Debati Shqipëri-Indi për eshtrat e Nënë Terezës, lajm edhe në CNN

Debati Shqipëri-Indi për eshtrat e Nënë Terezës, lajm edhe në CNN

“Nga gjaku jam shqiptare, nga shtetësia, indiane, nga besimi jam katolike, por për të gjithë ata që kërkojnë ndihmën time, i përkas gjithë botës”. Me këto fjalë të Nënë Terezës hapet një kronikë e televizionit CNN për debatin e fundit mes Shqipërisë dhe Indisë lidhur me kërkesën për kthimin e eshtrave të saj në vendin tonë.
Në faqen online të televizionit shkruhet se qeveria shqiptare dhe ajo indiane janë përfshirë në një debat lidhur me këtë kërkesë, pasi Tirana kërkon që të riatdhesojë eshtrat e saj me rastin e 100 vjetorit të lindjes, që përkon vitin tjetër.
“Fjalët e thëna prej saj ndoshta do të shërbejnë pak për të zgjidhur një grindje diplomatike rreth saj”- thotë CNN.
CNN citon kryeministrin shqiptar, duke nënvizuar deklaratat e vetë Nënë Terezës. “Ajo lutej përditë për familjen e saj dhe vendin e saj. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se të dy qeveritë duhet të flasin rreth kësaj çështjeje për të gjetur një zgjidhje,” citon CNN Berishën.
Më tej, vijon deklarata zyrtare e qeverisë indiane, përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, sipas të cilit Nënë Tereza është shtetase indiane dhe po prehet në vendin e saj, në tokën e saj.

AFP, India: Nënë Tereza, shtetase indiane. Nuk i kthejmë eshtrat

Nju-Delhi – India është shprehur kategorikisht kundër kërkesës së qeverisë shqiptare për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri. Lajmi është raportuar nga agjensia AFP, sipas të cilës murgesha ka marrë shtetësinë indiane në vitin 1951.

“Nënë Tereza është shtetase indiane dhe ajo po pushon në tokën e saj, në vendin e saj”- ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Nju Delhi, Vishnu Prakash.

Pas vdekjes së saj, më 5 shtator, 1997, Nënë Tereza u varros në selinë e Misionarëve të Bamirësisë në Kolkata, vend që tashmë është shndërruar në vend pelegrinazhi.

Reagimi zyrtar i Indisë erdhi pas kërkesës së kryeministrit shqiptar Sali Berisha për të diskutuar rreth mundësisë së kthimit të eshtrave të saj.

AFP-ja citon Berishën, duke nënvizuar se ai ka deklaruar se pavarësisht kundërshtimit të Indisë kjo çështje mbetet e hapur. “Qeveritë e dy shteteve duhet të flasim për këtë në një të ardhme të afërt,” tha ai.(Shekulli)

NWYXypm8dAU

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24225. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24225

Top