detaje perfeksioni!

policia

Forumium maestatis
Re: detaje perfeksioni!

S6... te trashegohesh, uroj qe cdo gje te te shkoje mire, sado perfekte ta organizosh ti dasmen mos u befaso kur disa te ngelin te pakenaqur mbrapa, eshte ne natyren e shqiptarit te fillojne te diskutojne vendin ku u ulen, rradhen e kercimit etj etj... ti mos caj koke se keshtu ndodh pothuajse gjithmone...
momentin qe te hysh ne banket mendo vetem te argetohesh...
para 3 ditesh isha ne nje dasem, ishte organizuar me shume shije, por me thene te drejten pata pak ftohte se ishte ne ambjent te hapur, besoj ti do ti kesh marre masat per kete ndryshimin e menjehershem te kohes
edhe njehere kalofsh bukur...
 

abs

nuk e di...
Re: detaje perfeksioni!

ne cdo vend te botes, ku grumbullohen njerez, ka dhe vrejtje, kjo per shqipetaret qe mendojne se vec ne shqiperi ndodh nje gje e tille.

si dhe, mendoj qe, po te marri njeriu anen pozitive te vrejtjes/kritikes rrit cilesine e punes se vet.

fjala vjen, veretja e Policise; organizim optimal, por ishte pak ftoht, njekohesisht ja ven' ne dukje tjetrit ket detail qe mos ta harroj ne dasmen e vet, keshtu do jet plotsisht optimale organizimi.

dikush tjeter harron/ose nuk kujtohet per dicka tjeter, kjo s'do te thote qe pjesa ma e madhe e rastit NUK ishte e organizume mire.

mendoj se ne mbrapamendimin tone egziston ndienja e konkurences dhe jo e plotsimit. e para them e sforcon mendjen, e dyta me duket me produktive.
 

policia

Forumium maestatis
Re: detaje perfeksioni!

eshte tjeter gje te besh verejtje dhe tjeter gje te kesh deshire te gjesh bishta dhe te kapesh pas cikerrimave, ne fakt une nuk kam bere ndonje sondash per te vertetuar qe ky eshte nje fenomen shqiptar apo mbare boteror... tani po ju them nje histori qe ka ndodhur ne shqiperi (mua me kane thene qe eshte histori e vertete).
njeri martonte cunin, te gjithe ata qe ftoi i lajmeroi qe te mos i sillnin asnje peshqesh dhe asnje lek. ky ishte shume ne gjendje dhe nuk donte nga dasmoret asgje...
u be dasma, doli shume e bukur te gjithe mbeten te kenaqur dhe i zoti i shtepise kur po i percillte njerezit i kishte taksur edhe nga 500 leke (behet fjale per kohen e enverit). te gjithe moren edhe leket dhe iken ne shtepi. pas 2 ditesh i vellai i ketij burrit qe beri dasmen takohet me njerin qe edhe ky kishte qene ne dasem. u hap muhabeti i dasmes, dasem e bukur, e kendeshme etj etj dhe nder te tjera ky tjetri i thote bravo i qofte vellait tend kur ikem na dha edhe nga 500 leke.
kur merr vesh kete gje ky shkon tek i vellai edhe i thote, po mire nuk te vjen turp ty si mua qe jam vellai yt si te tjereve qe ishin ne dasem po nga 500 leke na dhe...
pra e kam fjalen ne bankete te ketyre permasave jo te gjithe mbeten te kenaqur sado te perpiqesh dhe ta cosh drejt perfeksionit...
jam shume dakort qe te behen sugjerime, por mundesisht te behen perpara dasmes ne qofte se me te vertete duan te ndihmojne...se e kollajshme eshte te thuash po duhej edhe kjo, po pse s'ishte kjo tjetra...
 

abs

nuk e di...
Re: detaje perfeksioni!

fjal me vend.
ato qe tentojne te kerkojne bishtat le te ushtrojne hobyn e tyre, keto nuk meritojne vemendjen e pjeses tjeter. po hajt ma, si zemergjan qe jena /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/bier.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif

personalisht jam e mendimit qe, perpjekjet e organizatorve (pra rrethit te ngushte) jane maximale simbas mundesive te tyre(kjo asht gjithmone relative per te tjeret natyrisht) dhe <u>mbi te gjitha</u>, KUR organizatoret (rrethi i ngusht) eshte i kenaqur me ate qe realizoi asht mrrit qellimi.
ato qe nuk dine te kenaqen, le t marrin paknaqsine e tyre me vehte.
 
Top