Dedikime

eM

Paper Moon
Re: Dedikime

I love the way you pick my vegetables
I adore the organized way you take them
I hate how much you make me pay
But you the best shop assistant ever!


no comment /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Dedikime

Come ti amo? Lasciami enumerare le maniere:
Ti amo con la profondità, larghezza e altezza
Che la mia anima può raggiungere quando si sente
ai limiti dell'Essere e della Grazia ideale.
Ti amo con l'ampiezza della necessità quotidiana
Più serena, sotto il sole e a lume di candela
Ti amo liberamente, come gli uomini lottano per Giustizia;
Ti amo puramente come essi sfuggono alla Lode.
Ti amo con la passione dei miei vecchi dolori, e con la fede della mia infanzia;
Ti amo con l'amore che sembravo aver perso
Con i miei santi perduti - Ti amo con il respiro
Sorrisi, lacrime di tutta la mia vita - e se Dio lo vorrà
Ti amerò ancora di più dopo la morte.
 

Kuqalashja

Primus registratum
Re: Dedikime

So unique, so new.....

You must by now know that I am utterly intrigued with you. You fascinate me in ways noone ever has; you make me feel content, yet so anxious at the same time. I wish I could better have you understand how unusual this is for me - to put so many thoughts into a single person. I wish you knew how precious I think you are and I already feel like a better person for having met you.

If I had to sum up into a single word everything that has already occurred between us, it would to have be...umm...unimaginable. I choose this word because it makes me think og magic things, like fairies and angles, and daisies, and poems. These are things that are almost surreal, too good to be true. Yet they are things I believe in; things that are inherently pure and special. They are things that make my eyes water over, and my heart beat. As do you. And I choose unimaginable because of the sheer unlikeliness that our paths might cross; that I might have the opportunity to know you even if only for the briefest of moments. But I've already had it, and more, and for that I consider myself rich in the random and unforeseen gifts the world sometimes provides.

me!
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Dedikime

dedikuar rrushit (shefit) time:
pa ty erdhi kjo dite ....
pse erdhi pa ty nuk e mora vesh fare
rreshtin e trete e kam harruar ,,,,
te shpetoje memedhene.....!!!!
:tipsy:
help.gif
:rockband:
 

Rambla

Primus registratum
Re: Dedikime

Ordinary world
Came in from a rainy Thursday
on the avenue
thought I heard you talking softly
I turned on the lights, the TV
and the radio
still I can't escape the ghost of you
What has happened to it all?
Crazy, some'd say
Where is the life that I recognize?
gone away
But I won't cry for yesterday
there's an ordinary world
Somehow I have to find
and as I try to make my way
to the ordinary world
I will learn to survive
Passion or coincidence
once prompted you to say
"Pride will tear us both apart"
Well now pride's gone out the window
cross the rooftops
run away
left me in the vacuum of my heart
What is happening to me?
Crazy, some'd say
Where is my friend when I need you most?
Gone away
but I won't cry for yesterday
there's an ordinary world
somehow I have to find
and as I try to make my way
to the ordinary world
I will learn to survive
Papers in the roadside
tell of suffering and greed
here today, forgot tomorrow
ooh, here besides the news
of holy war and holy need
ours is just a little sorrowed talk
And I don't cry for yesterday
there's an ordinary world
Somehow I have to find
and as I try to make my way
to the ordinary world
I will learn to survive
every one
is my world, I will learn to survive
any one
is my world, I will learn to survive
any one
is my world
every one
is my world

Per veten time…

(P.S. nese ndonje nga ju e ka shkruajtur me perpara kete dedikim te me fali por si kam lexuar te gjitha, jo per gjo po ishin 14 faqe.. /pf/images/graemlins/wink.gif )
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Në mes mijëra grimcash lumturie,
kërkoj një grimcë nga ti,
për shpirtin tim.
Në mes lotëve të tu,
kërkoj një pikë loti nga syri yt,
për syrin tim.
Në mes ëndërrash dashurie,
kërkoj një ëndërr nga ti,
për netët e mia.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Dedikime

per te gjithe ata qe jane larg....

ju pershendes me nje kenge per ju nga top radio....
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Nuk duhet ti leme
asgje rastesis.
Rastesia nuk mbrrin
tek ne vetem
nepermjet nje rruge
 

enton

Primus registratum
Re: Dedikime

Dedikuar...
Sonata e hënës

IV.
SONATA E HËNËS

Gatitur nëpër poza të ngrira ligjërimi,
dhe pse një kulm harrese mbetur, përsëri,
aty ku rrinë shikimpërdhe të vdekur

Ku shqyhen sytë e ikjeve, dhe vetë shikimi,
ndoshta i buti shikim i engjëjve më rrok.
Por vendi ku buaj e ka portën copë -

Një dallgë që hapet e arta sonatë. Pa ndalje
në çastin fatal, me ndarjen e thartë dhe fjalët
që ende s'u thanë mbi tokën e ashpër, por zonjë.

E di, mallëngjimi të vonë gjithmonë e çlirë
shosha e kohës që tokën këtu praron:
ditë pa emër. Vetëm vërshim i mpirë

Njëlloj me ëndrrat kur shpresë te drita peshkoj,
kur gjuaj fetishe festivë në vazo arketipi,
kur ruaj Egnatias qerre mitesh. Çdo gur

Kokë statuje të shembur. E zemra
një majë ku s'mund të prekë kurrë poema:
sonatën e thur e mbetet për të e huaj.


VI.
BREZI I HALORËVE

Ndër ne rrënqethja e tokës rrënjuar:
përpara ngulmim kurioz kullotash
prapa sëpatë pazemër druvari
(pa njohje mbi shkallët hyjnore të limfës)
ngutshëm ngulur në trupin e trungut

Kredhur trishtim i truar i dritës
e diell i dehur prapa terresh
në fotosintezën e ethes së gjelbër:
shkohet më fort drejt zogjsh të panjohur
tek rrok tokën e lëpirë nga krimbat

Ndër kohë që soje shenjtërie snobe
(pa pezm në vendin ku ikën perënditë)
e orë ngarendin në ngenë e vjetër,
unë dua të kujtoj një puthje
që dhe në gur paemër të globit.


IX.
Pas netësh me dimër, pafund,
një plak me lundër mbi lumë
peshkon dëborë e ngricë
dhe shtangie të kulluar gjithësie

Veçuar të fshehtash të veta,
ku theksi amtar i vetdijes
e rras te çdo dhimbje,
në zemër karont mishërohet

Në kurm rituali përkundet,
ngadalë, si t'ish prej uji,
shpërbëhet përdëllimi të pellgët
për ndonjë grimë jetë

disa ndjesi të shterra
apo tepër të fshehura
aqsa të pandehet dikur
se jeta është e mundshme

XI.
E marra sintaksë e puthjes,
te libër i borës që iku,
pyetje ligjërimesh të dlira:
do kem sërish dashurinë?

Më ka prej kohe përdore
trishtim i gjorë somnambul
Më pa braktisur hapësirash
Në brigjet e sfilitur të zemrës
shikimi sodit kujtime
Si duna prej ari vejevinë

Jam bërë rebel e Zoti
nderoi me luftë,
kërkova devocion e Zoti injoroi,
tashti mendimebjerrë
po mbledh hyjnoret kujdesje
Që thanë prej plagës së parë
jam unë trashëgimtar

Kështu na janë poezitë,
me mëshirë për etjeshumin,
antilulka të gjuhës,
terrina ku digjen flutura

Dashuria, sido ta çmoje,
një soj infeksioni
Dhe unë, sido të doje,
Adami që Evën takoi

XII.
Shpirti në shkurren me ferra shfrimesh
dhe re dhe zogj qëndisur qiejsh:
nënshtruar e mundur, nisur nostalgjitë

Në botën me shkretira pa shije të ikjeve:
më fort se larg përbrenda gjëmon -
gjithmonë asnjë epitaf s'mungon,

Për dimër - çorapet e lëna nga nëna,
muzikë e trishtë e ikjes së shpejtë
popullon, pjeston pikëllime më të vogla

Sërish vetmia, buka, uji - njeriu
që ka nevojë të rrijë menduar
gjatë përmbi gjithçkanë e panjohur

Përmbi pohimin e jetës vetë
- vetimë që vjen vlerëson në dhomë
sekretet e botës: ku është prova
që bën qetësia, m'e vështira nga gjitha.

XIX.
Këtu, ku koha i ngjan plazhit në gjumë
e shelgje ajri gufojnë vela ilire,
në kalkun e ujit ku peizazh i vakët kopjohet

Ku fjalë, që mbret i këtij bregu më mbanin,
sa nxjerrin përsipër vite që s'ngjallen
a thua se kurrë s'kryqëzohet më gjë me ne

Këtu, ku çdo fëmijë i do zogjtë,
midis fëmijësh e zogjsh, ku vajin lakmoj
se s'di flatrime apo jetë përrallash

As s'di të rri në dreka a darka të vetdijes
ku lojë karuseli çdo orë numërojnë moshat -
çdo kat, secili përmbi zemrën i fortë

Këtu, ku pema lotoi mbi hijen e butë
se kurrë e kurrë nuk mundi ta shtijë në dorë,
ku ka numëruar hija çastet, jo muajt

E prapë e prapë kështu gjithmonë mjaftohet.
Te kjo vetmi, ku ngrihet fuqi ligjërimi
sërish shpërthen e shtyllat e veta thërmon

Këtu, fshehur në sende të tretura të vjeshtës,
këtu ku ka nostalgji të gjallësh e vdekjesh,
që orë për orë rrethon e kurrë s'lëshon

Sikur po pret ndonjë përmallje të fortë
vetime që brenda dheut i hedh dritërat
këtu, vërshuan zëra ndër buzët e ujit:

As Zoti vetë, i qeshur e duarnderë
nëpër njëzet erëra, as ai s'e di
cili flatrim, cila rreze a velë

Lëshuar së fundi diku vetëm për mua,
do çojë kah aventura dhe kah deti
shpirtin që tash kushdi ku ka humbur!

XXXVIII.
Në kopshtin e vogël homazhe ujërash e guacke.
Unë s'pata se kujt t'ia besoj humbjet në kohë:
hendek i hollë nëpër zallin e zemrës

Sikur të vdekurit e largët thërret të zgjohen.
Të gjallët më larg janë. S'e mbush gjë honin:
fjalë, që na ngjajnë sadopak, bëhen mbrëmje

Pa flatra pulbardhash. Po yje të shpikur,
me këmishë jermi, flasin me puse, çisterna,
të gatshme të çikin edhe vetë marrëzinë

Dersa rrathëve të hukamës hutaqe humbasin.
Duke dashur veçse të mbahen mend.
Duke dashur veçse paksa të përfillen.

E kjo e fshehtë, që u jep më tepër hije,
tashti më bëhet bisedë e vetme me botën.
Sidomos këtë do doja të tregoja gjithmonë

Ndërsa vërtitem këtu, ndërsa mendoj
se ndoshta për këtë qëndron në këto troje
pesëhapëshi, i pagoji kopsht i vogël.

GAZMEND KRASNIQI
Nga revista ARS, botues Irhan Jubica
 

DriniS

Ecejak
Re: Dedikime

Dje ne pub pa gdhire mire, kisha zene me nje gisht gryken e gotes, dhe sodisja nen dritat e muzikes, puthjen tende!
 

Klinton

Primus registratum
Re: Dedikime

Drino nuk e di ne me lejohej te nderhyja ne punet e Shqiperise /pf/images/graemlins/wink.gif sepse do te kisha deshire te krijoja diku ketu nje faqe per personazhet Holliwoodjane shqiptar/e
Thjeshte do me pelqente te lexoja nga artistet shqiptare holliwood-jane, poezi, vjersha,dedikime etj.
Nje enderr qe mund te behet realitet
Shqiptaret jane te mrekullueshem dhe shume fantazues dhe njerez te mire /pf/images/graemlins/smile.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Ja thoje dhe ne mesazh privat Drinit kete, se i preve momentin romantik /pf/images/graemlins/wink.gif
 

i'll_wait_4_U_in_Heaven

Forumium praecox
Re: Dedikime

okay, kete poezine ketu poshte ia kushtoj gjyshit dhe gjyshes per dashurine e tyre te pavdekshme

what if...

bla bla bla bla
the rain stopped pouring
verr geerr meerrr
bla bla bla balb
the starry stars

I have heard...
gerr mmeeerrr
would I see?!
beyond the horizon
................
no house build for us
of meteor and nebula dust
...................

*************
...wow not that tight
bla bla bla blab
shuffling the seasons
******it's not your fault
......................
I know.......way ahead
I don't want leaves to fall
......................
if * burn, god damn so fast
....................
lulling my soul to sleep

THE END :tipsy: :thumbsup:


na falni s'na ben zemra ti shprehim keto ndjenja /pf/images/graemlins/laugh.gif kur akoma ka creatura te quditshme qe enden rrotull, sepse nuk dine te lexojne, jane akoma ne analfabetismin qe u ka lene experienca e lezbismit, ose e famshmja multi-qeveri.

God mendova se njerezit shikojn origjinal sic shikoj edhe une. Po nahhh cfar shikojn u pasqyrohet ne sy :thumbsup: please don't steal from me. Mund te dua syte por do te thote se do te dua veten
help.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Dedikime

Heh???!!!

P.s.O ka shume doza mendjemadhesie ketu, o ka njerez qe s'dine te injorojne ate qe s'u pelqen...????!!!!Mbase ia fus kot???!!! :sleep:
 

nocturne

Primus registratum
Re: Dedikime

I-aspire ke krijuar nje kryeveper, nje pikaso ne poezi.
(C'po ja fusi kot me duket!!!)

P.S.: teper e thelle ne meditim, po na dergo nje P.M. te te kuptojme me drejt po s'pertove, se ne analfabete te porsa erdhur ne kete forum per te mesuar jemi.
 
Top