Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

tntn

Primus registratum
Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

Te dashur forumista,

Tema "qeverite perballe njera-tjetres" me shtyu te hap kete anti-teme per diskutim. Kjo per faktin se "qeverite perballe njera-tjetres" eshte nje teme aq qesharake (jo per faj te autorit te saj), saqe me duket e tepert te sqaroj perse. Megjithate...

1) Te krahasosh qeverite "Nano" dhe "Berisha", eshte thjesht te krahasosh m**** me sh****.

2) Te krahasosh qeverite "Nano" dhe "Berisha", dhe te listosh poshte tyre emra ministrash eshte edhe me e kote sesa te krahasosh m**** me sh****. Dihet fare mire se si Nano, ashtu edhe Berisha jane dy komuniste te vjeter qe karakterizohen nga nje stil autoritar komandimi.

Per kete arsye, ministrat e tyre vlejne me pak se nje lavatrice (ne qeverine Nano) ose me pak se nje dordolec i mbushur me inertet e gropes se Hajdin Sejdise (ne qeverine Berisha).

Morali i fabules: Per demokracine duhet te luftohet! Demokracia eshte dicka qe nuk mund te na e shesin as qeverite "Nano" as qeverite..."Berisha". Koha e komunisteve superkapitaliste (Nano) dhe koha e komunisteve populiste (Berisha) duhet te marre fund sa me shpejt. Duhet te marrin fund ata, bashke me sahanlepiresit e tyre, perndryshe endrra e nje Shqiperie demokratike dhe dinjitoze do te marre fund (kjo enderr thuajse ka marre fund tashme). Sadoqe ne qeverine Berisha nuk mungojne ministrat dinjitoze (keshtu me duket Aldo Bumci), fakti qe Berisha eshte ne krye te saj eshte tregues se populli shqiptar mes dy te keqiash (Nano vs. Berisha) zgjodhi me te voglen.

Por s'duhet harruar: vetem deshtaket zgjedhin gjithnje mes dy te keqiash! Ndaj: krahasimi mes Nanos dhe Berishes eshte i kote. Qe te dy jane, secili ne llojin e vet, shembulli me i mire i mungeses se alternatives.

Ne vend qe te vazhdojme te humbim kohe duke krahasuar Nanon me Berishen, ne shqiptaret bejme mire te gjejme dicka me te mire per te bere. Me besoni, mund te ARRIJME me shume se kaq, u bene kaq vjet dhe tashme eshte turp te perfaqesohemi nga mynxyra te tilla si Nano dhe Berisha.

tung
 

Nobis

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

Sikur Shqiperia te bjere ne fund te gropes,
Kjo bote kurve s'leviz as gishtin.
Rron Izraeli 100 here me mire,
Edhe pse kryqezoi Jezu Krishtin...
 

MLK

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

Keta te hales, kishin lon deren hap ca kohe ne kishte dale era keqe /pf/images/graemlins/laugh.gif po prape hale mbetet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

"Me besoni, mund te ARRIJME me shume se kaq"



Une jam 100% dakort me ty.

Pa he, shpalosi idete
 

bsh

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

hallal o lal...te drejte ke...une vajta ne shqiperi vec me votu kete vere edhe me vinte per vjelle se mu desh te zgjidhja midis m* edhe sh*....ne dipozicion jemi cfare te bejme? Si ta dryshojme situaten? amon mor se jemi ne fund te botes po ku eshte rinia shqiptare qe jeton ne shqiperi? a ka ze ky brez i ri qe gdhendet ne auditoret e universiteteve shqiptare? a s'ka valle 10 njerez te ndershem e te shkathet ta sjellin vendin ne terezi e te hedhin alternativa, se jam gati me ardh me bo pune vullnetare se na pikon ne shpirt kur e shofim shqiperine ne kete derhexhe...
 

ados

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

o kafellafe ke te drejte, dhe nuk je i vetmi qe ndihesh keshtu..!!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

nje pyetje budallaqe:

C'fitoni ju duke share lart e poshte ne kete kategori?
Ja i thate hale. Ja i thate m dhe sh me ylla. Edhe?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

Fshijnë djersët pastaj si të çliruar nga një barrë e rëndë të cilën e hoqën nga kurrizi.

Rroftë virtuali /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

Kondre Haleja eshte vend relaksi, kete mos e harroni kurre. Ne botekuptimin kinez, ne hale njeriu shijon dy nga shtate kenaqwsitw e trupit...
Clirim total
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

M'fal po kom qen i vogël n'koh të Maos e nuk kom përfitu shum ka kultura kineze /pf/images/graemlins/tipsy.gif.
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

kafellafe te drejte ke por a ka te "rinj" ne shqiperi? nuk mendoj se ka. po te kishte do ishte bere dicka. ose nqs ka jane akoma ne moshen e pjekurise qe as e kane iden se cfare behet.
 

tntn

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

...ke shume te drejte! Ne Shqiperi rinia nuk ekziston...ne kuptimin e nje mase njerezish qe mund te angazhohet nese i bie ne sy dicka e shemtuar. Ne Kosove ekziston nje levizje qe quhet "Vetevendosje". Eshte nje levizje vullnetare, intelektuale, rinore, dhe tregon se nese angazhohet, rinia mund te arrije shume. I bie qe te arrijme ne perfundimin se lideret tane jane bastarde ngaqe jemi vete te tille, dhe, ne vend te bejme dicka, rrime tu pi birra me kriklla...ec pra, shifemi ne prokurori!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

mos e lexoni kaq shume Lubonjen se mund t'ju beje keq per prostaten...

Ne Kosove, levizja "vetvendosja" lindi ne kushte te jashtezakonshme, kur ka nevoje per "bashkim" ne menyre qe te formohet shteti kosovar, si e vetmja menyre mbijetese (pra ku cdo grup interesi do te perfitoje). Me t'u formuar shteti kosovar, vetevendosja nuk do te ekzistoje me, te pakten jo ne formen e vet te pare te lavdishme. Maksimumi do te kthehet ne nje tjeter levizje "trendy" qe therret per mbrojtjen e mjedisit, duke ngulur postera me kapse mbi peme!
 

tntn

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

Ne te vertete VETEVENDOSJA de facto na mungon neve ne Shqiperi, sado qe de jure u mungon atyre ne Kosove...

Sic e thashe, te jesh i detyruar per pesembedhjete vjet me rradhe "te zgjedhesh" te keqen me te vogel (Nano vs. Berisha) nuk bie hic ere VETEVENDOSJE.

Po s'levizem ne, Nano do te riciklohet per te katerten apo te pesten here!!! Po s'levizem ne, Berisha do te vazhdoje te zbatoje nje politike aq katastrofikisht populiste, saqe njerezit do te detyrohen te qajne Nanon!!! Dhe po vazhdoi te na rrije b*** rehat, pasi te kthehet Nano dhe te ngopet per te gjashten here me para dhe pushtet, njerezit do votojne prape Berishen!... Ju garantoj se fizikisht, Berishen aty e keni, te shendoshe si molla, edhe per nja dhjete vjet.

Kur une kerkoj VETEVENDOSJE, natyrisht qe nuk dua ate levizjen "Trendy" qe shkruan parulla dhe ngjit pankarta...te tilla levizje tek ne i kemi, dhe te paguara mire, lum miku! Une kerkoj VETEVENDOSJE, ne kuptimin e nje morali qytetar i cili ia perplas ne fytyre cilido ministri debil, cilindo budallek me brire qe ben. Ne sillemi sikur jemi milet i Anadollit, dhe keshtu i duhemi Nanos dhe Berishes...dhe ja, Lulzim Basha shkon mbush me inerte dhe mbeturina ndertimi gropen mu ne mes te Tiranes, a thua se eshte mesi i Namibise!!!Natyrisht, e meritojme qe te na trajtojne keshtu!!! Dhe Lul Basha del neper rruge si hero, madje me siguri e konsideron veten si te tille!!!

Vetevendosje kemi per te patur vetem atehere kur debileve qe kemi ne krye do tu duhet te mendojne mire perpara se te bejne hajvanllekun e rradhes. Dhe nese prape e bejne...atehere duhet te jete me keq per ta!!

Lulzim Basha eshte vetem nje shembull i vockel traplliku. Vete Edi Rama hapi nje goxha grope te sheshi Italia, dhe nuk doli te protestoje njeri. Fatos Nano bente palle ne diten e zise kombetare, dhe asnjeri s'beri gek.

Po ne keta jemi, dhe keta qe kemi mbi koke meritojme.
 

tntn

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

Ne, "the people", "les gents", "das Volk"...me ndonje gabim te vockel ne gramatike...
 
Top