Re: Dedikime
Nuk ka gje me te trishte sesa buzeqeshja e saj e ngjashme me nje nenqeshje.kushedi sa histori fsheh...
E shoh tek rritet dite per dite.Tanime eshte shnderruar ne nje "grua" nga nje femije capken tmerresisht i sinqerte.Sinqeritet qe vret,qe me ben te gelltitem.Perseri vetem mikja ime!"Nje kapitull tjeter mbyllet,por nuk shoh lot.Sy te embel te tretur diku dhe nje deshire per te rindertuar keshtjellen e saj,qe kish mbetur pa themele.
"Vulgariteti ndaj teje te vrau,sot gjithcka vulgare kaperdihet me vetedijen qe "nuk ke asgje ne dore"pervec asaj,qe te mos lesh boten tende te paster te ndyhet.Ajo eshte me e shenjta si krenaria jote,sedra...
Nuk ka gje me te bukur se lekura jote e bardhe,qe skuqet prej turpit.Arratisjet e tua nuk i merr vesh njeri.Tanime,je e vendosur,qe ne te voglen tende te besh gjera te medha...
E di kush eshte gjeja me ebukur,qe ben sipas meje?Te jetuarit per vte,jo per te tjeret,nderkohe qe je kaq altruiste.
Je pajtuar me te gjithe.S'di te mbash meri.Se lartesia jote qendron tek perulesia,tek menjanimi yt pa zhurme.Ngaqe ishe mesuar me surprizat e shemtuara kishe harruar qe je e perndjekur nga fatkeqesite.Kur dikush ta kujton,buzeqesh nuk te ben pershtypje,preferon ta harrosh kete te vertete...
Fati luan me ty si me nje kukull lecke,ti reagon me sa mundesh,rebelimi yt behet ne heshtje.Zot,sa madheshtor qe eshte!
Mjafton te te shohesh ne sy,mjafton te te shohesh si ecen vetem.Mundohen te rrine perkrah,por thone qe shpenzimi i ndjenjave e kohes eshte blasfemi e ti menjanjohesh serish...Nderkohe qe ke kaq shume per te dhene!
Nje tjeter poezi perfundon ne koshin e plehrave.Vargjet nuk ishin renditur mire.Nuk mund te shkruhet si i pare vargu i fundit i nje poezie!Ndoshta po,poezia moderne,kohe moderne!
Po ti mbetesh nje klasike e pasherueshme!nuk e di pse vazhdon te mbetesh e tille,si e dale prej mesjtes,kur bota sot...te le pak per te qene e tille!
Nganjehere deshiron te zhdokesh per ca kohe,te ikesh nga kaosi ku jeton,larg njerezve,si eremite,keshtu mund te besh gjera te medha.
Sot je kaq e qete cuditerisht...Nuk te ben pershtypje asgje.Sepse pret gjithcka.Jeta eshte e pabese...S'ka problem.Ecja jote e pazhurmshme larg veshtrimeve kritike,larg llafazanerive do vazhdoje.Do calosh,rrezohesh,ringrihesh,vraposh ne korsine tende,pa cenuar njeri,me delikatesen e nje balerine,me veshtrimin e ndrojtur,pa ze,butesisht ne dhembje e gezim.Pak nazelie,e veteperkedhelur,pak e pakthim.Drejt,perpara...me krenari sepse pas mbeti dhembja e kercimeve prej balerine,dhe buzeqeshja jote e trishte...