Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes
Mireseerdhe o solist i grupit "Na bashkoi kenga popullore Rrofte Saliu". Me pelqen ky dimensioni i ri qe keni perftuar alla kanace makine dasme, qe duhen vetem sa per te bere zhurme. Aty fillon dhe aty mbaron roli i tyre. Edhe ju thjesht kaq beni.
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Çdo vend anëtar i EU është sovran. Kjo do të thotë që EU nuk mund të japë urdhëra ndaj askujt por vetëm të japë mendime. Për më tepër, Shqipëria nuk është anëtare me të drejta të plota e BE pasi kjo do të thotë që të bënte pjesë në BE. Kjo është ajo që Shqipëria kërkon, djalë.
Dhe mos harro, anëtarësimi i një vendi me BE është një kontratë e cila diskutohet më parë mes palëve dhe vendoset me anë të këtyre bisedimeve se cilat rregulla duhet të respektohen nga të dy palët. BE nuk detyron asnjë vend, anëtar apo jo, t'i bindet urdhërave të saj pasi ajo nuk jep urdhëra por vetëm udhëzime.
Urdhërat jepen në ushtri!
[/ QUOTE ]
Te kam thene 100 here ti duhet te lexosh me perpara se te shkruash. Ne debatin me Elektricistin une po flisja per KE (keshilli i europes) dhe jo per BE. Dhe ne jemi anetare me te drejta te plota ne KE dhe si te tille DUHET TE ZBATOJME rregullat e ketij kongregacioni ne cdo fushe te jetes politike she sociale.
Te falenderoj qe me iluminove me faktin qe Shqiperia nuk eshte anetare e BE, por sic e shikon dhe vete, e kam kuptuar dhe vete me perpara qe rakia e rrushit nxirret nga rrushi.
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Poster, injoranca nuk e justifikon këtë lloj diskutimi që po bën. Nëse ti mohon kontributin e çmuar të SHBA dhe të Greqisë në 97-ën si dhe bashkëpunimin e së majtës shqiptare me to më vjen keq por më bën të mendoj që ose je tepër i ri për ta kujtuar si duhet atë periudhë ose të ka ardhur pas avazit e tani nuk kërkon të dish arsyet e vërteta. Në të dy rastet je në gabim dhe duhet të informohesh më mirë nëse e ke mundësinë
[/ QUOTE ]
Nuk di si ta shpjegoj kete paranojen tuaj ndaj '97. E a ka mundesi te kuptosh nje gje. Asnje prej fuqive te medha nuk i intereson nje Shqiperi e destabilizuar, pasi rrjedhoja eshte nje Ballkan i destabilizuar. Qe pas zhdukjes se frontit te Luftes se Ftohte, asnjerit prej vendeve perendimore nuk i intereson te nderhyje ne prishjen e demokracive te brishta qe u krijuan nga vendet e ish-bllokut komunist, ....PERVECSE NE RASTIN KUR ATO KONSTATONIN VENDOSJEN E NDONJE DIKTATURE TE RE....Pasi pas renies se komunizmit, synimi i SHBA dhe BE ne Evrope ka qene vendosja dhe ruajtja e parimeve demokratike ne vendet ish-komuniste. Tani ju thoni qe SHBA ka prodhuar '97, dhe une them qe jo. Dhe "JO"-ja eshte me e mire per Saliun, per gramafonet e tij dhe per kauzen tuaj pasi eshte shume e rende te mendosh qe SHBA organizon nje kryengritje te tere, vetem e vetem per te hedhur nga pushteti nje njeri. Sepse i be qe ky njeri te jete ne rangun e Talebaneve, Sadam Hysein e te tjereve te ketij lloji. Keshtu qe une nuk e kuptoj se me sa mend ju (tregohuni pak te zgjuar te pakten dhe mos ja nxirrni te palarat vetes kot)shkoni dhe mbroni idene qe SHBA dhe BE kane qene organizatoret '97 dhe i konsideroni armiq vetem e vetem sepse ajo kryengritje ishte drejtuar kunder Doktorit.
Pasi edhe nese merret e mireqene qe SHBA dhe BE e kane organizuar,pervecse faktit qe ai ishte nje model shume i demshem per demokracite e reja, vjedhjes se votave ne '96 dhe shkeljes se embargos ndaj Jugosllavise nuk mendoj se ka ndonje arsye tjeter, pasi Shqiperia s'ka qene ndonjehere faktor ndikues ne interesat e SHBA dhe BE, keshtu qe s'gjej dot asnje arsye tjeter. Keshtu qe me mire thoni qe ate e organizuan socialistet, kriptokomunistet etj nga keto, se ju nxjerr me te lare sesa kur ju (madje nder ju ben pjese edhe zv/ministrja jone e jashtme.... Ca fati!!!) filloni dhe imagjinoni rreth infiltrimeve te huaja.
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Poster, injoranca nuk e justifikon këtë lloj diskutimi që po bën
[/ QUOTE ]
Aman o burre, me keto konstatimet e tua....Se nuk mund ta imagjinoj dot qe SHBA dhe BE kane organizuar nje aksion te fshehte dhe ti, qe maksimumi mund te jesh nga Rruga Elbasanit, e paske marre vesh deri ne detaj. Te lutem mi kurse keto pompimet shqiptare te tipit "E di une kete, me degjo mua..." a thua ti, Kondrapedali ka hy si James Bondi ne Shtepine e Bardhe dhe ka pare korrespondencen e Klintonit me Karamanlisin te tipit:
- I dashur Konstandin,
Une them qe ne Shqiperi te organizojme nje kryengritje kunder Sali Berishes. Ti si thua?
Te fala nga shpia.
Billi
Aman o burre me keto sigurite tradicionale shqiptare, se me hapet barkun.....
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ndërsa ti harron se detyra e parë e një presidenti dhe e një shteti është siguria e të gjithë popullatës dhe kjo, edhe me anë të forcës. Është detyrë e shtetit të vendosë rregullin edhe kur kemi të bëjmë me një revoltë masive.
[/ QUOTE ]
E po ju jeni te gjithe allahu na ruajt pastaj. Saliu qenka me i miri nder jush. Kot ankohemi ne.
Po te te bejme nje pyetje:"Po per revolten e 1991 ca mendon ti? Cila ishte detyra e presidentit ne ate kohe?"
Jo per gje po paske goxha koncept per shtetin ne DEMOKRACI.
Po fillon te me pelqejne keto diskutimet tuaja alla Stalini qe i flet Komitetit Qendror. Me armiq te brendshem dhe te jashtem, me shtet qe vendos rregullin edhe ne rast revoltash masive, me president te forte. Bobo mjere ne thuaj....
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Megjithatë, është pak si e tepruar të flasim për revoltë masive për arsyen se një pjesë e mirë e Jugut ishin të ndryshur në shtëpia dhe nuk guxonin të nxirrnin kokën përjashta.
[/ QUOTE ]
E mos be kot kompetentin pa lidhje.... Pyet ndonje nga Gjirokastra, Permeti, Vlora, Saranda se pse shkuan dhe hapen depot e armatimit dhe a mbeti ndonje "i fshehur" dhe pa marre arme ?
Je qe je pyeti njehere "C'do me thene dhe c'dini ju per armet e shperndara me liste 2 muaj para revoltes? Kush i shperndau dhe kujt ja shperndau keto arme?"
Pyeti plako kur te vish ketu, se aty ku rri ti ben aq ftohte saqe dhe lajmi vjen i ftohur ne b....
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ku e nxorre këtë ti? Ku ke parë ti që një i madh të kërkojë miqësi me një të vogël?
Para se të bësh deklarata të tilla të fuqishme ndalu pak e shiko pse na quajnë miq dhe se çfarë sjellje kanë ndaj nesh!
[/ QUOTE ]
Aaaaa e kuptova une. Ata maskarenjte po na zene ne miq qe te shfrytezojne naften tone dhe minierat e arit ne Kalivac te Tepelenes. Njekohesisht po shfrytezojne dhe poziten tone gjeografike me rendesi te vecante strategjike, per te mbajtur nen kontrroll levizjet e Bashkimit Sovjetik.....
Ah te poshtrit......