Dhe i trembesh heshtjes time.

*drenica*

Primus registratum
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

macia_blu

Ti thua shume edhe shqip. Une i lexova me rend poezite qe ke shkruar. Ma kenaqe shpirtin besom!

Shendet
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

Muret

Nuk mi la ti prishja
Muret e avllise se vjeter,
Te lutem - me tha-
Me dhimbsen trendafilat e eger.
Dhe ashtu harlisur lulezuan nga mot trendafilat,
Avllia rrenohej,
Mua me shtoheshin thinjat,
Ndersa ajo kendonte ne nate me bilbilat,
Deri kur iku me la,
Iku cau ferrat,
Si pelqeja me shume se te tjeret.

Qe nga ajo dite kam nisur ngre mure,
Te larte sa,
Te forte sa;
Mure pa dyer,
Mure me gishtat e mia te hekurta kryqezuar mberthyer,
Mure pa dritare,
Mure ne zemer,
Mure ne te cilat s'hyn kurre me nje femer.
Mure, mure, mure, mure,
Ah sa te desha moj kercure.
 

katana

Primus registratum
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

do ti qe me paska marri malli per ty. e se di per te saten here po i lexoj disa prej tyre dhe po me ngrohin si nje mace qe te ulet ne preher, e te lejon ta ledhatosh.

ah macja ime blu.
 

Zani

Primus registratum
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

mace pse ike nga forumishqiptar?cjane ato fjale largimi per ty atje?
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

sa kurioz je o zan' lol
nuk kam ikur, nuk me lene te hyj.
katka cate them une ty , u skuqa(besome)
el_jote


ti murengritese im....
po mreh dhembet te ti ha muret
me gjithe trendafila
(vertete une i ha petalet e trendafilave
dhe atyre te egerve)
megjitheta, dita vec 24 ore ka
me shume se dy tre dite te duhen per muret
hej , o mos harro
se nuk kemi dite shume.
ngushtoje gjumin ngushtoje
dhe vrite, mos te te dhombest
as mos i beso symbyllje....
do vij vetem kur te me sjellesh fjale
por, mos me thuaj
se isha si gjumi, kur te me shohesh.
perqafime, el_macia!
 

Bora*

Primus registratum
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

Per ty katana:
llafi i mire e guri ne traste
............
ke gjet vendin e gabuar per ti bere nderimet e fundit maces, ik atje ku macia_blu lindi dhe i dha shume atij forumi dhe shpreh mallin tend dhe pronesine mbi macen ( me e pakta qe mund te besh eshte te hapesh nje teme per te shpreh indinjaten per largimin e nje talenti te tille si macia_blu)

tregojeni veten qe nuk jeni vec transportuese te mendimeve sic ju ka cilesuar dikush ( te cilit nuk preferoj ti permend emer pasi ai do ishte egzemplari i nje njeriu shurdh-memec nese nuk do te kishte material per te mbllacitur nga cmenduria shqiptare)

per ty mace:
asnje gjaknxehtesi nuk te jep te drejten morale te perdoresh emra te vecante ne nje vend publik...
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

bora, ah bora....
jam ne bore qe te te pergjigjem
sa te dale dielli te premtoj se do me zere malli per boren e zene se tepermi ketij vit,
e do te te pergjigjem
.... ashtu macia_blu
....keshtu macia_blu
dhe prap blu se blu dhe vec mace!!! :sleep:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

macja_blu,

Se pari dua te te uroj mireseardhjen dhe te falenderoj qe ndan keto emocione kaq te kendshme me kete forum.

Se dyti, do desha qe t'i permbaheshit temes dhe t'i beni te mundur te tjereve te kalojne vemendjen tek postimet tuaja rreth temes, ne vend te sqarimeve per pikepyetjet e rastit.

Per c'do sqarim jashte teme, perdorni PM.

Uroj te me keni mirekuptuar.

Shkrim te kendshem ne AF.
Kordelja /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

Muret

Të vetmit mure që mund të rrëzojë njeriu
Janë muret që ngre në vete.
Në ja rrëzofshin të tjerët,
Nga brenda a nga jashtë
Ky është shkatërrim.

Në s'më beson mua, poete
Patjetër që ti beson perëndinë,
Unë për këtë rast kam Homerin,
Që shkroi për murret e lashta të Trojës,
Për Helenën e Bukur, për dashurinë.
Vërtet muret u shëmbën,
Nga brenda,
Por nën vete e zunë dashurinë,
Dhe në atë vazhdim,
Më e shtrenjta ishte Itaka,
Për një burrë nuk ka tjetër kthim.
Në Trojë sot ka vetëm rrënoja,
Nën gërmadhat e saj askush nuk gjeti dashurinë,
Kur njerzit thonë "Ja Troja!"
Muret e rrënuar tregojnë me gisht.

Shumë vepra ndërtoi njeriu ndër shekuj,
Me ar dhe mermer,
Me bukuri dhe shkëlqim,
I ngritën ata që kjo botë i quan të fuqishëm,
I ngritën të adhuronin perëndinë,
Si strehë për veten dhe dashurinë,
Historia na tregon:
E vetmja gjë që nga ato mbetet,
Është pluhur, rrënim.
Në gjithësi një ditë kur të ngjitesh,
Do shohësh e habitur,
Se nga të gjitha ato që ndërtoi njeriu
Vetëm Muri i Madh Kinez,
Me sy të lirë duket,
Beso gjithësinë, ai mur nuk vdes.

Po Murin e Berlinit e kujton,
Një mur me dy mure në të,
I pari brenda në vete, në Gjermanë,
E bënë copë e çikë, copat rrëfejnë në muzeume.
I dyti muri që ndante dy botë,
Një mur i menduar,
Një mur gjëmëmadh,
Pa gurë, tulla, beton.
Me gisht hijen e tij tregojmë përditë,
Për sa kohë do rrojmë mbi këtë glob,
Hija e atij muri llahtarë na shoqëron.
Është hija jonë, hija e kohës sonë,
Që do zhduket kur ta marrim nën të.
M'u përgjigj sinqerisht:
Më do mua pa mure? A na do bashkarisht!

Unë mure të larta vazhdoj të ngre përditë,
Për gurë kam fjalët, për llaç mendimin,
Vetveten kam blatuar në themele,
Për qoshe kam latuar nderin, besën, zemrën, dashurinë.
Lartimi nuk më tremb se do bie,
Ditë e natë me çekan e mistri,
Ndijimet më kanë zënë kallo si dora,
Natë e ditë me plumçe mbaj drejtim,
E gjitha ç'ka shikoj është toka,
Nuk më duhen as therrore as vetëflijim.
Patjetër stërgjyshja jote ka qënë Rozafa,
Dhe kështu e gjitha merr kuptim.
Mbas vitesh një këngë do dëgjohet rrënojave:
Tok hanin petalet e trëndafilave të egër,
Por muret e mposhtën dashurinë.
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

M'u përgjigj sinqerisht:
Më do mua pa mure? A na do bashkarisht!

Unë mure të larta vazhdoj të ngre përditë,
Për gurë kam fjalët, për llaç mendimin,
Vetveten kam blatuar në themele,
Për qoshe kam latuar nderin, besën, zemrën, dashurinë.
Lartimi nuk më tremb se do bie,
Ditë e natë me çekan e mistri,
Ndijimet më kanë zënë kallo si dora,
Natë e ditë me plumçe mbaj drejtim,
E gjitha ç'ka shikoj është toka,
Nuk më duhen as therrore as vetëflijim.
Patjetër stërgjyshja jote ka qënë Rozafa,
....


rozafat
dashurite
i murosim cdo dite
ka mure e mure... e mure...
disa i emertojme kala
disa troja te rena
disa mure fare te thjeshta
per te ven njeri tjetrin me shpatulla pas tyre
...
here me duket vetja pasardhesja e nje mjeshtri te madh muresh
here me duket se jam pasardhesia e mbrojtesi
trim muresh
here me duket se jam e bija e se muruares, sic edhe e the
...keshtu qe ato qe i gjeta te ngritur
nuk dua te rezoj
(prej atyre te renuarve , mendohem-mendoj)
te rinj mure as nuk dua te ngre
eshte krejt tjeter gje ajo qe
kerkoj
dhe sidomos ajo qe ngre une
ka emer tjeter
...eh' mik i dashur, te te tregoj sinqerisht ashtu si me pyete
eshte histori e hstorise se vjeter.
...
faleminderit!


oj ti kordele, e beson ti se nuk te kam kuptuar fare?
Aty ke poezia e zhak prebvertit nuk e di pse je ngaterruar, une thjesht postova nje poezi te tij qe me pelqeu dhe e kam thene merin e autorit...
...se c'ke dashur te me thuash e mbylla se mbylla kushtezimin e kohes e njejta teme , shume fjale per hicmosasje.
( me fal te dyshoj per informacione te jashtme....)
ndersa kjo tema , se cili koment te ka detyruar te me keshillosh nuk e di.
megjitheate ke vemendjen time.... dhe vemendjen tende dua si shperblim.
pra, pershendetje!!!!
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

Heshtja

Unë i trembem heshtjes,
Heshtjes që vret,
Unë trembem ta mendoj të heshtur këtë planet,
Të mos dëgjoj zogjtë të sjellin erën,
Të mos dëgjoj shiun të zgjojë lulet,
Të mos dëgjoj foshnjën në gji të përkundet,
Dhe ninullat e nënës,
Dhe këngët e meloditë,
Dhe vajet edhe dollitë,
Kush nuk trembet si mua.
Më thuaj.
Unë trembem kur trimat heshtin,
Kur tokën puthin,
Kur gjoksin xhveshin,
Kur e zenë topin nga gryka,
Hesht topi,
Hesht Mic Sokoli,
Hesht unë me respekt.
Unë trembem të fle me budallanë,
Që zemrën do të më çajë përmatanë,
Të shohë çfarë ngjyrë e kam gjakun,
Se ndryshe nuk e nxjerr merakun.
Por unë nuk i trembem heshtjes tënde,
Sepse ti nuk hesht, por flet papushim,
Ti ke frikë të heshtësh,
Të dëgjosh kumbimet e zemrës në gjoks,
Të dëgjosh vetveten të të thotë "mos"
Të dëgjosh zërat e ndryshëm të jetës.
Dhe për hir të së vërtetës,
Për aq hir sa i ka mbetur të vërtetës,
Nga hiret e bukura,
Hi,
Në gojët e politikanëve tredhur,
Unë nuk i trembem heshtjes tënde,
Ti nuk ke heshtje, ti nuk hesht,
Provoje njëherë, botën mbaj vesh,
Bëje këtë për aq hir sa i ka mbetur të vërtetës,
Dhe do ta kuptosh,
Nuk ka asnjë
Histori të historisë së vjetër.
Ka vetëm një,
Që kur heshtim na duket si tjetër.
 

mostro

Putraku
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

Nese naten vij
te futem ne shtrat
ti mos u frikesooo
vij dhe iki prape vij dhe iki prape /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

diabolis....
po i bindem keshilles tende
per heshtje...
sido qe me eshte dukur
po i bindem.
....
flm prej nga heshtja!
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

Macet nuk jane engjej,
Ne i engjezojme per te mbrojtur shtepite
Nga felliqesite e minjeve.
Te gjithe minjt e mendimit tend’
Po i vras nje e nga nje
Si nje mace engjellore
E po ta mbush shtepine me shprese te re
Njerezit nuk jane te barbarte
Edhe pse njesoj, njerezit njerez bejne.


"kaprolli i kapicove" Postimi #1

Me nerva te vuajtshme
per vogel'imin tend te dukshem.


Me ka mbire urrejtja kunder ndjenjes
dhe dashuria ndaj vuajtjes
Qenkam e mbarsur me te ardhme!!!

Te djeshmen dhe shiun
ti kam dhene pike per pike
me gjithe bekimin e loteve
te asaj.

genjeshtra si nevoje jetese
eshte njera nga tiparet me te tmershme
qe ngjan me secilen fytyre femre
(edhe me timen , nese nuk e ke harruar )

Te dua meqe e do
gjene e zene e te pamundur
pasi kjo eshte simptome e forces!
E nese te shijoj me dashamiresi
apo te stolis ne heshtje
mos me thuaj se une i perkas te dobtes.
Jooo!
Se..,edhe heshtja eshte padi-deshmi e forces!
he he he...shume ironike
shume e shume,
e gjithe te keqjat....
vetem e dashur nuk jam sonte
Dashuri per te bukuren nuk eshte vetem
kerkimi i saj , apo krijimi...
---" Edhe paaftesia
per te bere e pare e patur
nje gje te bukur
mund te jete dashuri ndaj saj!"


puf!
mashkullore..e shpifur...
lavdi qe nuk me dhemb!


Pesedhjetenente vargje pa parafjalet dhe titullin. Postimi #1

...Paralelizem
Paradoks
Paragjykim
Pararojë
Parapritë
Parafjalë
Parabolë
...
Parashtrim
Parapergatitje
Paranojë
Parashutë
Paralajmerim
Paraqitje
Para'ardhes
Parafine
Paradite
...
Para xhepi
Para gjaku
Para *****...
PARAKALOJNE.........

...Mbrapa
Mbrapa teje , qeni
Mbrapa dites , nata
Mbrapa diellit, hena
(dhe disa yje te mezidukshme)
Mbrapa reve, qielli
(i shyqer me dhembe edhe qielli i atij)
Mbrapa meje, nje gomar i kuq
Mbrapa botes , hiçi
...
Mbrapa te gjitheve te parashuarat.
Gjuha e gishtave.
Shkruajme me te gjithe gishtat
(edhe ato te kembeve)

Gishti me i madhe se te njezetet
varet dhi'mshem
that'shem
brek'shem.
...
me njerin nga gishtat e mesit
te njeres dore
here kruajme prapanicen tone
here ****** e te tjereve lakmojme
...Fatkeqë edhe gishtat!
Paradoks i paragjykuar paraditen.


pune M edhe puna e shpirtit. Postimi #2

(SHPIRTI...
thjesht nje mbiemer i huazuar nga bibla)


Shpirtbukur,
shpirtlire,
shpirtarti,
shpirtgjeri,
shpirthapur,
shpirtbute,
shpirtbujar,
shpirtndjeshem,
shpirtpaqe,
shpirtdrite,
shpirtheshtur,
....shpirshpirti.


Shpirtluftarak.
shpirtrrejshem
shirtfund
shpirngusht
shpirqen
shpirtmace
shpirtmut
shpirtkeq
shpirtkoti
shpirtpashpirt.
....
Shpirti, fjale e sajuar per
betimet tona te rreme!!!


bir'


bir' nane
bir kurve
bir' birash
bir'b...
bir'banje
bir' pa bire
( me bira)
i biri i kujt je???!!!


polici nuk mund te jete prift...
prifti polic mund te behet!

me te mire jane prifterinjt
ne te dyja rastet.

por qe i perkasin nje bote
tjeter.

nje grua nuk mund te jete murgeshe
nje murgeshe grua mund te behet.

( a jane me te mira grate apo murgeshat?)

jane te shenjta femrat e nje race tjeter
edhe kur na duken shtriga.
ose magjistare.
(shtrigizmi dhe magjistarizmi
eshte budalleku me i rivjeter
nga njerezit meskin e te vegjel.)

Mes meje e teje...(dukesha)
(ducafele-fele)
ka nje bukuri te rralle ndryshimi
te pakapercyshem
ledh' qe ty te bejne te urryeshme.
(ku kam nerva te urrej ??!!!)
luaj!


thjesht ndikojne ne mua
zakonet...
paragjykimet ...
autoritetet...
dhe ligjet...
e tuaaaaaaa.

ndikojne sepse jane kaq ndryshe me
zakonet e mia
me autoritet e mija
me ligjet e mia
dhe me pa-paragjykimet e mia.

kam kohe qe e kam liruar shpirtin.!!!

Jam edhe murgeshe
edhe grua
edhe kurve
madje, edhe shtrige...!
kur te behem magjistare...
a do te behem????

-------------------------------
atje ku mungoj edhe une. Postimi #1

Ne "Krojin" e fshatit ,
vajzat nuk kane me ke te qeshin
vajtojne vajzat moshat e tyre
te ik'shme , ne ikjet e djemve.

Ne "Kodren e dellinjave"
asnje dellinj per be nuk ka mbetur
Pleqte e mbetur vetem
i dogjen ne mallin e tyre
duke u dhimbur ne jeten e shkuar
e duke u lutur per kthimin e djemve.

Tek "Guri i gjate" nje qyqe e nje korb
nuk pushojne
se qari e se ndjelluri zi.
nuk ka jete ti trembe
as ti vrase.
(edhe vdekjet jane rralluar se tepermi)


"Guri i gjate" shkurtohet
nga shpendet e fatit.

jeta ime shkurtohet
nga gjatesia e kohes qe e humb
rrugeve te botes.


***
dikush me ka sjelle
tri fotografi varresh.

me daten shtat
do shkoj vete ne fshat
qe t'i c'mall varret
me mallin tim.


lypsari i vdekjes... (...) Postimi #1

lypsari i vdekjes.


sikur ..fati.
fati te qe djale.
do ta vrisja ne tortura
e pastaj...
do ta ringjallia te mbare.

Sikur fati
te qe vajze.
do ta perdhunoja shtazerisht
e pastaj...
veten do te denoja me vdekje.
per te rilindur serish
Trinjake...:
une
fati
dita!


"cmendine shetitese"

Jam bere si program qeverish,
e parealizueshme.
jam bere si institut qorrash
e shkopi ndihmues me ka humbur
ne stacionin me te braktisur.
Jam bere cmendine shetitese
po te cmendurit e mije jane bere te mire.
nuk flasin, nuk qeshin, nuk qajne.
biles as nuk ecin.
ah te mjeret, vargjet e mije.


"kryevepra"
Mendja ime ka ngecur.
ka ngecur ajo...
qe gjithmone ka udhetuar
pa pertim.
Ajo, tashme s'po leviz
nga asnje ngacmim
...Me kujtohet kur mendja ime
ka zhbiriluar vet mendimin e djallit.
Mendja mi ka llastuar deshirat e bredhjes
ne vendet e ideve
ku zogj nuk kishte patur kurre.
Katilja, gjithmone pa trupin
ka bredhur.

"une dhe une"

Kthehem ne sigurine time te pasigurte
Te shpik shmangien e hakmarrjes se padukshme.
te vras buzeqeshjen hipokrizisht te paturpshme.
Ne s'jam e vonuar
jam pak strikte.
Jam e sigurt, ne mos'sigurine time
se jam tamam ne kohe,
deboren e bardhe te mundem
pa e shkrire , pa e nxire
ta ngroh.
Jane te panumerta gjerat per te cilat jam kthyer.
jam ai guri, qe pika deri thelle e ka gerryer.
dhe, prap gjej siguri ne mos'sigurine time
te sigurt.
se, s'jam gur!
Ne trhyhem , ngjitem prap.
Ne gerryhem s'thermohem.
Ne shkaterrohem...nuk shkaterrohem.
Krenarine e kam me krenare
vetem duket se jam e dobet.
kur me mungojne lotet,
jam me e pafajshme.
Vendimin e kthimit e kam me krenar.
edhe e vrare , nuk kthehem per te vrare.
Kthehem ne pasigurine time,
te pasigurt.
Vet'llastimin, vet'adhurimin,
vet'quajtjen Zot, dhe demon,
t'i ze perdore
si bardhezine me te bardhe te asaj bore...
qe ra parvjet.
Zoti, Krishti, Djalli
qaramane behen e me kerkojne mend.
Ata qe gjithmone u shtiren
se me deshen.
Djalli qe djalle e me bindi...
se shpirti s'rri aty ku rri shpirti.

"nenes"
Teksa e percillnim
ne vendin e pakthyeshem
(parajase qofte!)
qava, aq sa ndjeva se si shpresa vdes.
Shpresa ime shpresehumbur
u ul buze varrit ende bosh.
mua mu duk se u hodh...
por..ah por....


"shpirt i degraduar"

Buzembremja!
Buze te ftohta gruaje
malli yt s'i ngroh me.
Nate!
pagjumesi e dhuruar
me duar tradhetie
dashuria jote tradheton per se dyti.
Mesnate!
Xhelozia derigjon mendime te liga.
duke sajur tinguj te thate
dhe vija.
Mengjes!
C'paskam bere?!!
Cilen te varros te paren?
Mesdite!
Deti kerkon brigjet e vjetra.
Dite-Nate
as njera as tjetra.

""rrofte zvetnimi"

Sfond pa reliev
thellesi kohore
modifikim prespektivash.
leje mendimesh te pacipa
gdhendje ligjesh
gudulisje grash
vetevrasje e menjanuar
veprime shkaterruese
ekuiliber i humbur
kocke e vjeter
kafke e re.
...Fito pafajsine
per te humbur parate.
pa dashur tia dish c'behet
me ndrin tend kurvar.
heshtje shurdhuese
turp pa ngjyre
madhesi ndryshimi
hyrje qe del.

"danga e drites"

me forcon forca ime
bindjet e mia me bindin.
me vrasin tragjiket e ndergjegjshem.
te vetvarurit ne degen e shtatorit
tek e diela e trete.
Pusi i hapur i vjeshtes me pin
Qeni i ngordhur te marten e shkuar
me kafshon ,
e nje dange te keqe mi shkakton drites.
Arsyeja, qe shtyn karrocen e vet
eshte vetmitare.
Deshira jote nuk me deshiron.
Zoti nuk eshte i gjithpushtetshem.
perpjekja logjike e mendimeve
eshte varur ne nje shprese te thate
dhe jeton ne litarin e bere
me lesh gomari te ngordhur
para pesembedhjetevjetesh
qe qelb gjithe guximin e botes!!!

"kisha nje..."
Kishe nje gjyshe.
gjyshja vdiq
pa e injektuar vaksinen
kunder plakjes.
Kishe nje nene.
nena vdiq pa u bere
gjyshe.
kishe nje moter.
motra vdiq pa u bere
nene.
isha ....pa qene
jam ...pa mundur te jem.


"Te gjykosh , do te thote te tallesh"

vet ia njoh gabimet vetes.
denoj doktrinen time me vdekje
ustem te mesoj
perdorimin e logjikes ne analizen e gjerave.
deshirat e mbrapshta
t'i permbaj mundem disi.
dhe shpall vet'amnisti.
Guxoj te propagandoj hyjni te rinj.

"loje"
enderra ime!
nje mjelme e pluhurosur
larg liqenit.

Sa keq !
mjelme e pluhurosur.
Sa i mjere!
liqeni pa mjelme!


"qeshin ulerimat "

qeshin ulerimat prej dhimbjes
te mpire krahet prej mosperqafjes se larget
e djeshmia zgerdhihet
se me vrau te sotmen.
e sotmia trishtohet
se s'e lind dot te nesermen.
e nesermia mpihet , thermohet.
une cmendem me dite-netet.

"***"
ererat e shiut,
masat perveluese
te mallit
shkretine ma bene
shpirtin.
ah sikur ta dija
netet qe shkuan
a ishin?!!!

"lumturi"

arratisem prej vetmise time
per tu bere vetmia jote.
arratisem per te mberritur
atje ku mbaron vetmia.
Atje ku me e mira nuk vlen asgje.
...keshtu e ka kjo bote.
nga koti ne kot.
Kam shpirt!
mekatesisht pak besoj ne te.
ndergjegjesisht besoj me shume
ne asgje.
Arratisem prej vertetesise time.
Per tu bere vertetesia jote.


"ti iken gjithmone kur vjen shiu"


Ti luan me pritjen time
sikur te qe vetem pritje.
Luan me oret e mija
sikur do te rroj aq sa
vetem mua nuk mi numeron
oret vdekja.
Te me duash edhe pak me shume.
sa per te mesuar se pritja eshte dhimbje.
dhe vdekja eshte ikje.
Te dhashe edhe shpirtin.
Po ti iken gjithmone kur vjen shiu.
Dhe shpirti im, ne xhepat e ndjenjes tende
krijon besdi.
ti e hedh ne rruget e lagura te dimrit.
Shiu nuk eshte gjithmone
vetem shi!

"dite te veja"

perralla qe me tregon
varri i nenes
cdo mbremje ne enderr
je TI.

te buta dhe mizore duart e tua
si zemerimi im.
E paksahapur.
Me e paksadashur
dashuria jote
Prej dasmes se erresires
qe ben dashuri me hijen tende
dhe te veten.
Syri yt!
i vetmi shteg qe me lidh
me qiellin e marsit.

Perralla qe me tregon
varri i nenes
cdo mbremje ne enderr
ka ngjasa te reja.
po ditet, mi vjetron
te veja.

"kenga e loteve"

Luaj vallen e parendsishme
t flutures rreth qiririt te fundit.
Jam flutura e tetorit
e ngrica me eshte futur
ne zemren time verore.
Une prap vallezoj,
derdellis, bej flirte,
mashtrohem edhe pakez
perpara se ti thyhem eres
se stuhishme te ndarjes
dhe koses se madhe te vdekjes.
Te gjthe e kane jetuar kete
ekzistence insekti.
Dhe kane pandehur se u ka ...
mjaftuar!

"verbimi i debores"

Mengjesi dhe mbremja
mure te dites.
Ku dashuria jote shkrimakeqe
duar njollosur me kalterimin
e pergjakur
shkruan e fshin
here emrine saj
here emrin tim.
Mbremja dhe mengjesi mure te nates.
Une shkruaj zanoret endacake
qe kerkojne fjalen "diell"
Dielli, parandjenja e ngjyres se shpreste.
Deti humb dialektin dashuror
Marsi vershon deboren e rrugeve
te parrugedalje.
Prilli imiton Krishtin.
Maji Kryqin.
Kalterimi i debores vritet
pa u degjuar krisma.

"loja e stineve"

Une isha ne vdekje.
u ktheva serish.
ketu ishe ti
ti ishe jeta
ndaj te desha.
Dhe, kur te desha
nata u shkri ne nje peme
e kundermoi arome drite.
Koha jone vdiq.
Kur zgjoheshe ti
ishte pranevere.
Kur flije ,
]ishte vjeshte.
Njemije here mes ketyre stineve
dimri dhe vera benin lojen e tyre
te zorshme.
Po ti nuk me deshe aq shume.
As une nuk te desha aq bukur.
Ndaj...
nuk ishim te perjetshem
te pathyeshem.
Fituam ditet
o i embli im!
dhe, humbem vitin e arte.


(une vij prej jashte realizmit socialist, mik i dashur keshillues!!!!)ka vdekur poezia e moralit per te cilen po cirresh ti e te cilen po e kultivon madje me shume imponim!)
...............................
flm!
 

Zani

Primus registratum
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

hajde mace te forumishqiptar se sna shtyhet fare pa ty.Nuk na ze gjumi si komshinjte e oficerit qe perplasi vetem nje cizme ne dysheme..
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

LODHJE

Ndodh që s'ka nevojë për shpullë faqeve,
Që të ndjehesh krejtësisht i dërrmuar,
Më shumë edhe se peshë e halleve,
Të rëndon një fjalë e pamerituar,
Ç'rëndësi ka kush e pati filluar,
Dorën të jap për t'u pajtuar,
Nuk ishe ti që më shave,
Nuk ju ze besë fjalëve,
Të themi të vërtetat,
Të rejat, të vjetrat,
Për faqe, fytyre,
Këtyre, atyre,
Unë pres,
Ti e di,
Unë,
Ti.
 

Zgalemi

Primus registratum
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

Elke! Ke pas ca vargje ne te thelle me zogj e marrezi poetesh dikur. Ato kane qene te bukura.
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

zgalem....( qe me thua "elke")
ma perkthe paksa kete fjaline
"ato kane qene te bukura"=?
dhe me tej me thuaj me holle holle per cilat vargje e ke fjalen dhe ku i ke lexuar, dhe kur.
pershendetje.


diabol.... hej ketu jam krejt e pajtuardhe e dashur si perhere .
perqafime!
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

zgalem, e di si me je pergjigjur?
si te kesh dashur te me rremosh -rrenosh me shume thelle kureshtjen
lol
po kush ti ka recituar ore?
dhe cilat vargje, pra?
me thuaj nje detaj qe ti ndal pyetjet, pls
 
Top