Dhuna

Sweety el

Locus omnem
Nëse dhuna, si që thomi shpesh është instink natyror dhe kusht për dominim dhe afirmim mbi tjetrin e pra, kusht i egzistencës fizike, nuk mund të lejojmë që ky instinkt të mbisundoj akoma në jetën e njerëzimin pasiqë pulsionet e tilla janë, që me daljen e njeriut nga shpella, të dëmshme për të gjitha palët dhe me kalim të shekujve dhuna bëhet gjithënjë e më shum, formë e egërsisë së panevojshme, të ushtruar dhe e servuar individëve dhe më gjerë gjer në nivele kombëtare-etatike si nevojë për mbrojtje të një ashtuquajture vlerë shoqërore-politike e fetare. Dhuna e karakterizuar si katastrofë thjeshtë e ardhur nga natyra si element i lëvizjeve në të, nuk mund të barazohet e as të krahasohet me dhunën historike të panevojshme të paramenduar dhe thurrur nga vet njeriu për përfitime egoiste dhe që shkaktojnë dhimbje të hatashme mbi tjetrin. Logjika e së drejtës shtetërore dhe hyjnizimeve kombëtare që shkaktoi shkatërrime dhe vrasje masive e gjer çfarosje të tjetrit nuk zë vend në asnjë shkallëzim krahasues me natyrën dhe rrjedhat e saj. Kjo dhunë, është e njohur se rrjedh nga kombinimi i forcës dhe retorikës dinake të shtetit por dhe institucionve më të vogla shoqërore, kuptuar këtu edhe familjen, për të shërbyer interesat e caktuara të dhunuesit.
Për ne, nuk është e rëndësishme tani të trajtojmë dhunën e bashkëlindur dhe atë të fituar se dhuna nga do qoftë ta ketë pikënisjen, pjellë ekstremizëm, luftë, shkatërrim e dhëmbje. Duke u nisur nga kjo, duhet kërkuar me ngulm rrugët dhe proceset për edukim cilësor që nënkupton tolerancën, paqën bashkëjetesen dhe dashurinë. Jeta shoqërore, në raste të ndryshme ka nevojë për represion është fakt, por, asnjë represion nuk guxon të kalojë në dhunë eksesive qoftë edhe për ndërprejen e izolimin e autorit – autorëve të dhunës. Paedukata, lakmia, padurimi, obsesionet, dallimet midis njerëzve dhe shteteve janë pikënisje të dhunës pas së cilës nganjëherë është më lehtë të kapesh se ti kundërvihesh prandaj dhe është më e guximshme kundërvënia se tolerimi i saj. Ku të kërkojmë guximin dhe formën më të sukseshme për të çrrënjosur dhunën ? « Edukimi fillon njëzet vjetë para se të lind fëmia », dhe ky është burimi më begatshëm për të ju shmangur dhunës. Një edukim i brezërave i bazuar në parime të shëndosha humane « prodhon » njerëzimin me vlera dhe ndjenja cilësore që mënjanon dhunën fizike dhe verbale. "Është gjithashtu e rëndësishme që për çdo fëmi, për çdo adoleshent të mësoj të qeverisë agresivitetin e vet në atë mënyre që të mos shëndrrohet në dhunë"*.
Çdonjëri prej nesh, do të pranoj atë që e quejmë vartësi shoqërore, vartësi nga njëri tjetri e për njëri tjetrin në relacion njeri-njeri ; njeri - botë shtazore ; njeri – botë bimore dhe njeri natyrë e vdekur e anasjelltas. Ky princip i mospërjashtimit të relacioneve të parapërmendura shterë burimin e dhunës që në rrënjët e saj. Kjo ndërpret edhe burimet tjera të thjeshta të dhunës sepse parandalon ngritjen e idesë së të drejtës totale dhe të fajit apo të padrejtës totale në marrëdhëniet e individit apo grupit me botën e jashtme.
Kjo edukatë sa më shumë të jetë e praktikuar do të ndihmojë në ngritjen e lirive të vërteta dhe ruajtjen e dinjitetit vetanak, familjar dhe kombtar në nivel botëror. Dialogu, demokracia dhe të drejatat e njeriut do të kenë vendin e merituar në shoqëri. Çdo dëshirë për të vendosur « të drejtën time » duke vrarë e përdhunuar vlerat e tjetrit do të ndërpritet në zanafillë dhe skajshmëria do të ndërpritet nga vet edukimi i guximshëm që të guxojmë të mos përdorim dhunë se është shumë ma e lehtë dhuna se sa kundërshtimi i saj. A nuk themi shpesh se paqa ndërtohet me paqë ?! A nuk themi se dhuna pjellë dhunë ?!
Të mbjellim paqë, që të korrim paqë !
 

gangsterja

Primus registratum
Dhuna ekziston ne shoqerine e sotme mos qoft fizike eshte ajo psikologjike(ofendimet).Ka prinder qe jane akoma diktatorial qe ushtrojne dhune mbi femijet e tyre duke besuar se:Fjala e prindit eshte ligj.Ka dhe menyra te tjera per ta edukuar femijen jo vetem dhuna.Edhe pse jane ngritur organizata te shumta femijet mbeten te diskriminuar,ka nga ato qe u mohohet e drejta efjales,lirise dhe e drejta per te pasur nje jete normale.Ka dhe gra qe dhunohen nga burrat,vetem se ia don qejfi edhe kjo eshte ushtrim dhune apo qe ofendojne ne menyre banale.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Çfarë është dhuna ndaj gruas?
Dhuna ndaj gruas është një veprim i zgjedhur kundër një gruaje a vajze, thjesht për faktin se ajo është femër. Dhuna ndaj gruas nuk njeh racë, besime, të ardhura, klasave dhe kulturave. Dhuna ndaj gruas përbëhet nga diskriminimi etnik, identiteti seksual, statusi social, statute klasor dhe mosha.

Disa nga shembujt më të këqinj të dhunës ndaj gruas sot në botë janë:
  • Dhuna në familje
  • Përdhunimi
  • Ngacmimi seksual
  • Vrasjet
  • Pornografia
  • Përdhunimi mes partnerëve në çift
  • Abuzimi gjatë shtatëzanisë
  • Selektimi seksual i aborteve
  • Martesa e të miturve
  • Inçesti
  • Prostituimi i të miturve

Dhuna në familje
Dhuna në familje është abuzim i pushtetit në një marrëdhënie intime ku një prej partnerëve (zakonisht mashkulli) përpiqet të kontrolloj dhe dominoj tjetrin. Nuk është vetëm dhuna fizike, por edhe ajo seksuale, ekonomike dhe më së shumti psikologjike, që e lë gruan të pafuqishme dhe të frikësuar.

Disa shembuj të dhunës në familje:

  • Abuzimi fizik apo psikologjik (ofendime, sharje)
  • Mbajtja e saj “peng” financiarisht
  • Kërkesa e vazhdueshme e llogarisë ndaj saj se ku ka qënë dhe me kë është shoqëruar
  • Kufizimi i përdorimit prej saj të makinës apo telefonit
  • Fyerja ndaj saj në sy të miqve
  • E ndalon të takohet me familjen apo miqtë e saj
  • Të qënit abuziv me familjarë apo miq në mënyrë që ata të mos vijnë më për vizitë
  • Duke e izoluar atë nga mbështetja për të cilën ka nevojë për t’u larguar.

Shenjat të cilat tregojnë se një e afërmja juaj, një mikeshë, komshija apo kolegia mund të jetë viktimë e dhunës në familje:

  • Ajo ka shenja të ndryshme në trup, në faza të ndryshe të shërimit
  • Shenjat janë në pjesë të pazakonshme të trupit, zakonisht të fshehura
  • Ajo thotë se këto shenja janë për shkak se ajo është e hutuar apo e ngathët
  • Ajo duhet t’i japë llogari për çdo lëvizje dhunuesit të saj
  • Ajo është shpesh e fyer dhe e ofenduar në publik nga dhunuesi i saj
  • Ajo shfaq frikë ndaj dhunuesit të saj

Përdhunimi dhe sulmi seksual

Seksi pa pëlqim dhe miratim quhet përdhunim. Sipas ligjit, përdhunimi kufizohet vetëm në penetrimin e penisit në vaginë pa pëlqimin dhe miratimin e femrës. Nëse ti je nën 14 vjeç, seksi me apo pa miratimin tënd quhet përdhunim.

Sulmi seksual përfshin seksin anal kundra dëshirës, penetrimin e vaginës me objekte të ndryshme, gojë apo duar.

Fakte mbi përdhunimin:
  • Përdhunimi nuk është vetëm një çlirim i energjisë së tepërt seksuale dhe nuk është një krim impulsive.
  • Pjesa më e madhe e përdhunuesve janë të njohur, të afërm apo “miq” të viktimës.
  • Për çdo përdhunim që raportohet, ekzistojnë 9 raste të tjerë të paraportuar.
  • Përdhunimi nuk ndodh për shkak të një veshje provokuese. Mjaft studime, kanë treguar se shumë gra, përfshirë edhe ato që janë të mbuluara janë përdhunuar.
  • Përdhunimi nuk njeh moshë, e çdokush mund të jetë i rrezikuar.

Çfarë të bësh nëse je viktimë e një përdhunimi:


  • Mos u la. Edhe pse instikti primar të shtyn që të pastrosh veten, mos u lani. Shkoni menjëherë në klinikën më të afërt për një ekzaminim mjekësor. Mund të ketë mbetur spermë, baltë, mbeturina, fibra apo qime, të cilat ofrojnë prova të rëndësishme.
  • Shkoni te urgjenca e spitalit. Doktori do t’ju ekzaminojë ju dhe pjesën tuaj gjenitale, ashtu sikurse edhe errobat tuaja. Së pari do t’ju kërkohet të plotësoni një formular që jep miratimin për ekzaminimin që do t’ju bëhet dhe informacioni në dispozicion do të përdoret nga policia për investigimet. Ju mund të kërkoni një gjinekologe femër nëqoftëse gjinekologu mashkull nuk ju bën të ndjeheni rehat. Stafi spitalor e ka për detyrë që të njoftoj policinë. Një police femër do të marrë raportimin tuaj në spital.
  • Nëse dyshoni se ju kanë dhënë drogë, e mira do ishte të ekzaminoheshit brenda 24 oërve të para.
  • Nëse ju fillimisht shkoni në polici, një nënpunëse femër do t’ju marrë raportimin dhe do t’ju shoqërojë në spital.
  • Kontaktoni me një organizatë që punon për gruan. Ndoshta do t’ju nevojitet mbështetje dhe këshillim. Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza është aty që t’ju ndihmojë:
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Telefononi në 0800 40 20

Ngacmimi seksual

Ngacmimi seksual në vendin e punës i referohet një sjelljeje seksuale të padëshiruar. Kjo përfshin ofertat seksuale të cilat janë të papërshtatshme dhe fyese.

  • Shembuj të ngacmimeve seksuale:
  • Ngacmim fizik: E prekura e papërshtatshme, fërkimet, pickimet kundrejt trupit, përqafimet, puthjet, përkedheljet janë ngacmim seksual.
  • Ngacmim psikologjik. Ftesa shoqërore të përsëritura e të padëshiruara, kërkesa pafund për një takim si edhe intimitet fizik
  • Ngacmim verbal. Komente, shaka, gjeste, tinguj (fërshëllimë), pyetje, vërejtje fyese apo sugjeruese.
  • Ngacmim jo verbal, por me gjeste: lëpirja e buzëve, mbajtja ose ngrënia e ushqimit në mënyrë provokuese, sinjalet me duar, komunikimi me shenja që është tregues i një aktiviteti seksual, flirtim i vazhdueshëm dhe insistues
  • Ngacmim visual: Tregimi i materialeve pornografike, të vizatuarit e skicave me përmbajtje seksuale, shkrimi i letrave me përmbajtje seksuale, ekspozim seksual


Bëhu një mik – 16 mënyra për të ndihmuar një viktimë të dhunës ndaj gruave
  1. Dhuroni ose blini diçka tek dyqani “Women We Love” – “Gratë që duam” i hapur çdo të hënë nga ora 17:00 – 20:00 dhe çdo të martë nga ora 10:00 – 13:00 tek rruga “Elbasanit” përball restorant “Floga”.
  2. Dëgjoje dhe lërini të kuptojë se nuk është vetëm.
  3. Gratë e abuzuara ndiejnë se nuk kanë me kë të flasin. Flisni hapur me të mbi dyshimet tuaja dhe inkurajojeni të flasë.
  4. Besoni tek ajo, mos e pyesni atë se çfarë ka bërë për të shkaktuar abuzimin. I thoni asaj se s’ka asnjë justifikim për dhunën.
  5. I thoni se ajo nuk ka pse të fajësoj veten, pasi shpesh abuzuesit u thonë viktimave të tyre se ato janë shkaku i agresivitetit dhe dhunës së tij
  6. Mos e gjykoni atë, tregojini mbështetjen tuaj edhe në qoftë se ajo vendos t’i rikthehet marrëdhënies së saj abuzive. Mbështeteni atë pavarësisht se cila do të jetë zgjedhja e saj.
  7. Kuptojeni dhe adresoni frikën e saj nëse vendos të largohet. Frika se mos e vrasin, frika e të qënit një mama beqare, frika se do të humbasë fëmijët e saj, frika se të afërmit e saj mund të jenë në rrezik e të lëndohen.
  8. Mos e ngusni atë në qoftë se ajo nuk ndihet gati. Ka më shumë gjasa të rikthehet nëse nuk ndihet gati.
  9. Jepini siguri se ajo do të mbrohet nga policia.
  10. Bëhu një mik i mirë telefonik. Gratë e dhunuara janë shpesh nën izolim dhe në pamundësi për të dalë.
  11. Siguro një vend për të ku ajo mund të qëndroj një pasdite apo natë gjatë momenteve të tensionuara.
  12. Bisedo me të për një plan emergjence dhe ndihmojeni ta zbatojë këtë plan gjatë kohës së krizave.
    1. Siguroni një mjet transporti për të ardhur të Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza: Telefononi 0800 40 20
    2. Kujdesuni për fëmijët e saj ndërkohë që ajo është në polici, gjykatë, te avokati, po kërkon për shtëpi, punë, etj
    3. Shoqërojeni atë në polici apo tek ndonjë OJQ grash.
    4. 16. Lexoni dhe grrumbulloni broshura dhe informacione të cilat mund t’ia përcillni asaj. Flisni me të tjerë. Sa më shumë të informoheni për këtë problem, aq më shumë mund t’i ofroni ndihmën tuaj.
    Ekzistojnë mjaft mite mbi dhunën në familje apo gratë të cilat kanë përjetuar abuzime dhe dhunë nga partneri i tyre. Ja e vërteta:

    E vërteta rreth dhunës në familje
    • Dhuna në familje përfshin abuzimin fizik, emocional dhe seksual.
    • Dhuna në familje është tërësisht e papranueshme. Çdo grua meriton të jetojë jetën e saj e lirë prej dhunës, abuzimit dhe frikës.
    • Dhuna në familje është fenomen i përhapur rëndomtë. Një në tre gra përjetojnë dhunë në familje në një moment të jetës së tyre. Kjo ndodh në çdo lloj kulture, moshe, grupi etnik apo klase sociale.
    • Dhuna në familje është shumë e rrezikshme. Çdo vit në Shqipëri, 15 deri 20 gra vriten nga partneri apo ish-partneri i tyre.
    • Dhuna në familje nuk ka të bëjë vetëm me një burrë që abuzon një grua. Kjo lidhet edhe me abuzimin sistematik dhe presionin që i bëhet gruas në shoqërinë në të cilën jetojmë.
    • Dhuna në familje lidhet me fuqinë dhe kontrollin. Sjellja abuzive, e dhunshme apo seksualisht abuzive mund të jetë e gjerë apo më e ngushtë në atë çka kërkohet të arrihet nëpërmjet saj.
    • Dhuna në familje përdoret si një instrument i qëllimshëm. Lidhet me frikën e cila të injektohet ty në mënyrë që të detyrojë të bësh dicka që nuk do ta bësh apo përkundrazi të mos bësh dicka që duhet bërë.
    • Dhunuesi është 100% përgjegjës për abuzimin e kryer. Dhuna e kryer prej tij është problem dhe përgjegjësi vetëm e tij.
    • Nuk është faji yt. Asnjë grua “nuk e kërkon”dhunën, nuk dëshiron të jetë e abuzuar apo meriton të jetë e tillë, pavarësisht nga çfarë thotë apo bën.
    • Burrat dhunues mund të ndryshojnë. Sjellja e tij është në kontroll të tij ndaj ai mund të zgjedhë që të ndalojë.
    • Ti nuk mund ta ndryshosh atë. Ai është i vetmi që mund të ndalojë sjelljen e tij të dhunshme dhe abuzive. Ai mund të ndryshojë paksa. Disa burra ndryshojnë nga pak, ndoshta duke u bërë më pak të dhunshëm, por gjithsesi mbeten abuzues dhe të dhunshëm. Ti duhet të vendosësh vetë, nëse ai ka ndryshuar mjaftueshëm për ty, apo jo.
    • Mos bini dakort me dhunën. Çdo grua ka të drejtën e saj të jetojë një jetë të sigurt e të gëzojë respekt, të jetojë një jetë të lirë nga dhuna dhe abuzimi. Ti ke të drejtën të vendosësh nevojat e tua dhe të fëmijës tënd para çdo gjëje tjetër.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Dhuna ndaj fëmijëve
Çështje janë:Çfarë është saktësisht Çfarë do të
thotë dhun?Nuk është vetëm dhuna
fizike?Është izolim, refuzim,
fyerjes, poshtërimit, një formë e
dhunës?Përse është fjala për dhunën ndaj
fëmijëve?
Çfarë mund të bëhet për të frenuar
dhunën


Format e dhunësAbuzimi
fizik
Ajo i referohet të gjitha formave të dhunës
fizike ndaj fëmijëve, mund të (si pasojë e një plumbi të lëndimit fizik).
Keq-trajtimi është bërë me qëllim ose pranuar,
edhe pse ju le dëmtim të rëndë fizik ose psikologjik plagët e shkaktuara.
Për shembull, shtrëngimi, duke goditur, duke i
shtyre,
mbytje


Abuzim mendor
Përshkruan një sjellje kur te rriturit armiqësohen ndaj
fëmijës dhe ndalimi për të hyrë. Refuzimi, reduktimin, heshtje, pakënaqësi,
izolimi (mbyllje), duke injoruar, ofendimeve poshtëruese, poshtërim konstant
(ndoshta edhe para se të tjerët, dhe të tjerët janë mbajtur si një shembull) dhe
kërcënojnë të friksojnë shpesh keq (me njeriun e zi ,qe ka dhe nga të policisë, në shtëpi,
magjistari
, bodrum të errët, si ne dashuri ,familje,qe fëmijes i behet sjellja e
keqe, etj) të mbuluara nga ky përvetësim. Fëmijët
nuk janë në gjendje për të vlerësuar si real këto shifra
janë.

Izolim
Do të thotë se fëmijët janë të mbrojtur nga bota
e jashtme. Nga frika se diçka mund të ndodhë, fëmija nuk
është i lejuar (me fëmijët e tjerë te luajnë jashtë) deri në ate menyren qe ju jep frig.
Por, fëmijët kanë nevojë për zhvillim të mirë
emocionale dhe mendore të këtyre
kontakteve!

Sigurimit, mungesa e dashuri dhe dashuri,
ngushëllimi është mohuar. Asgjë nuk duhet lënduar shpirtin e fëmijës si zhvlerësim
shumë si refuzim të ftohtë, e Mbrojtjes, dhe refuzimi. Abuzim mendor te fëmijët nuk është e lehtë të
shohim, sepse nuk ka shenja të dukshme e
fizike


Shembull: 8-vjeçar Tobias Luka ka ftuar shokët e
klasës e tij në shtëpinë e tij. Doni të bëjë detyrat e shtëpisë së bashku,
atëherë donin te luajnë me hekurudhor. Nëna thotë se për Luka, kur hapa në shtëpi: "Pra,
ju jeni Lukas?" Unë kam dëgjuar shumë për ju. Ti do të jesh aq i edukuar në
shkollë. Unë do të vlerësoj se, nëse djali im do të jetë aq i mirë. Për fat të keq, ai shpesh është shpërqëndruar. Ai
nuk u ndalet të marrë të gjitha në mënyrë të shpejtë. Ai është gjithmonëben diqka në mënyrë
të vështirë: Sot, për shembull, ai hodhi poshtë ne tok pjaten me makarona. Kjo do te thote
mund të ketë qenë i bezdisshëm! ju ka ndodhur kështu diçka? shpejt? pra, që
mendohet si Unë, ju gjithashtu mund të
luajtur kitarëmrekullueshme ? pse nuk e ben, Tobias është trishtim, trishtim krejtësisht i çinteresuar

muzikë



Luka vie në atë ditë, Tobias megjithatë sillet si i pasigurtë. Ai zgjidh detyrat e shtëpisë e tij nuk i
ngathët - por ky ankth ... Për atë që duket të jetë e turpshme, e cila
tregon nënën e tij. Në të vërtetë, në këtë familje është një humor
funny. Dhe kështu ai është i kënaqur kur ai u kthye në
mbrëmje me familjen e
tij


Ndonjëherë ajo është aq negativ se kjo sjellje
është pjesë e klimës së familjes, në mënyrë që në parim është i tillë ka një
klimë të ftohtë. Pastaj fëmijët janë të humbur në kujdesin afat të
gjatë, dashuri, të sigurisë, pa prindërit (kujtoni këtë dhe nuk e njohin atë që
ata për shkak). Ndjenja e të qënit trajtohen me injorancës, është
një provë e rëndë të madhe për fëmijët. Nuk ka mallkim apo

ulëritës. eshte zoti qe një gjendje në të cilën nuk pasqyron
asgjë: asnjë lavdërim apo kritike, nuk ka simpati e gëzim apo pikëllim, nuk ka
dëgjim, vëzhgimi i vëmendshëm, thjesht asgjë. Mendërisht
janë prindërit nuk jane fëmijët nuk marrin pjesë. shpirt i shkaterruar. Kjo ndodh në familje ku të rriturit janë të zënë
me veten e tyre. Fëmijët nuk marrin
vėmendje


Dhuna
Passive
A jane rregullat nëse ata janë të arsyetuar nga
prindërit, qe sillen ne menyr arrogante rrahje, kanë probleme të alkoolit. Kur fëmijët kanë vazhdimisht përvojë këtë, ata
ndjehen të prekur emocionalisht. Ekstreme ankthi, paniku mund të ndodhë kur askush
nuk e shpjegoi atyre se çfarë është


Braktisje
Përshkruan një gjendje në të cilën) nevojat e
fëmijës (ushqim, kujdes, mirëqenies, sigurisë, nxitjen dhe të ndryshme nuk është
e pamjaftueshme ose përmbushur. Kjo mund të bëhet nga injoranca apo me qëllim.
Kjo ka stimuluar një privimi nga një fëmijë të
çon në një përkeqësim dhe dëme në zhvillimin e tij. Vdekja mund të jetë e mundshme deri
këtu


Shembuj: fëmijët e lënë në një apartament
vetem fare , nuk do të sigurojë ushqim të përshtatshme, veshje, dhe fëmija do të dal
në rrugë eshte reziku teper i madh per qdo gje , fëmijët e vegjël vënë në kujdesin e një vëllai dhe motra e disa të
vjetër, fëmija eshte i mbrojtur , dhe fëmijët te lan pas dore si p,sh jashtë nga vënë se dime natën, lëre në
liqen, duke luajtur vetëm më lumi,
etj


Abuzimi seksual dhe dhuna
seksuale
Do të thotë se fëmijët e rritur të përdorë për
të marrë kënaqësi seksuale. Qoftë se aktet seksuale janë të kryera më ose
para fëmijëve, ose për të kandiduar, por në
vetvete Injoranca e fëmijës për shkak të moshës së tij,
dhe niveli i zhvillimit është i shfrytëzuar. Kryesisht përpjekjet të nevojave për energji,
intimitetin dhe emocione në këtë mënyrë për të
përmbushur


Abuzimi seksual është planifikuar dhe për këtë
arsye nuk do të ndodhë vetvetiu. Vajzat janë shumë më të prekur se sa djemtë. Abuzimit seksual është lloji më fatale e ndaj
dhunës fizike dhe psikologjike.

Afërmit Kjo është një mit që bëni këtu në radhë
të parë te huajt janë fajtorë, por më tepër ata janë të afërt (babai, vëllai,
xhaxhai, fqinj, mësues, edukator, ministër), i cili ndodhët pranë fëmijës në
mënyrë të paautorizuar. Shfrytëzimin e besimit është e qartë këtu.
Varësi të madhe të fëmijës nga familja e tij e
bën edhe më tragjike,
përveç ketyre!


Statistikat e Qendrës për
Mbrojtjen e Fëmijëve gjerman tregon se 53% e autorëve janë të etërve,
stepfathers, etj 16%, 6% e vëllezërve më të vjetër, xhaxhallarët 5%, 3%
gjyshërit, fqinjët ose miqtë e 10%, 6% e mësuesve, mësuesit, mjekët. Në vetëm 1% e rasteve viktimë e dinte shkelësi
nuk është e mirë.

Në Gjermani, është parë të arrijë 300 000 viktima
në vit. Vajzat janë abuzuar pothuajse vetëm në familje,
djemtë më shumë të ngjarë në rrethin e menjëhershëm të të njohurit. Në 90% të rasteve autorët e krimit ishin meshkuj.
Abuzimi seksual ndodh në të gjitha shtresat e
shoqërisë. Abuzuesve janë mjaft të trazuar shpesh mentalisht
ose qartë
çmendur.

Nuk është një foto e
përbashkët keqbërës: rregullohen Përkundrazi, tip mesatare në shikim të parë. Vetmja gjë që ju godet, kur të gjithë se
qëndrimi është seksiste dhe mendimit se burrat mbi gratë thirrje të shtëna
(duhet të ketë).

Një zhvillim i fshehtë në kuptimin e abuzimit
është dhënë zakonisht: një hap në të cilën krimineli ndjehet në kuptimin e
fjalës truest) para se të (prekje E nxituar, Duke përfunduar deri nevojë për kontakt fizik në
kohën e duhur, duket shumë për të rriturit, veçanërisht Burrat, të jetë një problem. Të gjithë fëmijët duhet kontakt fizik me
prindërit duan të vënë në krah, si dhe shume dekuri pozitive te ju jepet- fëmija nuk është rritur
seksualisht i interesuar! Abuzuesit seksuale janë karakterizuar kryesisht
nga papjekuri emocionale, kanë ankth seksual të performancës. Ata interpretojnë interesin e fëmijës për butësi
dhe dashuri në favor të tyre si një dëshirë për kontakt seksual. Në këtë mënyrë ata përpiqen
për të justifikuar atë. Për ata, mbizotëron mendimi që ato janë në
sjellje seksuale provokuar
Limit është tejkaluar në momentin kur fëmija
është përdorur për të kënaqur nevojat e të rriturve dhe të tallaze Intimgrenzen
e fëmijës. Abuzimi fillon atje, ku turpi i shkatërruar në
mënyrë të përsëritur fëmija kufijve të saj kundër opozitës. Kufiri turp që çdo fëmijë e bën të qartë me
gjeste, duket, fjalët dhe veprat, është e qartë. Këto duhet të respektohen në të gjitha rrethanat.
Vullnetin dhe dinjitetin e fëmijës janë të
paprekshëm. Vëzhgimi i kujdesshëm i fëmijës mund të japë një
shenjë se nëse një abuzimi ka ndodhur ose jo. Shembull: Si fëmijë, në qoftë se një person
vizituar
xy (i cili është i dyshuar) do të shpallet? Mund të shohim fëmijën
personi në sy? Ai dëshiron të shohë personi ose ajo i reziston,
ata kërkojnë? Shembull: fëmija i vjetër nuk do të më tregojnë
prindërit lakuriq. Kjo fuqi tani, përfaqëson Dar
fillim.


Është e njëjtë me
autonomi dhe integritetin: Për shembull: Ju nuk mund të imponojë një fëmijë me
puthje Related etj (për një dhuratë të mbijetuar) për të. Fëmijët ndjehen një ndjesi të pakëndshme dhe
mbrojtje të fortë, e cila më pas me shpresë e shprehura gjuhësore në një
"Jo".

Verbëri për pasojat e veprimeve të tyre është
vendosur. Pothuajse të gjithë nuk janë të izoluara, por
fajtorë serial. Askush nuk mund të abuzoj nga një fëmijë gabim.
Autorët e di viktimat e tyre në zakonet e tyre
shumë të ngushtë dhe të përpiqemi të zhdukin fshehur aktivitetet e tyre.
Gjithashtu vënë presion praktikohet zakonisht)
(vrasja. Kërcënimet shkak që
fëmijët të mos flasin. Ata janë kapur në kaos shumë e ndjenjave të
kundërta: ju si babai i tyre, por urrej sjelljen e tij. Rrezik është aq shpesh paraqitur veten e tyre, kur ju
flisni ne foto, përmes vizatimeve, ose përmes gjuhës trupit.

Besimin e fëmijës në mjedisin e tij, ndjenjat e
tij një të qëndrueshme dhe qenë tronditur thellësisht. Është parë që afërsinë dhe besimin për ta
sjellë atë në një situatë të rrezikshme. Fëmijët janë të frikësuar për humbjen e dashuri,
në qoftë se ata mbrojnë veten kundër këtyre aktiviteteve. Në fillim ata nuk mund të thonë "Jo", atëherë
autorët do të thonë: "Ju donte vete të kishte kaluar nëpër kete !".

Faji është i të gjithë të fortë më abuzimi ka
ndodhur. Ndjenja e turpit, keqardhje, turp, neveri me
veten dhe nga të tjerët është shpesh një dhuratë e jetës. Ndonjëherë zhvillon një larje e pandreqshëm,
alergji të lëkurës, vështirësi gëlltitjes, nauze ose të vjella, kollë e zgjatur,
etj

Do i fëmijës eshte
keqtrajtuar thyer. Ata nuk mund të ndalojnë atë, dhe tani e shohin
si një strategji e mbijetesës në trupin e tyre si diçka e
huaj.

Frika është një shok i vazhdueshëm i këtyre
fëmijëve, si kundër sulmeve dhe para zbulimi. Pagjumësi, djersitje e tepruar dhe këqija mund të
gjendet si simptome. Ankthi, tendencat për tërheqje, depresioni,
problemet e shkollës, përqendrimi varfër (ata përqëndrohen së brendshmi gati)
vetëm për disponimin e tyre friga , ankthi përvojë, agresivitet, shqetësim dhe
nervozizëm,
sjellja e shmangies, sjellja e tyre seksuale apo dhunës mund të
tregojnë se Abuzimin seksual të fëmijëve është sigurisht i
detyruar të ndjekjes penale. Çuar në plagosje të rëndë fizike abuzimit, është
një ankesë penale kundër krimit (baballaret jan ne numr të përgjithshëm). Nëse policia ose prokurori i informuar rreth
procedurave penale është i pashmangshëm. Duhet mbajtur mend që një procedurë për fëmijë
është shumë e parehatshme. Nëse babai është i krimit, ai mund të jetë disa
pa gjyq në proces: "Nëse nëna e një kërkese nga Gjykata familjare mund të
urdhërojë, brenda disa orësh të largimit nga babai në shtëpi. Nëna mund të merret nga gjykata e kujdestarisë të
vetëm, me Atin, edhe për fëmijët mund të jenë të privuar të (të dyshuar) të
abuzimit të vazhdueshme. Një rigoroz, ndarje fizike të fëmijës nga kryesit
e tij është nisur
menjëherë.



 

Narkomane

Valoris scriptorum
Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?
Në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm, janë bërë shumë studime mbi dhunën. Në intervistimet e shumta, nxënësit e shikojnë dhunën si formë edukimi, madje edhe në familje. Përdorimi i dhunës nuk ndjehet as kur ajo shtrihej përtej kufijve të familjes, në shkollë, as kur vjen nga vetë nxënësit mbi nxënësit.
Behare Rexhepi, psikologe

Ajo që rezulton është se dhuna në shkollë merr trajta e forma nga më të ndryshmet, buron nga të gjithë anëtarët e shkollës, konturet e saj janë gjithëpërfshirëse, horizontale dhe vertikale.

Bashkë me paqartësinë mbi dhunën, është lehtë të evidentohen edhe qëndrimet ndaj saj. Janë në fakt qëndrime shumë të çuditshme! Dhe jo vetëm ndaj dhunës “moderne”, asaj psikologjike e emocionale, po edhe ndaj dhunës “tradicionale”, asaj të së shkuarës, të shëmtuarës, dhunës fizike! Disa herë përsëritet që “druri ka dalë nga xheneti!”, apo “kush të rreh të do!”.

Një formë e veçantë dhune që vihet re është kërcënimi me anë të notës. Nxënësit dhe mësuesit nuk mohojnë përdorimin e notës negative për nxënësit e zhurmshëm. Nota ndonjëherë nuk ka lidhje me përgatitjen në lëndën përkatëse, por me nevojën për të vendosur mësuesja/i pushtetin e saj/tij.
Natyrisht, që sjellja e dhunshme ndaj të tjerëve e ka një gjenezë. Ajo daton në vitet e hershme të fëmijërisë. E ajo është aq tinzare saqë ndërhyn në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, duke u kthyer në pjesë normale të reagimeve në të përditshmen e tij/saj. Dhuna, në trajta të kamufluara gjendet në mënyrën e dhënies së urdhrit, ushtrimin e kërkesës për rezultate, ndonjëherë edhe në mënyrën e dhënies së dashurisë nga ana e prindërve.

Dhuna përcillet në mënyrë të rregullt nga mediat, filmat dhe librat për fëmijë e të rritur. Dhuna gjen shteg për të shpërthyer në ambientet e klasave me shumë nxënës, me origjina, kultura dhe temperamente të ndryshme.

Dhuna e përdorur pavarësisht formave të saj atavike apo të moderuara, shkakton tek fëmijët probleme lidhur me:
* vetëvlerësimin,
* marrëdhëniet ndërpersonale,
* vetizolimin,
* mungesën e besimit,
* çrregullimet në të nxënë,
* krijimin e marrëdhënieve problematike me të tjerët,
* sjelljet të keqpërshtatura të inatit dhe zemërimit,
* paaftësinë për t’u dhënë fjalë emocioneve dhe mendimeve.
Shenjat e sipërpërmendura mund të mos gjenden të gjitha tek një fëmijë, por disa prej tyre mund të jenë shumë të shprehura. Dhuna e përditësuar është fenomen i vështirë për t’u eliminuar. Në fakt, si për ironi, shpesh hidhen ide se për parandalimin e dhunës duhej të aktivizoheshin instrumente ndëshkuese për ata që përdorin dhunë në shkollë, pavarësisht statusit të tyre. I dhunuari dhunon, dhunuesi të dhunohet! Ndoshta nuk është koha për filozofime mbi dhunën, sesa vërtet për të identifikuar mjete e mënyra të ndalimit të saj në shkollë, në vendin ku prodhohen qytetarët e së nesërmes. Edukimi qytetar duket se duhet të fitojë një tjetër betejë të vështirë atë me dhunën tinëzare. /Telegrafi/

 
Top