasqyron situaten ne kete moment me keto fjale:`` .....te krishteret ishin versulur mbi fshatrat muslimane dhe grabisnin c`fare u dilte perpara ne shtepi dhe ne pronat e muslimaneve``
Ne kete kohe ligjin e benin kriminelet , kusaret , banditet qe ushtruan nje vale egersie te pashembullt duke mos u mjaftuar vetem me grabitjet dhe vjedhjet e gjithe pasurive te cameve , por ajo qe ishte me e renda dhe me mizorja njerezore masakruan dhe perdhunuan gra, vajza, pleq dhe
-1-

femije te pambrojtur duke bere hasha ,shkelur besen , miqesine , buken , kohen e bashkejeteses teper normale te dy komuniteteve fetare.
Keto nuk ndodhen rastesisht nga disa mendje te krisura. Veprimet c`njerezore dhe plackitjet beheshin ne mes te dites perpara syve te institucioneve dhe personaliteteve vendore ,por ishin te inskenuara dhe te ideuara prej tyre dhe ne pranine e tyre perdhunoheshin dhe thereshin grate , dhe vajzat came.

Qeveria fashiste e Metaksait per te zhdukur c`do gje qe evidenton identitetin shqipetar te treves se Camerise ndryshoi emrat shqipetar te fshatrave si : Spatar , Galbaqi , Picari ,Varfanji , Arpica , me emrat grek respektivisht: Trikoforo , Ella , Aetos , Parapotamos , Perdhika, duke bere njekohesisht dhe kolonizimine tyre me greke te ardhur nga pjeset malore te rrethinave te Janines me vlleh etj duke punuar per te ndryshuar perberjen demografike te popullsise.
Qeveria fashiste e Metaksait dy muaj perpara luftes Italo -Greke beri nje akt ndofta pa precedent ne historine boterore.
Te gjithe meshkujt nga 15-70 vjec , mbi 5000 burra u burgosen dhe u derguan ne internim ne ishujt e larget te Egjeut.
Vendimi u mor ne Gumenice nga Dhespoti i Janines Spiridoni ,
Zv. Prefekti i Gumenices Jorgo Vasiloko, Komandanti i korofillaqise dhe perfaqesuesi i grekeve me banim ne Cameri.
Nga keta u masakruan 350 veta.

Nga torturat dhe uria ne internim vdiqen 400 veta.
``Ne kete menyre shkruan shkrimtari grek I.
Sarras qeveria e vendosi elementin shqipetar musliman haptazi ne kampin e armikut duke e paragjykuar popullesine came.``
Rekrutet cam, si shtetas Grek te mobilizuar ne vitin 1939 dhe 1940, qe ne ate kohe ndodheshin ne sherbim ushtarak me urdher te Korparmates se Janines , u vune te thyejne gure dhe te mirembajne rruge ne formen e punes se detyrueshme.

Ne takimin qe pati Komandanti i Divizionit VIII te Epirit, gjenerali Kacimitro me 2000 djem cam, u kerkonte mendim per rrezikun qe i kanosej vendit nga Italia Fashiste. Camerit u treguan te gatshem per te luftuar armikun e perbashket , por per cudi ne vend te armeve u dhane kazma dhe lopata per te punuar ne prapavije per ndertim rrugesh.
Ky ishte nje qendrim mosbesimi i qeveritareve grek ndaj cameve dhe njekohesisht fyerje dhe poshterim per ta, duke i trajtuar jo si bashkeluftetar por si rober lufte.
Ne veren e vitit 1941 camet u kthyen nga internimi.
Shume prej tyre gjeten grate dhe vajzat te perdhunuara nga greket, gjeten shtepite te shkaterruara dhe te plackitura , me nje fjale gjeten muret e shtepive.
Situata ishte shume e renduar, jashtezakonisht e renduar.
Dhimbja dhe tronditja shpirterore e mendore ishte teper e madhe, e papershkrueshme, teper tronditese dhe veshtiresite ishin shume te medha per nje rikuperim mendor,moral dhe material.
Me gjithe kete traume te rende dhe te papare qe pesuan camet, per cudine e te gjitheve dhe ne vecanti te autoreve dhe aktoreve te kesaj tragjedie duke shprehur mencurine e maturine dhe duke vleresuar me ndjenja te larta njerezore, camet musliman karshi grekeve, qe ne kete kohe ishin te pambrojtur nuk u hakmoren.

``Muslimanet me llogjike dhe mencuri nuk iu drejtuan kurre merise dhe hakmarrjes ndaj te krishtereve te pafuqishem,perkundrazi, fshataret musliman te fshatit Varfanj dhe Salice shkuan ne fshatin Kastrize te Gumenices per tu kerkuar te krishtereve ne menyre paqesore gjene dhe plackat qe u kishin grabitur te krishteret.``(Historian Grek N. Zhongo,Anglikos.....qe ethniqi antistasi, 1940-1945, Vell.I.)

Popullata muslimane e Camerise e ruajti traditen e lashte me besnikeri duke mos bere hasha buken qe kishin ngrene te njeri -tjetri me te krishteret.

Ne Maj te vitit 1943 paria e krishtere e fshatit Kastrize, duke u nisur nga fakti qe individ te vecante musliman sulmuan ne shenje hakmarrje ndaj te krishtereve qe kishin bere gjemen ne fshatrat musliman, kerkuan ndihmen e parise se fshatrave musliman te Varfanjit, Salices,Grikohorit,Graves etj.per te perballuar rrezikun qe e kercenonte fshatin dhe fshataret e krishtere.
Ne pergjigje te kerkeses se Kastrizes u gjenden prane paria e fshatrave muslimane qe permendem me siper me ne krye (Mulla Adilin) hoxhen e fshatit te Varfanjit.(I.Sarros "Historia tis periokis Ingoumenitis 1900-1950,Athine,1985,faq.648).

Te krishteret e Kastrizes gjeten tek muslimanet e fshatrave qe permendem me siper dhe kudo ne Cameri mbrojtjen, besen dhe mikpritjen bujare.
Camet u ngriten mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhen rrugen e bashkepunimit dhe te bashkejeteses per te perballuar bashkarisht gjendjen e renduar te krijuar nga pushtuesit e rinj Gjerman.
Ne situaten e renduar nga pushtimi fashist i vendit, per administrimin e vendit dhe per te parandaluar mosmarreveshjet dhe per te siguruar bashkepunimin dhe bashkejetesen e dy komuniteteve muslimane dhe te krishtere,u organizuan dy mbledhje te gjera ne Koske dhe ne Spatar nga njerez me me ndikim ne krahine(nga paria e Camerise) si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Jasin Sadiku dhe shume te tjere.
Ata punuan me perkushtim per te krijuar mirekuptim midis dy komuniteteve, greke dhe shqiptare per te treguar maturi dhe permbajtje, per t’u distancuar nga rruget qe sillnin krim dhe kaos.
-2-

Shqipetaret myslimane te Camerise nuk mund te akuzohen si vrases, grabites dhe kriminele.
Greket qe kane bashkejetuar me shqipetaret myslimane te Camerise nuk bejne dhe nuk pranojne akuza te tilla dhe kete e pasqyron me se miri historiani grek Zhongo i cili ne nje nga veprat e tij deklaron :"Sikur shqiptaret e Camerise te ishin vrases dhe kriminele do te ishin zhdukur te gjithe fshatrat te krishtere te Camerise qe ishin rreth fshatrave myslimane (Zhongo,Anglikos qe ethniqiantistosi... vell I-fq.146)
Pavaresisht se popullsia shqipetare myslimane came gjate rregjimit te Metaksait kishte trajtim diskriminues dhe kishte vuajtur shume, dhe me gjithe perpjekjet e pushtuesit per t`i terhequr shqiptaret myslimane cam ne anen e tij ,ata jo vetem qe nuk mbeshteten pushtuesin fashist, por u inkuadruan ne formacionet qe luftuan fashizmin.

Keshtu ne mars te vitit 1943 u krijua ceta e pare mikse.
Biografet e Zerves si Mihal Miridhaqi nuk e mohojne kontributin dhe pjesemarrjen e cameve mysliman ne rradhet e rezistences antifashiste greke ne formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it qe jep te dhena se Camet nxorren mbi 1000 luftetare.
Ne Shkurt te vitit 1943 u krijua ceta "Cameria" dhe pak me vone Batalioni "Cameria"
I cili zhvilloi ne shtator te vitit 1943 betejen e famshme te Konispolit kunder Gjermaneve.
Ne Mars te vitit 1943 u krijua formacioni i pare miks Shqipetaro -Grek.
Ai luftoi me trimeri kunder Gjermaneve dhe zervisteve ne Mallun , ne Revani , ne Theojefira , ne Pleshavice , ne malin Kacidhjare e gjetke.
Ne pranvere te vitit 1944 ne Qeramice u formua Batalioni IV "Ali Demi" me me shume se 500 djem cam.
Ky batalion hyri ne perberje e regjimentit XV te Ushtrise Nacionale Greke (EAM).
Misioni britanik qe kreu hetime ne Cameri nuk e ka mohuar pjesemarrjen e cameve ne rradhet e EAM-it.
Popullsia came gjendej perball veprimtarise se ethshme anti-shqiptare EDES-it te Zerves.
Zerva u perpoq te perdorte popullsine came si force kunder ELLAS-it.
Kjo manover djallezore synonte se pari ta fuste popullsine shqiptare te Camerise ne kurthin e luftes midis forcave politike ne Greqi, se majtes ekstreme dhe se djathtes ekstreme me synimin qe cilido te ishte rezultati i konfrontimit politik ne Greqi, te krijohej preteksti dhe konjuktura e pershtatshme politike per shfarosjen dhe debimin e popullsise shqiptare myslimane te Camerise nga trojet e saj etnike.
Se dyti : te shtonte forcat per te goditur EAM-in kundershtar , pra te perdorte popullsine shqipetare te camerise si mish per top.
Ata menduan te shfrytezonin kete moment , qe sipas tyre ishte me i pershtatshmi per spastrimin etnik perfundimtar te Camerise.
Popullesia shqiptare musliman e Camerise nuk pranoi te futet ne lufte midis forcave rivale ne greqi dhe si ndeshkim Napolon Zerva , gjenerali famekeq filloi ndaj popullates shqipetare muslimane te camerise sulmin e pergjithshem te 8 Korrikut 1944 , por perpara kesaj ne 27 Qershor 1944 u be masakra e madhe e papare dhe e padegjuar ndonjehere ne Paramithi duke realizuae spastrimin e plote etnik te camerise , duke debuar ne menyren me cnjerezore , masakruar gra , femije , pleq ,burra te paarmatosur , duke shkaterruar shtepi ,fshatra dhe qytete te tera , bagetine gjene e gjalle , prodhimet bujqesore dhe blegtorale me nje dem te perllogaritur deri ne 2.5 miliard U.S dollar, duke realizuar debimin nga trojet e veta etnike me dhune dhe masakra cnjerezore te 30000 shqipetareve te besimit musliman te camerise ne Shqiperi.
Masakrat dhe debimin e dhunshem te popullsise shqipetare muslimane te camerise eshte mese e dokumentuar dhe e provuar qe e berigjenerali fame keq Napolon Zerva duke zbatuar detyrat e programuara nga qeveria Greke.
Te gjitha qeverite greke , diplomacia greke dje dhe sot , edhe qeveria e Pasok-ut e kryeministrit Simitis kane mbrojtur dhe mbrojne tezen absurde se popullsia came (ne bllok) ishte bashkepunetor i nazisteve dhe fashisteve dhe u larguan me ta ne shqiperi ne fundin e Luftes se II Boterore.
Dokumentat dhe faktet provojne plotesisht dhe ne menyre te pakontestueshme se bashkepunetore te nazisteve kane qene elemente dhe ushtarake greke te rangjve te ndryeshme duke filluar nga ato me te ulta deri ne ato me te larta (gjeneral).
Kane qene ata greke qe krijuan batalionet e sigurimit dhe moren pjese se bashku me trupat naziste kunder rezistences anti-fashiste ne Kallartra, Distono, Feres te Greqise qe komandoheshin nga gjeneralet kuisling Bakos, Kacimitros, Llogothetopolos, Erali etj duke masakruar popullsine e pafajshme helene te atyre zonave.
Dokumentat provojne bashkepunimin e Napolon Zerves me gjermanet dhe ketu mbetet absurd pretendimi se nje aleat i gjermaneve ka debuar nga trojet etnike nje popullsi te tere pse ishte bashkepuntor me aleatin e tij.
Bashkepunimi i Zerves me gjermanet eshte i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi i kohes grek si dhe ai i pas luftes, i cili ka dhene dhjetra deshmi ne kete drejtim.
Nga arshivat sekrete te Vermahtit gjerman per Greqine zbulohet nje marreveshje bashkepunimi midis Zerves dhe pushtuesve gjermane qe te godiste grekerit e tjere. Autori qe ka publikuar kete marreveshje shprehet se :"ekziston ne thellesi nje miqesi me ujkun".
Zerva i parashtroi Komandes se Korparmates XXII malore gjermane propozimin per bashkepunim ne luften kunder ELAS-it.
Propozimi i Zerves iu parashtrua dhe te Plotefuqishmeve te Posacem te Rajhut per Europen Jug-lindore, ministrit Nojbaher.
-3-


Ne vitin 1947 Departamenti i Shtetit Amerikan shfaqi hapur pakenaqsine e tij ndaj kanditatures se Zerves per Minister te Puneve Publike , duke e akuzuar ate hapur si bashkepunetor te gjermaneve .
Ky qendrim parimor I Departamentit te shtetit ishte aq i vendosur saqe ai shkonte deri atje sa te kercenonte udheheqesit greke se ne rast te kundert do te terhiqte misionin ushtarak.
Ambasadori amerikan ne Athine MaCveagh i deklaroi hapur N.Zerves sesi shtypi dhe politika ne SH.B.A ne shumice ka opinion se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste te cilat jane ne kundershtim me idealet e demokracise tone.
Keshtu atij iu be e qarte se nuk merte besimin si antar i ndonje qeverie qe propozohej te bashkepunohej ngushte me SH.B.A .
Ekzistonte nje opinion i forte publik kunder Zerves jo vetem ne SH:B.A, por edhe ne vendet e tjera si Franca dhe Anglia te cilat ishin mike te Greqise dhe se ai e ndiente se per kete arsye n.q.s Zerva do te behej Minister i Puneve Publike kjo do te ishte nje fatkeqesi e madhe per Greqine dhe mund te permbyste punen qe po ben misioni amerikan per te "Bashkepunimi i Zerves me gjermanet ishte deshmuar edhe ne Senatin amerikan nga oficeri i ushtrise amerikane me origjine greke Kouvaras ne 31 Mars 1947, duke e cilesuar ate si nje kolaboracionist i tipit te Mihalovicit te Jugosllavise , Kouvaras i paraqiti Senatit nje deklarate shume kompromentuese e cila provonte mareveshjen qe ekzistonte midis forcave te armatosura gjermane ne Epir dhe EDES-it te Zerves.

Ky document ishte nje memorandum i Shtabit te pergjithshem te Korpusit te XXII te Ushtrise gjermane.
Tezen greke e hedhin poshte edhe dokumenta diplomatike angleze te kohes, te cilat nuk mund te dyshohen per ndonje tendece anti-greke por perkundrazi per tolerace ndaj aleateve te tyre dhe ne radhe te pare ndaj forcave te se djathtes te cilat ishin pike mbeshtetese e tyre.
Genocidin zervist per spastrimin etnik ne Cameri e konfirmonte edhe koloneli Monague , ish Kryetar I misionit anglez ne Greqi i cili thote se:"Zerva i ndoqi camet nga shtepite e tyre ne 1944.
Debimi u be me gjakderdhje te medha.
Qellimi ishte debimi I popullsise se padeshirueshme shqiptare nga vendi i vete" .

Mesiper evidentuam disa nga provat e shumta dokumentare te kohes dhe pas luftes se II Boterore qe jane te arshivuara ne Athine , Gjermani, Angli, France, Sh.B.A. materiale burimore te pergatitura nga historianem, ushtarake, politikane, shkrimtare dhe gazetare greke, ushtarake madhore te shtabeve te nazisteve gjermane dhe te forcave aleate te Sh.B.A , Angli , france , ambasadore dhe kryetare te misioneve ushtarake te tyre qe hedhin poshte tezen absurde greke se popullsia came (ne bllok) ishte bashkepunetor i nazisteve dhe fashisteve dhe u larguan me ta ne shqiperi ne fundin e Luftes se II-te Boterore.

Camet nuk u larguan me deshiren e tyre nga Cameria dhe bashkerisht me gjermanet sic pretendojne greket me tezen e tyre absurde , por Camet u debuan me dhune te pergjakshme , gje qe konfirmohet me se miri nga dokumentacionet e mesiperme dhe ne menyre te vecante nga konfirmimi qe i beri koloneli Monague ish kryetari i i misionit Anglez ne Greqi sic eshte dhene me siper.
Te gjitha keto veprime persekutimi te bera nga qeverite greke ne intervalin kohor 1912 -1941 ndaj popullesise shqipetare muslimane te camerise , ne nje kohe qe Greqia nuk ka qene ne lufte dhe nuk eshte pushtuar nga ndonje ushtri e huaj fashiste , megjithate camet jane persekutuar ne menyre sistematike.

Pra persekutimi i cameve nuk filloi dhe nuk ka lidhje me pushtimin e Greqise nga nazistat dhe fashistat gjerman dhe italian, por ata jane persekutuar duke filluar qe nga viti 1913 kohe ne te cilen Cameria iu aneksua Greqise ne baze te vendimit te Konferences te Londres.
Te gjitha keto jane bere dhe behen per realizimin e programit shovinist me emrin "Megalidea".
Kjo ka qene dhe mbetet platforma e qeverive shoviniste greke.
Ne 10 Nentor te vitit 1940 u miratua nga Parlamenti Grek ligji Nr.2636/1940 ose ndryshe "Ligji i Luftes" ndermjet Greqise dhe Shqiperise.
Ne 10 Shkurt 1947 Greqia nenshkroi Traktatin e Paqes me Italine.
Ne kete traktat , Italia angazhohej te respektonte pavarsine dhe sovranitetin e shtetit shqiptar si dhe te shpallte te pavlefshme te gjitha aktet e marrveshjet e rregulluara midis Italise dhe autoriteteve te saj te vendosura ne Shqiperi gjate viteve 1939-1943. ne 7 Qershor dhe 9 Korrik 1947 ne vijim te dekretit 2634/1940 kane dale dy dispozita Nr.14882/3574 "Mbi perjashtimin e zbatimit te dispozitave te ligjit 2636/1940 mbisekuestrimin konservativ persa u perket atyre qe kane kombesi greke dhe shtetesi shqiptare"

. Nga keto dispozita perfitojne nje numer i paperfillshem personashme origjine greke dhe shtetesi shqiptare si dhe ata me besim ortodoks qe nga grekerit konsiderohen me origjine greke kurse popullsia shqiptare e besimit mysliman te Camerise me kombesi shqiptare dhe shtetesi greke perjashtohet nga efekti veprues i ketyre dispozitave, pra nuk u njihet e drejta per pronat.
Ne vitin 1948 eshte miratuar dekret-ligji nr.1138 i cili ka ndryshuar nenin 21 pika 2 te ligjit 2636/1940.
Ne kete dekret ligji vendoset: "Marrja fund e ketij ligji behet me vendim te perbashket te kryetarit te qeverise, si dhe ministrave te jashtem, te financave dhe te drejtesise"
. Ne vitin 1965 eshte dekretuar ligji nr.4506/1965 i cili shprehet..."mbi ndalimin pa leje speciale te kryerjes se veprimeve juridike qe kane te bejne me pasurite ne Greqi te atyre personave me origjine greke me banim ne Shqiperi"
. Ne 6 Maj 1971 u vendosen mardheniet diplomatike ne nivele ambasadoresh.
-4-


Megjithate ligji i luftes midis Shqiperise dhe Greqise nuk u hoq por mbeti ne fuqi. Ne viti 1987 qeveria e
Papandreut e heq ligjin e luftes. Qeveria e Papandreut ka mashtruar duke e quajtur te hequr ligjin e luftes edhe pasi parlamenti dhe presidenti grek nuk kane bere abrogimin e tij.
Ne kete kohe Papandreu shprehet :"Eshte e papranueshme se abrogimi i gjendjes se luftes do te kete pasoja vepruese per camet myslimane dhe per te gjithe ata qe synojne rivendosje te mundeshme ne Greqi.
Qeveria jone nuk ka aspak predispozicion te beje terheqjen me te vogel per kete ceshtje".
Papandreu jo vetem mashtron per heqjen e ligjit te luftes por ajo qe eshte me kryesorja pronon kurthin grek pra dhe me abrogimin e ligjit te luftes Greqia zyrtarisht pengon dhe do te pengoje kthimin e te drejtave legjitime, kthimin e cameve ne trojet e tyre etnike, kthimin e pronave dhe te demshperblimeve perkatese te shqiptareve. Ne mars te vitit 1996 ndermjet 2 vendeve nenshkruhet Traktati i mirekuptimit, i fqinjsise se mire, bashkepunimit dhe sigurise.

Ne nenin 15 te tij thuhet : "secila nga palet kontraktuese duhet te perballoje mundesine brenda kuadrit ligjor te heqjes se pengesave per gezimin e pasurive te shtetasve te njeres pale ne teritorin e pales tjeter"
. Ne nje kohe qe ndermjet Shqiperise dhe Greqise eshte ne fuqi ligji i luftes nr.2636/1940 eshte absurditet berja e nje traktati te tille.
Detyrimisht duhet te abrogohet ligji i luftes pastaj te mendohet dhe te punohet per te bere traktatin.
Ne kete traktat nuk trajtohet problemi kombetar ne pergjithesi dhe ne vecanti zgjidhja e ceshtjes came si pjese perberese e kombit shqiptar.
Ne e denoncojme kete traktat si nje traktat jo kombetar , jo real qe nuk i pergjigjet zgjidhjes se ceshtjes came, kthimit te cameve ne trojet e veta etnike ne Cameri, kthimin e pronave, kthimin e rentes per shfrytezimin 58 vjecar te pasurive te popullsise shqiptare myslimane te Camerise nga qeveria greke, per njohjen dhe denimin e genocidit grek te ushtruar ndaj kesaj popullsie.
Neni 15 i ketij traktati qe ne formulim eshte praktikisht i pazbatueshem, me terminologji te tilla..." duhet te perballoje mundesine brenda kuadrit ligjor te heqjes se pengesave" ...
Z.President, Z.Parlamentar dhe qeveritar nuk e dini ju qe eshte ne fuqi ligji i luftes nr.2636/1940?
Nuk e dini ju qe ligji i luftes perjashton cdo mundesi reale per zgjidhjen e ceshtjes kombetare , ceshtjes came dhe problemin e kthimit te te pronave te shqiptareve qe kane 58 vjet qe shfrytezohen nga Greqia?
Me siguri e dini shume mire qe ligji luftes nuk eshte hequr, i dini shume mire pasojat e qenies te ketij ligji, e dini shume mire qe pa heqjen e ketij ligji teluftes nuk mund te kete Traktat Miqesie dhe bashkepunimi Shqiptaro-Grek, nuk mund te kete mardhenie bilaterale " te shkelqyera" nuk mund te flitet per mardhenie te mira dhe reciprokisht te respektuara nga te dy palet, por mund te thuhet se te gjitha keto behen nen diktatin e qeverise greke.
Ne vitin 1998 Greqia botoi ligjin mbi rregjistrimin e pasurive te patundshme sipas te cilit deri ne date 15 Tetor 1999duhej bere rregjistrimi i te gjitha pasurive te paluajtshme.
Ato prona qe nuk do te regjistrohen brenda ketij afati do te konsiderohen prona publike dhe pronaret pretendues duhet qe brenda 5 vjetesh tu drejtohen gjykatave per t’u njohur e drejta e pronave.
Viti 2003 eshte viti i skadimit te tij.
Perzgjedhjen e regjistrimit te pasurive te patundshme prone e shqipetareve ne greqi qeveria shqipetare,ministria e puneve te jashtme, ambasada shqipetare ne Athine nuk kane marre asnje veprim konkret (te pakten deri tani nuk eshte dhene asnje informacion )afatet po kalojne dhe perseri nuk ka veprime konkrete per zgjidhjen e ketij problemi .
Qeveria shqipetare e ka per detyre te merret seriozisht dhe me pergjegjesi per zgjidhjen e problemit te rregjistrimit te pronave te pronareve shqipetare ne greqine nje kohe sa me te shpejte pasi eshte shume e vonuar.
Ambasada shqipetare ne Athine me 28 Qershor te vitit 1999 merr nje prononcim zyrtar lidhur me nje kerkese nr.(237/269) drejtuar Ministrise se jashtme te Greqise per Ligjin e Luftes .
Kjo ministri njoftonte se "ligjet greke nr.2636/1940 dhe 4506/1965 jane ende ne fuqi." Pra Shqiperia mbetet vend armik
. Megjithese ka kaluar nje kohe shume e gjate qe nga viti 1940 deri me sot ne 2003 greqia vazhdon te mbaje Ligjin e Luftes nr. 2636/1940 te mbaje te njejtin qendrim ku asnje shtetas shqipetar me kombesi shqipetare , ne vecanti cam nuk mund te marre pronat e tij ne greqi edhe tani prej 63 vjetesh te miratimit te ligjit te luftes.
Qeverise greke i duhet mbajtja e ligjit te luftes 2639/1940 per te justifikuar per te mos njohur ceshtjen came , per te mos u kthyer pronat shqipetareve muslimane te camerise dhe shqipetareve qe kane prona ne Greqi, per mos riatdhesimin e cameve ne trojet e veta etnike, per te mbuluar dhe harruar genocidin ndaj cameve.
Me 10 Janar te vitit 2002 Kryetari i Keshillit Kombetar Shqipetaro " Amerikan Ricard Lukaj , bankieri i ri shqipetar me origjine nga Muriqani i Shkodres , i kishte derguar Presidentit Bush nje leter per te terhequr vemendjen mbi faktin paradoksal te mbajtjes ne fuqi nga Greqia te ligjit mbi gjendjen e luftes midis Greqise dhe Shqiperise edhe 57 vjet pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore.
Ne kete leter behej edhe per mosnjohjen nga Greqia te minoriteteve etnike qe jetojne ne teritorin e saj , per terrorizmin ne Greqi etj. dhe ana shqipetare vazhdon te luaje rolin e nje stjuardese te rendomte.me mire sikur te trajtosh kete teme.te premtoj se do te ndihmoj:) dobranoc
 

kameleoni

Primus registratum
Re: Diplome per Shqiprine nga nje e huaj

A do i marrim apo jo tokat e Camerise /pf/images/graemlins/laugh.gif ?Kete dua te di une /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top