Re: Dhimbja si themelues i Unit!
Fillimisht postuar nga skin:
[qb] "e",
eshte shume interesante kjo qe ke shkruar, per me teper ne moshen qe ke. ne fakt gati gati po mendoja.... eehhh e c'njeh ky nga dhimbja.... po sigurisht gjithcka eshte relative. e verteta eshte qe dhimbjet, te cfaredo permase qofshin jane gjurmet me me vlere ne jete.
megjithate ka te beje shume menyra se si reagon ndaj dhimbjes. Kam njohur njerez qe kane perjetuar dhimbje, humbje shume te medha.... e per kete kane urryer boten e njerezit qe i rrethojne... e me pas kane patur akoma me teper dhimbje..keta kane qene shume te pakte.
Pastaj kam njohur te tjere qe dhimbjen e kane perjetuar si pjese te natyrshme te jetes. Kane vuajtur sa me ska, por kjo i ka bere me te ndjeshem, e me te gatshem per te kuptuar e ndjere me pas edhe dhimbjet e te tjereve. Ka ndikuar si menyre per te patur lidhje me te forta e kuptimplote ne jete.
kryesorja eshte te menduarit pozitivisht, pavaresisht nga ajo qe te ndodh. Nje test i thjeshte qe funksionon shpesh ne te tilla raste eshte te perqendrohesh ne gjerat e mira qe ke, psh ke qene dikur i lumtur, po tani nuk je me, dhe per kete ndien dhimbje. Por mbase mund te mos kishe qene kurre i lumtur... do ishte me mire? [/qb]
shume interesant shkrimi juaj, shume ekzistencial.
kam njohur shume njerez te cilet kane perjetuar tragjedi teper me te tmerrshme se te mijat por qe nuk kane kuptuar asnjegje prej tyre ... keto tragjedi perseriteten e riperseriten per ta. personalisht dhimbjen e shikoj si clirim. ide interesante kjo ... po sikur faktoret qe shkaketojne dhimbje (gjera, persona, ideale, etj, per te cilet ne kujdesemi)te jene te gjitha vecse pasjone, te cilat zmadhohen ne kurriz te vlerave e ndjenjave te tjera duke na verbuar senset. Na izolojne brenda nje rrethi dhe na shtremberojne gjykimin. Dhimbja me e madhe shkaketohet kur humbet keto pasjone, me mire e thene kur keto pasjone te kane pire gjakun e te lene te thate, per te gjetur gjak te ri. lidhja me pasjonin eshte e ngjashme si dashuria me gorillen; nuk ndalesh kur mbaron ti, por kur lodhet/mbaron gorilla.
Personalisht nuk i trembem kurrefare disfate, e vetmja gje qe me terrorizon jane femrat ... me thene te drejten, me pare kam vuajtur shume kur kam humbur shoke te mire, por duke merguar sa andej ketej kam krijuar imunitet ndaj saj pa ngurtesuar zemren. me femrat ... eeeeehhhh ... jo shume kohe me pare humba te dashuren, me te kalonim shkelqyer fare, nuk kemi patur asnje mosmarrveshje. relacjon ky i cili ishte i ri per mua sepse ato te mepareshmet kane qene relacjone te furtunshme ... nejse, pas humbjes se saj po pyesja vertetesine e asaj qe thone eshte me mire te kesh dashuruar e te kesh humbur sesa mos te kesh dashuruar.
fillimisht, ajo shprehje, mu duk komplet idjote... me vone kuptova qe eshte shume e vertete ( e verteta eshte gjithmone relative ) pas humbjes se dashurise time, kam kuptuar qe ka edhe me mire, gje per te cilen do te luftoj gjithmone ...
shume njerez kur humbasin te dashuret, per te cilet kane menduar se jane njerezit me perfekt ne bote humbasin kohen duke u perpjekur ti rikuperojne,( pa marre parasysh arsyet e ndarjes, ) me c'do kusht, per c'do cmim, gjithmone duke menduar se ai/ajo eshte "gjysma tjeter" e tyre ...
personalisht dhimbjen e shikoj si clirim, disfata nuk eshte mposhtje, eshte nje dallge ne oqeanin e jetes, por gjithmone duhet shikuar perpara me optimizem ... "ditet e mira pasketaj vijne"
jeta eshte sfide ... mund ta sfidosh ti jeten, ose ta lesh ate te te sfidoje ty. mund te besh dicka per jeten tende ose te rrish ulur ne nje stol dhe ta shikosh duke te ikur ... gje te cilen bej une ... shumicen e rasteve e le jeten time likuidoza te marre forma natyrale sipas enes ne te cilen hidhet ... kur ena pikon, prape e le jeten te zgjidhi vete misteret ... vetem nqs ena cahet dhe ekzistenca eshte ne rrezik nderhyj une ... duke u perpjekur ti rijap forme ...
hmmm e ngaterrova shume, po e le me kaq per tani.