Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

alinos

Forumium maestatis
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

me vjen keq te te njoftoj por pervec romantikeve dhe ligjeruesve neper fushata, koncepti popull s'eshte gje tjeter vec nje fjale boshe, e cila nuk mund te ngreje ndergjegje e t'i beje njerezit te ndryshojne sjellje.

Une e kuptoj irritimin tend si qytetar me sjelljen e politikaneve shqiptare, por nese ty si individ nuk te pelqen menyra si po e ndertojne demokracine "ata", te keshilloj:

a - te mos i votosh me!
b - te ofrosh nje alternative me te mire!
c - te ofrohesh vete per te bere ate qe ata nuk bejne.

Me gam gam jemi deri ne fyt. Sic thote Elvis Prestley "A little less conversation, a little more action, please!!!"

Come on, come on, come on /pf/images/graemlins/rockband.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

...nuk ka nje: ka disa alternativa me te mira, por asnje alternative nuk mund te jete me e mire sesa njerezit, te cileve u drejtohen ato!

a. Vota - Vota ime eshte nje. Natyrisht qe s'mund te votoj per Lulzim Bashen, por kjo nuk ndryshon asgje. Luli genjen miletin me legalizime, mileti i jep voten! Dhe Luli mbush gropen me inerte, e ben lulishte, dhe thote: "ja pra, tek une ju gjetet kryebashkiakun dinamik, zgjidhesin e lindur te problemeve". Merret me mend qe tufa e gomereve nuk kerkon gje tjeter pervecse nje gomar me te madh qe tu hipe persiper. Por, te trajtosh popullin si nje shifer gomeresh, te perfitosh nga skamja, padija dhe nevojat e tij, do te thote te abuzosh me demokracine.

Koncepti popull eshte nje fjale boshe vetem per ata qe tek populli shohin miletin, per ta rrjepur dhe per ta perbuzur sic bente Fatos Nano, apo per ta genjyer, sic ben Sali Berisha me Lulin e Vocerr.

Une them vetem nje gje: sado te keqinj, te varfer, te pashkolle, te pastrehe e te ngordhur qe jemi, nuk i meritojme keta...

Populli ekziston, dhe nuk eshte budalla.
Ai thjesht duhet te zgjohet.

Dhe kur nuk ke mjetet e informimit publik qe te zgjojne popullin, s'te mbetet gje tjeter, vecse te perpiqesh ta zgjosh duke bere "gam-gam".

Natyrisht, me cinizem mund te thuhet: "Qente le te lehin, KAR-vani i Berishes do shkoje perpara". Eshte nje karvan i perforcuar me gomere 1.5 milion dollaresh, si Luli. Mos kini merak, qente le te lehin, karvani do te shkoje goxha larg.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

qe ne pike te mengjesit ke pire ti vella?

se pari, nuk ke bere gje tjeter vec ke perseritur ate qe ke thene me qindra here ne cdo post tendin, pra asgje te re!

se dyti, populli nuk zgjohet duke share, pasi ka 15 vjet qe degjon te shara dhe ashtu si ti ka arritur ne perfundimin qe te gjithe politikanet jane njesoj, dhe cka eshte me e keqja: jemi pa shprese!
Si perfundim, ai popull-milet e ben nje vesh shurdh e vazhdon te merret me hallet e veta.
se treti, ata qe e kane votuar Berishen, apo Lul Bashen (inat personal e? apo ka filluar fushata per kryetar bashkie dhe ty te kane caktuar rolin e zhurmuesit neper forume?), kane marre dicka prej tyre. Nuk ka me militantizem pasional, ka vetem shkembime favoresh.

Je ti qe e shikon popullin si dicka per gjynaf qe ja fusin politikanet, une per vete e shoh si nje grumbull individesh oportuniste.

vijon se tani s'kam kohe...
 

tntn

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

Zotrote mos e thjeshto kaq shume punen: il grande popolo albanese eshte, nder te tjerash, nje grumbull individesh oportuniste. Por vetite e tij nuk mbarojne me kaq!

Eh, sa thelle shkon populli! Me sa kam pare une, "ne" jemi specia qe i ngjan "nje grumbulli individesh oportuniste" me shume se cilado bashkesi tjeter gjitaresh -me perjashtim te maceve dhe eskimezeve...po fundja edhe keta mblidhen njeri mbi tjetrin qe te kene me pak ftohte....

Neve nuk na kercenon i ftohti, por thjesht cinizmi, mosinteresimi per te miren e perbashket, pertacia, por sidomos pordhaceria e atyre qe mendojne se dine dicka nga njera ane, dhe varferia e madhe e atyre qe jane nga ana tjeter.

Lulzim Bashen e kam inat sepse eshte nje nenprodukt tipik i nje sistemi te mbrapshte qe prodhon monstra. Une, nese do ta dish, kam votuar per te.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

Ajo lista me gjera nuk jane shpjegimi i epitetit oportunist. Ti vazhdon te mendosh me grumbuj, kurse une me individe /pf/images/graemlins/shrug.gif

ve bast se sic ke votuar per Lulin ne korrik 2005, ke votuar edhe per Ramen zgjedhjet e fundit lokale /pf/images/graemlins/pickellonja.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

...po bashkoji, bashkoji ca atomet vellacko, te formosh ndonje molekule /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

do te ishte fyese per individet, dhe do te binte ndesh me bindjet e mia.
Une si Thoreau preferoj te jem nje shumice prej nje personi, me kusht qe edhe pse nje te kem ndergjegjen time dhe objektivisht te drejte!
Kjo eshte demokracia per mua! Jo demokraci shumice, por demokraci liberale e brendshme! Ceshtje mentaliteti dhe kulture politike dhe si e tille fillon nga vetja!

shiao /pf/images/graemlins/wave.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

Megjithatë, pasja e interesave të përbashkëta bën të mundur identifikimin e pjesëve të ndryshme të popullsisë nën të njëjtin emër (po ashtu siç bëhet me të sëmurët të cilët vuajnë nga një lloj sëmundje /pf/images/graemlins/smile.gif). Pra populli egziston sepse kanë një interes të përbashkët e ky është e mira e Shqipërisë. E mira individuale është vështirë të arrihet për shumicën e popullsisë (dhe kjo për mungesë mundësish, për mungesë aftësish, për mungesë guximi, etj.) atëherë mbetet e mira e përgjithshme. Ky bëhet interes i përbashkët dhe këtu mund t'i prekësh të gjithë në tela e t'i largosh nga binomi Nano-Berisha. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

max qe mund te arrish eshte grupe interesi, jo me shume. Edhe ata vec nje interes te perbashket kane. Ky grup interesi mund te arrije permasat e te gjithe popullit vetem ne raste te jashtezakonshme si lufta, krijimi i shtetit apo si vetvendosja ne Kosove. Ne rastet e tjera interesat e popullit jane aq te larmishme sa e percajne ate, dhe i gjithe populli nuk mund te behet grusht i bashkuar kunder ndonje lloj binomi politik, sepse disa nga populli e duan A-ne, disa duan B-ne, disa merren vesh me te dy dhe disa nuk duan asnjerin. Kjo me fjale te tjera quhet pluralizem idesh, interesash dhe veprimesh... /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

Sigurisht, por kur shumica e popullit vuan prej A e prej B atëherë ata kanë interesin t'i largojnë prej vetes si A-në ashtu edhe B-në në momentin që paraqitet një C më interesant. Pra demokracia ruhet pasi vullneti i shumicës vendos, lind një shpresë e re me C-në, dhe mbi të gjitha, shpëtohet prej A-së e B-së.

Tani, a do mund të gjejmë një C ne un nuk e di. Edhe që t'i hidhemi në fyt Berishës sa herë që pjerdh edhe kjo nuk më duket normale. Edhe të kapesh me Lulin se mbushi një vrimë nuk më duket normale.

Por ama, populli është turmë e nuk ka ndërgjegje të tijën. Atë ja japin përfaqësuesit e tij. Gjithkush nga ne ka individualisht një ndërgjegje personale që në të shumtën e rasteve është influencuar nga prindërit tanë dhe në të njëjtën mënyrë edhe populli ka një ndërgjegje të tijën të diktuar nga udhëheqësit e tij.
Kjo s'do të thotë që i gjithë populli mendon njëlloj, përkundrazi, ai peshon, gjykon dhe vendos se kë do përkrahë. Në të shumtën e rasteve ai vendos i mashtruar nga ata që e përfaqësojnë pra krijon një ndërgjegje e cila nuk përfaqëson mendimin e popullit (sa kontradiktore) dhe këtu lind problemi më i madh.

Populli voton ata që nuk respektojnë vullnetin e tij!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

si e mat ti vuajtjen e popullit nga A dhe B?
A perkon vullneti i shumicen me te miren objektive? Sa raste kemi kur shumica ka vendosur per dicka qe historia e ka quajtur cnjerezore dhe te padrejte (po te kujtoj dy: skllaverine dhe nazizmin!)?
Me mire nje tufe me nje ndergjegje te perbashket, apo nje tufe me ndergjegje qe bien dakort.

Cfare e mashtron popullin dhe pse kur ai peshon, gjykon dhe vendos nuk arrin ta shohe mashtrimin?

Kur populli eshte turme e nuk ka ndergjegje te veten, si ka mundesi qe paska vullnet?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

Kur populli nuk ka ndërgjegje ai nuk ka vullnet. Kur popullit i krijon ndërgjegje atëherë ai ka vullnet!

Skllavopronaria ishte një sistem shoqëror i pranuar në një kohë kur nuk kishte shumë dallim mes skllavit e fshatarit (se qytetar s'kishte). Pra të flasësh për shumicën që votoi këtë sistem ... /pf/images/graemlins/shrug.gif

Sa për nazizmin aty ja vlen të ndalesh. Së pari, nuk dihet nëse vullneti i shumicës ishte ardhja në pushtet e nazizmit. Së dyti, ishte pikërisht individualizmi i gjermanëve i cili çoi në instaurimin e nazizmit. Së treti, fenomene si ai i nazizmit janë veç të përkohëshme dhe nuk zgjasin kurrë më tepër se pak vjet në ndërgjegjen e popujve.

Po ç'mund të themi për komunizmin në Shqipëri? Ç'mund të themi për ata që identifikohen sot e kësaj dite me figurat e arta të enverizmit? Bëhet fjalë për ndërgjegje popullore apo ndërgjegje e një grupi brenda popullsisë? Ky grup a mund të jetë ndonjëherë shumicë?

Dhe për sa i përket matjes së vuajtjes së popullit nga A e B nuk është e mundur të bëhet. Por secili prej nesh ka një limit tolerance i cili herët a vonë arrihet e aty fillojnë e shfaqen mendimet e kundërta. Limitin më të afërt e kanë intelektualët të cilët arrijnë të bëjnë njëfarë parashikimi objektiv dhe janë këta që më pas e ndajnë vizionin e tyre me masën për të arritur jo rrallë në revolucione /pf/images/graemlins/laugh.gif.

Pra ndërgjegja popullore krijohet e drejtohet nga përfaqësuesit e popullit, qofshin këta të zgjedhur me votë apo të zgjedhur në rrugë. Populli është si një bebe me fuqi të mbinatyrshme. E gënjen me një karamele por pas pak kohësh ai e kërkon karamele me egërsi. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
....Une si Thoreau preferoj te jem nje shumice prej nje personi, me kusht qe edhe pse nje te kem ndergjegjen time dhe objektivisht te drejte!

Kjo eshte demokracia per mua!
Jo demokraci shumice, por demokraci liberale e brendshme! Ceshtje mentaliteti dhe kulture politike dhe si e tille fillon nga vetja!


[/ QUOTE ]

Ti preferon te jesh shumice prej nje personi?
Deshira jote eshte plotesuar:

Berisha eshte nje shumice prej nje personi. /pf/images/graemlins/lol.gif

Ti deshiron te kesh ndergjegjen tende objektivisht te drejte?

Askush s'ta ve ne dyshim: ne Shqiperi s'garantohet uji, rruget, dritat -thjesht liria e ndergjegjes.
Mbaje me shendet.

Kjo eshte demokracia per ty? Qe ti dhe cdokush tjeter te jene "shumice prej nje personi" me ndergjegjjen e tyre "objektivisht te drejte"?

Nuk eshte cudi qe qeverisemi nga Berisha. /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

Berisha eshte pikerisht ajo qe thua se je ti. Por, ne dallim nga ty, qe ke demokracine tende liberale te brendshme, te cilen, sic te thashe, mund ta mbash me shendet, Berisha eshte Kryeminister i Shqiperise. Argumentimi yt me pelqen, por ne te ka nje gabim: konceptimi i termit "demo-kraci", e cila, do s'do ti, do te thote "pushtet i popullit"...qofte edhe i paperkryer nepermjet perfaqesimit jo te drejtperdretje. Perse sot Berisha (dhe nenproduktet e tij) jane problem? Pergjigjja eshte e thjeshte: Berisha eshte problem i perfaqesimit demokratik modern, sepse Berisha eshte nje AUTOKRAT komunist plak.

Berisha eshte autokrat, sepse:

1. Nuk kupton demokracine
2. Nuk zbaton demokracine
3. Abuzon me demokracine
4. Shkaterron demokracine

Fatos Nano eshte nje plutokrat sepse:

1. Kupton demokracine
2. Deformon demokracine
3. Shfrytezon demokracine
4. Perdhunon demokracine

...me nje fjale, si Berisha, ashtu edhe Nano, i q*** nonen demokracise, secili ne menyren e vet. Pyetja qe bej une eshte: si arrijne? Shume e thjeshte, pergjigjen e ke dhene vete: sepse individet shqiptare, qofte edhe me premisa intelektuale si ti, e shohin demokracine si nje vlere te larte te individit dhe formimit te tij, dhe jo si dicka e perbashket, per te cilen DUHET TE LUFTOHET!

tung
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

Vetem se ti aty mua me ke pare si mobilje dhe Berishen dhe Nanon si njesi levizese. Kur une e kuptoj demokracine, sillem si person demokratik, pra VEPROJ! nuk rri te qurravitem e te shaj nje person qe nuk e konsideroj demokratik.

Ma shpjegon dot se c'kupton ti me "lufte per demokraci" se s'po te marr vesh???
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

te drejte ke tntn.por puna eshte kush e fillon se. ata te mjaftit qe jane nuk di te kene bere dicka per te luftuar demokracine. opinioni imi ky . po nejse do te desha te dija prej teje jessica rabbit cfare mendon se si mund te luftohet per demokracine?
 

tntn

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

...demokracia eshte nje ideologji, e cila nuk vlen me teper sesa njerezit, te cilet e zbatojne ate. Te luftosh per demokracine, do te thote te luftosh kunder njerezve anti-demokratike, pavaresisht cilit krah i perkasin. Te luftosh per demokracine, do te thote te kapercesh vazhdimisht krahun politik te cilit i perket. Te luftosh per demokracine do te thote te luftosh autokracine, populizmin, plutokracine ne krahun politik te cilit i perket.

Te luftosh per demokracine ne Shqiperi para se gjithash do te thote:

Te jesh i hapur! Te diskutosh pertej krahut tend politik! Te mos shesesh mungesen e orientimit tend politik si shenje superioriteti!

Te luftosh autokratet, si Sali Berisha!
Te mos lejosh kthimin e plutokrateve, si Nano, Poci, Angjeli!
Te mos i besosh askujt qe s'ka demonstruar se di te beje pune!
Te mos votosh thjesht per politike! Te mos jesh thjesht nje cope militant, sic ishim per 50 vjet!
Te jesh i gatshem te ndryshosh orientim politik ne varesi te INTERESIT QYTETAR!
Te jesh ne gjendje ta ndjesh INTERESIN QYTETAR, dhe t'ua vesh perpara politikaneve, dhe perpara perfitimit politik!

Pyetja qe eshte me vend ne kete pike: C'eshte interesi qytetar?
 

zog

Primus registratum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ç'është qytetaria?

[/ QUOTE ] sipas atij lart &gt; ideollogji ...gjithashtu. /pf/images/graemlins/laugh.gif


ps; shqiptareve politika ju ka hy ne gjak, e çdo gje u duket ideollogjike.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Po të paktë janë ata që kanë qytetarinë në gjak e të shumtë ata që kanë makutërinë.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Demokracia eshte dicka per te cilen LUFTOHET!

te gjithe e kane ne gjak makuterine ne fakt sepse nga kafsha vijme (fatkeqesisht kemi akoma nga ata qe kane mbetur kafshe ketu) dhe pikerisht largimi nga gjendja kafsherore dhe afrimi ne ate sociale eshte qyteterim.

qyteterim jane rregullat e bashkejeteses, respektimi i tyre dhe imponimi i tyre kujt ka mbetur kafshe.

Po te ishte gje e thjeshte arritja e qyteterimit dhe te perkonte me instiktet e njeriut nuk do te ishte sot objekt diskutimi.
 
Top