Re: Digitalb e SAT+ ne nje?!
Shpetoni ushtarin SAT + !
E Diele, 17 Shtator 2006
Zoterinj Gjykates! STOP neperkembjes se ligjeve!
Gjithkush ka ndjekur, nga afer apo nga larg, odisene e pabesueshme te investitoreve shqiptare (TVA dhe Marsel SKENDO) dhe te huaj (une vete) te cilet, ndonese pronare me 63.33% te platformes SAT+, gjenden te zhveshur nga te gjitha te drejtat qysh kur me Vendim te shumices se tyre, shkarkuan Aleksander Frangajn nga funksionet e tij si i punesuar me rroge ne postin e Drejtorit te SAT+ me 19 korrik 2006.
Qe nga kjo date, duke dhunuar te gjitha ligjet dhe rregullat, Zoti Frangaj drejton ne fakt SAT+ me force, duke u ndaluar (ne menyre ilegale me Policine private Pelikan) anetareve te Keshillit Mbikqyres, te hyjne ne shoqeri, sikurse e ben te detyrueshem ligji, (gje per te cilen Policia e shtetit nuk pyet fare). Cka eshte shume e rende, zoti Frangaj vepron kunder shoqerise te ciles duket se i perket, per llogari te interesave te tij personale dhe per me teper ne perfitim te shoqerise konkurrente DIGITALB me te cilen ai ka krijuar nje shoqeri te perbashket, SuperSport, cka eshte dhe nje nder arsyet per te cilat ai eshte shkarkuar. Qellimi i tij eshte te perpiqet te eliminoje nga brenda SAT+ per te krijuar ne fakt nje monopol DIGITALB & SUPERSPORT.
Ne France, Itali apo SHBA, nje veprim i tille do te ishte penalizuar. Mjafton shembulli i fundit: i veteshpalluri Drejtor i SAT+, ne televizionin e vet (TV KLAN), i ben publicitet paketes rivale SuperSport (ku ai ka aksione) dhe ofron falas nje marres DIGITALB ne kembim te nje marresi SAT+ (E PAPARE!). Mirepo, ne Shqiperi, ai qe mund te penalizohet jam une, nese do te perpiqem te hyj me force ne zyrat e kompanise time. Kete me tha tekstualisht, ne sy te deshmitareve, zoti Mehmet Rrumbullaku, Drejtor i Policise se Tiranes, i cili ka per detyre te nenshkruaje lejet e qendrimit te te huajve ne Shqiperi. Dmth, per mua ka rrezik te nenshkruaje nje leje qendrimi... per ne burg! Me cfare cmimi? 1 euro ne dite? MIRESEVINI INVESTITORE TE HUAJ !
Deri me sot e gjithe ligesia e mundshme eshte perdorur qe ne te kuptojme se vendimi yne i 19 korrikut per te shkarkuar nga posti zotin Frangaj, nuk eshte i vlefshem per sa kohe nuk eshte i rregjistruar ne Gjykate. Ne fakt kjo gje nuk eshte e vertete perderisa ligji e percakton qarte se vendimi hyn ne fuqi ne castin e nenshkrimit. Mirepo, kujt i behet vone! Frymezuesit e ligesise gjejne pretekstin se qe nga 19 korriku deri ne 5 shtator, regjistrimi i vendimeve komerciale prane Gjykates eshte i pamundur per arsye te pushimeve vjetore. Nuk di ndonje vend ne bote (perjashto ndonje republike bananesh) ku per cdo vit nuk behen regjistrime te shoqerive tregtare per nje periudhe 2 mujore! Kjo do te thote se investitoret e huaj dhe shqiptare duhet te dine se qe nga mesi i korrikut e deri me 5 shtator, per cdo vit, cilido drejtor i punesuar prane nje shoqerie anonime shqiptare, mund te beje cfare t'i teket me ndermarrjen duke u tallur katerciperisht me cfare mendojne apo duan te bejne pronaret e ndermarrjes. Ai (drejtori) mund te perlaje arken ose mund te prishe kontratat me te mira te ndermarrjes ne favor te nje ndermarrjeje rivale ku madje mund te kete edhe interesa personale! (Mjafton qe te kete me vete nje polici private te zellshme qe te tallet me ligjin, sic eshte PELIKAN). Po ju kujtoj nenin 164 te Kodit Penal te Shqiperise qe parashikon se "abuzimi me kompetencat nga ana e nje administratori te nje shoqerie per perfitime personale ose te nje shoqerie tjeter ku ai ka interesa financiare, denohet deri ne 5 vjet burgim ".
Po ju sjell shembullin me te fresket: zoti Frangaj, qe pretendon se eshte drejtor i SAT+, nuk ka lene gje pa bere (ka dokumente per kete) qe SAT+ te humbase te drejtat ekskluzive te Champions League, ne favor te nje shoqerie private ku ai ka interesa. Eshte fjala per SuperMashtrim, me falni SuperSport. Megjithate ne arritem, ne saje te parave tona dhe me ndihmen e bankave, qe ta ruanim kontraten dhe te paguanim detyrimin tone. Mirepo, me 12 dhe 13 shtator, z. Frangaj cuditerisht nuk transmetoi ne Sat +, 8 ndeshjet e blera sa frengu pulen, por transmetoi vetem ne TV KLAN dhe TV KOHA . Ne paguajme 1 milion euro per te patur te drejtat sezonale per transmetime ekskluzive te ndeshjeve, kurse te tjeret i transmetojne duke mos paguar asnje dysh. E gjitha kjo eshte bere e mundur sepse z.Frangaj vazhdon te kontrolloje SAT+, duke mos qene drejtor dhe duke patur vetem 3% te aksioneve! Kurse ne qe kemi 63%, jemi te pafuqishem, paguajme faturat e te drejtave sportive se perndryshe i humbasim krejt, ndersa fuqia publike, Gjykatat duken se nuk e vene ujin ne zjarr.
Ajo qe eshte me shqetesuese nuk eshte kjo qe po na ndodh ne; me kohe do t'i rifitojme te gjitha demshperblimet, sepse kemi dhe kembenguljen dhe mjetet per ta arritur, por fakti qe kjo mund t'i ndodhe cdo investitori shqiptar apo te huaj ne Shqiperi sot kur pushteti publik nuk reagon. Ky i fundit u ben thirrje investitoreve te huaj, qe eshte gje e mire, por kur ata vendosen, tallen me ta dhe i lene qe t'i grabisin banditet ! Per fat te mire, nga 12 ambasadat dhe institutcionet e huaja qe i kam vene ne dijeni per kete ceshtje, 8 me jane pergjigjur dhe shumica e tyre me kane shkruar te zeze mbi te bardhe se ky nuk perben nje rast te izoluar ne Shqiperi, se kjo nuk i inkurajon aspak investimet e huaja ne Shqiperi dhe se duhej luftuar deri ne fund. Ambasada Franceze ka nisur gjithashtu demarshet ne nivelin me te larte, kuptohet ne cilin nivel. Dhe pergjigjia lakonike eshte sigurisht : Duhet t'i drejtoheni gjykates. Kete sigurisht qe e kemi bere. Ne gusht 2006 sic e kam shpjeguar dhe me pare, ne filluam nje procedure per t'ia ndaluar zotit Frangaj aksesin ne SAT+ : gjykatesi, refuzon ta trajtoje ceshtjen.
Argumentet e perdorura nga te gjitha autoritetet e kontaktuara (Drejtesi, Polici, Politike) per te bere te vlefshme ne menyre te paligjshme pozicionin e Frangajt, kane qene : "Prisni regjistrimin e vendimit ne 5 shtator!" Dhe ketu gjerat demaskohen diten me diell. Mos te harrojme se behet fjale vetem per nje gjykates te caktuar me short nga kryetari i Gjykates qe duhet te regjistroje nje Vendim te Keshillit Mbikqyres te Shoqerise SAT+ dhe qe nuk do te merret fare me permbajtjen e vendimit. Nese dikush mund te kundershtoje, kjo u takon paleve qe duhet ta zgjidhin me nje tjeter gjykates dhe jo me ate qe vetem duhet te pronocohet, thjesht per regjistrimin. Me vendim te dates 19 korrik 2006, Shumica e Keshillit te SAT + (2 anetare nga 3, zoterinjte Skendaj dhe Sevrani) vendosen shkarkimin e Frangajt per humbje besimi, vendim qe hyn ne fuqi menjehere me 19 korrik 2006 sic e parashikon dhe autorizon edhe ligji. Akti u noterizua. Anetari i trete, zoti Zeqo, vota e te cilit nuk e ndryshon vendimin, sepse u votua nga shumica, mungoi ne mbledhjen e Keshillit te SAT+. Megjithate ai ishte i njoftuar me shkrim, cka deshmohet me proven e aktmarrjes se njoftimit, shume dite perpara mbledhjes ne seline e shoqerise.
Gjykatesi i pare i ngarkuar me ceshtjen vezhgoi se njoftimi mbi zarf nuk e permbante motivin e letres dhe per pasoje ajo mund te kishte qene nje leter cfaredo. Iu vu atehere ne dispozicion gjykatesit, nje vertetim i nenshkruar nga dy deshmitare (zoterinjte Ylli Rakipi dhe Irfan Hysenbelliu) perpara noterit se ata kane qene deshmitare te dorezimit te njoftimit per mbledhjen nga vete kryetari i Keshillit, zoti Artan Sevrani, ne dore zotit Zeqo dhe se madje ky i fundit kishte deklaruar perpara ketyre deshmitareve se nuk do te shkonte ne mbledhje. Megjithe kete prove evidente se zoti Zeqo kishte marre njoftim per mbledhjen, gjykatesi i pare u terhoq nga ceshtja, me pretekstin e pamjaftueshmerise se proves, qe e pengonte te prononcohej, duke kerkuar nje leter rekomandè! Eshte e rendesishme te theksohet se as Ligji dhe as Statutet e shoqerise, nuk saktesojne se ne c'kushte duhet te njoftohen anetaret e Keshillit Mbikqyres per mbledhje, vetem nje njoftim me shkrim eshte i mjaftueshem. Dhe nga ana tjeter, deshmitaret konfirmojne se zoti Zeqo ishte krejtesisht ne dijeni. Gjykatesi abuzon kesisoj me te drejtat e tij, duke kerkuar dicka qe vete ligji nuk e kerkon, dhe duke favorizuar keshtu nje Pale ne dem te tjetres.
Kryetari i Gjykates, zoti Mece, me nje short te dyte, dy dite me vone caktoi nje tjeter gjykates per kete ceshtje, i cili refuzoi gjithashtu qe te merrej me kerkesen. Dhe me pas u caktua nje tjeter gjykates me short, dhe gjykatesi i trete e refuzon dosjen. Pastaj u caktua nje gjykates i katert me short dhe gjykatesi i katert e refuzon serish dosjen! Dhe cuditerisht nderkohe shihet shpesh Frangaj te shetise ne korridoret e gjykates, tek flet sa me gjykatesit e sa me Kryetarin e Gjykates. Kercenime? Presione? Provokime? Korrupsion? Rezultati eshte po ai : Gjykatesi refuzon te trajtoje ceshtjen... Cfare thote Ligji: Qe nje gjykates mund te mos e pranoje nje ceshtje, por per kete ai duhet te jape motivimin me shkrim. Ku eshte ky motivim? ASKUND! Deri me sot nuk kemi as nje njoftim!
Perse Drejtesia nuk e ben punen e vet? Se, te mos regjistrosh vendimin, madje ta vonosh ate, do te thote sigurisht te veprosh ne favor te Frangajt. Ne kete menyre Drejtesia ben drejtpersedrejti pergjegjes Shtetin shqiptar, per nje dem shume te madh moral, por sidomos financiar, qe llogaritet ne disa milione euro. Qe nje dite, do t'i duhet Shtetit shqiptar t'i paguaje, aq me teper qe pjesa e huaj e kapitalit te shoqerise, ka kerkuar zbatimin e Traktatit te Mbrojtjes Reciproke te Investimeve, te nenshkruar nga Republika Franceze dhe Republika e Shqiperise dhe e ratifikuar nga te dy Parlamentet. Kjo ceshtje pra, del nga sfera private e biznesit, duke u kthyer ne nje ceshtje midis shteteve.
Ma do mendja se me kete mungese te madhe vullneti te Drejtesise shqiptare per te zbatuar Ligjin dhe per te vene de facto ne veprim nje Traktat midis dy shteteve, nuk mund te joshen investimet e huaja, cka eshte nje katastrofe per kete vend.
Qe katastrofa te mos ndodhe, ka vetem nje barke shpetimi: Te zbatohet ligji!
Kush me shume se sa gjykatesit e kane kete detyre?!
* Desheroj te pershendes ketu profesionalizmin e larte te Bankave, Sherbimi Juridik i te cilave, qe diten e pare, e njohu si te vlefshem shkarkimin e z. Frangaj dhe i pezulloi prerogativat e tij prane kesaj banke, duke e zevendesuar me njerin prej anetareve te Keshillit Mbikqyres, sic dhe Ligji e e parashikon mjaft qarte.