Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sovraniteti i Shqiperise, qe misherohet ne personin e Prof.Dr. Sali Berisha, ka vendosur: Zogu i Zi do shembet. Ne e votuam Dr.Berishen, dhe e pranojme vullnetin e tij. Shkaterrimi i Zogut te Zi eshte vullneti i shumices.

[/ QUOTE ]
A je ne terezi mer djale...
A je i arsimuar...
A ke mënt...
Konventa e KE e nenshkruar nga KE, vjen pas kushtetutes dhe Prof.Dr.Docent.Akademik.Palle Berisha nuk eshte sovrani i Shqiperise qe te vendose pertej ligjeve. Kjo gje normalisht do rregullohet, por vetem ne mars kur jane negociatat me BE per integrim. BE kundershtoi tjetersimin e INSTAT imagjino c'mund t'i beje negociatave per nje ceshtje themelore si konflikti Pushtet Qendror - Pushtet Lokal qe hyn ne ABC e demokracise
 

tntn

Primus registratum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

Populli i votoi te shkaterrojne infrastrukturen dhe simbolet e korrupsionit.

Me infrastrukture te korrupsionit une nenkuptoj gjithcka qe ka ndertuar Edi Rama: parqe, kanalizime, lulishte, trotuare, ndricim te lagjeve....gjithcka. Ndertimet e Edvin Rames jane pretekste, dhe jo vepra per Tiranen. Ato jane vepra publike vetem ne dukje, ato mbulojne krimin e Edvinit
 

RediRock

Primus registratum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

te pakten edvini pati cipe ne faqe ti ndertonte nja dy gjera per te mbuluar korrupsionin e tij, jo si ai paraardhesi i tij albert brojka qe ishte i korruptuar ne te njejtin nivel dhe thjesht e mbushi tiranen me kioska llamarine.

o tntn, ti ndalo ndonjehere para se te shkruash lale, merr fryme thelle, thuaji fjalite me ze te larte dhe degjoji me veshet e tua se cpo thua. me sinqeritetin me te madh po te them qe ti tingellon puro sikur sapo dole nga ndonje mbledhje me sekretarin e partise apo me komitetin qendror. mos ler bolshevikun te te helmoje demokracine qe ke nga brenda (nese te ka ngelur ndopak).
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

nuk e di pse po krijova pershtypjen se tntn eshte i majte!!!! (apo te pakten ne opozite) ose perndryshe eshte ... me keto qe thote
 

RediRock

Primus registratum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

e, ate pershtypje krijova edhe une 120 heret e para qe e lexova sepse ishte e pamundur qe ne 2006 dikush te jete kaq...(me la pa fjale, nuk gjej dot epitet qe ta pershkruaj) por pastaj tek 121 thashe qe jo merr zemer, ky me te vertete eshte nje njeri i bere nga i njejti mall dhe i verbuar ne te njejten menyre qe ishin kryetaret e lagjeve qe spiunonin vellain per 2 leke, qe ti binin deres ne 5 te mengjesit qe te te conin ne aksion vullnetar, qe kishin per borxh te te conin gjithe fisin ne spac sepse nuk kishe fotografine e xhaxhit te varur tek shtepia.

ky eshte komplet si ata njerez (jo jo mos kujto se orientimin politik e ka te ndryshem sepse eshte i verbuar nga propoganda e nje bolsheviku te mirefillte, prof. dr. sali berisha) ptuh.....
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

Akoma me tntn merrni ju? Po nuk e shikoni se ai po tall menderen? Ka nja një javë e gjysëm që ka vendosur se nuk mund të merresh me ndjekësit e Berishës dhe tani tallet.

B-More, nuk ishte Brojka që ishte korruptuar e që dha lejet për kjoskat. Faktikisht ai ka dhënë disa leje në fillim e më pas nuk u dhanë më leje nga Bashkia e Tiranës. Fakti që u ndërtuan kjoska nuk do të thotë që ishin me leje.
Brojka në fakt nuk arriti të kryente programin që kishte hartuar, program të cilin e zbatoi deri diku Rama.

Në lidhje me letrën e Di Stazit, shpresoj që ta zgjojë pak Berishën që ky i fundit të shohë ligjin si duhet e jo si i vjen për shtat.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

po pra! edhe nje autokritke mundesisht! se ashtu na meson partia.

Berisha nuk eshte ne gjume.Keshtu eshte normalisht dhe keshtu pritej te ishte. Problemi eshte se disa menduan se mund te kish ndryshuar. (ata qe e duan si eshte nuk po i veme ne liste fare)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

na e posto njeri ate letren e famshme te BE (se Di Stasi nuk e shkroi nga vetja)
 

fhkklttttt

Primus registratum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

Kjo eshte letra e plote e Di stasit drejtuar Berishes

NGA PRESIDENTI I KONGRESIT TE AUTORITETEVE LOKALE DHE RAJONALE



Strasburg, 20 janar 2006

I nderuar Zoteri!

Pas kthimit nga vizita ime zyrtare ne Shqiperi, deshiroj t'u shpreh falenderimet e mia Juve personalisht per mikpritjen dhene delegacionit te Kongresit dhe per diskutimet e informacionin qe ky delegacion ishte i afte te merrte prej Jush dhe perfaqesuesve te qeverise suaj.

Megjithate, mbeta i cuditur kur mesova se projektligji qe i jepte me shume fuqi te drejtuarit nga prefekti dhe qeverise qendrore, ne Keshillin e Rregullimit te Territorit, ditet e fundit u paraqit nga qeveria juaj ne Parlament. Ne deshirojme qe keto parashikime te reja te mos i kufizojne shume kompetencat vetjake te lokaliteteve vendore ne planifikimin urban (neni 10 i Ligjit Organik "Per organizimin dhe funksionimin e qeverise lokale"). Personalisht, them edhe se me vjen keq qe ky projektligj ishte i papermendur ne diskutimet qe ne patem se bashku me ju dhe me perfaqesuesit e qeverise suaj.

Ne kete kontekst, pergatitja e nje raporti monitorimi te situates te demokracise lokale dhe asaj rajonale ne Shqiperi, duket e pershtatshme dhe me vlere (e dobishme). Une perfitoj nga ky rast te theksoj edhe se Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale eshte dege e Keshillit te Evropes dhe si i tille, kompetencat e tij jane te lidhura me strukturen e Keshillit te Evropes, i percaktuar ne Aktin Themelues, pranuar edhe nga Keshilli i Ministrave dhe se eshte duke pergatitur ne baza rregullash, vend pas vendi, raporte te situates lokale dhe demokracise rajonale te shteteve anetare. Une do te isha i nderuar nese do t'i informonit ministrat dhe qeverine tuaj per kete fakt. Raportuesit e Kongresit do te vazhdojne te ndjekin nga afer situaten dhe do te informojne autoritetet shqiptare per radhen e tyre ne pergatitjen e raportit. Vizita e pare e raportuesve mund te jete aty nga pranvera 2006 dhe une uroj qe dialogu me palen shqiptare te jete i frytshem. Mbetem me besim ne vazhdimin e bashkepunimit tone
 

padyshim

Primus registratum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

armiqte e shqiperise edhe nje here po pergatiten qe te na sulmojne. por kreshniket nuk tremben. kur i pyesin per ndonje koment kreshniket ja fusin nje kenge trimerie me rreze dielli dhe puf- problemi thjesht nuk eshte me!!!
heu for' po rrzet aj djell
heu paj kurr' spo xeh...
 

fhkklttttt

Primus registratum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

Kryeministri yne i dashur u jep pergjigjen e merituar ketyre imperialisteve e social imperialisteve europiane.Mos luani me zjarrin zoterinj te Europes ,sic e shihni ne jetojme te lumtur ne pjesen e diellit qe na takon.Edhe bar hame edhe juve nuk u gjunjezohemi.

Keshtu deklaroi Berisha dje ne pergjigje te letres se Di Stassit kur tha se ne do te vazhdojme luften ndaj korrupsionit qe nenkupton ate qe une kam shkruajtur me lart.
 

besim231071

Primus registratum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

Di STASI po ,ai eshte burre.E pate si ia mblodhi ai Sales.
Sala ne vend qe tia ktheje bycen,ia tregoi loqet.

Sa bukur qe i ishte pergjigjur!!Me beri pershtypje dhe me pelqeu shume.Pergjigje e zgjuar dhe e vendosur,por dhe diplomatike.
U be Di STASI TI NJOHI PROBLEMET TONA,ME MIRE SE NE???
 

963

Primus registratum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Keshtu deklaroi Berisha dje ne pergjigje te letres se Di Stassit kur tha se ne do te vazhdojme luften ndaj korrupsionit qe nenkupton ate qe une kam shkruajtur me lart.

[/ QUOTE ]

Pse ç'fare enderroni ju mafiozet, qe Berisha t'i dorezohet korrupsionit.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

une vertet nuk po arrij te kuptoj disa nese tallen apo e kane seriozisht
 
H

harap

Guest
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

Berisha vetem me korrupsion po merret po he.Mos keni frike se sdorezohet.
 

blacksabbath

Primus registratum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

Berisha ka bere nje nga gafat me te medha sepse tani cdo raport i KE do ta nxije qeverine e tij. Them gafe, sepse nje leter me keto tone eshte shume gje anormale. Te te kujtoje nje komisar europian qe tu thuash ministrave se ca roli ka nje institucion i KE eshte skandaloze dhe qesharake.
 

963

Primus registratum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

Shqiperia nuk eshte futur akoma ne Evrope. Por edhe sikur ajo te ishte futur, qeverria shqiptare do ruante autoritetin e vet, dhe nuk do zbatonte te gjitha urdhrat qe i vinin nga Evropa.
Megjithate letra e Di Stasit nuk eshte fare alarmante.
 

MLK

Primus registratum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
Investuesi dhe finacuesi me i madh i periudhes post komuniste eshte KE-ja, keshtu qe duam apo nuk duam ne, mbetet partener strategjik. Ne rastin konkret, nuk me duket aspak shokuses fakti qe KE-ja ben thirrje diplomatike qe te respektohen akordet e neshkruara ne kuadrin e paktit te asocim-stabilizimit me qellim integrimin e KE-se ne nje periudhe 10 vjeçare.
Nuk duhet harruar qe nje kryetar komune me te vertete eshte i zgjedhur i popullit dhe duhet te mbroje interesat e te zgjedhurve te vet, por keto brenda kopetencave dhe ligjeve ne fuqi. Ky eshte rregulli baze i çdo sistemi qe pretendon te jete sadopak demokratik.
KE-ja nuk ben thirrje pasi nuk i pelqen PD-ja apo PS-ja, ato behen vetem ne baze te dosjeve dhe elementave qe i dergohen per te gjykuar nje situate.
Franca ka mbi 5 vjet qe mundohet te ule TVSH-ne per CD (qe kane lidhje me kulturen) per restorantet (ta çoje ne te njetin nivel si Mc Donald 5.5% nga 19.6% aktualisht) dhe nuk arrin dot pasi KE-ja nuk eshte dakort.
Pra kur kemi pranuar rregullat e lojes, nuk mund te bejme me si na do koka, perndryshe Shqiperia ngelet akoma per kohe te gjate si nje vend i pasigurte dhe me risk te madh per investitoret.
Populli gjithashtu nuk ka nevoje te shofi ping-pong e batuta ne televizor po reforma te bazuara ne ligj.
Kur keshilltaret rreth kryeminstrit jane nga 25 vjeç, pjestaret e kabinetit nga 30 (dhe pse ndoshta te dipllomuar ne perendim po pa asnje lloj eksperience pune ne administrate) nuk me duken çudi gafa te tilla.
 

tntn

Primus registratum
Re: Di Stassi dhe absurditeti i Berishes

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kur keshilltaret rreth kryeminstrit jane nga 25 vjeç, pjestaret e kabinetit nga 30 (dhe pse ndoshta te dipllomuar ne perendim po pa asnje lloj eksperience pune ne administrate) nuk me duken çudi gafa te tilla.

[/ QUOTE ]


E cfar ke mer vlla, kur dihet se te rinjt jan e ardhmja e Shqiperise. Prof. Dr. Sali Berisha eshte duke selitur ne gjirin e tij eliten e ardhme qeverisese te Shqiperise. Me gjestin e tij shpirtmadh, ai po ngroh zogjte e rinj te demokracise nen krahet e tij prej shqipeje. Keta zogj te rinj jane Lul Basha, Ermal Hasimja, Besnik Aliaj e sa e sa te tjere...Jane ende te vegjel e te parritur, por kur te jene gati per fluturim, shqipja nane do t'u jape ne dore fatet e Shqipnise.
 
Top