Re: Dedikime
fur dich!
te duket e ndershme,inteligjente dhe normale te nisesh largimin pikerisht tani,pikerisht pas nje viti?
pa shkak.thjesht pasiguri e jotja.kur do mesosh te marresh vendime pa i lene gjithcka ne dore fatit dhe te nesermes?
kur behet fjale per ne fatin dhe te nesermen e bejme ne,pa patur nevoje te mbeshtetemi ne boshllek.
perndryshe boshlleku te kalon gjetiu diku ne kraharor.
mbase per ty eshte normale e gjithe kjo situate,nje tjeter flake qe i ka mbushur ditet e saj,nje tjeter flake qe po shuhet brenda teje,e per te cilen aspak keq s'te vjen.
epo une nuk jam keshtu,nuk punoj me zjarrfikse,ose te pakten nuk dal me sapllake uji me vete...
te pata thene para nje viti,zemren ne copa e kam,po ta besoj,mos e derrmo per fare...mbase mund te me hyje ne pune.po e shoh se sa e paske marre vesh.po ben gjithcka per ta bo cika cika apo me duket mu prej vapes?
faktikisht mosha ben te veten.do jete faji i vapes medoemos.i yti kurre nuk qe,i imi casomai.
epo tani jam lodhur se kerkuari falje pa patur faj,mbase ka ardhur koha qe falje ti te kerkosh,dhe ti po ja delo shume mire...ke punu gjo me zjarrfiksen,pash zotin?