Re: Dhe Helenen do ta luante ...
Kur pyetja mu be mua, ne nje mbremje ku te gjitha temat transhendentaliste kishin avulluar me shpejt se vera hungareze(me karafil??) qe I. solli, une per ti rene shkurt, por edhe per te acaruar nervat e atij qe e hodhi temen ne ajer, thashe Mandy Moore (duke ditur nervozizmin qe i kalonte ne fytyre vale vale si tension 220 volt kur diskutimet merrnin kthese nga Pop Star-et adoleshente). Pas asaj shume emra u hodhen ne tavoline, qe nga Magdalena Wrobel e deri te Katerina e Zetes dhe Johnit. Pastaj dikutimi morri rruge nga miniseria qe kishte bere USA-network, qe ishte nje pacavure e vertete post modernite, qe nga zgjedhja e kostumeve dhe drites e deri tek zgjedhja e muzikes (techno??), apo skenave quasi-porno. Te mos flasim pastaj per nivelin e aktrimit /pf/images/graemlins/wink.gif . Sidoqofte ne fund, zotnia qe e hapi diskutimin shtoi dicka interesante, pamja e paramenduar/enderruar e Helenes, eshte marre si njesi matese nder shekuj, se cfare konsiderohet e bukur. Ndersa sot, (sipas tij por edhe shijeve te pjesemarresve ate mbremje) Helena paramendohet si nje bjonde e gjate dhe teper e holle, me floke te drejte, buze te trasha, dhe lekure te nxirre nga dielli, reth 1500-tes Helena ishte e lakuar (for lack of a better word), me floke te dendur kacurrel ose me onde, ngjyre bjonde e erret, me buze te holla dhe sy te medhenj. Ndersa Greket klasike (400-500 a.d.) per te cilet Troja, (helena dhe lufta ishin po aq mite sa edhe per ne) e paramendonin Helenen nder te tjera me nje hunde tip shqiponje /pf/images/graemlins/wink.gif , e cila konsiderohej fisnike /pf/images/graemlins/wink.gif . Pastaj ai shtoi se tek zgjdhja e Helenes, po te heqesh kushtezimet e kohes kur jetojme dhe opinionit te masave apo mediat(qe duam apo s'duam drejtojne disi zgjedhjen tone) dhe detajeve qe na duken disi te pandryshueshme (si ngjyra e flokeve etc), gjendet thelbi i atyre atributeve qe ne vlersojme me shume tek nje femer. Sa nga kjo eshte e vertete dhe sa eshte psycho babble nuk dihet, ajo qe dihet eshte zgjedhja interesante e nje shokut tim, i cili ndryshe nga ne te tjeret as qe u interesuar fare ta bente Helen e tij Bjonde, apo 15 vjecare, zgjedhja e tij ishte Emanuelle Beart (aktore franceze), sepse sipas tij ne bote ka qindra femra qe jane thuajse perfekte nga bukuria fizike, dhe cdo njera per tyre e vene ne rolin e Helenes do ti dukej publikut mahnitese, mirepo kjo (Emanuelle) ka driten e zotave brenda syve, qe te terheq pas ekranit ashtu si Helena terhoqi pas vetes nje ushtri te tere.