Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

Ne Athine jane perleshur me policine qe rruante Ambasaden Amerikane dhe Angleze. Greket e egersuar nga lufta donin te digjnin keto ambasada. Bashkohuni me greket, serbet dhe maqedonasit. Thua se i vjen keq per Irakenet?

Pse nuk u bashkuat me ta kur digjnin flamure amerikane ne luften e Kosoves? Pse nuk erdhet ne Amerike te benit demostrata me ne qytetet e Amerikes per Kosoven? Mblidhnit fondet gjoja per "UCK" me vone "UCK" e xhepit tuaj? Shqiptaro-Amerikanet dhe Kosovaret sot duan ndihmen tuaj morale. Amerika do perkrahjen tuaj. Mos u bashkoni me Europen kurve, francezin, gjermanin "shqiperia eshte shprehje gjeografike", mos dilni me flamuj me greket dhe serbeve kunder gjithshkaje qe fillon Amerika.

Perkrahja per Ameriken eshte perkrahje per gjithe kombin shqiptar, perkrahje per nje ardhmeri per Kosovaret miqte e beses te Amerikes, per nje krenari te shqiptareve ne Amerike si aleate te Amerikes, nje ardhmeri te qindra studentave shqitare te ardhur nga nje komb dashamires i Amerikaneve dhe nje shqelm Europes kurve, Grekeve dhe Serbeve.

Ne eshte ky test me i mire per te provuar sa shume e doni ardhmerine Shqiptare nuk ka test me te mire. Ose bashkohuni me te tjere.
 

une_une

Primus registratum
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb]
Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb] Ose qepeni gojen e mos flisni. [/qb]
Si urdhnon shoku Kumandar!
wacko.gif
[/qb]
Qe ke te drejte ke. Ndonese nuk e kupton drejtepersedrejti aq me mire se te mbron nga e verteta e me kripe. Mua me leverdis kjo lufta. Shqiptareve ne pergjithesi i leverdis kjo lufta. Me behet mua dhe shqiptareve vone se humbi parate francezi dhe gjermani ne kontratat me Sadamin? Si nuk i behet vone francezit per shqiptaret aq me behet dhe mua vone per Europen.

Te njejtin fat kane dhe irakenet. Irakenet nuk e dine se kush gezon dhe kush qan per ta. Nuk e dine fare se kush jane shqiptaret (ne Itali ka italiane qe nuk e dine ku bie Shqiperia). Si te gezohem si te hidherohem une per ata do jene lote krokodili ne kuptimin e rendesise se loteve dhe keqardhjes time per irakenet.

AlbaBlue shpresoj se te kam dhene nje urdher te formes se prere.
 

XimiTr

Primus registratum
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

Per hir te e vertetes nuk eshte protestuar vetem ne Athine, Beograd, Shkup .
Ne daten 15 shkurt u protestua ne te gjithe kryeqytetet e botes se qyteteruar ! Sipas te perditshmes te Montrealit ``Journal de Montreal'
jepen shifrat e pjesmarrjes ne keto manifestime anti -Bush dhe anti lufte !!

Londer 2000000 (dy milione pratestues) manifestimi me i madh i mbajtur ndonje here !!
Washington 400000(katerqind mije)
New York 250000 =
Paris 750000 =
Berlin 500000 =
Rome 700000 =
Madrid 500000 =
Barcelone 200000 =
Lisbone 300000 =
Montréal 150000 = (nen temp -25 grade C)
Toronto 40000 =
Amserdam 70000 =
Buones Aries 80000 =

Ndersa ``Europa e Re`` Shqiperia, rumania maqedonia bullgaria nuk protestuan !
Po a jemi ne bashke me keto shtete Europa e Re ????
Dhe sidomos pas fjalimit te presidendit francez Shirak qe i kujtoi Europes se Re qe se shpejti do trokasi ne dyert e Europes se Vjeter !!
Por cfare argumenti do nxjerin politikanet tane kur perserei ne Europa te na vere shqelmin ??
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

ximiTR ka shprehur nje fakt te rendesishem
ketu ne canada ate dite (15 shkurt)ishte me te vertete dite e ftohte ne toronto kur njerezit filluan protesten temp ishte -20 me dhe me ere shume te ftohte -30 windchill organizatoret prisnin qe te mernin pjese rreth 10.000 vete por ne fakt qe shume me e madhe 40.000 - 50.000 persona
ne quebec pothuaj ne te gjithe qytetet pati protesta (besoj se zor gjen njeri aty te jete pro luftes)
ne montreal me sa pashe ishte dhe me ftohte dhe megjithate kishte dhe me teper pjesmarrje
ndersa per sa i perket protestes ne new york ditet para protestes cnn s pushonte duke thene se te shtunen do beje shume ftohte pritet stuhi etj
te them te drejten me dukej si metodat shqiptare per ti trembur njerezit megjithese me sa pashe pjesmarrja ishte me e madhe se imagjinohej
pse i them keto megjithese ishte dite e ftohte
(as hunden se nxirrje dot jashte se te ngrinin q...)
pati protesta shume te forta jo vetem europa esshte kunder luftes por edhe njerezit ne ameriken e veriut jane kunder (perfshi edhe meksiken)
me sa shoh ndjenja anti lufte s eshte aq shume anti amerikane se sa eshte anti BUSH
ky eshte nje njeri me te vertete medioker dhe iritues kur kujton se po te mbush mendjen me argumente bajate por mjaft i zoti per kurthe politike (kur flas me familjen e quajme "katnari i tirones" per te qeshur)I AM-BUSH shkruhej ne pakarta nga njerezit
nje gje tjeter me ben pershtypje ne themi per politikanet shqiptare si s kane turp etj pse s ikin e kane ber balte .... po pse te kene turp nga shqiptaret ja ku eshte bushi i bere IBRET nga njerezit ne gjithe boten duke filluar nga australia ne californi
dhe prape si ben syri terr
prape mendoj se shqiptaret dhe politika shqiptare ne kete rast duhet te rrine urte se sa te bejne gafa as mos te bejne ze fare se megjithese ngrihet gjermania e franca etj ata i kane krahet e ngrohte dhe ia "harrojne gabimet" vetvetes ndersa per ne do te na e permendin sa te jete jeta qe kemi qene Anti amerikane (per mua do ishte vetvrasje e Shqiperise cdo lloj prononcime pro ose kundra) por te pakten duhet te jene te vetdijshem se kjo lufte eshte e padrejte se behet per naften e irakut se sadami ne te vertete eshte nje komunist i ndyre dhe eshte aq "myslyman" sa eshte edhe fidel kastro "katolik" ndersa ashtu si edhe bin ladeni u armatos u financua dhe u shfrytezua nga amerika deri sa ia kishte nevojen
se c pasoja do kishte lufta "clirimtare per popullin iraken" nga amerika shihni se c pasoja ka patur ky popull perdorimi i armeve amerikane gjate luftes se pare dhe do te habiteshit
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

Gjithmonë ka qenë konflikti në mes të mirës dhe të keqes. U kujtohet që ka pasur edhe protesta për të mos i bombarduar shovinistët serbë. Edhe diktatorët gjejn përkrahje. Dikush shkroi se Amerika na dërëzoi pas luftës II botërore tek sovjetikët. Sa di unë për këtë e kanë pasur fajin komunistët shqiptarë që u ndihmuan komunistëve të Greqisë dhe nga minat detare pësoi një anije angleze (mos gaboj). Për shumë gjëra e kemi pasur edhe vetë fajin. Mendoj se më shumë janë banorë të Tokës që e përkrahin SHBA se ata pacifistë e komunistë që janë për mbrojtjen e Sadamit. Mendoj se nuk bëmë aspak gabim që nuk demonstruam, dhe që politikanët tanë i përkrahen amerikanët. Të përkrahësh një arrogant siç është Shiraku, politikanët e vendit të tij, e miqtë e Kadaresë, që gjithmonë kanë përkrahur armiqtë tanë, kishte qenë shumë gabim. Pastaj, nuk janë të gjitha shtetet e BE me Francën e Gjermaninë. Janë mjaft me SHBA. Besoj se më keq kishte qenë për ne edhe heshtja. Mirë e shkroi dikush që sikur të mos kishte qenë Amerika na kishte ndodhur si çeçenëve, ne kishim qenë të masakruar, të shpërngulur, dhe nuk kishte pasur as Shqipëri, sepse skenari ka qenë i përgatitur që Kosova të masakrohet, një pjesë e popullatës të shpërngulet, pjesa tjetër të mbetej e robëruar, Kosova e serbizuar, ndërsa Shqipëria e gëlltitur deri në Shkumbin nga Greqia, pjesën tjetër Serbia.
Shumë më mirë me SHBA se me Shirakun gjeloz ndaj amerikanëve. Ai këto ditë ka mbledhur liderët e Afrikës që rreth dy të tretat e tyre janë diktatorë, me të cilët gjenë gjuhë të përbashkët me gjithë neokolonializmin e tij.
 

jula

Primus registratum
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

Ore trima, perdorni ndonje "arme" me efikase se prepotenca per tu pergjigjur.
1.Ata qe citojne presidentin francez, nuk mund te anashkalojne pse-ne e asaj fraze dhe faktin se une jam dakort me pozicionimin e tij kunder shteteve ish-lindore qe po tentojne pak egzibicionizem duke perqafuar tezat interventiste te S.Berlusconit.
2.Une nuk jam pacifiste. Pacifiste jane ata qe, si Papa p.sh., kundershtojne luften ne pergjithesi, te nisur nga pozicione etike, morale, humane, etj. Shume respekt, por nuk jam ne rradhet e tyre.
Une nuk jam paragjykueshmerisht kunder luftes, une jam kunder KESAJ lufte. Shembull sqarues:
Deri me sot, xhepat e kontribuenteve amerikane kane derdhur 270 mld USD per mbajtjen e forcave te dislokuara ne luften antiterroriste te pas 11 Shtatorit.
11 Shtator: Terroristet harxhojne 5 USD per operacionin e tyre makaber: Cmimi i thikave, thone.
S'ka fare kuptim te pyesesh veten mbi menyren e luftimit efikas te terrorizmit? Pro kesaj lufte do te isha me te gjitha forcat.
Sigurisht, me shpresen se ky eshte qellimi i vertete.............................

3.(me kryesorja): Ketu po flitet per qendrimin e qeverise shqiptare ne kete arene. Une thashe vetem se eshte aq i paperfillshem sa te mos ngreje peshe aspak.
Pooor, teksa nuk ngre peshe si qendrim strategjik, ka shume rendesi ne kultivimin e miqesive/aleancave qe kemi nder mend te perqafojme. Me duket se, qendrimi pro atlantik do te ishte me me "bereqet" (per te qene vulgare), se kushdo tjeter. Nano leshon intervista shume pro-amerikane? Amen, nuk me duket te kete rruge te tjera.

P.S. Fatkeqesisht, kjo me duket tashme nje nga temat me te ezauruara te AF. Diskutim te mbare.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

Marre nga BBC News:
"The official line from Washington, repeated almost ad nauseam, is that the United States does not need another United Nations resolution before starting a war with Iraq."

Kurse sa per maredheniet e miqesise midis Shqiperise servile dhe Europes dhe/ose Amerikes, Shqiperia do te hyje dhe ne NATO, dhe ne EU, dhe ne UN, dhe ne vari trapin....

Mendimi im personal eshte qe para se te lidhesh miqesi me komshijte e pallatit perballe, lidh miqesi me banoret e shkalles ku jeton. Europen e shakan shume ketu, por harrojne se ishin ushtaret italiane qe shperndanin buke neper fshatrat e Shqiperise dhe ju jepnin kepucet qe kishin te veshura neper trup, ishin shumekombeshet europiane qe patrullonin detrat per te ruajtur qe vajzat shqiptare mos dilnin per te ngrene **** neper bote pa deshire.
Mireserdhem ne Europe, me uniformat Amerikane!

------------------
"War! Something undefined ..."
 

une_une

Primus registratum
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

Fillimisht postuar nga XimiTr:
[qb] Per hir te e vertetes nuk eshte protestuar vetem ne Athine, Beograd, Shkup .
Ne daten 15 shkurt u protestua ne te gjithe kryeqytetet e botes se qyteteruar ! Sipas te perditshmes te Montrealit ``Journal de Montreal'
jepen shifrat e pjesmarrjes ne keto manifestime anti -Bush dhe anti lufte !!

Londer 2000000 (dy milione pratestues) manifestimi me i madh i mbajtur ndonje here !!
Washington 400000(katerqind mije)
New York 250000 =
Paris 750000 =
Berlin 500000 =
Rome 700000 =
Madrid 500000 =
Barcelone 200000 =
Lisbone 300000 =
Montréal 150000 = (nen temp -25 grade C)
Toronto 40000 =
Amserdam 70000 =
Buones Aries 80000 =

Ndersa ``Europa e Re`` Shqiperia, rumania maqedonia bullgaria nuk protestuan !
Po a jemi ne bashke me keto shtete Europa e Re ????
Dhe sidomos pas fjalimit te presidendit francez Shirak qe i kujtoi Europes se Re qe se shpejti do trokasi ne dyert e Europes se Vjeter !!
Por cfare argumenti do nxjerin politikanet tane kur perserei ne Europa te na vere shqelmin ?? [/qb]
Per hir te vertetes (thua se ti te intereson e verteta?) mos fshi faktin me kryesor se ne Athine tentuan te djegin ambasaden amerikane dhe angleze qe duhet ta beje para (qe nuk te ka dashur byhted ta beje) se te matesh temperaturen ne Motreal.
 

XimiTr

Primus registratum
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

Edhe po ta digjnin po pastaj ?????
Po kur u dogj Shqiperia ne `97 a ju rrujt Amerikes ??
 

a-alket

Primus registratum
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

jula me duket se gurax ta ka thene shume mire. behu mik me komshiun e shkalles (Berluskoni) para se te behesh mik me komshiun e pallatit perballe(shiraku).

ximitr,

ty te paska ngelur hatri ne vend tjeter o mik..
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

ushtaret e shkrete italiane na paskan dale lakuriq per te veshur shqiptaret /pf/images/graemlins/tongue.gif
kjo qe e forte
 

une_une

Primus registratum
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

Fillimisht postuar nga XimiTr:
[qb] Edhe po ta digjnin po pastaj ?????
Po kur u dogj Shqiperia ne `97 a ju rrujt Amerikes ?? [/qb]
E di ti se po ngrihen zera qe Amerikanet do largohen nga Ballkani? Po e kerkojne shume vete. Po i shkruajne senatoreve te zonave te tyre. E di cdo te thote nje terheqje e Amerikaneve nga Ballkani? Nje vater e re konflikti ne Ballkan. Bosnja, Kosova, Maqedonia. Amerikanet e ndezin qe sot zjarrin ne Ballkan. Anglezet jane falange Amerikane. Mbetet ushtria franceze, greke, ruse te administroje Kosoven. Mos e zgjuani ariun qe fle, mos i shtini ne mendje qe te largohet nga Ballkani. Gjithashtu Amerika nuk eshte pergjegjese per kufinjte e Ballkanit.

Amerika shpetoi Europen nga Nazizmi, Amerika balancoi peshen ne Europe (bazat ushtarake Amerikane ne mbare Europen kete qellim kishin) ne luften e ftohte, Amerika rregullon konfliket ne Ballkan.

Qe kur Amerika ta paska per borxh dhe 1997 e Berishes? 1997 gjeje tek Berisha dhe ata qe e bene 1997. Jo tek Amerika. Lindja e Mesme eshte kercenim per Ameriken. Ata kane te drejte te vetmbrohen. Duhet te falenderoni Bushin qe po shmang nje lufte te III qe mund te niset jo nga shtetet por nga grupe terroriste.

Shikova "Wag the Dog" nje film si Amerika hyn ne lufte me Shqiperine. Robert DeNiro flet me nje nenpunes te CIA ekzaktesisht cfare po te flas une. Mos kujto se jane gjera kot.

Para 100 vjeteve femijet shikonin kuti te hapura dhe dilnin pertej njerez:, Ata femije, femijet e tyre Booom Televizori. 20-30 vjet beheshin filma me androide klone njerezore, Admami dhe Eva dy klonet tani jane. Bota ecen shpejt. Endrra e terrorizmit eshte shkaterrimi i Amerikes dhe jo-Islamit. E kane deklaruar dhe vdesin per te. Nje shprehje romane thote "Possunt quia posse videntur" "Po e mendove do ta besh"

Amerika po ju shpeton nga rreziku i nje lufte te III. Natyrisht do kete dhe gabime por e dime qe gabimi i luftes se II nuk ka per te u perseritur.
 

une_une

Primus registratum
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

Ximir disa shqiptare qe njoh une, qe kane qene ne ROTC (paramilitar, rregjistrohesh ne kolegj si nen-oficer, keshtu siguruan green-cards) jane nisur ne QATAR. Paraja i detyron te vene ne lufte (2fishi sa merr ne nje pune te zakonshme). Une kam shkollen po dhe une do kisha vajtur. Dil tani andej nga Irak dhe iu thuaj ndal atyre 2 shqiptareve (nje eshte femer) qe punojne ne nje llogjistike si teknike atje.
 

XimiTr

Primus registratum
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

Po ne shqiptaret per letra ca nuk bejme ! Nuk me duket cudi qe te kene shkuar per te luftuar per Ameriken ne Irak !!
Kur ishte lufta civile ne Amerike Ushtria e Amerikes se veriut tha : Kush skllav lufton per ne do fitoje LIRINE !!! Sot eshte i njejti sllogan ! Kujt nuk i dhimbset jeta dhe lufton per ne , do ti japim NENSHTETASI AMERIKANE !!!!!
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

shume mallengjyese ajo historia e shqiptareve qe jane ne ushtrine amerikane
tamam realitet amerikan i ngjashem me femrat qe prostituojne 'per te rritur femijet'ose 'per te bere shkollen'
c tu themi atyre shqiptareve (ata jane as me pak as me shume se legjionare apo mercenare) ne hongshin noi plumb bythes vet e kan kerkuar
 

a-alket

Primus registratum
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

filluan ***** shqiptare qe ku e ku ti shmangen pergjegjesise.
 

Archi

Forumium praecox
Re: Demostrate kunder luftes ne Athine,Shkup dhe Beograd kunder Luftes

Fillimisht postuar nga bscemscs:
[qb] filluan ***** shqiptare qe ku e ku ti shmangen pergjegjesise. [/qb]
Cfare pergjegjesie ka ose duhet te mare nje vend, si Shqiperia, qe 80% e botes nuk e di se ku eshte, ne lidhje me luften ne Irak.

Apo mos jemi bere si puna e karkalecit, qe i thoshte gjithe pompozitet elefantit: "Shiko, o elefant, si dridhet ura nen kembet tona".
 
Top