Re: denim i krimeve te komunizmit
Pike se pari ata qe doni te denoni ju jane ata qe ulerasin "Te hapen dosjet". Dhe bertasin se jane te SIGURTE qe dosjet NUK do hapen.
A duhen denuar krimet e KOMUNIZMIT?
Po cfare krimesh ka bere KOMUNIZMI????
A duhen denuar krimet e KAPITALIZMIT?
Po cfare krimesh ka bere KAPITALIZMI?
Pervec nazizmit qe i ka rrenjet ne dhune, sistemet e tjera nuk kane ne teorite e tyre akte kriminale.
Krimet i kane bere NJEREZIT. Nuk tha kot ai "Ja ligji, ja dhe Maliqi". Pra pyetja duhet shtruar "A duhen denuar ATA qe kane bere krime GJATE komunizmit?" Atehere pergjigjja patjeter qe eshte PO. Po prape do ngelet ne DESHIRORE. Se ate "permbysjen e lavdishme" nuk e bene te persekutuarit, as te perndjekurit, as ndonje grup i djathte (se per parti s`behej fjale), dhe as KLASA E PERMBYSYR (ish-pronaret dhe ish-bejleret). Ate FARSE (qe do ta kishte zili edhe Shekspiri per nga realizimi) e bene ATA qe ishin dhe JANE ne pushtet. E bene ata qe ne emer te POPULLIT dhe te Partise pushkatonin, burgosnin dhe internonin ata qe kishin inat, apo qe kishin frike se mos u zinin vendin (meqe ishin me te afte), ose edhe "bjeri t`i biem" qe te tregonin se ishin "besnike" te Partise, se ishin "vigjilente" , qe te fitonin poste ose dhe per ndonje arsye tjeter me te thelle (sic jane psh ndonje "sugjerim" nga jashte).
Dhe po KETA, bertisnin ne `92 "Ne do pime gjak ne kafkat e komunistave dhe te bijve te komunistave". Dhe ndonje tek-tuk qe nuk kishte qene me tesere kishte qene fuks i sigurimit. Dhe po KETA ne bene "dhurate" edhe `97.
Por ka ndonje teori marksiste qe i justifikon te gjitha keto?
Nuk e di a e keni degjuar ate shprehjen e Kunderes "Nuk ka me te keqinj se komunistet, por edhe me te keqinj jane komunistet ANTI-KOMUNISTE". Dhe ne kemi te pakten 21 vjet qe kemi ne krye KOMUNISTET ANTI-KOMUNISTE.
Prandaj nuk jam komunist. Se te tille monstra krijohen kur u jep pak njerezve gjithe pushtetin. "Pushteti i tepert te prish karakterin" thoshte nje shkrimtar i madh. Historia e komunizmit (dhe sidomos pas-komunizmit) eshte vertetimi me i madh i kesaj thenie.