Re: Dedikime
Kaluan vitet Zemra ime,
koha peshon çdo dite me shume mbi supet tona,
pa te pare kurre po rrudhet shpirti im ngadale,
e s'u jetua kurre kjo histori pa fund e jona.
Kaluan vitet Zemra ime,
e kurre s'u struka thelle ne kraharorin tend,
e mishi im membranat kurre nuk ti preku,
dhe zemra jote kurre nuk me beri vend.
Tani shoh veten si ne nje film te vjeter...
nje personazh i ndrydhur veç ne enderrime,
nga syte e mi po vyshket çdo konture e jotja
Kaloi shum kohe... sa shume... o Zemra ime!