denim i krimeve te komunizmit

eddantes

Primus registratum
denim i krimeve te komunizmit

ditet e fundit po flitet shume per te denuar krimet e komunizmit ne shqiperi.....po per te denuar ata qe i bene keto krime kur do te flitet?????
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: denim i krimeve te komunizmit

a nuk te doli nji 97 /pf/images/graemlins/lol.gif

don edhe nji tjeter ti /pf/images/graemlins/devil.gif
 

popkin

Forumium praecox
Re: denim i krimeve te komunizmit

te gjidhe ata qe beren krime te denohen por dhe tegjithe ata qe kishin testen e komunizmit moste marrin me pjese me politiken shqiptare
 

kurkushi

Primus registratum
Re: denim i krimeve te komunizmit

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
te gjidhe ata qe beren krime te denohen por dhe tegjithe ata qe kishin testen e komunizmit moste marrin me pjese me politiken shqiptare

[/ QUOTE ]
Te denohen te gjithe ata qe bene krime e jo te gjithe ata qe moren teste te monizmit.Nese do duhej qe te gjithe ata qe paten tese te monizmit t`mos marrin pjese ne jeten politike te sotme,atehere shqiperia do mbetet teresisht pa politikane dhe parti politike...Pasketaj,duhet menduar edhe nje gje,bota nuk do perendoje sot me kete "demokraci" por prap do krijohen monizma dhe komunizma te tjere...e keta demokratet e sotem do te ndiqen per shkak te teserave te tyre ne te arthmen.
Pra sot te perqendrohemi vetem ke krimet por pasi te kemi definuar dhe nxjerre nje ligj te qarte se cilat kane qene krime dhe çka quajme krim?
 

i_own_u

Primus registratum
Re: denim i krimeve te komunizmit

me falni...

a ka mund'si me dit, per ç'far krimesh bohet fjat ktu...?
 

Enkelena

Primus registratum
Re: denim i krimeve te komunizmit

Ata qe kane bere krimet duhet te denohen por meqe te njejtet jane ne qeveri kane marre masat qe duhen dhe dosjet i kane zhdukur (shih i kane djegur dhe djegjen ja hedhin Gramoz Rucit).Ligji eshte qe dosjet te hapen pas 50 vjetesh (shih Gjermani).Duhet te denohen sepse kane denuar vajze 14 ???? vjece per agjitacion dhe propagande ,kane internuar dhe denuar gjithe inteligjencen e atehershme shqiptare(shih familjen e Ismail Qemalit etj.etj.etj.) qe te mbeteshin injorantet te na komandonin (ashtu e mbajten 50 vjet).Po ketu trajtohet dicka qe nuk me gjen dakort.
Ate teseren e monizmit e kishin shume vete (prinderit dhe gjysherit tane?) po kjo nuk i ben as kriminele dhe as u mohon te drejten e fjales.Mamaja ime qe mori teseren e komunistit e mori sepse besonte ne te ..punonte me shume se shume te tjere dhe paguante per ate teseren .Im ate nuk e donte dhe nuk i besonte komunizmit dhe nuk ju afrua kurre.Sic e mendonte cdo njeri...
Te mos ngaterrojme komunistet me kriminelet e komunizmit....
Hapja e dosjeve nuk duhet te behet tani se vendi akoma nuk ka nje situate te qendrueshme (perseritje e 97) edhe pse 50 vjetet qe urdheron ligji nderkombetar me duken shume kohe e gjate dhe deri atehere ata kriminelet do kene jetuar si njerez per se mbari(a i ze gjumi naten?) dhe shumica do kene vdekur keshtu qe do jete shume vone per tu denuar.
 

eddantes

Primus registratum
Re: denim i krimeve te komunizmit

ate 97 ten qe ma permend ti ketu siper e sollen po ata kriminelet komuniste........niperit e bijte e PPSh-se
 

i_own_u

Primus registratum
Re: denim i krimeve te komunizmit

ti eddantes shum do kesh vujt n'ate periudh... t'ka lon dhe me pasoja kuptohesh

nejse,

ç'krim te esht bo ty mer eddantes se shum i vuajtur nga jeta dukesh
 

komino

Valoris scriptorum
Re: denim i krimeve te komunizmit

krim eshte mohimi fjales se lire (dmth denimet qe vinin si rrjedhoje e ketij mohimi)

dhe mund te ndalojme ketu se del e tepron per te denuar gjithe sistemin e ngritur mbi kete themel
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: denim i krimeve te komunizmit

Kujt i thu se. Nota thot që s'të bojshin gjo e dynjoja dilte n'radh t'qumshit për me gjujt jevgat që fshishin rrugën /pf/images/graemlins/smash.gif.

Mir burrat, po grat për ça dilshin? Me rujt burrat? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: denim i krimeve te komunizmit

Pike se pari ata qe doni te denoni ju jane ata qe ulerasin "Te hapen dosjet". Dhe bertasin se jane te SIGURTE qe dosjet NUK do hapen.
A duhen denuar krimet e KOMUNIZMIT?
Po cfare krimesh ka bere KOMUNIZMI????
A duhen denuar krimet e KAPITALIZMIT?
Po cfare krimesh ka bere KAPITALIZMI?
Pervec nazizmit qe i ka rrenjet ne dhune, sistemet e tjera nuk kane ne teorite e tyre akte kriminale.
Krimet i kane bere NJEREZIT. Nuk tha kot ai "Ja ligji, ja dhe Maliqi". Pra pyetja duhet shtruar "A duhen denuar ATA qe kane bere krime GJATE komunizmit?" Atehere pergjigjja patjeter qe eshte PO. Po prape do ngelet ne DESHIRORE. Se ate "permbysjen e lavdishme" nuk e bene te persekutuarit, as te perndjekurit, as ndonje grup i djathte (se per parti s`behej fjale), dhe as KLASA E PERMBYSYR (ish-pronaret dhe ish-bejleret). Ate FARSE (qe do ta kishte zili edhe Shekspiri per nga realizimi) e bene ATA qe ishin dhe JANE ne pushtet. E bene ata qe ne emer te POPULLIT dhe te Partise pushkatonin, burgosnin dhe internonin ata qe kishin inat, apo qe kishin frike se mos u zinin vendin (meqe ishin me te afte), ose edhe "bjeri t`i biem" qe te tregonin se ishin "besnike" te Partise, se ishin "vigjilente" , qe te fitonin poste ose dhe per ndonje arsye tjeter me te thelle (sic jane psh ndonje "sugjerim" nga jashte).
Dhe po KETA, bertisnin ne `92 "Ne do pime gjak ne kafkat e komunistave dhe te bijve te komunistave". Dhe ndonje tek-tuk qe nuk kishte qene me tesere kishte qene fuks i sigurimit. Dhe po KETA ne bene "dhurate" edhe `97.
Por ka ndonje teori marksiste qe i justifikon te gjitha keto?
Nuk e di a e keni degjuar ate shprehjen e Kunderes "Nuk ka me te keqinj se komunistet, por edhe me te keqinj jane komunistet ANTI-KOMUNISTE". Dhe ne kemi te pakten 21 vjet qe kemi ne krye KOMUNISTET ANTI-KOMUNISTE.
Prandaj nuk jam komunist. Se te tille monstra krijohen kur u jep pak njerezve gjithe pushtetin. "Pushteti i tepert te prish karakterin" thoshte nje shkrimtar i madh. Historia e komunizmit (dhe sidomos pas-komunizmit) eshte vertetimi me i madh i kesaj thenie.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: denim i krimeve te komunizmit

Po pra, mohimi i te drejtes per informacion te lire te pa censuruar duhet denuar ne menyre qe ta dije edhe Jozefina heren tjeter perpara se t'e perpiqet ta kufizoje.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: denim i krimeve te komunizmit

Ëëëëëë? Ça je tu thon? M'duket se ngatarrove temën. Apo s'shkëput dot fijet ti nga i tem ke tjetra ne i bo t'gjitha isoj. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

kurkushi

Primus registratum
Re: denim i krimeve te komunizmit

Eshte interesante...
Bota njerezore gjithnje para lindjes se feve ka qene pagane apo monoteiste=moniste.Paganizmin e ka krijuar Zoti= Natryra gjersa monizmin= onoteizmin vet njerezimi(me dhune)!
Tani...krimet e komunizmit?
Po cilat krime dhe kush do i denoje ato.
Ne baze te cilit ligj flitet dhe propagandohet qe ne kohen e "komunizmit" ka patur krime?Nga cili ligj edhe i sotem kjo gje denohet?Cilat jane krimet e monizmit Enverist ne shqiperi?Keto krime duhet te evidentohen,denohen dhe shenohen ne historine kombetare shqiptare...si krime!
Por,nese nje gje e tille ,nga populli shqiptar s`quhet krim ne permasen mbi 65 % te te deklaruarve,atehere ky s`quhet krim por denim i rendomte kunder keqberesve qe kane thyer ligjin e shtetit.
Sot ne shqiperi quhet krim çdo gur qe ka vendosur populli ne ndertim te shtetit te tyre te pavarur Shqiptar ENVERIST ateist!
Aq ndodhi me 1992 sa qe nga krimineli Salo e tere infrastruktura e shtetit Enverist u rrenua,plaçkit dhe dogj,vetem e vetem te mashtroje evropen dhe boten(komuniste) qe shqiperia vet eshte antikomuniste dhe si e tille meriton lemoshe nga Evropa!
Dhe kete propagande dhe Vic Evropa e henger...kur Barosso vitin qe po shkon i tregoi Tiranes(greke-serbe): Ju do te ndertoni vendin tuaj dhe do plotsoni strandardet e nevojshme per t`u kyqur ne BE me forcat e juaja vehtjake...(njesoj sikur thoshte i Pavdekshmi dhe i gjithndritshmi ENVER para 50 vitesh!
 

i_own_u

Primus registratum
Re: denim i krimeve te komunizmit

shum ka vujt ky popull Shqiptar... po e forta esht se po vuan akoma me shum

ishim mir kur ishim keq... ma do menia se thojn dhe ish burgaxhit

nejse,
 

komino

Valoris scriptorum
Re: denim i krimeve te komunizmit

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ëëëëëë? Ça je tu thon? M'duket se ngatarrove temën. Apo s'shkëput dot fijet ti nga i tem ke tjetra ne i bo t'gjitha isoj. /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

e drejta e informacionit eshte nje fije qe jo vetem lidh po edhe drejton te gjitha temat.

Pastaj, denimi i krimeve te komunizmit, ne kete menyre (denim ne parim pra), ka te vetmin objektiv krijimin e nje sistemi alarmi qe te na detyroje ti therrasim mendjes sapo te shohim per se largu se mund te perseriten. Dhe ne disa veprime te sotme shihet per se largu se ai alarm duhet te kete rene dhe ata qe e degjojne duhet te lajmerojne te tjeret te kene kujdes /pf/images/graemlins/rockband.gif.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: denim i krimeve te komunizmit

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
shum ka vujt ky popull Shqiptar... po e forta esht se po vuan akoma me shum

ishim mir kur ishim keq... ma do menia se thojn dhe ish burgaxhit

nejse,

[/ QUOTE ]

gjithsesi, kjo nuk justifikon aspak krimet e bera.
Mire eshte qe ne ti identifikojne ato krime dhe mbi denimin e tyre (te pakten ne parim) te fillojme te ndertojme nje sistem vlerash qe aq shume i duhet kombit shqipetar per te mbijetuar.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: denim i krimeve te komunizmit

Dënimi në parim m'duket se s'jep fryte, o shterp. Dënimi duhet shoqëru me nai sanksion t'vogël sado simbolik si puna e hapjes së dosjeve ne e përjashtimit nga politika të atyre politikanëve që kanë dosje. Jo se kështu lidhen fijet apo jo? Me hamendje i bie mos të lëvizim këmbën nga vendi.

Si thot populli : Kur digjesh nga qumshti i nxet fillon e i fryn kosit. Edhe ti popull je prandaj dhe i fryn kaq shumë kosit /pf/images/graemlins/tonguee.gif.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: denim i krimeve te komunizmit

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
te fillojme te ndertojme nje sistem vlerash qe aq shume i duhet kombit shqipetar per te mbijetuar.

[/ QUOTE ]

si do ndertohet ky sistem vlerash...? kan kaluar 17 vjet dhe vazhdon dhe humbet koh nga dita n'dit me pslliqe qe s'jan ne interes te popullit

sot ne Shqiperi qytetaret jan te lir ne te gjitha drejtimet, dhe nuk u intereson e kaluara... kan mar me shum m'sime seç duhet te mernin

krimet e verteta per tu denuar po ndodhin nga dita n'dit nga politikanet aktual

si esht e mundur qe nje prototip qe ishte shkaktari num.1 i luftes civile ne 1997 dhe tentoj grusht shteti ne 1998 (ku hyri me ato banditer e rrugeçer ne Kryeministri, ku bllokoj dhe TVSH duke fol ne TV qet'sohuni se ç'do gjo esht nen kontrodh ky Shtet esht pa kryeminister sepse esht zhduk)
e shum mitingje violent esht akoma i lir...????????????

e jo qe esht i lir por aktualisht esht dhe Kryeminister...

ndersa ktu hapesi i temes ky mister EDDANTES ku si nn shkrim kishte diçka lidhur me Hitlerin pretendon denime nga nje sistem qe vetem pallosha nga ky kerkojn akoma viktima

shum ka vujt ai popull more njerez po shum esht duke vuajtur me nje dhespot, halabak, kriminel, bandit si Berisha me klanin qe ka krijuar
 

MLK

Primus registratum
Re: denim i krimeve te komunizmit

Me duket komplet absurde hapja e dosjeve te ish sigurimit ne kete moment.
Kjo teme eshte diçka imorale per te gjithe parlamentin shqiptar dhe rjedhimisht pjesen me te madhe te deputeteve qe merren me kete çeshtje.
Kjo behet vetem per te krijuar nje iluzion ne elektorat apo te familjet e te perndjekurve politike, te cilet ishin viktimat e verteta te atij sistemi.
Nese per 17 vite me rradhe, ish sigurimsat kane marre pjese ne qeverite shqiptare te ketyre koheve, atehere duhet ti shkojme llogjikes deri ne fund, e bashke me ta te denohet dhe Fatos Nano e Sali Berisha ne te njeten kohe, te cilet kane pas informacionet e duhura dhe i kane emeruar ne poste qeveritare.
Pra mos enderoni me sy hapur, se llogjet qe fliten parlamentit jane thjesht nje manipulim apo tentim manipulimi i parazgjedhjeve.
Njerezit e shterpe nga idete, mos prisni tu propozojne vizione dhe ide politike per zhvillimin e vendit, pasi nuk kan se ku ti gjejne, e aq me pak ti prodhojne vet!
 
Top