Re: DietAAAA???
Vetem me diete nuk mbahet trupi ne forme, sidomos kur dieten e mban me zor sepse te rri mendja te ushqimi tere kohen.
Eshte shume e rendesishme qe te kryesh ca aktivitet fizik. Po qe se rri ulur para televizorit per me shume se 1 ore ne dite, asnje lloj diete nuk mund te ta mbaje trupin ne forme. Studiuesit e ketyre puneve na kane mesuar se nese arrin te humbasesh peshe vetem duke kufizuar ushqimin, pesha e humbur ne kete menyre rifitohet shume shpejt me pas.
Me fjale te tjera, ushtrimi fizik, qofte ne formen e vrapit, apo edhe ne formen e pastrimit te krejt shtepise 3 here ne dite, eshte gjeja me e rendesishme.
Sa per dieten, gjerat qe duhet te besh jane te thjeshta:
1. Ha vetem kur te merr uria. Nese s'ke uri, mos ha, edhe po te jete orari i mengjesit, i drekes, ose i darkes.
2. Ha ngadale. Ha sa me ngadale qe te jete e mundur. Ushqimit i duhet njefare kohe qe te arrije ne zorre. Kur ushqimi arrin ne zorre, trurit i mbushet mendja qe te largoje urine. Tek njerezit qe hane shpejt e shpejt, sasia e ushqimit qe ka arritur ne stomak eshte shume e madhe ne momentin qe uria largohet.
3. Nuk ka nevoje te kufizosh sheqernat (karbohidratet) apo yndyrnat. Dieta duhet t'i permbaje edhe sheqernat edhe yndyrnat, vetem se sasia e tyre duhet te mos teprohet. Ne librat e mjekesise shkruhet se sheqernat dhe proteinat kane 4 kalori per cdo gram, kurse yndyrnat kane 8-9 kalori per cdo gram. Dmth, gram per gram, proteinat dhe sheqernat te shendoshin njesoj. Por proteina e tepert te demton veshkat.
4. Nqs ti je si une, dhe nuk e ndalon dot te ngrenet pa e mbushur mire stomakun, gjeja qe duhet te dish eshte se densiteti i kalorive eshte shume i larte ne ushqimet qe jane prej mielli, patate, ne akullore, etj., dhe eshte me i ulet tek frutat dhe perimet, sepse frutat dhe perimet kane shume uje dhe pak proteine dhe yndyre. Prandaj stomaku i mbushur plot me sallate ose me molle eshte me mire sesa stomaku i mbushur plot me byrek.
OK, pac fat me humbjen e peshes, dhe mos harro se ushtrimi fizik eshte shume me i rendesishem se dieta.