Dhimbja si themelues i Unit!

skin

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

Jo, perkundrazi, shume i qarte. Kam vetem nje koment te vogel. te pakten perpiqu qe enen ta zgjedhesh ne nje forme sa me te pershtatshme per ty.. pastaj sa per detajet, mos e vrit shume mendjen. Nqs perpiqemi te rregullojme dhe organizojme gjithcka ne jete, kam frike se efekti mund te jete komplet i kundert. Le ti leme ca gjera te marrin vete rrjedhen e tyre, bashke me kohen. Kjo e fundit e di vete se c'vendos pastaj /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Dua

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

e, s'je ngateruar /pf/images/graemlins/wink.gif

Po, fola per rritjen sepse ajo per mua dmth. dhimbje, shpresoj te mos kem dalur nga tema.

Mosha jo gjithnje eshte indikator i rritjes, pjekurise. Ka shume te rinj te pjekur dhe te moshuar femije.

"Une ka kohe qe kam vdekur" me thoshte nje shok imi. Ne fillim nuk e kuptoja, thosha me vete sa i cuditshem qe eshte ky, mbase nuk i ka mbetur me pike energjie per jete. Tashti vone e mora vesh cfare domethenje kishin ato fjale. Te jetosh si i vdekur ai donte te thoshte te sfidosh vdekjen dhe jeten se bashku. Donte te tregonte qe tashme gjerat me te keqija i provi dhe vdekja ishte nje hic per te, dicka qe e ka perjetuar tashme, dicka plotesisht e pranueshme. Egoja e tj ishte zbutur deri ne ate mase sa qe ai jetonte "si i vdekur". Ai nuk gezohej deri ne ate gjendje sa te deshprohej me pas, dhe e kunderta. Filozofi e cuditshme kjo e tij, s'me pelqen aq. Nejse.

me sa kuptova une, dhe ju nuk jeni me i/e madhe se une. gje e cila nuk ka te thote ne mendimin tim (ish e dashura ime gjithmone krahasonte eksperiencat e mija me te vetat duke fituar gjithmone) por c'ka eshte e rendesishme eshte se sa dhe c'fare fiton ti nga keto eksperienca ... shume njerez ripersererisin te njejtat gabime, a eshte ai nje faktor i rritjes .... as ate nuk e di ....

Njerez qe rrezohen dhe s'mbushen mend jane ata qe s'pajtohen me dhimbjen, ne vend se te perballen me te, ikin dhe ajo gjithnje i ndjek.

Une me vite jam aty diku 3 vjet me e madhe se ti (Rri urte! :smash: ) /pf/images/graemlins/laugh.gif por une keshtu s'e mas pjekurine, une e mas ate me te kaluara, dmth si puna e makines, mund te jete i vitit 2000 por varet e sa km ka kaluar. /pf/images/graemlins/wink.gif

Mua me vjen keq per njerezit qe i frikesohen humbjes, njerezit qe nuk e pranojne dot qe perbrenda po vuajne, ata qe nuk dine te thone me fal, te lutem, me mungon, ndihem keq, ata qe nuk qajne para tjetrit. Te tillet nuk i marr edhe si njerezore.

Megjithate, gjithcka ehte relative, une pres edhe te pamunduren edhe te paparamendueshmen edhe me te dhimbshmen nga vetja dhe te tjeret. Kjo nuk dmth qe jam pesimiste, me pare do thoja e parapregaditur per humbjet, realiste.

We flow, live your life as it comes.

D.
 

skin

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

Fillimisht postuar nga Dua:
[qb]
Megjithate, gjithcka ehte relative, une pres edhe te pamunduren edhe te paparamendueshmen edhe me te dhimbshmen nga vetja dhe te tjeret. Kjo nuk dmth qe jam pesimiste, me pare do thoja e parapregaditur per humbjet, realiste.

We flow, live your life as it comes.

D. [/qb]
hehee.. jemi prap te ena....pershtatu me sa te mundesh... nuk ke zgjidhje tjeter.

po persa i perket dhimbjes, me kujtohet tani Kundera i madh kur thoshte: Une s'jam asgje. Po ti, ti ke vuajtur!!!

SKIN
 

Dua

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

Me pelqejne postimet e "e" dhe skin. Jane origjinale! S'jane mendime dhe fjale te imponuara pa vetedije nga ndonje shkrimtar apo filozof i njohur. /pf/images/graemlins/smile.gif Thjesht, pjese jete.

D.
 

RaVeR

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

Dua, shume interesante ajo me ate shokun qe 'kishte kohe qe kishte vdekur'. Nje shoku im thoshte gjithmone; 'do te vdes kur te mbush 26 vjec'. Ai vetem lexonte libra filozofie te cilen une nuk i merrja/marr vesh fare. <= nuk besoj se ka ndikuar tek ai -mos te behem paragjykues i pandereqshem tani-. atehere ai me dukej i cuditeshem dhe po prape tani me duket i cuditeshem. /pf/images/graemlins/smile.gif

nejse ... ...

dhimbja dhe rritja ... nuk ke dale aspak nga tema jo. shife nje gje e bukur ne lidhje me kete... te ka rene ndonjehere rasti te kesh qene duke menduar intensivisht per dicka dhe ne momentin tjeter e gjen veten duke menduar per nje budallallik qe nuk ka lidhje fare me c'ka po mendoje me pare ... ajo me ndodh mua gjithmone dhe gjithmone pyes veten si e bera kalimin ... heres tjeter kur te te ndodhe kjo, kujto per c'fare po mendoje me pare dhe do te shikosh qe me te vertete mendimet gjithmone kane lidhje. ne fakt gjithcka ka lidhje qe nga zinxhiri ushqimor deri tek nje kokerr rere ne plazh. imagjino sikur ajo kokerr rere te zhdukej plotesisht nga universi c'fare do te ndodhte ... nje kaos total. universi do te humbiste balancin e vet ... toka do te humbiste peshen dhe si pasoje forcen gravitacjonale ... ne do te perplaseshim me planete me te medha se ne te cilet do te na terheqin me shpejte sepse kemi humbur balancin.

nga nje kokerr rere tek apokalipsi ... hmmm ... lidhje logjike ... pse jo ...

rritja eshte ndryshim, ndryshimi eshte kuptim, kuptimi eshte i paster kur je i cliruar nga pasjonet, dhimbja eshte ai clirim ... kur dhemb, te duket bota pak me e plote se me pare ...

ajo ena ... hmm, mund te jete e care, qe pikon, qe kullon, e kthyer me koke poshte a ku ta di une ... nuk dua ta zgjedh enen, dua ena te me zgjedhi mua, nqs ena do te jete e pershtateshme, une do ti perkas asaj ... po te mundohem une ti pershtatem enes ... ai eshte paksa nje iluzjon i sheqerosur me genjeshtra ...

dikush me siper tha qe - we flow .... - shume mendim interesant, mu duk vetja si cope shkumedeti ... ose me mire si nje shishe e mbyllur e braktisur ne oqean me nje mesazh te mbyllur ne vetvete ... c'fare perfaqeson ai mesazh ? ... asgje, ose gjithcka , nuk e di. ose ose mund te jemi si ajo kokrra e reres por qe qendrojme siper ujit, une per vete si pertac i madh kam vene dy nga ato komardaret e vogla dhe jam siper nje kruajtese dhembesh duke shijuar djellin ... po te doni te vini ... ka vend plote ...

persa i perket atij Kundres te madh ose te vogel ... nuk ja kam fare haberin ... nuk me ka pelqyer asnjehere filozofia e lagjes... shume subjektive ... nuk me ka pelqyer filozofia vete ndonjehere ... pervec grekeve te hereshem.

keto qe kisha shkruar me siper i kisha shkruar qe para dy ditesh por nuk e di perse dreqin nuk u derguan ... nejse ...

mendimet tuaja jane shume interesante ... me bejne te mendoj jashte imagjinates sime ... me pelqen shume furtuna, faleminderit ...

ps. me falni qe kur shkruaj, nuk perdor shenja pikesimi. ajo ndodh sepse une jam kulmi i pertacise ..
 

Dua

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

Arratisje nga Asgjekundi!!! Ne kerkim te Dijes; Per ti dhene kuptim jetes!!!

Edhe kjo eshte me se relative. Deri tani jeta per mua ka pasur lloj-lloj kuptimesh, nga me te ndryshmet, nga me te pavlerat e deri tek ato me se te cmuara. Se si e kupton ti jeten varet nga ato qe te rrethojne dhe brendesia jote. Keto te dyja ne bashkepunim krijojne nje fare kuptimi, i cili ndryshon cdo dite. Ndryshimi eshte proces i pashmangshem jetesor.

te ka rene ndonjehere rasti te kesh qene duke menduar intensivisht per dicka dhe ne momentin tjeter e gjen veten duke menduar per nje budallallik qe nuk ka lidhje fare me c'ka po mendoje me pare ... ajo me ndodh mua gjithmone dhe gjithmone pyes veten si e bera kalimin ... heres tjeter kur te te ndodhe kjo, kujto per c'fare po mendoje me pare dhe do te shikosh qe me te vertete mendimet gjithmone kane lidhje.

Ja-ja-ja-ja posi. Kam qene e preokupuar me keto gjera hic me pak se 1-2 vite panderprere. Une ato i quaj mendime te shkaperderdhura. Truri punon pa pushim, nate-dite, dite-nate, pa orar, pa kontrolle, ben kalime drastike por te gjitha lidhen njera me tjetren, ndoshta jo aq forte, por te pakten edhe ndonje detaj e kane te ngjajshem dhe natyrisht se kane spjegime.
Shpesh ne situata te tilla nuk kemi kontrolle mendimi. Truri yne lundron pa vetedijen ose deshiren tone. Jane preokupimet tona te grumbulluara perbrenda nesh, e ne me cdo kusht duam te ia gjejme fillin, pse-te, te gjitha ato qe kemi ne tru ti bejme te jashtme, t'i japim 'kuptimin'. Dhe behet lemshi. Rrotull-rrotull, filli askund.
Kjo situate zgjate dhe e tera qe i duhet eshte koha. Ajo te jep gjithmone pergjegjen e duhur pa marre parasysh mundimet e tua.

Ndalu nje cast! Vetem nje ore dhe mendo se si funksinon bota jone. Eshte e mahnitshme! Gjithcka ka vendin e vet, gjithcka rrotullohet dhe heret a vone bie ne kallep te vetin. Askush nuk eshte i tepert ne kete bote, as mangut, ne vlejme. Nese per asgje, atehere te pakten me eshtrat tane do ushqehen zvarranike dhe s'do vdesin urie. Zvarraniket do jene ushqim per pulat...te tjere do jetojne fale vezeve qe pula ben. Ne hame te tjere per te mbijetuar, toka na han neve per te mbijetuar te tjere. Uni jone eshte nje hic. Modestia eshte gjithcka.

D.
 

uni20077

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

Pah sa m"don" mue kio Ema! /pf/images/graemlins/tongue.gif :goofy:


Krygja Krishtit kioft'! :rolleyes:
 

RaVeR

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

Ndalu nje cast! --- u ndala --- Vetem nje ore dhe mendo se si funksinon bota jone. --- e kam bere prej vitesh --- Eshte e mahnitshme!--- e di --- Gjithcka ka vendin e vet, gjithcka rrotullohet dhe heret a vone bie ne kallep te vetin. --- nuk diskutohet --- Askush nuk eshte i tepert ne kete bote, as mangut, ne vlejme. --- patjeter --- Nese per asgje, atehere te pakten me eshtrat tane do ushqehen zvarranike dhe s'do vdesin urie. --- me mishin tone, eshtrat ... do te duhen mijera vjete qe eshtrat tona te kthehen ne minerale ---Zvarraniket do jene ushqim per pulat...te tjere do jetojne fale vezeve qe pula ben. Ne hame te tjere per te mbijetuar, toka na han neve per te mbijetuar te tjere. Uni jone eshte nje hic. Modestia eshte gjithcka.

tek pjesa e fundit nuk jam dakort me ty. thua qe uni jone eshte nje hic, kur ke thene me siper qe 'ne vlejme', ndoshta do te thuash qe uni jone eshte nje hic ne krahasim me fuqine e rregullit te rradhitjes se gjerave ne bote ... nqs eshte ashtu, eshte e drejte por prape mos harro. bota eshte e perbere prej dy te vertetash sipas meje dhe disa te tjereve, eshte e verteta materjale dhe e verteta shpirterore, spirituale.
eshte lufta mijevjecare e esences dhe ekzistences ...

te flasesh per rradhitje racjonale dhe per unin ne te njejten kohe nuk eshte e drejte sipas meje. uni qendron shume me lart se c'do gje tjeter ne hierarkine time ... une me ato qe them ose bej mund te vras ose te bej te ndihen me mire te tjeret ... ajo eshte nje fuqi jashtezakonisht e madhe, ja perse c'do njeri prej nesh zoteron fuqi te cilat kane aftesi te ndryshojne dicka ... mos te ngaterrojme gjerat ketu, juve po flisnit per te verteten materjale dhe renditjen e gjerave ne bote, ndersa une per te verteten shpirterore. jam dakort me ato qe thoni per boten etc ... i eshte dashur disa miljona vjete tokes te arrij ne gjendjen qe eshte tani, toka eshte akoma ne ndryshimi ... procesi metabolik nuk ndalet kurre, dhe ne jemi vecse nje fragment ne te ... por ne kemi nje kuptim per fragmentet e tjera ... hmmm .... edhe te toka mund te ekzistoje e verteta shpirterore, interesante, ja perse - te ka rene ndonjehere rasti te pyesesh se ku do te vemi ne me rrugen qe kemi marre ... carja e shtreses se ozonit, fuqia nukleo/atomike etj ... bota do te shkaterrohet, nje dite ose nje tjeter ... po ta mendosh me thelle, nuk do te ndodhe ashtu, ne do te shkaterrohemi, bota ka per te ngelur e njejte ose do te riperterihet prape ... c'fare mendoni juve se ndodhi me dinosauret ... edhe ato u fshine nga faqja e dheut, toka ja ku eshte akoma ... ja pra edhe toka dhemb ... ndoshta tani nuk e kupton qe ne po e demtojme sepse eshte e apasjonuar me ne, kur ne te mos jemi me, atehere do te kuptoje qe ne nuk jemi zgjidhja e duhur, dhe sic ndodhi me dinosauret, ka per te zgjedhur nje qenie te re per te mbizoteruar qeniet e tjera ... nuk i dihet kurre ... dhe ajo ndoshta ndodh kur gjerat nuk bien kallep ne vendin e vet ... si tek MATRIX, gjithmone ka nje carje, perfektesia nuk ekziston ...

po e le me kaq se po me trembin ca mendime vallahi
 

Dua

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

ndoshta do te thuash qe uni jone eshte nje hic ne krahasim me fuqine e rregullit te rradhitjes se gjerave ne bote ...

Ashtu edhe e kam menduar.

D.
 

RaVeR

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

Fillimisht postuar nga Dua:
[qb] ndoshta do te thuash qe uni jone eshte nje hic ne krahasim me fuqine e rregullit te rradhitjes se gjerave ne bote ...

Ashtu edhe e kam menduar.

D. [/qb]
===> ne jemi vecse nje fragment ne te ... por ne kemi nje kuptim per fragmentet e tjera <===

kjo na ben me shume se nje hic ... ti si mendon ...

fakti qe ti shkruan ato qe mendon dhe me ben mua te mendoj per ato c'ka shkruan ti ... per mua tregon qe ti nuk je nje hic ...

ashtu kam pas menduar une deri pak kohe me pare ... por ja qe nuk eshte ashtu ...

po riperseris ... me gjerat qe ti thua ose ben, ke aftesine te besh te tjeret te ndihen mire ose te ndihen keq ... dhe ajo nuk eshte nje gje e vogel ...
 

platinumvl2000@yahoo.co.u

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

Jeta per mendimin tim eshte si matematik(mblidh dicka dhe gjej =)apo vetem po gjete formulen e duhur mund ta kalosh ate ne drejtim te duhur.Pastaj dhe mendimet me larte ishin pergjigjet e mia,po ne fund te filmi MATRIX nqs e ke vene re rregjizori ka vene nje artist te cfaredoshem ku e perdor ate kryesorin dhe i thote(ne kete bote je askushi,je vtem i perdorur nga dikush psikologjikisht dhe moralish,dhe kur nuk mund ti besh keto gjera te japim vdekjen)e cila na vjen kur plak.Keshtu qe dalim perseri ne pyetjen:ARRATISJE NGA ASGJEKUNDI;NE KERKIM TE DIJES;PER TI DHENE KUPTIM JETES!!!
 

Dua

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

e,

===> ne jemi vecse nje fragment ne te ... por ne kemi nje kuptim per fragmentet e tjera <===

kjo na ben me shume se nje hic ... ti si mendon ...


Une kur thashe qe 'ne jemi nje hic' e thashe ate per te krahasuar madheshtine dhe te madhen qe na rrethon. Vetem kur te kuptojme se sa te vegjel jemi atehere do behemi te medhenj. 'Hic-i' im ka kuptim vetem nese i bashkangjitet fjalise dhe mendimit te mesiperm.

To know even one life has breathed easier because I have lived. That's the moment I'll say "I lived!"

Kjo ishte nje kuote qe mora sot nga nje shoku im si urim i Vitit te Ri. Eshte e bukur e ? /pf/images/graemlins/smile.gif

D.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

Cituar nga Dua

"Jeta eshte dhimbje" eshte fjalia e pare me te cilen Buddha i drejtohet njerezimit. Derisa ne nuk e kuptojme kete nuk do te dijme te vleresojme as lumturine. Dhe une besoj ne kete.
Njerezit me te mire qe kam njohur (keta jane shume pak ne realitet, e te shume ne filma)zakonisht kane hequr te zite e ullirit ne jete. Kur them keshtu, mendoj qe kane pare shume, jane rrezuar qindra here dhe kane perballuar, sfiduar mbi jeten, mbi veten. Me pelqen kur shikoj te tille njerez ne sy, zakonisht nuk flasin shume, nuk jane te hareshem, por kane dicka madheshtore ne syte e tyre, dicka te forte perbrenda, terheqese ne menyren e vet, jashtezakonisht modeste.
cituar nga e

Me ka ndodhur shume shpesh qe ne metro, duke shkuar ne shkolle ose pune, syte e mij prej kureshtari kapen fort ne syte e ndonje personi tjeter, keta zakonisht te heshtur e me ballin e verenjtur nga dallget e jetes. Shpesh here me ndodh qe ne syte e tyre shikoj nje thellesi prej mijera miljone kilometrash dhe po prape pyes veten, si do te jete jeta e tyre ... me ben shume pershtypje dhe me jep hapesire te imagjinoj.
Cituar nga Skin

kryesorja eshte te menduarit pozitivisht, pavaresisht nga ajo qe te ndodh. Nje test i thjeshte qe funksionon shpesh ne te tilla raste eshte te perqendrohesh ne gjerat e mira qe ke, psh ke qene dikur i lumtur, po tani nuk je me, dhe per kete ndien dhimbje. Por mbase mund te mos kishe qene kurre i lumtur... do ishte me mire?

Po ua ilustroj këto me një vjershë nga poeti I madh turk Nazim Hikmet

OPTIMISTI

Sa qe I vogël një mize s’ia këputi kurrë krahët,
Kurrë s’u lidhi maceve kuti konservash në bisht,
Nuk mbylli bumballa në kuti shkrepsesh,
Nuk prishi cerdhe milingonash.
U rrit.
Dhe tërë këto gjëra ia bënë atij.
Iu gjenda te koka kur vdiq.
Recitomë një vjershë, tha ai,
Për diellin, për detin,
Për kërpudhat atomikedhe satelitët artificialë,
Për madhështinë e njerëzimit.

Perkthyer bga Besnik Mustafaj
 

RaVeR

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

Fillimisht postuar nga Dua:
[qb] Arratisje nga Asgjekundi!!! Ne kerkim te Dijes; Per ti dhene kuptim jetes!!!

Edhe kjo eshte me se relative. Deri tani jeta per mua ka pasur lloj-lloj kuptimesh, nga me te ndryshmet, nga me te pavlerat e deri tek ato me se te cmuara. Se si e kupton ti jeten varet nga ato qe te rrethojne dhe brendesia jote. Keto te dyja ne bashkepunim krijojne nje fare kuptimi, i cili ndryshon cdo dite. Ndryshimi eshte proces i pashmangshem jetesor.

D. [/qb]
C'kemi, me fal qe po kthej pergjigje tani per kete cope por tani e pashe ... mu duk interesante ... te them te drejten ate e kam shkruar ne nje moment ne te cilin konfuzjoni kishte arritur kulmet e veta ne brendesine time ( 2 vjete me pare, ne mos me teper ) ... dhe te them te drejten asgje nuk ka ndryshuar nga ajo dite ... me ato qe ke thene me siper per jeten, brendesine dhe rrethinat jam plotesisht dakort ... me vjen mire qe ka njerez te tjere qe mendojne ne rradhe ... nejse ... ne lidhje me temen pashe dje nje film/emisjon/dokumentar-nuk e mbaj mend mire por ishte ne tv- dy police qe -ahhh po, ishte nje serjal- po thonin: "Suffering reminds you that you're alive" dhe ajo ja ve piken temes ... mgjthese pika i ishte vene kohe me pare besoj ... /pf/images/graemlins/smile.gif ... nejse, ishte nje kenaqesi per mua te shkembeja mendime me te gjithe ju, jeni njerez me shume vlera ... te cilat mos ngurroni ti tregoni ne jete, perkundrejt njerezve qe ju rrethojne ...

Ju realizofshin enderrat.
 

Dua

Primus registratum
Re: Dhimbja si themelues i Unit!

/pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif


D.
 
Top