Re: DEBAT me meshkujt dhe femrat e AF-se!
TRADHETIA PER MESHKUJT THJESHT NJE LOJE?
Pse burrat nuk jane besnike dhe tradhetojne edhe atehere kur I kane grate terheqese. Cdo mashkull ka deshire te mendoje per vehten si nje gjuetar i vetmuar dhe vendos te mashtroje partneren per disa arsye....
Papritur i vjen ne maje te hundes jeta shtepiake, duke qendruar para televizorit dhe duke pirre birra. Ndonjehere pyetet, „A ekziston dicka me teper se kjo qe mund te orfroje jeta?“ dhe krejt rastesisht fton ndonje femer per kafe. Jeta e tij fillon te ndryshoje.
Kurreshtja
Psikologet japin disa arsye per kete: frika nga plakja, pikellimi, vetmia, monotonia apo pakenaqesia me gruan. Shkrimtari amerikan Norman Majler analizon mosbesnikerine si pjese te sindromit macho; nese nuk je ne gjendje te rrahesh, te besh dashuri dhe te fitosh shume para, atehere s’je mashkull. Arsyeja tjeter eshte kurreshtja. Pothuajse s’ka ne bote mashkull qe nuk pyet: „A thua si do te ishte te isha ne shtrat me ate femer?“. Shume nga ata meshkuj deri te pergjigja ne nje pyetje te tille arrijne sapo u vjen rasti, qofte edhe kur ndodhen afer ndonje shtepie publike.
Shoqeria
Arsyeja tjeter qe mund te shtyje nje mashkull te mashtroje partneren eshte shoqeria. Vazhdimisht ai degjon bisedat e miqve, sesi ata e kalojne me te dashurat e tyre. Ne vend qe te ndjehet i lumtur me gruan, ai mendon me kete logjike: „Te tjeret kane jete te mrekullueshme seksuale. Jeta ofron me teper se une mendoj” . Keshtu nis hulumtimi. Natyrisht nga pervoja e vet cdo mashkull e di se cdo dite ka mundesi te provoje dicka te re. Jeni martuar apo keni te dashur. Deri ne ate cast nuk e keni ditur se vleni per dike! Nevojitet kohe dhe mjeshteri e vecante per te lexuar momentet kur nje femer ju ofrohet. Nese tashme keni gjetur dike qe ju do dhe eshte martuar me ju, atehere ju keni nje doze me te madhe vetbesimi, s’ka rendesi nese luani rolin e dashnorit apo burrit. Per meshkujt nuk eshte edhe aq tragjike te keshe lidhje te fshehta, pasi cdo femer keshtu shton dozen e vetbesimit te mashkulli. Kjo eshte nje pershtypje tejet e gabuar dhe per fat te keq shume meshkuj me vetbesimin e kufizuar, arrijne tek tradhetia. Ju mund te beni nje ankete te thjeshte ne rrethin tuaj. Mos e pyesni dashnorin tuaj ose burrin nese ju ka mashtruar ndonjehere. Pergjigja do te jete padyshim „JO“!Pasi shume meshkuj kete pjese e marrin si loje dhe ata nuk e kane veshtire te pergjigjen. Por nese nje tjeter individ i pyet: „ A ju ka tradhetuar ndonjehere dashnorja apo gruaja?“, ata padyshim do te pergjigjen: „-JO, mesa e di une, perndryshe do ta mbysja ne vend ose do te ndahesha“.
Pra per meshkujt mashtrimi i femres eshte tragjik, ndersa per ata eshte loje.
Marre nga gazeta "FAKTI"
Shqiptarja.. /pf/images/graemlins/smile.gif