detaje perfeksioni!

S6T6N6

Forumium maestatis
detaje perfeksioni!

...eh pra miq te nderuar te albforumit edhe mua po me vjen ora per ti dhene fund beqarise. 2 shtatori i sivjetshem ndan shapin nga sheqeri dhe me rradhit perfundimisht ne krah te robve te martuar...
...nejse pa e zgjat shume "t'qamen" po dal tek arsyeja qe e hapa kete teme.
kerkoj nga ju te nderuar miq qe jetoni ne kater anet e botes dhe keni hasur raste te tilla elemente dhe detaje qe do e afronin dasmen time me perfeksionin. duke qene se midis shume medyshjesh vendosa qe ti qendroj tradicionales duke bere dasem, kerkoj qe kjo e fundit te me dale e kendeshme dhe e vecante.
shpresoj qe ju me vizionin tuaj te me ndihmoni ne kete nermarrje.

ju faleminderit
 

Hellena

Primus registratum
Re: detaje perfeksioni!

Urime dhe mbaresi ishalla .

Ne Shqiperi do ta besh dasmen ? ..e cka me perfekte se nje dasem ? ska rendesi si e ben mjafton te jete e bukur per ju , eshte dasma juaj jo e te tjereve ...
 

abs

nuk e di...
Re: detaje perfeksioni!

Ne radhe te pare Urime per vendimin.
Se dyti te uroj te shijosh kohen e pregadit'tjes (mos harro me djeg shamin e beqarit me ne iher) /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/Eliterate.gif

Se treti. Organizimi, ndarja e detyrave (kjo ne vija te pergjithshme)asht i rendesishem. Jam e sigurte qe e din, por thash ta perseris /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif

per detail's pyet konkretisht, jam e bindur qe do marrish shume variante pergjigjesh. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_angel.gif
 

Dotesa

Primus registratum
Re: detaje perfeksioni!

urime urime!

doja te te thoja qe bashke me te fejuaren tende filloni e zgjidhni muziken qe doni te degjoni e te kerceni ate dite.dhe merrni nje dj se orkestrat e sotme jane shume gabelshe...sja vle. perserisin te njejten kenge 30 here dhe i deformojne te gjithe kenget. mundohu te gjesh kenge tipike shqiptare jo te bastardizuara.
kerko qe tezet hallat te vijne ne shtepi qe te marten para dasmes. dhe te te fillojne te te kendojne e te bejne petet e bakllavas. te premten dhe te shtunen ve muzike ne lagje dhe te vijne gjithe rinia e te gezoje.dhe coc gjejne edhe ata noj burre o grua.
te dielen vej grate e fisit te u kendojne krushqeve ato kenget e bukura qe u kendohen krushqeve.hidhi oriz, lek dhe karamele nuses dhe vetes mbi koke kur prinderit e saj te ta dorezojne ate. pervec vellos do ishte bukur sikur nusja te vishte eshte nje kostum tradicional te krahines tende.
kerceni e beni qejf te dy bashke.
ahh harrova kur te vere kemben ne shtepi nusja thuaj te ndani nje llokume midis teje dhe asaj nje nje tjeter midis asaj dhe nenes tende.
po mu kujtua akoma do te te tregoj prape

ps.sa gallate jane dasmat!!!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: detaje perfeksioni!

qe thua ti carmensita, si orkester kam zgjedhur grupin e Flor Luarit (nese e mban mend ka qene drejtor i orkestres se top show) dhe me shume gjasa do kendojne Altin Goci dhe Xhoi. Edhe vijen muzikore e kam pak a shume te percaktuar duke njohur disi njerezit qe mendoj te ftoj.
persa i perket vendit, kam zgjedhur chateau linza (arabi). arredimi tek Moda sposa ndersa fustanet e nukses tek geraldina sposa.
kostumin ende nuk e kam blere dhe jam ende ne kerkim /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
une po shifja pak nje reviste "american wedding" dhe zbulova disa elemente te kendshem si psh nje album shenimesh ku te ftuarit lene me shkrim mesazhet e urimit per ciftin, apo thika me te cilen pritet torta ka te stampuar tek mbajtesja emrat e nuses dhe dhendrrit si dhe daten e marteses... pra me pak fjale po kerkoj elemente te tilla te cilat lene shenje te vecante per nje dite te vecante /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: detaje perfeksioni!

sille grun me kal. po jo nga ato te ushtrise te kuptohena. burre i forte je vallaj!
 

Hellena

Primus registratum
Re: detaje perfeksioni!

Varet se cfare krahine do ti ndjekesh ritualet .. ndryshojne nga njera tjetra sipas vendit ... ato qe tha Carmensita me duket se behen ne shqiperine e mesme ..

Po ate ritualin ku fusin nusen dhe dhendrin ne nje dhome vetem do e beni ? dhe te tjeret rrine e pergjojne nga jashte:D

Dhe ai filmi perralle nga e kaluara ka ca rituale interesante ...
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: detaje perfeksioni!

a, m'jep ca nr telefoni te shoqnise tate ti hudh ca ide qe t'jau bojn diten e martese, sidomos naten e pare, ta mani men pergjithnji!
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: detaje perfeksioni!

ueee kjo ideja jote e fundit me duket shume gjeniale...nata e pare e marteses te kthehet ne MAKTH... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gifkam edhe une ca idera te tilla...ja beme nje shoqes shqiptare qe u martu me nje francez...vasken ja mbushem plot me uje dhe plot me peshq te kuq...duke mos pase akuarium ne shtepi... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif hahahaah nuk mund te laheshin mas darkes....korridorin dhe kudo ku mund te vinin kembet vetem gota me uje dhe tullumbaca me uje...deri tek krevati...si perfundim shkun me fjete ne motel dhe u detyruan te blejne nje akuarium... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif dhe na derguan mesazhe me plot ofendime brenda /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif


Satana...Urime dhe te uroj nje jete te lumtur...dasma duhet mbajtur mend nga te gjithe...eshte eveniment i rendesishem...Une kam kohe pa pare dasma shqiptare...perveç nje video qe me ftuan ta shikoja rastesisht para disa kohesh...dhe qe ishte vertete shume e bukur...dekori ishte shume i arritur...me kujtohet qe kishte lule te fresketa ne çdo tavoline...sa me e thjeshte dhe e pangarkuar...aq me e bukur eshte dasma...bukurine e ka nusja dhe dhendrri ne dore... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

olololol

Primus registratum
Re: detaje perfeksioni!

Bakllavate te sugjeroj ti marresh Tek Rruga "Bardhyl" ne Unaze eshte Pasticeri Turke "PAsha" i qajne ato bakllavat , thuj jam Shoku "Visit" se me njofin ai me solli ktu ( ai qe ben hallvasine thuj ),Torten beje tek Paticeri "Akropoli" e bejne te bukur.
Ne Cdo tavoline Babai, ose Daja yt te caktoje nje si pergjegjes qe te mos e teprojne me veprime ato qe kane pire ca.
Kamarierave jepu nga 50 mije lek te vjetra bakshish para dasmes qe ti sjellin gjerat e shpejta dhe nje sherbim te shpejte.
Ke XIBRAKU psh dasma del njish fare , ka nje manaxher qe merret me sistemin e personave te ftuar dhe nje cocktail para dasmes deri sa te vijne te gjithe, Pjatat te jene sa me te thejshta jo te ngarkuara .
Kamarierat te sherbejne birren ne gote te ftuarve, ne menyre qe te pijne sa me shume dhe te mos behet lomsh.
Orkestra te ndjeke nje program te caktuar jo ca kerkojne dasmoret se behet lomsh , une dua kete ai ate.
Merr nje kameraman profesionist qe ta nxjerre mire dasmen se nje here behet dhe paguje mire ( te sugjeroj nje BOBI eshte antar i forumit tone dhe me ate pune merret ka nje studio te veten ).
Ti si dhender cohu kerce me te gjithe me shoqnine , me familjen te ftuarit etj , merre dhe nusen mos pritni vetem castin kur duhet me kercy Ju si cift , kerceni vazhdimisht , beni qef pra,
Nje kafe ne fund per te gjithe dasmoret se jane velur .

U trashegofshi , u bofshi pleq , nje stan me kalamaj, sa me pak grindje, Mos e le nusen ma dore mbas 3 muj martese, harmoni ne jeten tuaj.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: detaje perfeksioni!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Carmensita</div><div class="ubbcode-body">
pervec vellos do ishte bukur sikur nusja te vishte eshte nje kostum tradicional te krahines tende.
kerceni e beni qejf te dy bashke.
ahh harrova kur te vere kemben ne shtepi nusja thuaj te ndani nje llokume midis teje dhe asaj nje nje tjeter midis asaj dhe nenes tende.
po mu kujtua akoma do te te tregoj prape
</div></div>

Kjo mua me duket e tepert..Jo po te ftohet edhe asambli popullor..aman tashi ti leme keto kostumet e trevave se ka ceremonira te tjera kastile per kto gjera.

Satana te trashegohesh iher..Une kete vere jam mar me organizimin e nje dasme ne Voskopoje tek parku dhe doli fantastike.Jane ca detaje qe vertet e bejne te bukur dhe te vecante dasmen.Pergezime per orkestren dhe kengetaret se jane te zot.Ajo e thikave eshte shume ide e lezetshme dhe mund ta besh porosine e atyre edhe ne internet mjafton tu japesh emrat ,dhe pagesen dhe po pate ndonje mik jashte,te ta sjelli ,se keto te thikave te dergojne edhe ca si shporta te vogla per te vendosur unazat ne momentin e shkembimit.
Gjithashtu edhe hedhja e buqetes nga nusja eshte shume e lezetshme se krijohet atmosfere e gjalle.
Ne momentin qe nusja me dhendrin ,ne e kishim bere qe e gjithe pista ishte e perbere nga fishekzjarret dhe ata ndenjen ne mes,orkestra i ra nje melodie qe keta e kishin perzgjedhur si kengen e tyre kujtim dhe ne momentin qe nisen te kercenin shperthyen fishekzjarret.Kjo gje mesa pashe ju kishte lene te gjitheve shume impresion.Se di sa do mundje ta realizoje ti kete gje atje.

Gjithashtu nusja te mos harroje te ver nje si shirit te bardhe si vello te vogel tek njera kofshe qe ti per gallate nga mesi i dasmes duhet tja heqesh,( gjoja sot do ti heqesh virgjerine) dhe nderkohe qe mashkulli djeg shamine e beqarise.

Hmm ,tjeter element ,mos harro lulet dekorative duhet te jene natyrale se bejne nje figure klas ,dhe ngjajne te jashtezakonshme.Interesohu ti besh tek flower tek pallati i agimeve se bejne dekorime fantastike dhe jo shume shtrenjte.Ose nese nuk e ben dot kete gje,te pakten buqeten e nuses beje me lule natyrale kshu si ne forme globi se ngjan fantastike.

per momentin kaq me kujtohet..do te te shkruaj serish per cdo gje /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

Hellena

Primus registratum
Re: detaje perfeksioni!

Nuk e di si e bejne Patriotat andej .. po ajo qe vihet tek kemba nuk eshte as vello as SHIRIT ..lol por eshte garter ..si llastiku qe vene grate kur veshin corape .. ketu e dekorojne dhe me gure te cmuar dhe eshte vertete dicka e bukur ..
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: detaje perfeksioni!

atehere, dasmen do e fillojme te shtunen paradite dhe ne darke nusja ka dasmen e vet. te dielen ne mengjes une do shkoj te marr nusen dhe qe aty do nisemi ne kishe (katedralja e shen palit) ku dhe do organizohet ceremonia fetare. ne darke behet dasma dhendrit e cila presupozohet te filloje me nje kokteil dhe ceremonine bashkiake ne ambientin e hapur te linzes e me pas zhvendosja brenda salles ku behet darka...
 

antip

Primus registratum
Re: detaje perfeksioni!

Ueee u martoka ky! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Hajd te trashegoheni! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Ide s'kam, por i qendroj thjeshtesise. Sa me i thjeshte dhe me pak "pompoz" te jete evenimenti aq me i bukur del (mendimi im ky).

Urime dhe njehere...
 
Re: detaje perfeksioni!

Une them qe ne ceremonine fetare, ne vend te psalmeve te kendohem postimet e tua tek tema e ateisteve /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: detaje perfeksioni!

Pyetja ime ishte me tendence. Kisha parasysh postimet e Satana-s tek temat e ateisteve. Mah /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/confused.gif

Liri demokraci! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_clap.gif

P.S. Shaka. U trashegofshi!
 
Re: detaje perfeksioni!

Satan deri sa te kan pranuar ty, ato shkrime besoj u duken si karamele /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

U trashegofsh qafir, e lum si nusja qe do te marre se duke pare vec interesin qe tregon per detajet e vogla, e marr me mend interesin qe tregon per detajet e medha /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 
Top