Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

asim

Primus registratum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

kur lexoj disa shkrime ketu se si mundohen disa anetar te forumit qe te hedhin balt mbi deshmoret e demokracis qe dhan jeten per te mbrojtur lirin ate qe komunistet ja kishin mohuar popullit te shumvuajtur shqiptar per 50 vjet me vjet me vjen qe vjell kur mendoj qe ne gjirin e popullit tim ka kesisoj badakcijn karerrist te poshter.ai qe ve ne dyshim ndeshmerin dhe patriotizmin e ketyre deshmoreve mund te jet cdogje por kurr nuk mund te jet nje njeri qe meriton te diskutosh per te ardhmen e shqiperis dhe per alternativa se si mund te behet me mir.keta njeres duhet ti debosh nga vendi dhe tja u heqesh emrin shqiptar qe mbajn.sepse keta nuk kan asnje gje te perbashket me traditat dhe fisnikerin e popullit shqiptar.shum kohe nuk kam shkrujtur ne forum per arsye se keta njeres te pandreqshem dhe un nuk dua qe te debatoj me njeres qe kan idealin komunist mbi ate te atdhehut te tyre shqiperin.ai qe nuk eshte atdhetar eshte vetem nje bastard ordodokso komunist i shitur diku ne rusin bolshevike.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

Dicka me beri pershtypje ne intervisten e pseudo drejtuesit te <span style="font-weight: bold">show</span> ,menyra sesi kerkonte te merrte pergjigjen e duhur nga ato qenie te trembura per vdekje!
Per nje cast mu kujtuan disa fragmente filmimesh reale te rezistences Cecene te cilet ushtronin kete lloj dhune psikologjike me ushtaret Ruse te zene rober ku me pas ekzekutoheshin barbarisht duke i therur si pulat.
Ku jane tani keta njerez qe e deshen aq shume paqen,ku mendonin dite e nate per rendin dhe mirqenien?
Kush jane ata pacifiste qe me date 23/5 u perlyen me krimin dhe terrorin?!
Kush jane ata pacifiste qe qe disa dite me vone mbanin pankarta te mbishkruara <span style="font-weight: bold">Nuk jemi terroriste</span> ?!
Nuk pres pergjigje!
Per disa ekzistenca e ligjit dhe e shtetit fillon pas 97-es.........
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

me korigjoni nese kam kuputar gabim

Keta gardiste i dergoi ne cerrik PS per ruajtur qeverine qe kryesonte (organizmat e qeverise - komisariatet) dhe po PS organizoi nje atentat kunder tyre?!


Meqenese ne protestat e '97 u bashkangjiten disa elemente kriminele, edhe pjesa tjeter e shqipetareve qe nuk donin me bajraktarin e falimentuar mbi koke jane jane &quot;bastarde komunisto ortodokse&quot;?!

Shqipetare jane vetem ata qe ulen koken perpara bajraktarit te marre ose qe hengren ne te njejten pjate me te?!


Anetaret e PD kane patente per te dheni &quot;titullin&quot; shqipetar apo ...?!


Sa shume &quot;bastarde komunisto orthodokse&quot; paska patur shqiperia!!!!!!!!
shrug.gif


Asnje dekorim i atyre qe dhane jeten ne '97 nuk do te reabilitoje figuren e bajraktarit te marre.

Ata nuk ishin ndonje PRONE e berishes apo e PD por ishin bij nenash qe megalomani PERDORI per te ruajtur pushetin e tij personal E PO PERPIQET TI PERDORE EDHE PER SE VDEKURI.


PS. vrasesit DUHEN denuar.
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

Blendi:
ushtronin kete lloj dhune psikologjike me ushtaret Ruse te zene rober ku me pas ekzekutoheshin barbarisht duke i therur si pulat.
Perse krahason situaten cecene me ate ne Shqiperi.
I therin si pulat ose i vrasin,ata jane pushtues,te pakten Cecenet nuk po i perdhunojne femrat ruse neper kampe perqendrimi.
Berishianet,keto kohe jane matufepsur duke krahasuar Shqiperine me vendet e kaukazit.
------
Gjithashtu;
postimi ''i mallengjyeshem'' i atdhetarit ''te flakte'' Gjergj,me emocionon shume.Ngjan sikur po degjoj fjalimet e Berishes ne Parlament ose para mitingashasve te tij......
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

Fillimisht postuar nga Kastriot:




A jeni të informuar, ku ndodhen tashmë këta persona?



Disa prej tyre janë funksionarë të lartë shtetërorë. 90 përqind e tyre janë vrarë për larje hesapesh dhe shumë të tjerë janë nxjerrë në kërkim për krime të tjera.



Çfarë bëri drejtësia për të zbardhur këtë çështje pas 1997?



Absolutisht asgjë. Në këtë masakër ngelën të vrarë gjashtë persona dhe u plagosën mbi 15 të tjerë dhe disa të tjerë u morën peng. Drejtësia nuk e zbardhi asnjëherë këtë çështje. Madje Arjan Ashiku, oficeri që ishte marrë me këtë çështje dhe na vuri në dispozicion ne një sërë dokumentash hetimore mbi këtë çështje, u përjashtua nga policia dhe iu hap padi penale. Pas kërcënimeve të shumta ai u largua jashtë vendit dhe tashmë ndodhet në Kanada. Dosja u pezullua pas presioneve të shumta nga instanca më të larta nga hetuesja Nasifer Çala, e cila pas kërcënime u detyrua të linte punën dhe të largohej edhe kjo jashtë vendit.



A u shpërblyen ata që sakrifikuan për vendosjen e rendit në Cërrik?



Po, u shpërblyen me pushim nga puna, përndjekje e persekutim. Ky ishte shpërblimi. Të gjithë personat që janë plagosur atë ditë të zezë në Cërrik janë pushuar nga puna me ardhjen e socialistëve në pushtet. Për familjet e atyre efektivëve të vrarë nuk u bë asgjë dhe sakrifica e tyre sublime u nëpërkëmb nga pushtetarët e ri.



Meidani ishte deputet i asaj zone, a ka bërë kërkesë si ish president për zbardhjen e së vërtetës së kësaj masakre?



Janë po këto elementë dhe grupe kriminale të cilët më pas investuan fushatën e ish Presidentit Rexhep Meidani, i cili u bë deputet në këtë zonë elektorale. Ishte detyrim moral ndaj banorëve të kësaj zone, të cilët për hir të së vërtetës kanë dashur edhe të na ndihmonim në atë moment tragjik ku ndodheshim, për ish presidentin Meidani që të jepte urdhër për zbardhjen e kësaj çështjeje, gjë që ai nuk e bëri.

Meraku im i madh tashmë është zbardhja e kësaj të vërtete historike dhe nderimi i sakrificës së atyre punonjësve të shtetit që lanë jetën e tyre për vendosjen e qetësisë në atë kohë të trazuar në Cërrik


gene

Po ta citoj perseri dike qe u plagos ne ate masaker dhe qe e di se cfar u be per te realizuar &quot;Krimunelet duhen denuar&quot;


Qe te denohen kriminelet,do te thote qe Mejdani,Gjinushi,Ruci etj. etj. te kalojne nja 2 dekada ne Bence.
 

asim

Primus registratum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb] me korigjoni nese kam kuputar gabim

Keta gardiste i dergoi ne cerrik PS per ruajtur qeverine qe kryesonte (organizmat e qeverise - komisariatet) dhe po PS organizoi nje atentat kunder tyre?!


Meqenese ne protestat e '97 u bashkangjiten disa elemente kriminele, edhe pjesa tjeter e shqipetareve qe nuk donin me bajraktarin e falimentuar mbi koke jane jane &quot;bastarde komunisto ortodokse&quot;?!

Shqipetare jane vetem ata qe ulen koken perpara bajraktarit te marre ose qe hengren ne te njejten pjate me te?!


Anetaret e PD kane patente per te dheni &quot;titullin&quot; shqipetar apo ...?!


Sa shume &quot;bastarde komunisto orthodokse&quot; paska patur shqiperia!!!!!!!!
shrug.gif


Asnje dekorim i atyre qe dhane jeten ne '97 nuk do te reabilitoje figuren e bajraktarit te marre.

Ata nuk ishin ndonje PRONE e berishes apo e PD por ishin bij nenash qe megalomani PERDORI per te ruajtur pushetin e tij personal E PO PERPIQET TI PERDORE EDHE PER SE VDEKURI.


PS. vrasesit DUHEN denuar. [/qb]
o gene per mua nuk jane bastardo ordodoks komunist ata qe protestoj per te kerkuar nje te drejt por ata qe spekullojn me te drejten qe kerkojne qindra njeres dhe shkelin mbi gjakun e atyre qe bejn detyren qe kan marr persiper si mbrojte te institucioneve te shtetit kur dihet se shteti eshte i yni dhe jo indonje populli tjeter diku ne azin e larget.keta elemente kriminel u organizuan nga ps kunder pushtetit te te asaj kohe.per mua bastardo ordodoks komunist jan te gjith organizatoret e asaj makbre qe ndodhi ne shqiperi.per mua jan po kaq te peshteire dhe ata qe mbrojne kete makaber qe ndodhi ne ate kohe.asnje nuk ka te drejt qe te vrasin punonjesit e polisis se shtetit demokratik.asnje nuk ka te drejte te djegin dhe shkatorroj shqiperin per qelimin e vetem per te marr pushtetin.shqiperia eshte e jona pa marr parasysh aje komunist apo demokrat
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

Nje pyetje per newton

A do te denoje Berisha Mejdanin e ata te tjeret qe permende si te destunuar ne bence po iu dha perseri pushtet? (se vendimi qenka marre)


<span style="font-style: italic">mundohuni te perhapeni sa me pak me pyetje qe nuk kane lidhje me temen. </span>
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

gene

Te gjithe qe kane pak tru per te menduar, e kane kuptuar se 1997 ishte produkt i :
1- Opozites se atehershme
2- Agjenturave te huaja (CIA,UDB,ASFALI etc.)
te cilet perdoren kriminele te njohur ne Shqiperi
per te realizuar sejcili qellimet e veta.


Po te flas me gjuhen tende ateher sot eksistojne situata shume me te renduara se ne 1996:

- Votat jane vjedhur disa here.
-Politikane ja vrare nga policia e Nanos.
-Varferia po shkon drejt vlerave rekord
-Qeveria vetem vjedh
-Paret e piramidave ( ato 50% qe ju kapen nga Sala kapterreve te Vlores,Lushnjes apo jevgjve te Tiranes) jane qe prej 7 vjetesh te investuara per Duken,Angjelin,Malen,Arapin,Finon edhe Pandken...


por ne asnje moment nuk po vriten policet,gardistet,ShIK-sat.

Vrasja eshte specilitet i PS-se.


Sa per pyetjen e fundit.

Ajo eshte deshira e ime,por nuk besoj se do behet dot realitet.

Nano,Ruci,Mejdani,Gjinushi &amp; CO kane aq para neper bote, saqe po te rrine ne Shqiperi dhe te futen ne burg ateher nuk duhen denuar per krime ndaj popullit te tyre, por ngaqe u treguan budallenj.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] gene

Te gjithe qe kane pak tru per te menduar, e kane kuptuar se 1997 ishte produkt i :
1- Opozites se atehershme
2- Agjenturave te huaja (CIA,UDB,ASFALI etc.)
te cilet perdoren kriminele te njohur ne Shqiperi
per te realizuar sejcili qellimet e veta............
Nano,Ruci,Mejdani,Gjinushi &amp; CO kane aq para neper bote, saqe po te rrine ne Shqiperi dhe te futen ne burg ateher nuk duhen denuar per krime ndaj popullit te tyre, por ngaqe u treguan budallenj. [/qb]
thumbsup.gif
thumbsup.gif
thumbsup.gif
thumbsup.gif
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

<span style="font-style: italic">flit mbi temen ne fjale mbi te gjitha</span>
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

shume vete si une ne '97 protestuan kunder bajraktarizmit berishian (te bere bishe pas humbjes se votave me kushtetuten - nuk e priste idioti)
Protesta ime ishte paqesore
E njejta gje nuk mund te thuhet per pergjigjen qe m'u dha (ishte totalisht e dhunshme dhe politikisht e pamatur).

Kur me pas dikush ngiriti &quot;zerin&quot; me teper se une kunder bajraktarit, une nuk u merzita aspak sepse tashme ai shtet nuk me perkiste me!

Ps. ai qe ka mendte ne koke si te tuat i sheh gjerat me syte e sales, ai qe i ka mendte ne koke si te miat i sheh gjerat me syte e vet.

mendimi im si perfundim ne kete teme eshte:

- ushtaraket shqipetare qe u vrane ne krye te detyres duke zbatuar urdhrat dhe pa shkelur parimet themelore te te drejtave te njeriut dhe ligjet kushtetuese te popullit shqipetar duhet te kene vend nderi ne hstorine e kombit shqipetar

- ata qe shfryezuan postin per te shfryezuar jetet te ketyre ushtarakeve ne favor te pushtetit te vet bajraktatesk duhet te mbajne pergjgjesite e tyre politike e historike

- ata qe sot perpiqen te shfytezojne dhe njehere keta heronj per se vdeuri duhen peshtyre ne surrat (qofte berisha qe i trajton si prone te veten te humbur ne '97 - e qofte nano qe i perdor per te evokuar edhe njehere fantazmen e bajraktarizmit berishian)


DISKUTIM TE MBARE
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

Mire qe presidenti i dekoroi kta deshmore pas vdekje po kurioziteti me ngacmon per ata si puna e Luiza Hoxhes qe para mediave boterore pinin gjakun e Leke Qokaj qe po jepte shpirt duke na nxjerre ne gjithe boten namin si kanibal.Kurioziteti me ngacmon edhe per kryekanibalin qe si shperblim ndaj hienes Hoxha e beri deputete dhe prefekte.....turpi i kombit1 [URL=http://http://www.j...turpi i kombit2[/url]
 

koppertoni

Primus registratum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

<span style="font-weight: bold">Historik i 1997! Ahhh Sale idioti i idiotave ku e cove Shqiperine.
&quot;Maloku&quot; me pushke zbret nga kali-Partia Ekologjike Shqiptare

Ky ketu eshte Adem Hasa. Head of the chief of the Albanian president's bodyguards Adem Hasa,
url]


flamur grek eshte ai apo po me bejne syte mua?

url]


Kacaket e Vloret. Trimat e Myrteza Caushit
url]


simbol &lt;&lt;SERB&gt;&gt; po be ky?

url]


Duke pritur Maloket e Sales. Trimat e Laberise!</span>

url]
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

<span style="font-weight: bold">Trimat e Vlores apo turpi i kombit?????</span>
url]
 

kastriot

Primus registratum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

Foto e ish- anetarit te &quot;Komitetit te Shpetimit&quot;
Dëshmi tronditëse e anëtarit të Komitetit të Shpëtimit në trazirat e vitit 1997, Syrja Sherifi

<span style="font-weight: bold"> Ne &quot;Komiteti&quot;... që nuk shpëtuam Vlorën </span>

I kërkoj ndjesë familjes Berisha ndaj së cilës janë adresuar një sërë akuzash e fyerjesh - që s'janë të denja - por edhe për diçka tjetër, pasi koha tregoi se protestat tona u manipuluan dhe ne humbëm jo vetëm paratë, por edhe shumë gjak. I vumë nam qytetit dhe nga Vlora janë larguar tashmë shumë qytetarë intelektualë - që vërtet i mungojnë Vlorës

Syrja Sherifi është një nga drejtuesit aktivë të &quot;Komitetit të Shpëtimit&quot; të Vlorës në vitin 1997. Në intervistën e dhënë për gazetën &quot;TemA&quot; ai rrëfen gjithçka mban mend nga ditët e vitit 1997, sulmin mbi SHIK, krijimin e &quot;Komitetit të Shpëtimit&quot;, vizitat e politikanëve në Vlorë, dhe trajtimin e oficerëve të SHIK-ut, të kapur nga demonstruesit. Sherifi kërkon ndjesë për fjalorin e përdorur ndaj ish Presidentit Berisha dhe këmbëngul se PS manipuloi protestat dhe zhgënjeu popullin e Vlorës.

Z.Sherifi, ju së bashku me disa persona të tjerë keni qenë në Komitetin e Shpëtimit. Si u organizuan protestat dhe cili ishte qëllimi i tyre?

Qëllimi i protestave ka qenë moskthimi i parave sipas premtimit, nga firma 'Gjallica', ku ishte premtuar se në datën 6 shkurt, kjo firmë do t'u jepte paratë qytetarëve. Afati i dytë u la për në datën 16, por dhe në këtë ditë nuk iu kthyen paratë kreditorëve. Në këto kushte qytetarët vlonjatë, por dhe të ardhur nga qytete të tjera, zhvilluan një protestë, ku dhe u thyen xhamat e bashkisë me gurë nga demonstrues. Për disa ditë protestat nuk u zhvilluan. Protestat e datës 26 janar dhe në datën 6 shkurt, drejtoheshin apo udhëhiqeshin nga njerëz të ndryshëm. Në datën 17 shkurt sërish u zhvillua protestë në Sheshin e Flamurit, duke protestuar disa persona filluan të bërtisnin përse nuk dalin të na udhëheqin intelektualët e Vlorës, në këtë kohë hidhen persona që na njihnin dhe na zgjodhën disa persona për t'i drejtuar. Mua më zgjodhi, me sa më kujtohet, një Qani Shabani nga Kropishti i Vlorës, unë Albert Shyti, personat e tjerë, u ndodhëm ngushtë dhe pranuam zgjedhjen tonë për të drejtuar turmat. Në këtë ditë në bashki zhvillohej mbledhja e bashkisë në prani të disa shoqatave dhe të disa komuniteteve fetare, si dhe merrnin pjesë një grup studentësh, të cilët kishin bërë kërkesë në këshill për të plotësuar disa kërkesa. Në këto kushte vendosëm që në këtë mbledhje të mernim pjesë dhe ne, ku kërkuam që të gjithë së bashku të bëheshim pjesë e zgjidhjes së problemit, sepse problemi ishte kthimi i parave popullit dhe dorëheqja e Meksit, dhe jo e Sali Berishës. Sepse Meksi duhet të ishte në rolin e policit, i cili vë një tabelë në rrugë që paralajmëron shoferët, ku Meksi duhet të bënte paralajmërimin për humbjen e parave në firmat piramidale. Në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë dhe nga organet e rendit, u mor leja për zhvillimin e grevës së urisë nga studentët.



Sipas jush, përse u zgjodhën studentët për t'u futur në grevë urie?

Në grevë urie fillimisht do të futeshin qytetarë të thjeshtë, dhe ishin zgjedhur për këtë qëllim ambjentet e Pallatit të Sportit, por mbasi biseduam midis dy palëve me përfaqësues të studentëve dhe me ne që përfaqësonim popullin, ramë dakord që të futeshin në grevë urie studentët, me qëllim realizimin e kërkesave të kërkuara prej tyre dhe protestuesve.



Me sa di unë, ju keni kërkuar të bashkëpunoni në atë kohë me të gjitha partitë, a u realizua ky bashkëpunim?

Është e vërtetë që u kërkua ky bashkëpunim për të sheshuar shumë gjëra, por për fat të keq nuk u realizua, për faj të dy partive më të mëdha në Shqipëri, pozitës dhe opozitës, pjesës së opozitës, në atë kohë PS-ja i vinte era pushtet, ndërsa pjesa që kishte pushtetin, donte të ruante pushtetin, duke adresuar qëllimin e protestave gjetkë, duke spekulluar të dyja partitë politike më të mëdha.



Z.Sherifi ju keni qenë anëtar i &quot;Komitetit të Shpëtimit&quot;, si i keni drejtuar protestuesit në protestat e tyre?

Unë them se ne i kemi drejtuar shumë mirë, madje pa u shpërbërë komisariati, kishim rënë dakord që një makinë policie të rrinte në ballë të turmës për të mos bërë rrëmujë, por gjatë këtyre protestave pati dhe incidente, të cilët nuk diheshin se kush i organizonte. Dhe sot unë nuk mund të them se kush ishin këta persona të paidentifikuar, ose më mirë të them këto hije. Por në momentin që politika filloi të fusë hundët, sepse ndjeu erën e pushtetit, gradualisht gjithçka filloi të devijojë, ku nga një protestë për kushte ekonomike, po kalonte në protestë politike.



<span style="font-weight: bold"> Kush ishte politikani i parë që mori takim me ju dhe cili politikan u fut i pari në Vlorë në kohën e trazirave?

I pari politikan ka ardhur në Vlorë Skënder Gjinushi, dhe ka ndëjtur në Vlorë nga data 6 shkurt deri në datën 17 shkurt, si dhe është parë Daut Gumëni. Më pas në Vlorë kanë ardhur politikanë të tjerë, të cilët po ndienin erën e pushtetit. </span>



Në protestat e drejtuara nga Komiteti i Shpëtimit, janë hedhur dhe parrulla ofenduese në drejtim të familjes së Sali Berishës, a ishin normale për momentin?

Ndërsa një politikan ka hyrë në politikë, do të pranojë dhe ndonjë sharje nga populli, edhe pse nuk janë normale.

Me këtë rast unë dua të kërkoj një falje publike (ndjesë) për fjalorin e keq të përdorur në protesta, në drejtim të dy grave Liri Berishës dhe Vjollca Vokshit, dhe dua të sqaroj se nuk kishte të bënte ai fjalor me nderin e familjes së tyre, por ishte sinonimi i televizionit, sepse nuk mundet të merret nëpër këmbë nderi i një familjeje, apo një individi, me pa të drejtë. Por në ato momente nuk mund të kontrolloje gjithçka, sepse ndërhynte shumë politika, duke futur njerëz në rreshtat e para të turmës.



Në Komitetin e Shpëtimit ka pasur fillimisht, edhe nga pozita e asaj kohe, më vonë u larguan, përse?

Fillimisht Komiteti i Shpëtimit ishte shumë i gjërë, ku mernin pjesë dhe anëtarë të partive të djathta, dhe kjo ishte një gjë shumë e mirë, por më më pas u larguan, sepse ndërhyri politika që donte pushtet. Nëse nuk do të ishin larguar dhe nuk do të kishte ndërhyrë politika, mendoj se gjithçka do të kishte shkuar mirë, ne do të merrnim një sasi lekësh - kurse tani dihet si shkoi puna e lekëve - askush nuk i përmënd ato - e përsëris: ne u çuam për paratë! Në atë kohë bëheshin dhe disa lista për ekzekutime të ndryshme, si nga e majta dhe nga e djathta, madje dhe nga protestues, kjo bëhej për të përçarë popullin e Vlorës, dhe këtë gjë e arritën në një farë mase.



<span style="font-weight: bold"> Sipas jush përse u sulmua Shërbimi Informativ?

Unë këtë natë nuk kam qenë në Vlorë, por mendoj se gjithçka ka qenë në kuadrin e thashethemeve, ku persona të caktuar donin që në Vlorë të derdhej gjak, dhe këta kanë qenë hijet e natës, ata që vepronin natën. </span>

Unë dua që ngjarjet e kësaj nate, të mos lihen në harresë, por të zbardhen deri në fund, sepse ekzistojnë fotografi dhe faksimile të ndryshme, madje i ka dhe televizioni shqiptar, si dhe ekzistojnë të gjithë personat që kanë bërë sulmin te SHIK-u, të thirren të gjithë dhe të dalë e vërteta se kush u bëri thirrje qytetarëve për të sulmuar Shikun, kush vrau punonjësit e Shikut, dhe kush vrau 3 qytetarët vlonjatë, si dhe kujt i interesonte kjo gjë. Unë falënderoj vendimin e presidentit Moisiu, për dekorimin e dy punonjësve të Shikut të vrarë në '97-ën, madje është i vonuar, por kjo histori duhej zbardhur deri në fund. Si dhe të zbardhet se kush drejtoi popullin të marrë armët në depot ushtarake duke sulmuar depot ushtarake, të cilat sollën shumë viktima më mbas.



Ju keni ndihmuar dhe një punonjës të Shërbimit Informativ, i cili ishte i plagosur madje duke e dërguar dhe në shtëpinë e tij në veri?

Po është e vërtetë, unë, në datën 28 shkurt, natën që u sulmua Shiku, nuk isha në Vlorë, por kur edha në mëngjes, pashë se të gjithë ishin të armatosur me armë. Në këtë kohë më thonë se në duart e disa personave ndodhej një shikas. Unë u kërkova që të ma jepnin mua dhe me të do të merresha unë. Kështu bënë duke patur besim ma dhanë. Unë e mora dhe e strehova te një krushku im. Mbasi e mjekuam, mora në telefon të afërmin e tij dhe i thashë që të mos bëheshin merak se i afërmi i tyre ishte mirë dhe ndodhej në duar të sigurta. Mbas disa ditësh personin e dërguam në tiranë me një person, të cilët i kanë ndaluar në Qafën e Koshovicës forcat policore, madje dhe i kanë qëlluar me grushta, sepse nuk besonin që ishte punonjës i Shërbimit Informativ. Më pas të dy ata shkojnë në shtëpinë e atij në një nga rrethet e veriut, dhe sot ai person ndodhet jashtë shtetit. Po në këtë kohë në spital ndodhej edhe një shikas i plagosur. Marr vesh që persona të cilët nuk dihej se kush ishin, donin që këtë person ta vrisnin në spital. Posa mora vesh, menjëherë shkova dhe takova drejtorin e Spitalit, të cilit i thashë si qëndronte problemi, dhe vendosëm që ky person të futej në një dhomë ku të mos dinte gjë askush, përveç infermierit. Dhe kështu u bë, derisa u shërua dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e tij me ndihmën e një vlonjati, i cili vuri dhe jetën e tij në rrezik. Por unë them se ata që kanë bërë vrasje, nuk janë vlonjatë. E them këtë gjë, sepse vlonjatët, në datën 10 shkurt u përleshën me policinë, dhe mbasi u përleshën, gjakosën dhe zhveshën forcat e policisë, dhe përsëri i veshën, u dhanë bukë, para, dhe i nisën për në rrethet e tyre.



Kush fitoi nga këto protesta, dhe rrëmuja?

Un mendoj se fitoi politika e asaj kohe që ishte në opozitë, e cila ndjeu erën e pushtetit dhe e shfrytëzoi. Unë dua të them se me bandat e krijuara më vonë nuk pati lidhje as pak Komiteti i Shpëtimit, por mendoj se kishte lidhje politika.



A ka pasur mosmarrëveshje brenda Komitetit të Shpëtimit?

Patjetër që ka pasur madje dhe deri në drejtimin e automatikut ndaj njëri-tjetrit, për arsye se filloi të futej politika brënda nesh. Dhe ne kishim rënë në marrëveshje që nuk do të pranonim, përfaqësues politik, dhe nuk do të kërkonim kushte politike për zgjidhje, por vetëm kthimin e parave të popullit. Më vonë Komiteti i Shpëtimit filloi të ndahet në dy pjesë, një pjesë kërkonte të qetësonte popullin duke u thënë se paratë do të jepeshin duke i rekomanduar politika, dhe një pjesë që isha dhe unë, kërkonim kthimin e parave të popullit nga firmat piramidale, duke i kërkuar Fatos Nanos të ngrihej një komision për këtë qëllim, si dhe Skënder Gjinushit i kam thënë se ju erdhët në pushtet nga qytetarët vlonjatë, por i keni Vlorës borxh kthimin e parave nga firmat piramidale. Madje dhe disa herë kemi bërë debate me Farudin Arapin, i cili është vetëm një mashtrues që i shërben politikës.



A kishit parashikuar se më vonë do të bëheshin rrëmuja në Vlorë, deri në vrasjen e shumë të rinjve?

Jo absolutisht nuk e kishim menduar se do të ndodhnin ato që ndodhen, sepse përndryshe askush nuk do të kishte dalë në protesta, gjithçka që ndodhi, vetëm nga ndërhyrja e politikës.

Unë sot dua t'i them Nanos se ai hoqi syzet dhe ato i ka vendosur populli, po gabohet, sepse qeveria socialiste zhgënjeu popullin duke spekulluar në kurriz të tyre, ku ky popull i dha pushtetin, të cilët tashmë nuk e meritojnë, sepse nuk mbajtën pemtimin e dhënë për kthimin e parave nga paratë piramidale.



<span style="font-weight: bold"> Kush ishin politikanët më aktivë, mbas Skënder Gjinushit?

Më pas ka qënë z.Mejdani, Majkua, Kurt Kola, Dokle, Gumëni, Paskal Milo, Sabit Broka, Ritvan Peshkëpia, e të tjerë. Gabimi më i madh qe pranimi i politikës të futej në bisedime me ne, të cilët ditën të mashtrojnë shumë mirë, për të mbyllur gojën një pjese e Komitetit të Shpëtimit dhe të shfytëzojnë gjithçka për qëllime politike për të marrë në dorë pushtetin. </span>

Unë mendoj se duhet të zbardhet ngjarja, sepse ekzistojnë gjithçka, dëshmitarët, qytetarë, Komiteti i Shpëtimit, persona në vëndngjarje, politikanë, foto dhe filimime, por me sa duket partisë në pushtet nuk i intereson nxjerrja e të vërtetës për gjithçka që ka ndodhur në vitin 1997.

I kërkoj ndjesë familjes Berisha ndaj së cilës janë adresuar një sërë akuzash e fyerjesh - që s'janë të denja - por edhe për diçka tjetër pasi koja tregoi se protestat tona u manipuluan dhe ne humbëm jo vetëm paratë, por edhe shumë gjak. I vumë nam qytetit, si dhe nga Vlora janë larguar tashmë shumë qytetarë intelektualë - që vërtet i mungojnë Vlorës.

Faleminderit.


*Marre nga &quot;Tema&quot;
 

kastriot

Primus registratum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

<span style="font-weight: bold"> Letër nga Fahri Metalia, drejtues i trupave të Gardës në Cërrik ditën e masakrës</span>



<span style="font-weight: bold"> Ne... që rrojmë jo vetëm për të treguar </span>



Fahri Metalia

Ish drejtues i Gardës ushtarake

Emigant në SHBA



Sado që vitet kalojne ajo ngjarje jo vetem se nuk shlyhet por çdo dite e çdo moment e ndiej veten jo te qete qe nuk mundem të gjithë ne qe mbijetuam, te zbardhim te verteten e asaj ngjarje. Ne te gjithë sebashku, familjare te viktimave, shoke te plagosur, dhe efektiv i asaj ngjarjeje.

Jam munduar ne situata te ndryshme te hedh drite mbi realitetin e kesaj ngjarjeje. E pershendes dhe bashkepunimin e zotit Kuliqi me faktet dhe emrat e dosjes profesionale te krimineleve, por ata jane vetem kriminelë. Detyra jone eshte zbardhja e te vertetes mbi organizatoret dhe çfarë perfaqesonim ne punonjesit e Gardës te Repartit te Mjeteve të Motorizuara në Mars-Qershor 1997, ku ne ate repart benin pjese edhe heronjtë Saliu, Besniku, Bashkimi, Qemali, Petriti e Haliti.

Ne ate kohe, në Mars '97, kishte filluar amullia ashtu si ne te gjithë vendin kur në krye ishin ish-komisarët dhe ish-sigurimsat postkomunistë.

Në ate kohe i gjithë batalioni i mjeteve te motorizuara si tanke dhe autoblinda kishin dale jashtë përdorimit në menyre te qellimshme. (Shumë reparte ne Shqiperi ne ate kohe ishin shkatëruar). Ato ishin pa karburant, pa bateri, pa radio dhe pa mjete te nevojshme.

Filloi te behej organizimi i repartit, nje pjese e oficerëve dhe nënoficerëve dezertuan. Ata te cilet erdhen, u organizuan, nuk erdhen si njerez te veriut drejt jugut, por ata u organizuan ne batalionin e mjeteve te motorizuara. Filloi stervitja dhe sistemimi i repartit. Gjatë gjithë atyre diteve kemi bere sherbim me transportuesit e blinduar ne te gjith Tiranen, ruajtjen e objekteve te rendesishme te shtetit shqiptar si Kryeministria, bankat, kryqëzimet, televizioni e shumë te tjera.

Perveç Tiranes ne kemi bere sherbime ne mbeshtetje te komisariateve ne vendin ku shkonim si ne Berat, Fier, Lushnje, Lezhe, Korçe e Pogradec dhe ngado qe kemi shkuar kemi marre pershëndetje nga banoret. Shikoni kronikat televizive te asaj kohe dhe ne qofte se keni sot një Tirane te pashkatërruar, e keni nga sherbimet vertet profesioniste te ketyre djemve. A thua e ka harruar Bashkim Fino ish-kryeminister i asaj kohe se kush e provokoi dhe e qelloi nga hotel Rogner kryeministrin?! Dhe ishin keta djem ne organizimin e drejtimin e shefit Shtabit te Gardes ne ate kohe Dash Shehu, që morën ne ruajtje Kryeministrinë.

Asnjehere asnjë mjet nuk ka dalë jashtë garnizionit pa librin e rregullores të sherbimit dhe të drejtuar ne menyrë

profesionale edhe në stërvitjen e trupave nga nje pjese e mire e oficerëve.

Si i vetmi repart i mirorganizuar i asaj kohe ka pasur raste qe trupat kane shoqeruar edhe drejtues te PS-së në rrethe te ndryshme.

Atëherë pse u qëlluam me antitank pikërisht ne, ky repart, dhe ai që qëlloi nuk ishte ordiner, por nje dore profesioniste ushtarake, se eshte goditur &quot;pika e vdekjes së transportuesit të blinduar&quot; - depozita e karburantit, dhe nga dymbëdhjetë

<span style="font-weight: bold"> persona që ishin aty, dy, nga pamundesi per te dalë, vdiqen brenda: Alit Haxhia dhe Bashkim Mello ne perpjekje per te dale nga ky transportues gjeten vdekjen; Sali Martini dhe Besnik Sula, Qemal Mehmeti dhe Petriti, vdiqen gjate shkembimit te zjarrit.</span>

Tetë persona nga ai transportues i blinduar u shpetuan nga rezistenca që bënë të gjitha forcat qe ndodheshin aty që, siç sqaron dhe Agroni, ne u goditem nga disa lartësi. Edhe filmimet e ushtareve tane të kapur peng pas luftimeve Azem Rrusta dhe Avni Biberi te marrë ne pyetje ne ate kohe nga gazetari i &quot;Koha Jonë&quot;, Besim Dybeli, dhe nen presionin e kallasheve, jane vetem falsitete të trysnise komuniste. Ata te dy ushtarë kane meritat e tyre gjate

gjithë sherbimit te asaj kohe.

<span style="font-weight: bold"> Pse na vrate!?... Populli i Cerrikut e din mirë se kush na vrau, e njeh mire banden e kryesuar nga kryetar-sekretar të PS-së së qytetit.</span> Populli i Cerrikut e din mirë se alternativa e vetme e asaj kohe ishte vetem famëkeqi Meidani dhe gogoli Hoxha. Pamjet televizive te asaj kohe ku ne hyrje te qytetit ndodheshin vetem fotografite e Rexhep Meidanit dhe te Enver Hoxhes, njëri ati e tjetri biri.

Populli po ndërgjegjesohet dhe pjesa derrmuese po i nderon ata heronj ne heshtje. Edhe ish-Kryeministri i asaj kohe Bashkim Fino gjate vizites qe pati bere tek ne te plagosurit ne Spitalin Ushtarak qe shprehur se &quot;Ata që qëlluan mbi ju kanë qëlluar mbi Qeverine e Pajtimit Kombëtar që unë përfaqësoj. Në njëfarë mënyre ata që kanë qëlluar mbi ju kanq qëlluar edhe mbi mua.&quot; Më vonë me sa duket, edhe ai u tremb dhe u bashkua me gjakatarët.

E përshendes lëvizjen e Presidentit per dekorimin e dy heronjve Lek Çoku dhe Besnik Hidri. Ata e meritojne, ata dhane gjakun e tyre dhe ishin vetem 21-25 vjeç, vetem Sali Martini ishte 42 vjeç baba i 3 fëmijëve.

Përshëndetje familjeve që ndodhen në ballë të protestave mbarëshqiptare për një jetë më të mirë, per nje komb te civilizuar.

Ju qoftë shtrati i lehtë ju o heronj, ju preheni në altarin e nderit të kombit! Ne që jetojme sot, jetojmë qe vrasësve t'ua kujtojme të vërtetën!



*marre nga &quot;Tema&quot;
 

fjorent

Primus registratum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

Keto foto tregojne cmendurine tone si komb. Por une mendoj akoma se radikalizimi i ceshtjes o me Salen e me Nanon con uje ne mullirin e ketyre 2 personave qe keto ngjarje tragjike i perdorin per interesat e tyre. Ashtu si dikush mund te tregoje keto foto disa te tjere mund te tregojne foto me depot e hapura ne veri, foto te gazetes Koha Jone te djegur, foto Te opozitareve te atehershem te rrahur neper rruget e Tiranes. Me kete dua te them se ngritja edhe sot pas 7 vitesh e llogoreve se kush kishte te drejte ne ate kohe nuk ndihmon ne zbardhjen e se vertetes. Dhe besoj se nuk ka njeri sot ne Shqiper (vec mitingasheve e rrumpallisteve) qe te akuzoje vetem nje pale per kete katastrofe.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

fjorent

Shko e pyeti te afermit e gardisteve te vrare,se kush eshte fajtor per vrasjen e tyre.

Une e kam bere disa here kete, pasi me njerin nga djemte e vrare,kemi qene shoke 20 vjet.
Prinderit jane akoma te traumatizuar nga vrasja e tij.

Djali i tyre u vra per te ruajtur shtetin,rendin,jeten e te pafajshmeve.
Qeveria e socialisteve,per 7 vjet i trajtoi ata sikur ata te ishin fajtoret,kriminelet.

Kur u vra Miri i Xhikes, Bashkim Fino shkoi ne varrimin e tij dhe qante si kalama,per nje kriminel ordiner.

Ne varrimin e heronjve te Cerrikut,pervec Dr.Sali Berishes nuk erdhi as edhe nje i PS.

(Mos thuaj se kishin frike,pasi shqiptari pranon edhe vrasesin ne varrim dhe nuk i luan as edhe nje qime floku.
Ata nuk donin te vinin pasi ...)
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Dekorimi i SHIK-asve te vrare ne 1997, acaron Vloren.

Sampistat e Dr Rrumpalles shkaterruan gjithe Shqiperine.Koha e diktatorit mori fund.
Nje pyetje;
Perse gjithe sampistat ishin maloke?.
Rrumpalla kujtoi se vendin e Presidentit do e kish perjete.
 
Top