Kosova Dhuna Në Prishtinë, 7 Policë Të Plagosur: 22 Persona Të Ndaluar

1447887818prishtine.jpg
Gjatë orëve të mbrëmjes, protestuesit në Prishtinë pasi janë informuar për masën e caktuar nga Gjykata kompetente ndaj deputetes Kadaj-Bujupi, përsëri kanë shfaqur dhunë ndaj policisë dhe objekteve zyrtare.

Bëhet e ditur se si pasojë e dhunës 7 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime të lehta, por nuk e kanë pasur të nevojshme të marrin ndihmë mjekësore. Gjithashtu bëhet e ditur se të plagosur kanë mbetur edhe dy qytetarë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri në orën 19:30 ka shoqëruar 22 persona, ndërsa ka sekuestruar në vendngjarje edhe një çantë të dyshuar me koktej molotovi.

Gjithashtu, në protestat e dhunshme ka pasur edhe një sërë dëmesh materiale, ku mbi 10 automjete kanë pësuar dëmtime, 4 nga të cilat i përkasin policisë.

Pas akteve të dhunës të orëve të mbrëmjes, ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës Atifetja Jahjaga.

“Dhuna kundër policisë dhe vandalizmi i pronës, private e publike, nuk mund të arsyetohet në asnjë rast. Qetësia dhe rendi duhet të rivendosen dhe kryeqytetit duhet t’i rikthehet normaliteti. Qytetarët e Kosovës nuk mund të bëhen peng i një situate jonormale që po mbretëron në vendin tonë”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e saj në ‘Favebook’”.

Sipas Jahjagës, dialogu dhe institucionet janë mënyra e vetme për të tejkaluar situatën e krijuar dhe ajo kërkon veprim të përbashkët në parandalim të çfarëdo eskalimi të mëtutjeshëm të gjendjes.
 

gurax

Pan ignoramus
Per cfare behet fjale? Nje gjykate ka marre nje mase (cfare mase?) kundrejt Kadaj Bujupi. Por per cfare arsye?
 
Top