Detyra e politikanit

Bamir Topi

Primus registratum
Re: Detyra e politikanit

ndaj te njejtin mendim me kolegun me perjashtim te asaj njerez te lindur.Jane njerez qe kane fiksime me pushtetin.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Detyra e politikanit

U mush AF-ja me shejtona. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Fillesa eshte Deshira, Dhuntia eshte plusi qe diferncon njerezit.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Detyra e politikanit

edhe te jesh Dolores /pf/images/graemlins/laugh.gif ...(very unique...( meqe jemi ke D ) /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

EvEr8

Primus registratum
Re: Detyra e politikanit

Detyra e politikanit? Politikan eshte ai qe ka shumicen dermuese te popullit me vete, qe i shkojne pas si delegatë e dele... Po si mund te arrij ai politikan nje post te tille? Kjo eshte çeshtja. Ta arrij postin, nuk eshte edhe aq veshtire, sa ta mbaje titullin - politikan! Shumekush arrijti titullin permes shkollimit, arsimimit politik etj., por pakkush mbeti ne titullin - politikan! Politikani posa ta arrij postin e tij, gjithmone duhet te mendoj se eshte afatshkurter, se fundin e ka neser - mbase kur nje politikan nuk tejkalon permasat e politikes se tij e te popullit te tij - ne ato permasat boterore - ai eshte nje politikan i vdekshem!

Profesioni ma jeteshkurte eshte - politikani! Nese ai tejkalon permasat dhe i ngjitet nje fuqie si bllok boteror, ai do te jetoj me politiken e tij - aq sa jeton ai bllok politik boteror. Keshtu ngjau me politikajt ballkanik: politika enveriste, jetoj derisa iu keputen rrenjet ne qender ne Moske, mbase kishte mbeshtetjen atje edhe permes asaj politike moskovite, siguroi bazen politike komuniste permes vegles titiste - si parim ne veprim - nga parimi force ruse!

Detyra e politikanit dihet fortmire, por sa mund ta shtij ne veprim dhe ne emer te çfare force te madhe politike e shtin ne veprim detyren e vet - kjo eshte çeshtja! Sot, te gjithe politikajt ballkanik, jane desh te qethur (pas renies se komunizmit) e dashi i qethur, nuk e sheh veten se eshte qethur dhe i sheh tjeret pa bashkeleshi mbi shpine dhe iu turret verberisht, duke e dijtur se, nuk jane matutje ogiçet e kopese!

Detyre mbi detyra e politikanit eshte ta ngriti ekonomikisht popullin e tij, deri ne ate mase, sa mos te ia ktheje shkelmat, duke e mbajtur ne barazpeshe besimin ne popull te cilit i prine politikisht, si president a kryeminister. Po ne Ballkan, politikajt pra jane desh te qethur! I kane qethur 'barinjte' e medhenj dhe jeta politike e tyre mvaret sa e si nuk ia turbullojne ujin 'bariut' duke pire uje ne rrjedhe a 'vije uji', pavaresisht a shkon ne dobi a ne dem te popullit te tij. Per ate edhe po vuajne disa popuj ballkanik shume dhe do te vuajne per shume kohe, pavaresisht mendimit se: u rrexua komunizmi dhe erdhi demokracia! Mu per kete edhe disa politikaj tone, bijne ne kurtha e zgripca politik, sepse jane vetem formalitete politike, politikaj kukulla. Bejne veprime qe aspak nuk i takojne demokratizimit, permes korrupcionit, dhunes (kur jane te paafte), diskriminimin e deri te zhdukja fizike e rivaleve te mundshem te tyre, renies ne varferi te popullit, duke e bere popullin te paafte ekonomikisht, aq sa jane vet politikajt te paafte ne profesionin e tyre!

Politikani shqiptar, sot nese nuk ka nje vizion te kjarte, per ardhmerine e popullit, ne aspektin mbarekombetar (anipzse ende te copetuar e ricopetur ne kafaze politike: Kosove, Presheve, Malezi, Maqedoni, Çameri ) duke vepruar te behet nje bashkim ekonomik, kulturor, juridik, etnik shqiptar - ai politikan eshte jovetem i vdekshem, por me pasoja te demshme kombetare! E si duhet politikani yne ta arrij ate cak piedestal politik, duhet t'i shihet veprimi i tij ne veprim te detyres se unitetit kombetar! E si mund ta gjeje ai shtegun e veprimit te tille kombetar, mvaret a iu sherben interesave globale politike euro-boterore, apo interesave paresore kombetare te tij, pavaresisht ku qendron e vepron - ketu shihet mjeshtria e aftesia e politikanit! Te veproj idirekt ne politiken boterore dhe direkt ne politiken kombetare, qe ta bindi kombin se vertet eshte dhe e meriton titullin - politikan!
Per ate edhe eshte shprehja politike: ma e forte eshte nje ushtri gomaresh, qe kane per prijes nje luan, se sa nje ushtri luanesh, qe kane per prijes nje gomar! Tash, per kete thenie - mua personalisht, do te me sulmojne politikuajt dhe jo politikajt!

Detyre mbi detyra e politikanit eshte ta thote kudo guximshem - zerin e popullit te tij, duke mos e tradhetuar deri ne vdekje, duke i mbetur besnik popullit e atdheut! E kur e ke nje popull me vete - mos iu tremb askujt, bile asnje fuqie boterore!
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Detyra e politikanit

Pfffff! Qekeni mundu kot! Asnjoni s'e ka gjet!
Ja si zberthehet fjala:
/pf/images/graemlins/laugh.gif
From the Greek Poly meaning many
and
Ticks meaning small blood sucking insects .

Keta jane politikanet :shrug:
 

EvEr8

Primus registratum
Re: Detyra e politikanit

Fillimisht postuar nga INDULGENCE:
[QB] Pfffff! Qekeni mundu kot! Asnjoni s'e ka gjet!
Ja si zberthehet fjala:
/pf/images/graemlins/laugh.gif
From the Greek Poly meaning many
and
Ticks meaning small blood sucking insects .


....nuk eshte fjala per domethenien e fjales politikan, por DETYRA E POLITIKANIT! sheh ti? Lexo shume e shkruaj!
 

ledioni

Primus registratum
Re: Detyra e politikanit

Politikani eshte sherbetori i popullit ne qeverisje por qe asnjehere nuk i zbaton urdhrat e te zotit.
 
Top