ana karenina
Primus registratum
Dhuna në familje
Rastet e dhunës kanë gjithmonë një sjellje të parë agresive në zanafillën e vet. Herët e para të dy bashkëshortët apo partnerët mendojë se ky episod nuk do të përsëritet dhe rastet e ndarjeve për shkak të dhunës pothuaj nuk ekzistojnë. E vërteta është se dhuna ndodh mes njerëzish të të gjitha moshave, racave dhe prejardhjeve si socio-ekonomike dhe kulturore. Në më të shumtën e herëve protagonistët kryesorë janë bashkëshortët, ku burri abuzon me gruan.
Dhuna familjare quhet ndryshe edhe abuzim familjar, dhunë mes partnerësh intimë etj dhe ndodh kryesisht ndërmjet njerëzish në marrëdhënie intime. Këtu përfshihet edhe dhuna mes dy ish-bashkëshortësh, të fejuarish apo të dashurish. Dhuna mund të marrë shumë forma, si kërcënime fizike apo psikologjike, izolim, fyerje, përçmim, si dhe abuzim fizik, emocional apo seksual.
Të gjitha marrëdhëniet abuzive kanë karakteristika të ngjashme. Në të gjitha rastet, abuzuesi ka si qëllim ushtrimin e fuqisë dhe kontrollit mbi partneren e tij. Shumë njerëz besojnë se dhuna familjare ka të bëjë me nervozizmin dhe nxehjen, por kjo nuk është e vërtetë. Dhuna është një mjet për të ushqyer frikën tek partnerja, si edhe për të marrë në dorë fuqinë dhe kontrollin e një marrëdhënieje. Nervozizmi dhe egërsia janë mënyra me anë të së cilave abuzuesi përpiqet të vendosë autoritet ndaj të abuzuarës.
Në një marrëdhënie të dhunshme, abuzuesi përdor taktika të ndryshme si:
- Fëmijët: Ai ju akuzon se jeni nënë e paaftë, ju kërcënon se do e largojë fëmijën prej jush, e përdor fëmijën për t’iu transmetuar mesazhe të ndryshme etj.
- Kërcënimet dhe agresiviteti verbal: Ju kërcënon se do t’u bëjë keq pjesëtarëve të tjerë të familjes si fëmijëve apo vetes.
- Mohimi dhe fajësimi: Ai mohon se bëhet fjalë për dhunë e abuzim dhe e kalon tek ju përgjegjësinë e tij për sjelljen e dhunshme. Kjo ju bën të mos mendoni kthjellët dhe të jeni të pasigurta në vetvete ose të ndjeheni se po humbni kontrollin e vetes.
- Abuzimi ekonomik: Ai kontrollon anën financiare të familjes, refuzon të ndani të ardhurat, ju kërkon llogari për paratë e shpenzuara ose nuk u lejon të punoni jashtë shtëpisë. Ai mund të ndikojë negativisht në punën tuaj duke u bërë pengesë si psh: duke ju detyruar të mungoni shpesh.
- Abuzimi emocional: Ai ju kritikon, ju fyen duke ju bërë të ndjeheni keq.
- Trembja: Përdor mimika apo fjalë, fyerje të tilla që ju bën të keni frikë, thyen objekte të ndryshme në shtëpi deri tek përdorimi i mjeteve të forta si thika për t’iu trembur duke ju kërcënuar.
- Izolimi: Ai kufizon kontaktet tuaja me miqtë apo familjarët, pretendon që t’i merrni leje sa herë dilni nga shtëpia, kontrollon aktivitet tuaja, ku shkoni, kë takoni etj. Ai ju pyet ku ishit, mat kohën etj.
- Fuqia: Ai merr gjithë vendimet më të rëndësishme, përcakton rolet në marrëdhënien tuaj, ka përgjegjesinë e jetës familjare dhe asaj shoqërore duke ju trajtuar si pronë apo shërbëtoren e tij.
Shpesh është e vështirë të dallohet nëse një marrëdhënie është abuzive ose jo që në fillim. Ka raste kur një marrëdhënie e tillë nis pa e kuptuar. Partneri mund të kritikojë pamjen tuaj apo të jetë shumë xheloz. Gradualisht abuzimi nis e bëhet më i shpeshtë e më i ashpër, deri edhe më kërcënues për jetën. Eshtë e rëndësishme të kuptohet se një marrëdhënie e dhunshme nuk bëhet e tillë brenda një nate. Ajo çka ndodh është një proces gradual, një disintegrim i ngadaltë i ndjenjës së vetes së një personi.
Abuzimet e të gjitha natyrave janë shumë te rrezikshme kurdo dhe kujtdo që t’i ndodhin, megjithatë përmasat e abuzimit janë tragjike për pasojat që mund të sjellin tek gratë shtatzëna. Shtatzania është koha më delikate ku pasojat e dhunës mund të zgjasin për tërë jetën duke dëmtuar shëndetin e fëmijës.
Megjithëse duke e pamundur, ka plot mundësi pë të dalë nga rrethi vicioz i dhunës. Kryesorja është të kuptuarit se gjendeni në një marrëdhënie abuzive. Kjo marrëdhënie karakterizohet nga përkeqësimi i situatës nga episodi në episod. Eshtë tepër e vështirë të ndërpresësh një rrjedhë të tillë marrëdhënieje pa ndihmë. Jeta në një ambient të tillë të dhunshëm, stresues dhe plot frikë ndikon keq në perceptimin e realitetit si dhe krijon dyshime rreth vetes dhe rreth aftësive për të shpëtuar veten. Këto së bashku shkaktojnë uljen e vetëvlerësimit.
A mendoni se një marrëdhënie e dhunshme mund të përmirësohet pa qenë nevoja të ndahesh?