"DIETAT"

Megg

Carpe Diem
Kam degjuar shume femra' kryesisht qe kerkojne te mbajne dieta per te rene nga pesha apo per te mbajtur trupin ne forme,,,E& pse ato jane efektive ka anet negative ,kurse per ane pozitive skam degjuar pervec pjeses qe te dobesojne dhe arrin ate qe deshiron,,,
Ja disa fakte qe tregojne nese dietat jane te dobishme apo te demshme per shendetin tone...~
 

Megg

Carpe Diem
Disa dieta janë të rrezikshme

thumbnail.php

Keni provuar dieta sipas grupit të gjakut, dietën e Atkinsonit, dietën me lakër, çdo ditë keni provuar kaloritë, jeni ndier keq dhe pa vullnet, por nuk ia keni dalë të largoni kilogramët e tepërt. Pyeteni pse? Shkaku i efektit jo-jo, por edhe nga mënyra e ushqimit që më shumë ju sjell dëm se sa dobi Nëse keni vendosur të humbni në peshë, zgjidheni me kujdes dietën, ngase disa prej tyre mund të jua dëmtojnë shëndetin.
Dietat pa yndyrë
Në dietat me pak yndyrë janë të ndaluara yndyrat me prejardhje bimore dhe shtazore, përpos arrave, peshkut të detit, mishit, vajit, ndërsa ushqimi bazohet në pemë dhe perime të gatuara. Sipas autorëve, për një javë mund të humbni deri në katër kilogramë.
Pse janë të dëmshme?
Atëherë kur konsumi ditor bien nën 19 për qind, niveli i kolesterolit të mirë, që mbron zemrën dhe enët e gjakut nga arterioskleroza, bie në gjak. Mungesa e acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 sjell deri te çrregullimet urogenitale, e nganjëherë edhe deri te steriliteti. Këto aminoacide e shpejtojnë absorbimin e vitaminave A, D, E dhe K, që ndihmojnë krijimin e yndyrës në trupin tonë. Sasia optimale e yndyrës në bazë ditore do të duhej të ishte e sasisë rreth 35 për qind nga konsumi i përgjithshëm ditor i kalorive.
Cila është më efikasja?
Dietat më efikase janë ato në të cilat keni pesë shujta të balancuara. Dallimi ndërmjet shujtës kryesore dhe zamrës nuk do të duhej të ishte më i pakët se tri orë. Atëherë organizmi i mban yndyrat, që ngadalëson metabolizmin dhe sjell deri te mbipesha. Pra, konsumoni pak e shpesh dhe sa më shumë pemë dhe perime, pulë, peshk, oriz, bukë të zezë… Mund të konsumoni pothuajse gjithçka, por në sasi të kufizuara.
Dietat ekspres
Njerëzit për këto dieta zakonisht përcaktohen para pushimeve verore, martesës apo ndonjë ngjarjeje tjetër të rëndësishme dhe shpresojnë se për pesë ditë do të humbin shumë kilogramë. Në këso dieta, të cilat zakonisht zgjasin pesë ditë, konsumi i kalorive është aq i zvogëluar sa që më parë mund të flisni për urinë. Mendoni… E dini edhe ju që vezët për kafjall, 100 gramë mish apo perime për drekë dhe një lëng për darkë nuk mjaftojnë për një funksionim normal të organizmit.
Pse janë të dëmshme?
- Një vuajtje si kjo nga uria sjell deri te ligështimi, kokëdhimbja, mundimi dhe mbyllja. Është pak e mundur që do të jeni të lumtur derisa e aplikoni këtë dietë, edhe nëse ia dilni të qëndroni në fustanin tuaj të preferuar. Mbani mend, sa më e shkurtër dhe restriktive të jetë dieta, rreziku për kthimin e kilogramëve është më i madh.
 

Megg

Carpe Diem
Dieta e biskotave

thumbnail.php

Në Amerikë kjo dietë, nga doktor Sanford Siegal, po korr shumë sukses dhe është shumë e preferuar nga yjet si Kelly Clarkson e Jennifer Hudson. Konsiston në ngrënien e biskotave të ndryshme përgjatë ditës dhe ngrënien e një vakti me jo më shumë se 1.000 kalori, për shembull pulë të zier me perime.
Biskotat për të cilat flitet në dietë janë të veçanta (zëvendësuese të vaktit) përgatitur nga proteina të mishit, qumësht dhe vezë dhe nga aminoacide speciale. Efekti i dobësimit arrihet përmes kalorive të ulëta. Rreziku qëndron në faktin e humbjes së peshës në mënyrë të kënaqshme, por në një kohë shumë të shkurtër dhe me pak qëndrueshmëri”. Por atëherë pse preferohet kaq shumë? Dy janë faktorët e suksesit: mund të hash një vakt të mirë pa gatuar dhe fakti që biskota këshillohet tek të gjitha dietat për dobësim.
 

Megg

Carpe Diem
Dieta e re shtatëditore

thumbnail.php

Kjo dietë e re shtatëditore do të mund të quhej edhe mrekullibërëse, meqë përpos që ju ndihmon në humbjen deri të 3 kileve në një javë, po ashtu ju kënaq me ushqime të llojllojshme, të shijshme, që me siguri edhe ju ngopin mirë. Thjesht, as që do ta dini se jeni duke mbajtur dietë, derisa kilet tuaja të tepërta shkrihen ngadalë, por sigurt.
Si vepron?
Ushqimet që preferon kjo dietë gjenden në krye të listës së gjësendeve ushqimore, të klasifikuara sipas indeksit të ngopjes, sistemit të ri, i cili i klasifikon ushqimet në bazë të asaj se sa të ngopur jeni dhe sa mund të hani. Për shembull, sipas këtij indeksi, portokajtë ngopin më shumë sesa bananet. Përpos kësaj, ushqimet e kësaj diete janë të kalorisë së ultë, e meqenëse nuk do të ndjeni uri në asnjë moment, nuk do të keni dëshirë që të grimconi ushqime jashtë shujtave të parapara. Edhe kjo është një arsye shtesë e suksesit të kësaj diete.
Kujt i dedikohet kjo dietë?
Kjo dietë është e përshtatshme për personat që kanë apetit të madh, për ata që nuk ia kanë dalë që të humbin kilet me dietat e tjera, për shkak se gjithmonë ndjejnë uri dhe, për këtë shkak, heqin dorë nga dietat.
Anët negative
Meqenëse gati të gjitha shujtat e kësaj diete përmbajnë mish, vegjetarianët nuk mund ta mbajnë atë. Po ashtu, ndalohet edhe pirja e alkoolit, në të gjitha format e tij.
Çka duhet bërë?
Thjesht, zgjidheni një kafjall, drekë dhe darkë për çdo ditë, çdo ditë në javë. Nuk lejohet marrja e ushqimeve midis shujtave, gjë që edhe nuk do t’ju duhet, meqë nuk do të ndjeni uri. Duhet të pini të paktën tetë gota ujë në ditë. Lejohen edhe kafja dhe çaji pa sheqer.
Kafjalli (duhet të zgjidhni njërin nga opsionet)
50 g qull tërshëre (flluskat e tërshërës zihen në ujë të njelmët, apo në qumësht) me qumësht pa yndyrë dhe një grusht pemësh të freskëta të malit. 2 biskota dhe një copë djathi të freskët, një portokall. 2 grisha të proshutës pa yndyrë, 1 vezë të zier, një gotë lëng portokalli pa sheqer. 2 grisha djathi të fortë, me pak yndyrë, 2 domate të vogla, 1 portokall. 0 g ‘muesli’ me qumësht pa yndyrë dhe me pak pemë mali. 1 jogurt me një lugë mjaltë dhe një lugë pemësh me gëzhojë. Omëletë me 2 vezë me pak proshutë viçi, një gotë lëng portokalli, pa sheqer.
Dreka (duhet të zgjidhni njërin nga opsionet)
Gjysmë gjoksi pule (deri 20 dkg) pjekur në hell, një sallatë të madhe të gjelbër me vaj ulliri dhe lëng limoni. Sallatë me djathë feta: sallatë e gjelbër, 2 domate të vogla, 1 spec i vogël, 150 g djathë feta, me salcë jogurti, apo me uthull. Mish i zier lope pa dhjamë (deri 15 dkg), sallatë të freskët të gjelbër, një copë pjepër, një grusht pemësh me gëzhojë, të llojeve të ndryshme. 1 filetë të vogël gjeldeti me 50 g kuskus, sallatë të gjelbër. 1 filetë peshku tun (apo të ndonjë peshku tjetër, sipas dëshirës), 150 g misër të ëmbël dhe 150 g bishtaja, 1 portokall. 1 troftë të tymosur, sallatë e gjelbër.
Darka (duhet të zgjidhni njërin nga opsionet)
1 filetë salmoni pjekur në prush, 50 g oriz të vrugtë, 200 g brokoli. 1 filetë pule, të pjekur në prush, 1 patate të ëmbël, 200 g misër të ëmbël, rrush. 300 g fruta deti, sallatë të gjelbër, 1 jogurt me një lugë mjaltë. Omëletë me 2 vezë, me pak proshutë dhe disa kërpudha, 2 domate. 1 konservë të vogël tuni, sallatë me speca, qepë të reja dhe me domate, 2 toptha akulloreje të vaniljes. Një filetë të vogël viçi pjekur në prush, 1 patate të ëmbël (të fërguar, apo të zier), sallatë e vogël e gjelbër, 1 copë pjepri. Shpageta ‘bolonjeze’ të përgatitura nga 100 g mish viçi pa dhjamë (mundet edhe mish gjeldeti dhe pule), 1 porcion të vogël domatesh të grira, bimë aromatike. Shërbehuni me 50 g shpageta integrale, 1 portokall.
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Une kam Mbajt vetem nje here djet, , diete proteinore (ose dieta atkins qe i thone), ene perveç rezultatit qe humba kile, me shume seç duhej, vetem ane negative pata...Nuk ja keshilloj asnjeriut....dhe mos te beni dieta fare...perveç atyre qe e kane vertet te nevojshme, te ulin pak sasin e ushqimit qe hane edhe vetem sport....
 

policia

Forumium maestatis
sport, palester, ecje e lire, hiqni dore nga ashensori, hiqni dore nga makina, vishni atlete dhe ecni...
 

Sweety el

Locus omnem
por edhe makina eshte dicka sportive,por nuk te dobeson.e ka thene mire policia qe hiqni dore nga keto dhe vishni aklete dhe ecni.vraponi por dieta mos pranoni te beni.
 

Megg

Carpe Diem
Hamburgeri që skandalizon dietologët

thumbnail.php

Një hamburger i ri i rrjetit të famshëm botëror, “KFC”, ka skandalizuar të gjithë dietologët, të shokuar nga numri i kalorive që gjenden në një panine të vetme.
Në fakt, hamburgeri që pritet të jetë një sukses, nuk përbëhet nga buka. Në vend të bukës, përmbajtja e një hamburgeri të zakonshëm do të futet midis dy fetave të mishit të pulës, që do të shërbejnë si “panine”.
Në faqen e KFC-së, mësohet se ky ushqim do të përmbajë 520 kalori (2177 kiloxhaul) dhe 32 gramë yndyrrë, shifra që sipas dietologëve do të krijojnë një valë të re të obezëve midis të gjithë klientëve të këtij rrjeti ndërkombëtar ushqimor.
Zëdhënësja e ”Fight the Obesity Epidemic”, Robyn Toomath, deklaroi: “Nëse ky hamburger do të reklamohet, ata që do të konsumojnë do të rrezikohen seriozisht prej obezitetit. Duhet të mendojmë për mbrojtjen e njerëzve që nga mbipesha rrezikojnë të kalojmë në obezitet, por ne po bëjmë pikërisht të kundërtën”.
Në shitje në SHBA dhe Kanada, hamburgeri me pulë në vend të bukës është vendosur në krye të preferencave të klientëve të rrjetit të ushqimeve të shpejta. Megjithatë, për të tretur këtë “bombë” ushqimore, është e nevojshme një orë sport intensiv.
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Hamburgeri që skandalizon dietologët

thumbnail.php

Një hamburger i ri i rrjetit të famshëm botëror, “KFC”, ka skandalizuar të gjithë dietologët, të shokuar nga numri i kalorive që gjenden në një panine të vetme.
Në fakt, hamburgeri që pritet të jetë një sukses, nuk përbëhet nga buka. Në vend të bukës, përmbajtja e një hamburgeri të zakonshëm do të futet midis dy fetave të mishit të pulës, që do të shërbejnë si “panine”.
Në faqen e KFC-së, mësohet se ky ushqim do të përmbajë 520 kalori (2177 kiloxhaul) dhe 32 gramë yndyrrë, shifra që sipas dietologëve do të krijojnë një valë të re të obezëve midis të gjithë klientëve të këtij rrjeti ndërkombëtar ushqimor.
Zëdhënësja e ”Fight the Obesity Epidemic”, Robyn Toomath, deklaroi: “Nëse ky hamburger do të reklamohet, ata që do të konsumojnë do të rrezikohen seriozisht prej obezitetit. Duhet të mendojmë për mbrojtjen e njerëzve që nga mbipesha rrezikojnë të kalojmë në obezitet, por ne po bëjmë pikërisht të kundërtën”.
Në shitje në SHBA dhe Kanada, hamburgeri me pulë në vend të bukës është vendosur në krye të preferencave të klientëve të rrjetit të ushqimeve të shpejta. Megjithatë, për të tretur këtë “bombë” ushqimore, është e nevojshme një orë sport intensiv.


...ose duhet te kesh dy dite pa ngrene :p
 
I

ingrid branka

Guest
Une kam Mbajt vetem nje here djet, , diete proteinore (ose dieta atkins qe i thone), ene perveç rezultatit qe humba kile, me shume seç duhej, vetem ane negative pata...Nuk ja keshilloj asnjeriut....dhe mos te beni dieta fare...perveç atyre qe e kane vertet te nevojshme, te ulin pak sasin e ushqimit qe hane edhe vetem sport....
 
Top