Denimi me vdekje ne Shqiperi???

Denimi me vdekje ne Shqiperi???

Jane bere shume debate rreth kesaj ceshtje dhe besoj se jane te shumte shqipetaret qe mendojne se Shqiperise do ti duhej nje ligj i tille, por nuk jane te paket edhe politikanet qe e mbeshtesin kete, por ka qene presjoni i Evropes si dhe nje nga kushtet e pranimit eshte heqja dhe mos praktikimi i ketij ligji.
Po te shikosh nivelin e kriminalitetit dhe vrasjet qe jane duke ndodhur cdo dite tek ne dhe njerezit qe vriten per gjakmarrje apo per sherre te tipit qe fillojne me: "pse me shikon?"
Si thoni do te ishte dobishem zbatimi i nje ligji te tille?
 

Renea88

Primus registratum
Re: Denimi me vdekje ne Shqiperi???

denim me vdekje e kampe perqendrimi per kriminelet kjo eshte demokracia per shumicen
 

fjorent

Primus registratum
Re: Denimi me vdekje ne Shqiperi???

Krimi ne Shqiperi vjen jo sepse nuk ekziston denimi me vdekje, por sepse krimineli nuk denohet sipas ligjit ne fuqi. Korrupsioni i gjykatave ka bere qe ne Shqiperi te triumfoje mafia e krimi.
Denimi me vdekje ekziston ne Amerike e megjithate Amerika ka me shume krime per fryme sesa Europa qe nuk e ka denimin me vdekje.
Denimi me vdekje eshte vetem nje justifikim per politikanet tane per te justifikuar paaftesine e tyre te clirohen nga bandat.
Sot ne SHqiperi vritet femija per gjakmarrje dhe shume njerez e konsiderojne kete nje fakt normal. Ky eshte turpi i vertete jo mungesa e ligjit per denimin me vdekje.
Nese gjykata do te denonte me burgim te perjetshem vrasesin per gjakmarrje, dhe ky vendim do te zbatohej, nuk do te kishte me gjakmarrje.
Pastaj kush me garanton qe gjykatat shqiptare edhe po te ekzistonte denimi me vdekje nuk do te korruptoheshin dhe do te shpetonin vrasesit per shumat e parave qe ata dhe padrinot r tyre politikane kane mbledhur ketyre viteve?
Kjo teme eshte populiste dhe duke i hedhur sy popullit te thjeshte i thuhet se me denim me vdekje do kete me pak vrasje. Dhe populli shqiptar e ha si gjithmone.
JO DENIMIT ME VDEKJE, PO PAVARESISE SE VERTETE TE GJYKATAVE, kjo eshte zgjidhja e problemeve te kriminalitetit shqiptar.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Denimi me vdekje ne Shqiperi???

Dënim me vdekje për kriminelët e kamp përqëndrimi për shumicën kjo është Shqipëria!
 

swimmer

Primus registratum
Re: Denimi me vdekje ne Shqiperi???

Shoku po u vu denimi me vdekje dhe te zbatohet,nuk ngelet shqiptar i gjalle. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Edhe denimi me vdekje na duhet ne.
 

RediRock

Primus registratum
Re: Denimi me vdekje ne Shqiperi???

fjorent, si mund te krahasohen statistikat e nje shteti te vetem (amerika) me ato te nje kontinenti (evropa)... apples and oranges don't you think.

denimi me vdekje i duhet shqiperise aq sa nuk na e pret mendja. mos shikoni keto shtetet evropiane tani (pasi jane zhvilluar dhe i kane kaluar veshtiresite). shikojini keto shtete ne kohen kur niveli i zhvillimit ishte i perafert me ate te shqiperise tani. do te shikoni qe pothuajse cdo shtet e kishte denimin me vdekje.

mos harroni Ataturkun, babain e turqise moderne, se si i varte kriminelat tek stadiumi i futbollit kur mbaronte pjesa e pare e ndeshjes...
 

Louie

Primus registratum
Re: Denimi me vdekje ne Shqiperi???

Cfare thoni o Shqiptare? Denimi me vdekje qenka OK? Sa medioker qe qenkeni! Dikush me permend Ataturkun! Sado perparimtar qe ai ka qene, Atatuku jetonte ne nje kohe tjeter. Mos merni Ameriken si shembull, se kjo konsiderohet boterisht nje nga dukurite me negative te Amerikes. Eshte kollaj te mendosh per nje moment se ekzekutimi i krimineleve do te shtyje shoqerine perpara, por po kini parasysh se drejtesia absolute eshte iluzion dhe besimi i verber ndaj organeve ligjore ben qe shume njerez te akuzuar pa faj te ekzekutohen. Nqs. ndershkimi maksimal eshte burgimi i perjetshem, atehere shoqeria ka te pakten nje shans, t'i thote ME FAL kujtdo ndaj te cilit ligji ka vepruar ne menyre te padrejte. NQS. duam te ndertojme nje shoqeri te zhvilluar dhe humane, atehere duhet te mendojme per te drejtat e gjithe qytetareve, perfshire ata qe kryejne akte kriminale. Shoqeria per te cilen flisni ju, eshte KANIBALIZEM. Amerika, persa i perket denimeve me vdekje, ka si konkurent Vietnamin, Malajzine dhe Kinen, pra nuk mund te cilesohet shembull i mire. Kini parasysh nje gje, qe cdo njeri ka nje limit, jashte te cilit ai eshte gjithmone ne gjendje te kryeje akte kriminale, por kjo nuk do te thote qe ai njeri nuk ka pasur arsye per veprimin e tij, ose eshte i pandreqshem. Shqipetaret jane egersuar nga problemet konstante ekonomike&sociale, por kjo s'do te thote qe per te shpetuar ekonomine e rendin te vrasim akoma me shume Shqiptare.
 

eli

Primus registratum
Re: Denimi me vdekje ne Shqiperi???

O njerez ! S'jane te marre politikanet tone per me vu edhe i here denimin me vdekje se te paret, ata shkojne ne konop.
Po edhe ne disa raste gjynah asht mos me e vu
 
Top